TemA TV/ Gjyqtarët dhe prokurorët kundër Halimit: Nuk mund të dënohen njësoj armëmbajtja pa leje me vrasjen (VIDEO)

9 Prill 2013, 14:49Sociale TEMA

Gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët, kanë dalë kundër propozimeve të ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, për ashpërsimin e ligjit për disa vepra penale. Duke folur në Komisionin e Ligjeve, ata kanë thënë se propozimet e Halimit nuk janë të plota dhe shpesh herë bihen në kundërshtim me Kushtetutën.

Kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, është shprehur se rritja e krimit kohët e fundit kërkon një përgjigje të ashpër, por nuk mund të dënohen p.sh njësoj si ata që mbajnë armë pa leje, si ata që kryejnë vrasje.

“Armëmbajtja pa leje nuk mund të dënohet me 10 vjet, pasi është shumë e diskorduar. Kaq dënohet një vrasje në minimum, pra 10 vjet. Bie ndesh me frymën e Kodit Penal”, tha kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha.

Shoqata e avokatëve penaliste e sheh të paplotë paketën ligjore të ministrisë.

“Nuk mund të dënohet njësoj si një person që kapet me 5 gram drogë, edhe ai me 100 kg apo 1 ton. Duhen ndarë në grupe dënimi. Ne nuk e shohim këtë amendim të përfshirë në asnjë ndërhyrje ligjore”, tha avokati Sajmir Visha.

Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë, përfaqësuar nga prokurori Shkëlqim Hajdari, mendon se jo gjithmonë ashpërsimi i dënimeve jep rezultate në parandalimin e krimeve./b.l

30 komente në “TemA TV/ Gjyqtarët dhe prokurorët kundër Halimit: Nuk mund të dënohen njësoj armëmbajtja pa leje me vrasjen (VIDEO)”

  1. qemal lengu says:

    PYETJE per Halimin?Sa mund te denohet nipi i Agron kuliçit?APO do te thoni qe vete mbrojte,i mori pistoleten nga dora vajzes dhe shtiu mbi te!NJE gje eshte e sigurt arma ishte e vertet nuk ishte loder si ne rastin e DASH SULES ne peqin!!!!!!

    1. Vlora says:

      ” ja kane vene vjegen qypit” nuk i ke pare deklaratat e policise kur thone qe ishte i dehur.

      1. ylli says:

        Kane gjithe te drejten gjyqtaret duhet te forcohen ligje per te gjithe ata qe bejne vrasje apo qe mbajne arme pa leje. Ligji duhet te forcohet ne menyre qe te ulet kriminaliteti ne shoqeri.

        1. Keli says:

          kane shume te drejte gjyqtaret sepse ligji eshte shume i bute ne shume raste. Ai qe kapet me 100 kg droge duhet te denohet shume me ashper sepse sasia qe ai fut ne vend eshte shume e larte. Dhe ai nga shitja e 10 kg arrin qe te dale nga burgu. Ndersa ai qe kaper me 10 gram duhet te marre nje denim me te bute sepse ai eshte peshk i vogel.

          1. fjorela says:

            Kjo qeverisje eshte e deshtuar ne luften kunder krimit dhe tani gjoja, perpara zgjedhjeve, ben sikur propozon ligje per te zbutur kriminalitetin kur u bene 8 vite qe po masakrohemi dhe ka qendruar indiferente.

          2. i pafajshmi i denuar nga mungesa e drejtesise says:

            E di si eshte kjo puna e ligjeve qe duan te propozojne keta? Qe duan te bejne kurban te krimeve, sikur punojne ne luften kunder krimit njerezit me krime minore per t’i bere “shembuj” nderkohe te maskojne Kupolat e mafias kriminale. Peshku qelbet nga koka, eshte ajo qe duhet zhdukur, por keta e luftojne nga bishti.

          3. qytetari i thjeshte says:

            Nuk ka qene mungesa e ligjeve arsyeja e rritjes se kriminalitetit ne vend, ka qene mungesa e vullnetit te qeverise per te luftuar krimin duke mos patur nje polici profesionale dhe duke luftuar vete forcat e policise per te mbrojtur kupolen mafioze qeveritare.

        2. elton says:

          Krimi po lulezon sepse ligji eshte shume i manget dhe le shume hapsira per te luajtur me te. Mund te me thoni se cfare ka bere sali berisha per te frenuar gjithe kete dhune qe po ndodh neper shqiperi. Kriminelet jane sheshit dhe po bredhin ne mes te dite

          1. ushtaraku ne pension says:

            Po c’vlere kane ligjet e propozuara dhe te miratuara, kur Saliu do t’i beje zbatueshmerine e tyre si t’i doje qejfi.
            A ishte ligji per statusin e ushtarakut qe ai duhet te merrte 70% te pages ne pensionin e parakohshem dhe Saliu ushtroi gjithe autoritetin e tij ne gjykaten kushtetuese per ta rrezuar?

        3. alma says:

          Sisitemi i drejtesise ka nevoje por nje reformim total sepse me te veretete qe ka deshtuar ne shume provese gjyqesore, qe akoma nuk jane zgjidhur edhe pse ka kaq vite qe jane ne proces. Permend ketu procesin ndaj dritan dajtit qe eshte shtyre 300 here apo edhe procesin ndaj te pandehurve te Gerdecin. Kjo qeveri nuk ka se cfare te beje me per sistemin e drejtesise sepse ajo nuk i intereson kjo gje.

      2. Vetoni says:

        Kjo eshte drejtesia qe na ofron saliu. Ti vret nje njeri dhe kur vjen puna ti denohesh per armembajtje paleje. Te gjithe gjykatat jane te korruptuara, shume krime kane ngelur peng i boshleqeve qe ka ligji.

      3. Tobi says:

        Te gjithe keta gjyqtare duhet te bashkohen dhe te japin kontributin e tyre per te permiresuar ligjin. Te gjithe e dime qe ligji ka shume boshlleqe dhe keto duhen mbushur me shume ligje qe do te sjellin uljen e kriminalitetit ne vend.

    2. Tarrasi says:

      Ai ska per tu denuar asnje dite eshte kushoja i shokut xhemal.

      Ehu sa njerez ka liruar xhemali pastaj njerzit jane me shumice ka sa te duash … po ti fusnim te gjithe maloket qe vrasin neper burgje per te gjitha vrasjet qe kane bere sdo ngelte malok ne kembe e pastaj kush do ti benin vrasjet ??? Prandaj ky ska per te bere burg po do dali mbasi te zvarriten gjygjet nja 3-4 vjet e te harrohet puna ashtu sic po behet me Dajtin.

      1. jetmira durrsake says:

        Qe qeveria te tregoje vertet angazhimin e saj per te luftuar krimin, duhet te filloje qe nga venia e drejtesise per viktimat e 21 Janarit dhe per te gjitha vrasjet e tjera. E rendesishme eshte qe te fillohet te zbatohen ligjet, pastaj te mendohen per ndryshime.

  2. ergi says:

    ne kete vend gjithcka ka marre fund o shqiptar por ne dijenine time e pare qe ka marre fund ka qene sistemi i drejtesi kshuqe skemi cfare presim nga kjo qeveri

  3. evi says:

    ktu ka humbur sistemi i vlerave sitemi i drejtesise sistemi i moralit shqiperia eshte kthyer ne arene batakqinjsh dhe ne nje xhungel te vertete

  4. ervin says:

    si mudn te denohet njesoj si nje qe ka armabjteje pa leje si nje qe vret apo plagos ky eshte nje turp i madh

  5. endri says:

    kjo qeveri nuk merret se po i vdesin nga 10 njerez cdo dite ne rruge nga vrasjet aksidentet e plot gjera te tjera por meret me gjer koti qe nuk di ti bej as mire

  6. eri says:

    nuk mund te bazohen veprat penale kshu kot si pa te keq, dhe kjo duhet behet ne nivel ekpsertesh dhe me nje studim te gjere

  7. ergi says:

    jo vetem ashpersimi i denimeve jep gjithmone rezultat ne arritjen e parandalimin e krimit por duhen politika te gjera ne drejtesi per te arritur kete gje

  8. Gigi says:

    Halimi e din mire se ku don me dal me ket ligji. Pra te dashur miq sa me i madh te jete denimi aq me shume merr para Halimi Ky palo minister nuk ka problem sa njerez vriten ne Shqipni por sa leke munde per vete dhe njerezit e tij.

  9. eri says:

    nuk ka nje politike te qarte sesi te behet parandalimi i krimit apo arrestimi i tyre nga policia shteti duhet te tregoje se eshte per te gjithe qytetaret

    1. Askushi says:

      …ergi,ervi,ervin,endri,ergi,eri,te gjithe derivate te Edvinit(‘rilindjes’),po ju jap dhe une nje ‘dore’;-Halimi di shkrim e kendim,por eshte ‘izmi i qoftelargut’,dhe ky i fundit me kete ligj synon,nga njera ane te trembe(per vdekje) popullin(qe te mos armatoset,per asnje rrethane),dhe nga ana tjeter te ‘liberalizoi’aksionet e banditeve,militanteve (te ‘armatosur’)dhe burgaxhinjeve(ne liri dalje),qe ‘rastesisht’mund te ‘inspektojne’procesin dhe qendrat e votimit me 23 Qershore.

  10. Ermali says:

    O HALE HALE E KE EMRIN HALE JE DHE VETE O PLERE E MUTIT KJO QEVERIA JUAJ ME DENOI KOT MUA EDHE PSE ISHA I DEMTUAR JU QE I NXIRRNI KRIMINELAT NGA BURGU EDHE KUR MERITOJNE 25 VJET SKA GJE THONE GJYQTARET TUAJ EDHE MIRUPAFSHIM SE THJESHT NJE VRASJE QE.

  11. PAFAT says:

    SA PAFAT QE JAM SE KAM NGEL NE BURG QE NGA KOHA NANOS PO TE ISHTE KY TRAPI HALIMI SDO KISHA BERE ASNJE DITE A SA PA FAT QE JAM MORE SHOKE O HALIM E DI CKE NDERROJME VENDET BASHKE.

  12. Fshati says:

    o zoti minister po per ne te fshatit ke ndonje ligje se ne jemi edhe te djathte problemi yne eshte se jane shtuar shume hajdutet e pulave bej ndonje ligj mo burre se naten dhelpra diten saliu.

  13. peshku says:

    o halimi o kriminel sa mire e ha peshkun te ura e dajlanit ne darke te shtunave kur vjen droga nga lazarati morre qen edhe e nis me traget per ne itali apo sdi gje per kete turp te te vije maskara.

  14. gjyqtaret jane te korruptuar says:

    Cfaredolloj gjeje qe te bejne gjyqtaret nuk do t’i beje ata me te mire se e dime qe jane te zhytur ne korrupsion. Ajo qe duhet t’i meshojme force ne eshte qe gjyqtaret te jene te paanshem, qe ato vendime qe i marrin te mos ndikohen nga rryshfetid dhe presioni politik.

  15. vlora says:

    Bravo ,gjykatesve ,qellimi i denimmeve nuk eshte qe te vdesin njerzit ne burgje ,por ata te ndergjegjesohen ,per fajin ose gabimin qe kan bere dhe te integrohen ne shoqeri ,,,”Me mire nje fajtor perjashta se nje i pafajshem ,brenda ne burg “Qellimi kryesor ,nuk eshte te mbushim burgjet ,por te gjejme shkaqet ,ndonjehere fajtori ,kthhet ne viktime dhe viktima ,kthhet ne fajtor dhe kalbet burgjeve .

  16. Daniela Doci says:

    Nese nje vrasje kryhet per hakmarrje denimi duhet te jete maksimal , nese kryen nje vrasje me dashje denimi eshte me i bute. A ju duket normale kjo qe propozohet? Paradoks. Per mendimin tim kjo behet per ti hapur rruge krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje