Babai i Angelinës nuk dinte për operacionin e saj

15 Maj 2013, 09:56Lifestyle TEMA

Të hënën Angelina Jolie u tregua shumë e guximshme pasi bëri të ditur se përmes një operacioni kishte hequr gjinjtë.

Dhe njëri nga personat, i cili mësoi për operacionin përmes internetit si e gjithë bota, ishte edhe babai i aktores Jon Voight.

Voight, që u pajtua me Jolien pas dhjetë vjetësh e lavdëroi shumë bijën e tij por në anën tjetër ishte i befasuar, veçanërisht kur një ditë para se Angelina ta publikonte lajmin, ai e kishte parë atë.

“Dashuria dhe admirimi im për vajzën time nuk mund ta tregohet me fjalë”, ka thënë aktori për New York Daily News.

“E kam parë atë dy ditë më parë me djalin tim Jamie. Ne ishim së bashku për ditëlindjen e tij dhe ajo ishte e pranishme së bashku me Bradin(Pitt). Por unë nuk e dija. As që vërehej tek ajo”, shtoi ai.

“Mësova për operacionin e saj në mëngjesin e së martës. Isha i befasuar si kushdo tjetër dhe isha i befasuar me mënyrën se si e përballoi këtë. Ajo është një person i jashtëzakonshëm”, përfundoi ajo.

Angelina mori vendim që të bëhej operacion pasi mësoi se kishte 87 për qind gjasa që të kishte kancerin,”KN”.

 

1 komente në “Babai i Angelinës nuk dinte për operacionin e saj”

  1. Shqiptari says:

    87 % gjasa qe te kishte kancerin i bie te ishte me kancer apo jo. Edhe keto gazetat vari leshte. Po thuaj qe ishte me kancer, u operua e doli me sukses. Jo po 87 % jo po 5 % e lesh me te

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje