Gjiknuri: Rikompozimi i KQZ-së, në raportin 3 me 3, ndërsa kryetari me konsensus

25 Prill 2013, 15:01Politika TEMA

Sekretari i PS-së për çështjet zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka thënë se zgjidhja për situatën e krijuar në KQZ, gjendet në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, KQZ duhet të rikompozohet në raportin 3 me 3 dhe kryetari duhet të zgjidhet me konsensus, ashtu si parashikohet në Kodin Zgjedhor.

Gjiknuri thotë se kjo gjë duhej të kishte ndodhur edhe me KQZ-në paraardhëse, por mazhoranca vendosi që në krye të KQZ-së të vendoste një përfaqësues të vet, pra Lefteri Lleshin.

“Zgjidhja është të bëhet rikompozimi i KQZ-së apo elementë të tjerë dhe patjetër që po të ulemi në tavolinë, ka opsione. Komuniteti ndërkombëtar po bën apele, uluni, dialogoni. Vazhdojnë të bëjnë kokëfortin, nuk po kuptojnë rrezikun që po u bëjnë standardeve të zgjedhjeve. Raporti në KQZ, sipas Kodit Zgjedhor, ka qenë 3: 3 dhe 1 me konsensus. Sipas ligjit, kreu i KQZ-së zgjidhet me një procedurë konsensuale. Lefteri Lleshi nuk u zgjodh me konsensus. Por ne nuk mund të ulemi të dialogojmë kur PD ka deklaruar publikisht se ka në KQZ 4 kamikazë politikë”, deklaroi Gjiknuri për News 24.

Sipas deputetit socialist, “KQZ-ja aktuale e ka humbur legjitimitetin dhe përgjegjëse për ngërçin e krijuar është mazhoranca, e cila shkeli në mënyrë të njëanshme ligjin me shkarkimin e anëtarit të propozuar nga LSI-ja, Ilirjan Muho.

KQZ u godit në mënyrë të njëanshme, ligji u shkel haptazi ditën me diell, përkundër thirrjeve për dialog. Mazhoranca vendosi ta ketë KQZ si një seksion të PD-së, le të mbaje koston dhe avantazhet e këtij kontrolli”./b.l

14 komente në “Gjiknuri: Rikompozimi i KQZ-së, në raportin 3 me 3, ndërsa kryetari me konsensus”

  1. tanja says:

    Nuk i leverdis rikonpozimi i KQZ-s Berishes sepse do te beje manipulime dhe kerkon me shume antare…

  2. Rei says:

    Gjithe bota dhe kushtetuta thote KQZ eshte e pavarur Jozefina e Saliu thone eshte marrveshje poltike…Nuk ka institucion te pavarur ne shqiperi….dhe kjo situate duhet te mare fund….

  3. Rei says:

    Si ne cdo rast tjeter edhe ne kete rast ligji eshte shkeluar hapur sepse keshtu do shkelesi i ligjeve Sali Berisha

  4. al says:

    meqe nuk ka besim mes palesh atehere si vend i ke jam i mendimit qe tre anetare te jene te pozites dhe tre te opozites ,ndersa kryetari te jete nga osbe. keshtu mbyllen debatet dhe shkohet ne zgjedhje ne menyre te barabarte.

  5. klani nates says:

    Ne lidhje me propozimin e mesiperm, deshiroj te theksoj se, pavaresisht se gjendem ne poziten e komentuesit, une e mbeshtes kete propozim, jo per shkak se mbeshtes Partine Socialiste, por per shkak se shikoj barazpeshim te drejte te perfaqesimit ne KQZ.
    Zgjedhja e Kryetarit te KQZ duhet te behet me konsensus, kjo edhe per nje arsye shume te forte qe eshte fakti se edhe Kodi Zgjedhor, eshte krijuar dhe amenduar me frymen e konsensusit. Kjo nga ana tjeter, vendos perfundimisht balancen ne KQZ. Formula e aplikuar per zgjedhjen e 6 anetareve eshte shume e sakte dhe e drejte, pasi, se pari, per mendimin tim, nuk mund qe KQZ te perbehet nga anetaret e te gjitha atyre forcave politike qe gjenden ne parlament, dhe se dyti eshte kualicioni i vetem qe kenaq te dyja partite kryesore ne parlament. Kam degjuar shume analist qe permendim vendosjen e balances 4 me 3. Matematikisht nuk mund te quhet balanc raporti 4 me 3, balanca e barabarte dhe pa qejfmbetje eshte 3 me 3. Kryetari nuk duhet te emerohet me votat e shumices se parlamentit, pasi ne kete rast i bie qe maxhoranca ose partia qe ka shumicen ne maxhorance te kete te drejte te propozoje tre emra dhe jo dy sic kodi parashikon. Duke pare kompetencat e vete kryetarit te KQZ, te caktuara nga kodi, eshte fare e thjeshte te arrish ne konkluzionin se ai duhet te bej detyren e nje gjyqtari duke dhene voten e tij pro ose kundra tek propozimet qe ofrohen nga anetaret “politike”. Kjo detyre e tij duhet te zbatohet duke respektuar nje ser parimesh, ku me i rendesishmi dhe themelori eshte ai i tuajtjes se pavaresise se institucionit.
    Normalisht, ky propozim nuk duhej te behej tani, por kohe me pare, kur u bene edhe amendimet e fundit. Besoj se, eksperienca politike, ne vendin tone, ka treguar qe ndryshimet ne institucionet kushtetuese mund te behen edhe ne afatet e fundit, mjafton qe palet te kene vullnetin e mire per ti realizuar ato. Ne rastin konkret, kerkohet vetem nje ndyshim ne nenin perkates se Kodit.
    Do ishte ne favor te Shqiperise dhe Shqiptare, duke pare edhe fqinjet tane ne rajon, sic eshte shembulli i Kosoves dhe Serbise, te cilet arriten me ne fund nje marreveshje, duke i hapur seciles deren e anetaresimit ne BE, qe edhe perfaqesuesit tane politike te ulen ne tavoline dhe ti bejne keto ndryshime pa komplekse dhe hile.

  6. Qemali says:

    Kjo eshte nje zgjidhje e mire, por eshte veshtire qe sala te ndaje dicka ai i do te gjitha per vete

  7. Edi says:

    KQZ-ja duhet te rregullohet se nuk ia vlen te vazhdohet me 4 persona eshte sikur te kemi nje institucion qe punon me paterica

  8. Rreli says:

    Kot te lodhemi sala nuk ben kompromis, eshte folur edhe me perpara qe ti jepet KQZ-ja opozites dhe ta drejtonte ajo, per te pasur nje proces zgjedheor me te mire, me salen ne pushtet ska kompromis, duhet larguar

  9. Taqo says:

    Fare pa kryetar, me mire lereni 3vs3, qe mos te kete sala ca te beje per te rimarre KQZ ne duar, ose ndryshojeni fare sistemin, jepni KQZ qe ta menaxhojne te huajt, me mire te paguajme 2 lek me shume sesa te degjojme salen

  10. Ylli says:

    KONSENSUS me salen?????? Mos keni harruar se per ke po flisni, eshte nje person qe nuk e njeh fjalen tolerim ose konsensus, eshte rritur me diktature ai vetem diktatorin di te beje, me mire te gjendet ndonje menyre tjeter, se sala mendon vetem per pushtet dhe nuk do te miren e ketij populli. Poshte sali berisha

  11. ARSI says:

    Nje njeri anti ligj nuk pranon kurrsesi funksionimin e KQZ-s sipas ligjit…sepse do qe te vjedhe votat e shqiptareve permes KQZ0s se ndertuar vete…..

  12. tanja says:

    Ky eshte shteti anti ligj….por nuk ka rruge dhe presion mbi KQZ dhe kedo institucon qe e ndal fitoren e PS me 23 qershor……..

  13. dk says:

    te gjithe po thone qe KQZ eshte e pavarur, vetem saliu dhe kelyshet e tij e quajne ate te varur nga politika duke shkelur ligjin me te dyja kembet

  14. Rei says:

    Berisha nuk di te vendosi me konsesus sepse ai eshte kuner konsesuseve, marveshjeve, ai doqe t behet si thote ai…duhet menjeher nderhyrja e nderkombetareve per te formesuar KQZ-n sepse Berisha e ka mare “peng”kete institucion te pavarur…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje