Qentë e Valaresë!

12 Maj 2013, 17:23Blog TEMA
Qentë e Valaresë!

Nga Arben Bllaci

Valareja është një fshat i vogël, vendosur në luginën e lumit Drino, që ndan qytetin e Gjirokastrës me Lunxhërinë. U bë mukajeti i këtyre radhëve, tek meditoja si të gjithë, rreth zullumit të listave me kandidatë për zogorinë që kotare ka sallën e Parlamentit të Shqipërisë. Nuk ka ndonjë histori heroizmi që të bëjë “muuuu”, siç është gjithë atdheu ynë heroik, po është, megjithatë, një emër shumë i njohur, nga fjala e famshme “Harro mushkë Valarenë, se Ali Pashanë e prenë!”. Dhe një tjetër, më pak e famshme, “Si qentë e Valaresë”. Ja t’jua tregoj shpejt e shpejt e pa koment ngjarjet e sintetizuara në dy fjalët që, me kohë, kanë marrë statusin “të urta”!

1. Valareja, gjeografikisht, që herët, ka qenë fqinje edhe me Tepelenën e Ali Pashës. Kur tepelenasi u bë ai që u bë e që dihet nga të gjithë, merret lehtë me mend që s’guxonte frymë robi t’i thoshte “plaç” me gojë, atij jo se jo, po as sendeve, gurëve a drurëve, gjësë së gjallë e gjësë së vdekur që ishin nën hijen dhe kujdesin e tij. Këtë azatëri a, liri të paasnjë kusht e kufizim, e ushtronte sidomos një mushkë, pikërisht ajo që mbeti në fjalën e urtë, për fat të keq, pa emër. Mushka e famshme gëzonte mbrojtjen e plotë nga Hankua, nëna dhe Shanishaja, motra e Pashait të Janinës, që thonë se përdorte sytë në vend të jataganit. Ato vetë jetonin në Beçishtin e tyre, gjithashtu lavdimbuluar, si çdo pëllëmbë e tokës sonë. Zonja mushkë, duke qenë se s’guxonte njeri as t’i zinte rrugën, niste “ekskursionet” e saj fshat më fshat, gardh më gardh e kopsht më kopsht, gjersa arrinte në Valare, ku kishte lezetin më të madh. Nuk linte arë e mullar pa kthyer përmbys, duke marrë në qafë fshatarët e shkretë, që shihnin si u kthehej përmbys para syve gjithë mundi i vitit. Mirëpo vetëm kaq, se kush nuk e di që koka dhimbset më shumë se mullari. Drinua rridh e koha rridh, gjersa erdhi ora që Aliut koka i shkoi në Stamboll e trupi i mbeti në Janinë. Ashtu e gjeti edhe kënga që, më vonë, u bë valle e kënduar me plot gazmend, mu në pikun e dasmave, Jug e Veri (!) (“Koka në Stambollë moreee/ E trupi në Janininëëë…”. Shumë kanibaleske më duket kjo këngë e kjo valle, thoshte gjithnjë, një mikesha ime). Nejse. Këtë gjëmë që gjeti Beçishtin, Tepelenën dhe Shqipërinë mbarë, s’kishte nga ta dinte mushka, se mushkë hesapi. Ajo vazhdoi edhe ca kohë avazin e saj, gjersa arriti prapë në Valare dhe nisi “dasmën”. Mirëpo nusërimi kishte marrë fund bashkë me Pashanë. – Harroje Valarenë, se Alinë e prenë, o bishtprerë zullumqare! Dhe valarjotët zbrazën mbi kafshën e gjorë gjithë vrerin e mbledhur nëpër vite, vrer që për qejf do ta zbraznin më mirë mbi kurriz të Pashait!

2. Me siguri, rastësisht, Valareja është thuajse simetrikisht e baraslarguar me disa kilometra nga dy fshatra të tjera, mbështetur përkatësisht; Erindi në Malin e Lunxhërisë dhe Mashkullora në Malin e Gjerë. Duke qenë pjesë të atdheut tonë pëllëmbë e lavdi, s’ka arsye që edhe këto dy fshatra të mos kenë historinë e vet, lavdi tej e ndanë; Erindi është vendlindja e heronjve të njohur Misto Mame dhe Mihal Duri. Mashkullora po dihet, kishte, se tani nuk e ka më, rrapin e këngës së mirënjohur, që nuk arrin të saktësojë dot nëse ishte bojë apo gjak ajo që Çerçiz Topulli derdhi mbi asqerët turq, njëqind e mos më vjet më parë. Përveç këtyre atributeve, dy fshatrat, duke qenë të banuara edhe me lebër, që s’mund të mendohen pa kope bagëtish, kishin edhe sallahanet (thertoret) e tyre, të cilat viheshin në punë me radhë, çdo muaj nga secili fshat. Duke qenë një vend më i vobektë dhe e banuar nga fusharakë më modestë në cilësinë e jetesës, në Valare nuk kishte sallahan, po kishte zogori të mëdha qensh, që mblidheshin aty nga fshatrat rrotull, shumicën e kohës të uritur. Duhma e mishrave që thereshin në Erind, e tërbonte zogorinë e uritur e të mësuar keq me kërmë. Ajo shkulej në tufë dhe udhëtonte për në fshatin e bollëkut, mbuluar nga jargët e urisë, duke shpërndarë ngado angullima e duhma të qelbura zogorish. Rrethonin sallahanin e vallëzonin rreth zorrëve, plëndësave, thundrave, gabzherrëve e turlilloj mbetjeje mishi bagëtish, që kasapët u vërvitnin ngado, gjersa zogoria e tërbuar qetësohej e shndërrohej në një tufë të urtë e të bindur ndaj çdo fishkëllime kasapi mirëbërës. Pastaj kokulur dhe e shndërruar në një masë e lumtur, merrte rrugën për në Valare. Për t’u shndërruar sërish në zogori të tërbuar, pak ditë më vonë, gjersa hapej sallahani i Mashkullorës, në drejtimin e kundërt të Erindit. Procesioni niste nga fillimi; zogoria po ajo, uria po ajo, tërbimi po ai, zorrët e gabzherrët shumë të ngjashme, vetëm kasapët ndryshonin.

Dhe kështu vazhdonte jeta e zogorisë në itinerarin Valare – Erin dhe Valare – Mashkullorë, një odise e denjë kjo për çdo zogori, po edhe për zagarë të veçuar… Dashtë Zoti të mos i kini dëgjuar më parë historitë nga burojnë dy fjalët e urta e të mos ndiheni si në rastet kur na duhet të dëgjojmë një barcaletë që e dimë, e jo vetëm kaq, po edhe të qeshim kot fare, në respekt të atij që e tregon… /Panorama/

27 komente në “Qentë e Valaresë!”

  1. neutral says:

    Te lumte pena o Beni i Bllacajve. E mora vesh se kush jane qente e Valarese dhe kasapet, e gjithe puna eshte se a e kane marre vesh ata qe te kane lexuar apo jo? Sepse secili prej tyre ka Aliun e vet (nga qe sot, per fat te keq, apo te mire, merre si te duash, kokat nuk priten me) dhe i duket se ka edhe nga nje mushke dhe nga nje Valare te veten, qe nuk duhet t’ia preke kush. Keshtu qe pa e kuptuar mbetet qen dhe as qe do t’ia dije se si qen po rron dhe si qen do te vdese.
    Respekte, nga nje miku yt i vjeter

    1. Selman says:

      E o Ben! Mire e thua po kush ta degjoi? Nuk i kupton e Saliu deomethenien e ketyre historive tona. Njerzit e zones tone ishin pak e tani akoma me pak do jene ne parlament. S’ka as kush ja shpejgon. Eh

    2. antiregjimi says:

      o arbeni i bllacajve ! Ali Pashai eshte saliu, kurse si mushka je ti vete.
      Kasapet jane saliu dhe rama, nje nga qente je edhe ti vete. Po ke nje ndryshim te vogel nga qente. Sepse ne segmentin kohor mes dy kasaphanave, ti nuk mbetesh i uritur. Se ke shqyer edhe barkun, por ke mbushur edhe frigoriferin dëngas.

  2. tomori i beratit says:

    Artikull gjenial dhe teper domethenes.Komplimentet e mia z Bllaci.

  3. adi says:

    Fytyre Pitbulli paska dhe autori ?

    1. Askushi says:

      Pitbull me nuhatje Pastori!

  4. Ujku says:

    Ata qent me duken tamam si shqiptart,qe shkojn andej nga theren kermat.
    Historikisht kjo.
    Ishin me romaket
    U ben me osmanet
    Ndrruan plot te tjere
    U ben me italjant
    Pastaj me gjermant
    Me jugosllav,rus e kinez
    E tash me gjith dynjon
    Por kundra njeri tjetrit
    Tamom qence

  5. kombinati says:

    Hej beni. Kujtoja qe do ahkruaje mw shumw. Nga s. Kong. Tosi, shyqi, fredi, xoni, ndeshje sezicive

  6. pasqyra says:

    adi:
    e ke pare veten ne pasqyre ?
    bene mire te shikohesh çdo mengjez.

  7. kirurg says:

    Ketej nga ana e gegeve, me vrafte mua ne mori vesh gje njeri, Ben Vllaci. Bashkepatriotet e tu leber po s’ia kane ngene te rrine e te shpjegojne gje, se eshte fushate, vella. Kane vendosur me mendje te tyre te duken sa me pak ne vende (rrjete) publike, se ua presin koromadhen kush eshte ne buke te shtetit dhe ua mbyllin deren e dyqanit me ferre kush eshte ne pune te tij. Ato ulerimat dhe ngulcet e zogorise, dikur i permendnin vetem me raste, se secili e kishte mendjen tek kopeja e tij. Kurse tani zogorite po ua nxijne jeten, jo vetem leberve, cdo 2 vjet (nje here per deputetet e nje here per bashkiaket) dhe jo vetem qe nuk i ndalon njeri, por tani qente me zorraxhinj i mbajne si desh percore, se ata, zogoria e qenve, jane “kopeja” e vetme qe u ka mbetur. Tani, jo kope qe s’kane, por po ua cqyejne kembet zogoria e pangopur. Se kane pas veshin jo nje pasha, po nje zogori me pashallare.

  8. VERONIKA says:

    Komplimenta ARBEN !
    Ate historine e mushkes e kisha degjuar ,nuk dija qe valariotet zbrazen vrerin mbi kafshen e gjore .Hem ,qysh ateher kane funksionuar keq gjerat.
    Kjo historia e qenve ishte e panjohur ,ose me sakte ateher do kete qene vecori ,tashme na kane mbytur lukunite e qenve – zagar ,saqe nuk perben me as lajm .Shume domethenese dhe shume te qarta historite e Valarese …

    1. w says:

      VERONIKA (FATOS NANO) FOLI MUMJA : “Hm”

  9. Thana says:

    Ne rrespekt te atij qe tregon shtoj edhe diçka: Fshatrat me larg Valarese e kihin pike qendrimi, ne udhetimin drejt Janines, ne qendren e pashallekut per pazare dhe pazarlleqe. Ka edhe me shume: Disa i vajten pashait me dy kerkesa. Njera qe tu behej tatimi jo treqind derhem per koke bageti, por “oke e koke”. Deshira u plotesua ne çast. Po ashtu u quajt e kote kerkesa per “dy dimre e nje behar” sepse pas kesaj vere vjen dimri e pastaj prap bahar. Injorantet ju gezuan dy behareve e iken te kenaqur; siç kenaqen sot disa po injorante me premtimet e ketij.
    Kjo rruge u nderpre me renien e tije e pashait por mushka s’e dinte kete fakt, si kafshe qe eshte, prandaj tentonte drejt Valarese…
    Muhabete esapi ne kete kohe me probleme shume pikante.
    U gjet koha per lloogje!

  10. o beno says:

    O beno. Jane zgjedhjedezicive

  11. zekthi says:

    Por ne keto kohe sallahanet jane zevendesuar nga Partite politike , mbi 100, dhe qente kane ndryshuar, nuk jane me katerkembesh por dy kembesh.
    Me sa duket ” fusha e valarese ” nuk do te gjendet me nga mushka se ” Aliu ” i 23 vjeteve te le shendene. Qente do te kerkojne gjithmone sallahane te reja, çelsat e te cilave i ka pergjegjesi i sallahanes- kryetari i partise.
    Eshte e keqe nevoja per buken e gojes z.Bllaci. Histori e lashte ky fenomen.

  12. Engjell says:

    O Arben !
    Mirë te ka vajtur mëndja që ke ç’koqitur punën e mushkës së Hankos dhe Shanishasë dhe zagarëve të Valaresë ,po duhet gjetur diçka për këtë Sali mavrinë se si duhet t’u themi atyre që nën hijen e tij për vite të tëra kanë shirë si kjo mushka e Hankos dhe Shanishasë dhe zagarët e Valaresë të cilët nën mbrojtjen e po këtij xhahili shqyen e hëngrën mbi Shqiperinë më keq se zagarët e Valaresë në Mashkullorë dhe Erind .Tjetër herë ,pas 23 shit ,bën nje mundim e gjeja anën kësaj ideje duke i shkruar nje karte Meros qe e ka harruar fare Tepelenen ,Erindin,Picarin Progonatin Lekdushin ,Beçishtin ,Humelicen Mashkulloren ,Kardhiqin etj qe ta hedhë në këtë gazetën e tij elektronike apo edhe në letër , se më duket se e shtjellon butë e mirë si në një natë dimri pranë vatrës në oxhakun plot me dru lisi në Fushëbardhë apo Zhulat duke thekur bukë misri dhe rrutulluar mbi zjarr qebape te shkuara ne hell me tule mishi e dhjamë , pikat e lëngut të te cilit digjen mbi prushin e zjarrit dhe tërbojnë mëhallen me erën e këndëshme që leshojne dhe të bëjnë që të marrësh frymë me gjithë forcën e mushkrive nga që nuk gjen te ngopur.

  13. Phila-13 says:

    E mor Beni,
    ne kohen kur ti punoje ne kantieret e “21Dhjetorit” shoket e PPSH derguan tenorin me te mire per specializim ne Itali. Mbasi u munduan qe t’a mesonin sa do pak, ata, (specialistet italiane)konkluduan; “ke lene disa gjera pa mesuar ne femijeri qe tashme nuk i meson dot kurre”.

  14. islami says:

    Kjo e dyta ka te beje me meten dhe uslamin.
    E para me kokedhimen she ata kokedhimat e tjere te sales qe pasurohen kur u hypen partia e vet ne fuqi

  15. gega says:

    Une jam gege dhe e mora vesh nji per nji car ka dash me thane zotni Bllaci. Brravo i kjofte per kurrajon!

  16. eldiobedalli says:

    Hallall Ben!Me keto dy histori ke thene gjithcka!!!

  17. ylli says:

    Te lumte mendja e ndritur mo Beni.

  18. lekdushi says:

    EDHE TI ZOTI ENGJELL NJE QEN I SALIUT JE, POR E VEÇANTA JOTE ESHTE QE TI LEH PA HENGER GABZERE NGA TE THERTORES SE ERINDIT APO TE MASHKULLORES POR KE HENGER NGA TE THERTORES TEK URA E BENÇES.

  19. Jeniceri says:

    Mire e paska puthitur ky. Duket qe eshte usta i vjeter! ?

  20. L.Itali says:

    Urime Ben!E forte!

  21. neutral says:

    E Ben, e shikon qe kisha te drejte kur dyshoja nese do te te kuptonin ata qe do te lexonin shkrimin ? Lexo komentet dhe do te kuptosh qe skeptiçizmi im ishte i bazuar…

  22. vis Cerri says:

    Te lumte dora Arben Bllaci. Sa keq qe e lexova vetem tani. Perla te verteta. Uroj te te ngacmojne perseri, qe te ndash me ne ndonje perle tjeter!

    neutral ke te drejte, duket nga komentet qe shume pak e kane kap, njeri gozhdes tjetri patkoit, si gjithmone fundja!

  23. Perralle nga e "sotmja" says:

    Dhe valarjotët zbrazën mbi kafshën (monumentin) e gjorë gjithë vrerin e mbledhur nëpër vite…

    Duhma e mishrave që thereshin (thaset me miell) e tërbonte zogorinë e uritur e të mësuar keq me kërmë…

    Rrethonin sallahanin e vallëzonin rreth zorrëve (torta e [pa]varesise) që kasapët u vërvitnin ngado…

    gjersa zogoria e tërbuar qetësohej (pasi e volli corben e prishur) e shndërrohej në një tufë të urtë e të bindur ndaj çdo fishkëllime kasapi mirëbërës…

    Pastaj kokulur dhe e shndërruar në një masë e lumtur, merrte rrugën për në Valare… (per ne mitingun me pjesemarrje te detyrueshme)

    Për t’u shndërruar sërish në zogori të tërbuar, pak ditë më vonë… (kalova lumin te dhjefsha kalin)

    Procesioni niste nga fillimi, vetëm kasapët ndryshonin… (delet kokboshe shkojne me qef ke kasapi)

    Mashkullorë, një odise e denjë kjo për çdo zogori, po edhe për zagarë të veçuar… (perseritja e historise u pelqen ca zagareve te urritur)

    Na shkruaj dhe ca te forta si kjo o Ben se na kenaqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje