Tek ecja ne mesditë me nxitim, nga xhami i hapur i një makine të stacionuar, ndoshta taksi, nuk e pashë me vëmendje, dëgjohej zëri i kryeministrit, i lartë me atë mënyrën e të ‘kënduarit’ të fjalës në fund të fjalisë tipike dialekt verior. Përveç faktit se në këtë kohë të afërt me zgjedhjet e radhës i dëgjojmë shumë politikanët në përgjithësi të flasin përpara turmave, kryeministrin e kemi dëgjuar në total më shumë nga të gjithë, që prej 1992 e deri sot pa pushim. Madje edhe 8 vjetët e qeverisjes i kaloi më së shumti nëpër rrugë me një billboard me vete “Shqipëria po ndryshon” duke thirrur për suksese, që lidheshin kryesisht me ndërtim rrugësh e ngaqë u përsërit shumë i doli kallaji e tani po përhapen gjithandej barsoleta.
Kështu, nën zhurmën e makinave e tymit mbytës që ato nxjerrin, nën stresin e përditshëm, qytetarëve, duke u përplasur me njeri- tjetrin në trotuar, secili për të shkuar në drejtime të ndryshme, u lexohet një padurim, një bezdi, ndonëse pranvera me pemët e gjelbra në kryeqytet duket e qeshur, ai zëri që vinte prej xhamit u duk se shkaktonte rrudhje sysh në formë padurimi apo bezdie, dhe në krahun tim të majtë një grua që ecte me dy trasta në duar duke më parë krejt rastësisht tha si gjysmë me vete, por edhe të dëgjohej një çikë: “ç’na u bënë pajë” . Menjëherë më erdhi një e qeshur për momentin sepse këtë shprehje gati e kisha harruar fare dhe kuptimi i saj më bëri të qesh më shumë, sepse ‘paja’ dikur për vajzat që do të ndërronin status ka qenë një preokupim i madh qoftë për arsye ekonomike qoftë edhe si angazhim dhe sigurisht që nuk mbaronte puna me përfundimin e saj, mbasi paketohej, shqetësimi vazhdonte sepse ajo (paja) do të shkonte pas nuses dhe sigurisht ishte një shqetësim më vete.
Prandaj kjo shprehja “ç’mu bëre pajë” tregon një gjendje shqetësimi për njeriun që e thotë.
Po në fakt të dëgjosh një njeri 22 vjet rresht sa hap televizorin duke thërritur, sharë, mallkuar, fyer, shpifur për të gjallë e të vdekur, madje për çdo gojë kritike e ka gati një shpifje (ai njeri duket se më shumë ka punuar me skedime individësh, për t’ua përdorur në rastin më të parë) është një zhurmë që lë pasoja të mëdha në gjendjen emocionale të njeriut.
Dikur në kohën e ‘Diktaturës së Proletariatit’ propaganda paraprinte gjithë ndryshimet në zhvillimet ekonomike apo sociale, por Enver Hoxha nuk fliste çdo dite vetë ai dilte rrallë dhe madje edhe ata që nuk e donin, me kujdes të madh dëgjonin çdo fjalë të tij, sepse ai nuk fliste kot kur dilte në publik dhe më të interesuarit ishin shtresat e persekutuara për ta dëgjuar. Më kujtohet mirë qysh fëmijë sesi im atë ulej pranë radios dhe ne shtëpi kishte heshtje të plotë, pasi nuk duhej ti shpëtonte asnjë fjalë, sepse midis fjalëve mund të kuptoje nëntekste dhe ndoshta prej një fjale të vetme shfaqej një rreze shprese si p.sh, ‘zigzagja e luftës së klasave’ që herë ashpërsohej e herë zbutej dhe në këtë të dytën zhvillohej biseda në familje për mënyrën se si mund të përfitonim.
Nuk jam duk e kujtuar me nostalgji atë kohë, përkundrazi, përderisa kam qenë viktimë e asaj politike klasore, por e kam gjithmonë në mendje sa pak dilte diktatori në publik sepse gjithë superstruktura e shtetit që ai kish ndërtuar punonte çdo ditë sipas vijës politike të përcaktuar.
Ndërsa pas rënies së asaj diktature (disa thonë se e rrëzuan) njerëzit prisnin shumë më shumë sesa fjalime të përditshme të një kryeministri. Më kujtohet më shtator 1994, kur u ktheva pas një qëndrimi disavjeçar në një vend të Europës, sapo hyra në shtëpi, gjëja e parë që bëra, hapa TV dhe menjëherë mu shfaq fytyra e Sali Berishës në aeroport tek po nisej për një vizitë në Kosovë, ndërsa në ato ditë gjithë Europa ziente nga diskutimet mbi idenë e Zhirinovskit për mundësinë e ‘Një luftë të tretë Botërore’. Fjalori i gazetarëve shumë i cekët dhe plot me gabime gramatikore, të cilat për fat të keq vazhdojnë të jenë shqetësim.
Që prej asaj dite më duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht zhvillimeve në media ato janë ngërthyer tek lajmet mbi politikën, mbledhjet e qeverise kanë 8 vjet rresht që mblidhen në prani të kamerave, në mbrëmje emisionet janë përherë me fokus politikën, analistë të ndryshëm shpesh diskutojnë si në një bisedë private në kafe dhe thelbi i analizës nuk është çfarë bëhet keq dhe mirë dhe në fund nuk ka një përfundim si duhet të përmirësohet, përkundrazi ajo zhvillohet rreth personash, kandidatësh, taktikash, strategjish dhe në fund sipas mendimit dhe preferencave kush do ta fitojë. Sikur bëhet fjalë për një ndeshje futbolli dhe jo për jetë e fate njerëzish. Madje kur fitorja del si parashikimi i p.sh, Henri Çilit ai me një gëzim të përmbajtur cazë thotë: -e thashë unë që PD do fitonte sepse është ajo lëvizja e pllakave tektonike… po ka edhe të tjerë si Andi Bushati që edhe pse vendi ka mbërritur në këtë pikë sikur duket se gjithçka ka ngrirë, ai vetë nuk e ndjen kështu, por e rrotullon analizën sikur kritikon ‘Doktorin’ e pastaj nuk jep ndonjë zgjidhje sepse opozita jonë nuk është perfekt sipas tij, sepse kuti i Bushatit për të matur performancën e opozitës është i ndryshëm nga ai që mat performancën e qeverisjes aktuale.
Atëherë fushata vazhdon, liderët kontaktojnë me masat sepse më së shumti opozita shpreson se duke ardhur aty në miting njerëz që nuk janë fort të bindur ngaqë në mbrëmje dëgjojnë Bushatin e Çilin do të përfshihen natyrshëm në ato që dëgjojnë nga lideri i opozitës dhe fillojnë edhe e duartrokasin atë.
Ndërsa në kampin e pushtetmbajtësve thuhet se njerëzit atje shkojnë pa dëshirë, por nën presionin e drejtuesve të administratës dhe drejtorëve të shkollave.
Gjithsesi po t’i krahasosh dy kampet, ajo që na është lodhur jo vetëm këto tetë vjet, por edhe gjatë gjashtë vjetëve president (edhe atëherë rrinte gjithë ditën në televizor) vetvetiu të del nga shpirti: “ç’na u bë pajë ky njeri”!
Po ridalin ca mbiemra, qe ca shume degjoheshin ne te kaluaren si: Ramohito, Harito, Gjylameti, Bejko, Cuci, Fuga, Gjoni, Peza , Bushati etj.
22 vjet x 365 dite = 8030 dite
8030 dite x 4 here ne dite = 32120 here. Nje cmenduri e vertete e nje te cmenduri, qe po cmend nje popull.
Mjaft me, njerez zgjohuni.
Ira moj / more Ira!
Ramohitot jane perndjekur nga shoku Enver!
Pastaj shih permbajtjen e shkrimit dhe pastaj komento!
O Ira.Nuk e di çfar je mashkull a femer por nje te perbashket e ke e çfare do lloji seksi te jesh.Qenke Debil(e).E pakta eshte ky epitet per ju sepse per ta pare profilin tuaj se çfare njeriu je mjafton komenti qe ke shkruar dhe vertet E MERITON kete Debil(e) ose je nje sahanlepires(e) e ketij pushteti te ndyre.Per ta kuptuar dhe per te te sqaruar sado pak keta mbiemra qe ti permend jane mbiemra te nderuar dhe te respektuar per pjesen me te mdhe e me te ndershme te popullit shqiptar.Sa per mbiemrin Ramohito une zonjen Madalena nuk e njoh aspak por nisur nga kontributi qe ajo po jep me shkrimet e saj per te miren e ketij vendi une e falenderoj vertet sinqerisht.Ne se kjo zonje eshte fis me ish Gjeneralin e burgosur nga komunizmi z.Halim Ramohito atehere pergezimet,urimet dhe komplimentet e mia per kete zonje te nderuar NJEQINDFISHOHEN.
Ne luften per pushtet i kane ngrene koken njeri tjetrit. Kaq sa per sqarim.Ti Idriz dhe ti Tomorr, sa per dijenine tuaj, nuk kam qene pjese e pushtetit as para dhe pas vitit 1990, pra as pjese e komunizimit dhe as pjese e antikomunizmit. Kjo sepse demokracia sipas mendimit tim nuk eshte proces i rikthim te ndersjellte ne pushtet, si per ata qe e humben ate ne vitin 1944 dhe, gjithashtu, si per ata qe e humben pushtetin, pas vitit 1944 deri vitin 1990.
Nje miku im tepelenas qe prej 20 vjetesh jeton ne Tirane dhe qe gjate gjithe zgjedhjeve te zhvilluara, ka votuar PD, me tha para dy tre ditesh:
– Per nje ceshtje timen, me duheshin disa dokumenta per te cilat brodha ne shume zyra. More qe nga roja tek porta dhe zyre me zyre, nuk kuptoja cfare gjuhe flisnin. Kane zbritur te gjitha fshatrat e Tropojes dhe Kukesit ne Tirane dhe kane pushtuar zyrat. Doja perkthyes me vete. Bobo, c’na u bene paje- tha dhe per ta mbyllur muhabetin shtoi- S’ka burre nene qe i nxjerr me nga ato zyra.
– Vetem vota- i thashe une.
-Apo lere-ma ktheu. Atje do te veje puna. Nuk durohen me…
Mbase e degjon kete Magmalene Saliu dhe iken perfundimisht nga Shqiperia. Kjo Magmalena bukurushe do te ishte kryeministre shume e mire. Do te ishte si nje kryeministre e jashtme.
Po te mos lexoja emrin e autores do te thoja qe kete artikull e ka bere Sali Berisha. Nuk arrini ta kuptoni sa te ngjashem jeni?
“C’na u bete paje”.
Alooo Cimi jam, po pse ai vrare o Tani, qenke lodhur lot, s’paske fare imagjinate , e bere qe e bere te kishe thene dicka nga vetja, po pse o kopjac turperohesh kot. Alooo e kuptove besoj me ke po flet me Cimin shoku i Melaniut..aloooo Cimi u kuptuam
Alloooo Cimi, Tani jam, po nuk po e marr vesh o derezi kete imagjinaten tende.
S’kam sot kohe a i vrare, kemi takim me Ramen do vish ne Vloreee, eja ai vrare mos u tremb nga peshkaqenet.
Cimi isha shoku i melami Beratit, aloooo Tani nuka na the gje per te qene e kisha fjalen, ke qene jashte konteksti. U kuptuam? Cimi isha une …