“Nuk mund të ketë miqësi pa besim
dhe nuk mund të ketë besim pa integritet”
SAMUEL JOHNSON
Kam lexuar artikuj, shkrime të ndryshme opinione të shprehur nga persona anonimë, nëpër faqet e posaçme, të cilët shfaqen me mburrje madje i mëshojnë shumë kësaj të fundit se janë njerëz të zakonshëm apo intelektualë të pavarur.
Pse një grua/burrë e vetëquajtur intelektual/e e thekson se është i/e pavarur ? çdo të thotë i/e pavarur?
Disa mendojnë se njeriu duhet të dojë veten përpara se të dojë të tjerët. Sigurisht që ideja është me vlerë, nëse nuk e njeh veten, dhe nëse nuk e kontrollon, nuk e zotëron apo nuk e drejton është shumë e vështirë ta pëlqesh atë, me përjashtim të disa mënyrave sipërfaqësore, afatshkurtra e të parapërgatitura psikologjikisht. Është fakt se vetërespekti i vërtetë e ka burimin nga dominimi i vetes, pra nga pavarësia e vërtetë. Dhe në këtë pikëvështrim pavarësia është një arritje. Por ama pavarësia nuk do të thotë aspak se je një njeri jo i ndërvarur, sepse realisht ndërvarësinë mund ta zgjedhin vetëm njerëzit e pavarur. Po të mos kemi vullnetin e duhur për të bërë përpjekje që të jemi me të vërtetë të pa varur , ne nuk do të mund të krijojmë dot kurrë marrëdhënie.
Shpesh dëgjojmë njerëz që duket se duan të jenë aktiv në jetën publike, të shprehen se janë të pavarur, ose në të kundërt ju drejtohen me tone fyese të tjerëve sikur këta të fundit janë njerëz të varur nëse shprehen hapur në qëndrimin e tyre pro një force politike apo Lideri të caktuar dhe kështu mendojnë se figurën e atij personi që e kanë paracaktuar si ‘target’ mund ta errësojnë, mund ta bëjnë pis ose mund ta shkurajojnë në ndjekjen e pikëpamjeve të tij politike apo çfarëdoqofshin ato.
Çfarë të bën krenar kur shprehesh se je i pavarur?
Çfarë të bën të turpërohesh ku shprehesh se po, je i ndërvarur?
Në fakt kush më mirë se një njeri që sapo bëhet i pavarur-proaktiv, i cili në qendër të jetës ka parime të drejta, vlera dhe aftësi për të përmbushur prioritetet e jetës së tij me integritet, mund të zgjedhë të jetë i ndërvarur, që do të thotë të krijojë marrëdhënie të qëndrueshme, produktive , të thella me njerëz të tjerë? Në këtë rast je që ç’ke me të një njeri i pavarur, por kjo është një pavarësi proaktive që e presupozon bashkëveprimin dhe ndërvarësinë duke ruajtur integritetin.
Po kjo ndërvarësi nuk është si ajo varësia e interesit, që ul dinjitetin njerëzor, një gënjeshtër, që ka për synim mashtrimin, sepse në këtë rast mungon integriteti profesional dhe moral.
Pra është e qartë se njerëz të tillë që kritikojnë me një synim sulmi mbi personin kanë një sasi të madhe egoje dhe duken se janë tejet të prekur nga mosnjohja e ’kontributeve’ të tyre dhe shpejtojnë të rreshtojnë një sërë argumentesh pse jo edhe fyerjesh të hapura në një mënyrë tepër vulgare. Gjuha e përdorur është mjaft e ashpër, llogarikërkuese, në formë analize të gjithë performancës së personit ‘target’ dhe gjithë kjo nuk mund të mos të lërë përshtypjen se brenda ka, lëndim sedre, një vlerësim të lartë për veten dhe pasi ne këtë jetë nuk e ka marrë besimin e te tjerëve tani është shpallur i/e ‘pavarur’, ndërsa është e qartë se njeriu zgjedh të krijojë marrëdhënie varësie pasi i ka përmbushur me integritet të plotë synimet e karrierës personale.
P.sh. persona të larguar prej partive të majta dhe prej PS, të cilët këmbëngulin se janë të majtë, nuk pranojnë të jenë pjesë asaj përtëritje të balancuar në PS që në fakt është sinergji. Këta persona ose edhe njerëz të pa rreshtuar më parë në PS, të ashtuquajtur analistë përsërisin vazhdimisht se e Majta Shqiptare është në krizë, por nuk dinë të sqarojnë: Si është e mundur që në çdo moment krize kopetë bashkohen për ta kaluar këtë moment të frikshëm, ndërsa të majtët shpërndahen si stërpika sa andej këndej?
Përse të mos ketë aty një sinergji? Përse mungon besimi që vihet re në ndonjë rast?
Një arsye dhe ndoshta vështirësia për tu shkëputur nga e shkuara dhe për të ecur me ritme më të shpejta e për të pranuar njeri tjetrin ashtu siç jemi dhe ndoshta mos qenia gati e disa prej tyre për të pranuar më shumë ngjyra e më shumë diversitet, pse jo edhe ndonjë rikthim në identitet ndonëse në pamje të parë duket se nuk ka moral?
Me kujtohet një reportazh i një gazetari në Gjermaninë Lindore, pas bashkimit të saj me Gjermaninë Perëndimore. Gazetari citonte në lidhje me sjelljet e banorëve të Gjermanisë Lindore se: “edhe bukën nuk e pëlqejnë ta blejnë në supermarket, u duket se ishte më mirë tek furra e vjetër…
Mirë është të kujtojmë pak të shkuarën, por të mos bëhemi rob i saj, kemi të tashmen, për të cilën duhet të kujdesemi çdo ditë me sytë nga e ardhmja…
Eshtë e gabuar të mbërthesh sytë tek e shkuara pa jetuar të tashmen, e cila ikën e nuk kthehet më, por është e pamundur të mos shohësh nga e ardhmja dhe jo nën tmerrin e frikës se diçka e keqe pa tjetër do të ndodhë, por të shohim nga e ardhmja me besimin se shumë gjëra do të ndryshojnë për mirë dhe për këtë nuk duhet të kompleksohemi nga kritikat që na vijnë nga drejtime që nuk dihen me siguri përderisa janë anonime, se po të bëhemi pjesë e sinergjisë për të realizuar ndryshimin më 23 qershor mbi ne do të hidhet baltë si njerëz interesaxhinj, që bashkëpunimin e bazojmë jo mbi përpjekjet tona proaktive për të ndihmuar në këtë kauz, e cila na bën pjesë të sinergjisë dhe natyrisht ndihemi krenar për ndërvarësinë tonë e bashkëpunimin sipas mundësisë dhe aftësisë për të sjellë një ndryshim për mirë.
Një Program i Ri vjen si novacion dhe jo si diçka që nuk është parë e dëgjuar asnjëherë në jetë, pra si një bllok masash për të ndryshuar vendin tonë të përbashkët në shumë plane, por është njerëzore se kur dikush merr përsipër të sjellë një teknologji, shkencë të aplikuar, apo frymë të re; të gjithë të tjerët rrinë e shohin me dyshim e mosbesim, madje në shumë raste me xhelozi dhe sigurisht që ka plot nga ata që urojnë të dështojë menjëherë apo të mos arrijë fare ditën kur këtë novacion ta aplikojë. Urrejtja, xhelozia, ambicia janë ndjesira që nuk do të vdesin kurrë, por në këto raste ushqehen shumë edhe nga mungesa e interesave për ta parë pozitivizht gjënë, madje ajo që sjell gjithë pështjellimin është përplasja e interesave.
Është sa qesharake por edhe shumë e rëndë të dëgjosh përbetimin e të vetmit njeri në këtë vend, i cili është i dënuar të mbajë veshur jelekun antiplumb se: -do tua ngecë halat nga fyti një e nga një kundërshtarëve të tij dhe kështu frymëzon turma pa krye, dhe ajo që të bën të mos e marrësh me shaka është kujtesa që na fton të bëhemi të vëmendshëm se në 97-ën e ka bërë një betim të ngjashëm:-“se do t’ua ngrijë buzëqeshjen në buzë.”
Në këto kushto njerëzit duhet në fakt të jenë shumë më solidarë ndaj një rreziku të tillë dhe të lenë mënjanë për një çast të vetëm urrejtjet e vjetra, hakmarrjet e vjetra, por edhe të rejat. Le të mos merremi me njeri tjetrin se kush bën për çfarë interesi, apo kush ka nivel më të lartë a më të ulët intelekti, madje këtë të fundit duhet ta tregojmë për të ruajtur si sytë të ardhmen e fëmijëve tanë.
Nga qershori? Pas hekurave!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/kanibali.html
ZONJA MAGDALENA URIME PER ARTIKULLIN ME SHUM VLER, ME KA P ELQYER SHUM, POR SME HIQEN NGA MEND DY SHPREHJE TE SALI BERISHES QE DESHMOJN SE KA QENE DHE MBETET NJERIU ME NEGATIV, QE ME SHUM U KA SHERBYER SERBEVE DHE GREKEVE, FAKTE RENQETHESE PER VEPRIMTARI ARMIQESORE NE DEM TE POPULLIT SHQIPTAR LEZOVA SOT NE GAZETEN SHEKULLI, KU ZOTI KELMENDI TREGON ME SHIFRA E FAKTE LIDHJET ME UDB JUGOSLLAVE, NE DEM TE SHQIPERIS, UCK, DHE POPULLIT KOSOVAR SI DHE ELEMINIMIN EDISA FIGURAVE KRYESORE TE UCK ME NDIHMEN E SALI BERISHES DHE UDB. NGA ARTIKULLI TUAJ ME BERI PERSHTYPJE ; SHPREHJA ANTI NJEREZORE E SALI BERISHES KUR THOTE SE DOTUA NGEL HALAT NE FYT KUNDERSHRAEVE DHE AJO E DISA VITEVE ME PARE QE DOTUA NGRI BUZEQESHJEN, SI KETO SHPREHJE TE NJE PERSONI TE DAL MENDSH MUND TE NEMEROJM ME DHJETRA, POR CUDIA ESHT SE ORGANET E DREJTESIS QE I KA VEN NEN KEMB SKUXOJN TJA VEN HEKURAT KETI TE CARTURI, SIC ESHT VEPRUAR ME KROACINE, BOSNJEN, RUMANIN ETJ QE PER ABUZIME EKONOMIKE JAN ARESTUAR, NDERSA SHQIPERIA ESHT DJEGUR, VRARE, NE SAJ TE BASHKEPUNIMIT ME AGJENTURAT E HUAJA DHE KY VAZHDON TE DREJTOJ QEVERIN, PA I HYR NJE GJEMP NDEKEMBE, ME SYNIMIN TA MBAJ PUSHTETIN SI ATI I TIJ SHPRTEROR ENVER HOXHA.
komplimente zyshe
ne 23 qershor do te marri fund djegja e shqiperise. artikulli juaj me shume vlera si gjithmone. te pershendes bulku
Dr Ramohito, ne kete vend njerezit me integritet profesional edhe moral gjithnje jane sulmuar. Rendesi ka kenaqesia qe i merr asaj qe ben dhe ndihma qe jep per vendin. ato dy shprehjet e saliut qe i ke fiksuar te mbahen si postulate nga shqiptaret dhe po se kuptuan dhe kete rradhe harram e pacin
E dashur Magdalena e kuptoj shkrimin tuaj si nje thirrje per te bere me te miren per kete vend,shpresoj qe atyre qe kane forcen kurajon dhe largepamesine per ta bere kete vend tua japim kete mundesi me 23 Qershor
sa per te tjer nuk ja vlen ti komentosh ashtu siç keni ber edhe ju .
Ju peshendes
E DASHUR Magdalena.
me pelqeu thirja juaj per sinergji, per te punuar sebashku, per te qene tok , per te perballuar se bashku kete krize deri me 23 qershor e me tutje.Gjithashtu edhe kujdesi qe duhet te tregojme per ngrirjen e buzeqeshjes dhe halat ne fyt.
Faleminderit grua e bukur