Një person i dyshuar për shpërthimet në Boston, ku mbetën të vdekur tre persona, është identifikuar, bën të ditur CNN.
Hetuesit e kanë kanë identifikuar të dyshuarin për bombëvënie nga pamjet e dy videove të ndryshme.
Por tensioni në SHBA ka vazhduar të jetë i lartë.
Shërbimi Sekret ka kapur një letër që i drejtohej presidentit Barack Obama, brenda së cilës kishte një lëndë helmuese.
Pas analizave u arrit në përfundimin se lënda helmuese është ricin.
Një ditë më parë një letër me ricin ishte dërguar për një senator amerikan.
Të dyja janë nisur nga i njëjti vend dhe mbajnë datën e nisjes 8 prill.
FBI megjithatë thotë se nuk ka të dhëna për lidhje mes shpërthimeve në Boston dhe këtyre dy letrave.
Ricini është një lëndë vdekjeprurëse nëse thithet ose përtypet./ep
“Ricini është një lëndë vdekjeprurëse nëse thithet ose përtypet./ep”
Mesiguri terroristi ka menduar vertet se obama do ngaterronte
Ricini me koks-! Idiot . Kot eshte President ai !