I ftuar në Tonight Ilva Tare, ish- nënkryetari i KQZ i dorëhequr, Denar Biba, i pyetur se si erdhi dorëheqja e tij nga ky institucion, tha se në këtë pikë ku kishin shkuar gjërat, nuk mund të vazhdohej më tej, duke iu referuar vendimit të parlamentit ditën e hënë për shkarkimin e njërit prej anëtarëve të KQZ, të propozuar nga LSI me pretendimin se institucioni duhej balancuar pas shkëputjes së LSI nga koalicioni qeveritar.
“Erdhi me një akumulim të natyrshëm i një ngjarje shumë të panatyrshme nga konteksti ligjor. Ndërsa jemi përzgjedhur në KQZ përtej çfarëdo lloj prapavije, sepse ne në një mënyrë apo një tjetër vijmë të propozuar nga struktura politike parlamentare, ne kemi bërë një betim, kemi bërë betim t’u siguronim shqiptarëve përmes paanësisë sonë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky ishte misioni, misioni të cilin erdhëm në një pikë të caktuar që e pamë që nuk mund të shkonte përtej. Ne e kemi bërë atë betim dhe ajo çka ndodhi ishte një marrje përballë, ekzakt sikur na erdhi një tren drejt e në fytyrë, i një qasje shumë të rëndomtë, jashtëzakonisht të rëndomtë dhe vulgare e të keqe të politikës së ditës e cila na donte neve akoma më të politizuar edhe nga ç’pretendonte paraprakisht, edhe nga ç’dyshohej tek secili nga ne. Na donte të rreshtuar. I keqi, por i keqi jonë, dhe t’i kemi të këqijtë të baraspeshuar në KQZ. Nuk mund të ishte kështu sepse secili nga ne para se të shkonte në KQZ, kishte një emër. Ai emër na solli në KQZ. Atë emër më ka lënë familja, atë emër do të mbroj”.
Biba ka thënë se sipas këndvështrimit të tij qeveria ka vetëm përmbushjen e detyrimeve financiare kundrejt institucioneve të tjera, duke lënë të kuptohet se KQZ është e pavarur dhe është e vetmja që ka përgjegjësi në zhvillimin e zgjedhjeve në vend.
“Të thuash që qeveria ka përgjegjësi në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri është njëlloj sikur të thuash që qeveria, veçanërisht ekzekutivi paskësh përgjegjësinë për drejtësi në Shqipëri. Kush janë pikat e kontaktit në të dy rastet, si në rastin e drejtësisë, si në rastin e KQZ. Ne bëjmë detyrat që na jepen në ligj. Ata japin drejtësi duke zgjidhur konfliktet, ne menaxhojmë zgjedhjet dhe çojmë vendin në zgjedhje, i mundësojmë shqiptarëve të votojnë në mënyrë të lirë dhe të ndershme. Ajo çka bën qeveria në të dyja rastet është buxheti që i jep si drejtësisë, edhe KQZ. Qeveria ka një mision që mund ta evidentojmë edhe si mision logjistik në zgjedhje.
Politika në përgjithësi ka përgjegjësinë për zgjedhjet pa standarde ose me standarde jo të mjaftueshme edhe se vendet e rajonit, e cila ka ndikuar dhe te KQZ përmes përzgjedhjesh të gabuara, përmes një presioni të jashtëzakonshëm rrjedhojë e të cilit unë dhashë dorëheqjen atëherë kur ai u bë i pamenaxhueshëm nga unë”.
I pyetur se si do të mund të zgjidhej problemi i krijuar në komisionet e niveleve të dyta e të treta nga lëvizja e LSI në krahun e kundërt politik, ai u përgjigj:
“Gjithë problemi është tek KZAZ-të sepse komisionet e qendrave të votimit (KQV) do të zgjidheshin nga KZAZ në bazë të ligjit sikundër ishte në atë moment. Ato ende nuk janë formësuar, nuk janë konstituar, dhe në atë moment do të zgjidheshin me ndryshimin e konfigurimit sikundër e interpretoj unë ligjin. Ajo çka ishte problemi ishin KZAZ-të vetë të cilat ishin konstituar përpara ndryshimit politik, përpara largimit të LSI nga mazhoranca dhe bashkimit të saj me opozitën. Ato ishin konstituar, anëtarët e KZAZ-ve kishin bërë betimin dhe kishin gati një javë në momentin kur ndodhi ndarja që kishin filluar detyrën, kishin bërë edhe mbledhjet e para. Kishin bërë betimin e kështu me radhë. Me këto çfarë do të ndodhte? Ligji nuk e parashikon këtë situatë. Proceduralisht ne nuk mund të bënim asnjë gjë. Janë të mirëpërcaktuar rastet e shkarkimit apo të ndërprerjes së detyrës, të largimit të tyre, të anëtarëve të KZAZ nga KQZ”.
“Unë jam shprehur publikisht në një intervistë në një gazetë të përditshme shqiptare, kështu që do t’i qëndroj atij pohimi tim që kjo mund të zgjidhej vetëm politikisht. Do të ishte shumë e mençur dhe e kanë thënë edhe jurist të tjerë, ish drejtues të KQZ, një ndërhyrje e legjislativit do të ishte ndërhyrja më perfekte përmes një dispozite tranzitore në Kodin Zgjedhor të menduar vetëm për këto zgjedhje dhe vetëm për këtë rast për të rregulluar situatën anormale të krijuar. Kodi Zgjedhor është një akt i miratuar me shumicë të cilësuar, me 3/5 e parlamentit të Shqipërisë, kështu që nëse do të ndodhte ky ndryshim do të thotë që do të ishte vullnet i përbashkët i shumicës absolute të parlamentit”.
Z.Biba Saliu nuk njeh ligje ose me sakte me ligjin ai ben cte doje!Te ish per zbatim ligji ne kete vend Saliu do ish larguar me kohe e madje do kalbej pas hekurave tani!E mirkuptojme vendimin tuaj!
Po ky eshte shteti i pushtave me ne krye Saliun e me pas Xhozin e Jarin!Duan medoemos te rivjedhin zgjedhjet te deformojne votat e shqiptareve ashtu si ne 2009!Keto qe po ndodhin me kqz jane nje skenar i saliut per te rivjedhur zgjedhjet!
Ketu vetem per zbatim ligji qe mund te flitet!U pa qerte ne shkarkimin nga deyra te anetarit tjeter te KQZ z.Muho te mosbazuar ne asnje ligj!Gjithsesi asgje nuk shmang humbjen e Saliut!
April 20, 2013
ZGJEDHJET DHE KQZja
Qe zgjedhjet hyne ne nje udhe pa krye vetem dy muaj para dates se mbajtjes se tyre besoj se nuk ka kush dyshime. Une mendoj se edhe kaq sa u be ne drejtim te dhunimit te dyte te KQZ standarti i ketyre zgjedhjeve eshte demtuar tashme.
Per te qene i paanshem duhet thene se moralisht ka te drejte Berisha e ligjerisht opozita. Por KQZne na e kane shitur si apolitike dhe per kete e tere e drejta eshte me opoziten.
Duke ditur se KQZ eshte nje institucion kushtetues e konsensual natyrisht qe ligji eshte primar dhe nuk tolerohet asnje nderhyrje qe prish konsensusin.
Eshte dashur nderhyrja e gjate e Brukselit dhe Washingtonit qe palet “luftarake” te arrinin te approvonin e Kodin Zgjedhor me consensus .
Dihet qe bazuar ne kodin zgjedhor konsensual ngrihet krejt administrata e menaxhimit te zgjedhjeve duke filluar me KQZne qe na e shiten sit e panshme e apolitike. Mirpo sa u ceken pak ekuilibrat politike na doli se KQZja nuk paska qene apolitike por e politizuar deri ne qeliza, gje qe dihej.
Ashtu sic shumica e shqiptareve besojne se faktoret politik shqiptare ashtu sic i kane organizuar formcionet e tyre politike duke e konsiderur veten te perjetshem nuk kane asnje shans te organizojne e pranojne zgjedhje te lira per shqiptaret pasi gjithnje ju duhe nje pretekst per te qendruar “komandant” I formacioneve te tyre luftarake ne pushtet e opozite. Gje qe preteksti gjithnje ka rezultuar si cenim I procesit zgjedhor e prekje e standartit te zgjedhjeve.
Mirpo ne kete lojen e fundit me KQZne besoj se pushteti ka arritur fundin si per shqiptaret por realisht me shume per nderkombetaret pasi tani ishin frymuesit dhe sponsorizuesit e KQZ apolitike qe politika shqiptare kryesisht pozita e shfryu si tullumbace.
Tani nuk ka mbetur gje tjeter pervec germimit ne hirin e “djegjes” se KQZse per te gjetur ndonje parim e vlere per ta perdorur si koperture e vullnetit te munguar te palve per te bere zgjedhje te lira e te ndershme.
Avantazhin ne kete situate e ka marre opozita dhe duket se po e menaxhon mire dhe me qetesi pasi edhe ajo e di mire qe zgjedhje po KQZ nuk mund te kete.
Pra deshtimi i pozites per te realizuar zgjedhje tashme se nuk po flasim per zgjedhje te lira e te ndershme atomatikisht zgjedhjet shtyhen e vendi shkon drejte qeveris teknike gje qe natyrisht qe i intereson opozites.
Personalisht por shpresoj se shpreh edhe vullnetin e shqiptareve se eshte shume me mire shtyrja e zgjedhjeve dhe perpjekja per te realizuar zgjedhje te pranueshme per te tera palet sesa organizimi i maskarades se radhes si rendom ka ndollur pergjate 23 viteve te fundit. Jo cdo e keqe vjen per te te bere keq thone latinet.
Deshtimi i produktit te Kodit Zgjedhor sic eshte KQZ padyshim qe palet duhet te ulen e te rifomulojne kodin zgjedhor por tashme te synojne nje kod qe ti rezistoje kohes dhe jo sic eshte bere gjer tani qe cdo pale zgjedhje i ka paraprire nje kod qe ka garantuar nje metode te re te tjetersimit te vullnetit te votuesit shqiptare.
Per mua pevec synimit per nje Kod Zgjedhor jetegjate duhet patjeter qe ne kodin e ri te perfshihet mundesi e krijimit te mundesive teknike dhe organizative per te votuar tere shtetasit shqiptare nga vendet ku jetojne e punojne dhe te punohet gjithashtu per nje kod realisht sa me apolitik.
Koha ka ardhur qe Shqiperia tashme te shkeputet perfundimisht nga tranzicioni i tejzgjatur e te futet realisht ne rrugen e integrimit euro-atllantik gje qe patjeter duhet te filloje me nje Kod Zgjedhor qe te realizoje e garantoje ngjizjen e pushtetit te ri legjitim si shprehje e plote e vullnetit te te tere shqiptareve.
Per kete ne krye te KQZ se se re duhet te jete nje figure e madhe publike dhe e pranuar nga te tera palet dhe kete kusht e ploteson i madhi Kadare. Per kete politika me nje ze ti beje thirrje z Kadare qe per interesat madhore te Shqiperise e shqiptareve te pranoje qe te kryesoje KQZne per zgjedhet qe po vijne si factor kyc per te keputur nyjen gordiane qe mban peng Shqiperine e shqiptaret.
Antarsia e KQZse te mos mbetet monopol i politikes por te propozojne antaret qe nga Akademia e Shkencave, asosacionet e gazetareve, juristeve, avokteve, veteraneve , te persekutuarve e shoqeria civile.
Ne nivelet e dyta te jene te pranishem tere faktoret politike e natyrisht te perfshihen edhe faktore te tjere apolitike te shoqerise.
Qe organizimi i zgjedhjeve te 23 Qershorit ka deshtuar pa filluar akoma besoj se tashme eshte konstatuar jo vetem nga shqiptaret por edhe nga nderkombetaret.
Vazhdimi i ketij budalleku qe me siguri do rezultoje ne nje maskarade apo corbe qe nuk do e haje askush eshte me mire te mos shtrohet ne tavoline pasi do beje vetem dem per Shqiperine e shqiptaret.
Qe pozita nuk e ka vullnetin as formalisht per te bere zgjedhje te lira e te ndershme e tregoje me ndarjen zonale dhe kapakun e vuri me dhunimin e hapur te KQZse. Besoj se tashme shqiptaret e kane te qarte . Ajo qe mbetet per tu verefikuar eshte se si do e menaxhoje opozita kete avantazh. A do te afroje opozota nje platform po qasje te besueshme qe te pasqyroje realisht vullnetin e saje per zgjedhje te lira e te ndershme.Shanset i ka pasi ka edhe avantazhin e suportit public por nese propozon e punon per voten e lire do krijoje sandarte qe do i sherbejne teardhmes.
Qe zgjedhet e lira e te ndershme si vendimtare per pushtet legjitim jane celsi i procesit te integrimit e miremenaxhimit te jetes se shqiptareve besoj se tashme jemi te ndergjegjshem te tere shqiptaret pervec nje dore e vogel hajnash te djeshm e te sotem qe me voten e veprimin tone duhet ti defaktorizojme.
AJET DELAJ
NEW YORK