Nxënësit, “viktimë” e fushatës së pushtetit

10 Maj 2013, 11:58Blog TEMA

Nga Rigels Xhemollari

Jemi në vigjilje të fushatës zgjedhore dhe si çdo vit elektoral qindra salla apo pallate sporti pritet të pushtohen nga militantët e partive politike dhe qindra shirita janë gati për tu ri-prere.

Në fakt mitingjet dhe inaugurimet janë elementët e fushatave kudo në botë, por në Shqipëri ekziston një praktikë e shëmtuar abuzive ku pushteti i mbush sallat me punonjës, që duan të ruajnë vendin e punës dhe i dekoron me nxënës, të cilët të influencuar nga pushteti ashtu si kandidatët e militantët, janë të shqetësuar se kush parti do t’i fitojë zgjedhjet. Pikërisht kjo kategori është më e prekura dhe më e dëmtuara sepse jo vetëm që largohen nga dija dhe mësimi për të shkuar në miting, por pjesëmarrja në mjedis elektoral i deformon ata psikologjikisht me anë të demagogjive boshe dhe premtimeve qesharake siç ishte ajo e votës së 16-vjeçarëve.

Sot për një nxënës që mëson në shkollën e mesme prioritet janë studimi, edukimi cilësor dhe aktivizimi në shoqëri apo sport, jo mitingjet militanteske, posterat dhe flamurët e partive. Të gjithëve ju duken anormale shifrat e larta në 57% të 15- vjeçarëve, të cilët konsiderohen analfabetë sipas sondazhit të Bankës Botërore, apo rezultatet gjithmonë e në ulje nga viti në vit të maturës shtetërore, të cilat kanë vetëm një shpjegim: vëmendja e pushtetit, kryeministrit dhe ministrit të diturisë nuk shkon tek cilësia e arsimit, mungesa e ambienteve shkollore, mbipopullimi i klasave, por tek mitingjet dhe cilësia e shfrytëzimit dhe manipulimit të nxënësve të shkollave me demagogji politike e përdorim të institucioneve arsimore në interes të pushtetit.

Dikush mund të thotë se ata shkojnë me dëshirë, por kjo dëshirë imponohet nga mësuesit liberalë, të punësuar e porositur nga partia- shtet dhe nga trendi i kohës ku partia shihet si e vetmja rrugë për të bërë karriere.

Këto akte të politikës shqiptare e kanë zanafillën qysh në komunizëm ku pionierët i thurnin vargje diktatorit e u trashëguan nga politikanët e tranzicionit si mjete elektorale në mjedisin pluralist ku vazhdon të përdoret më së shumti imazhi i nxënësve dhe fëmijëve si flamur elektoral. Ajo që ndodhte me Çausheskun në Rumani, i cili shfaqej me nxënës tribunave, ndërkohë që kriza ekonomike e shkaktuar prej tij mori jetë të miturish, ajo që ndodhi me Putinin e Kastron që i përdornin fëmijët si pastrues e tonifikues të figurave politike, ashtu edhe kryeministri ynë duke pasuar paraardhësin Hoxha, zapton vatrat e dijes, pra shkollat, duke i kthyer në arena premtimesh, fyerjesh dhe përdorimi të imazhit të nxënësit e mësuesit shqiptar.

Ky veprim apo mosveprim është një krim ndaj gjeneratës së re, por akoma më shumë është një krim ndaj të ardhmes sonë, të cilën mbarë shoqëria duhet ta denoncojë e dënojë me ligj dhe votë.

32 komente në “Nxënësit, “viktimë” e fushatës së pushtetit”

  1. Femijet e cerdhes says:

    Neve femijeve te cerdhes o xhaxhi Melo na vjen shume inat qe ky xhaxhi tlopojani nuk e kupton qe po te shkosh vetem te femijet e kopshtit nuk eshte e pranueshme. Ai nuk na ka shume xhan neveeeee…

    1. besnik says:

      Kjo gje eshte shume e turpshmen dhe shume e dhimbeshme. Te shfrytezosh kalamajte sepse mund ti komandosh me ane te presionit psikologjik. Kjo eshte situate turpi per kete qeveri qe ne cdo miting ka me shume kalamaj sesa te rritur.

      1. Aleks says:

        Turp i madh, shikoni se femijet pas ketij krimineli. Ata jane aq te vegjel saqe kuptohet qe ato i kane sjellur me zor aty. Ku kuptojne naj gje nga keto qe thote ky gomari aman. Deshtimet e ketij psikopati jane shume te medha. Duhet refektim per te ardhem.

        1. Niku says:

          Kjo situate do te zgjase deri me 23 qershor sepse pas asaj date do te ndryshoje kjo gjendje kaq e rende dhe e keqe. Duhet me patjeter qe ky brez qe po rritet tani te lihet i qete nga cdo shqetesim politik dhe rritet i pavarur.

          1. sonili says:

            ore po keta pedofilat sinuk i ane femijet rehat njehere. Sali berisha nuk beri nje gje te mire per brezin e ri. Si nuk i la te ndjekin mesimin por i nxjerr ne miting. Tutor i pashprese

        2. Sendi says:

          Normale qe vetem femijet i kane mbetur pa u mashtruar nga Berisha. Apo si Topalli qe mblodhi disa femije ne shesh dhe filloji qe tiu flase per tre ligjet a thua se me te vertete ata femije ja kane dijenine se per cfare behet fjale. Ata aq qe ja kane idene se cfare po flet ajo , por thjesht po presin me pdurim qe te ikin sa me pare qe aty sepse i kane sjelle me zor.

    2. fabiani says:

      Saliut i ka hipur nje ndjenje dashurie gjysherore, prandaj ka filluar te merret kaq shpesh me femijet. E ndjen i shkreti se kete pune do beje pas 23 Qershorit

    3. dyli says:

      Shfrtytezimi i femijeve esht i pafalshem.Nuk duhet lejuar me kjo veprimtari kriminale sa me pare poshte ky person.

    4. Kadri Dauti says:

      Mbajeni larg femijeve perndryshe e ardhmja do ju Mallkoje!

    5. Orinda says:

      Nje shkrim shume i bukur,komplimente!Kryeministri jone nuk arrin te konceptoje asgje pervec luftes per te rrjepur xhepat e shqiptareve!E beri kete gje per 8 vjet dhe nuk mundet te vazhdoje me absolutisht!Absurditet vota e 16 vjecareve,e personave te paafte nga natyra per te zgjedhur gjene e duhur per ta,per te logjikuar e per te ngritur krye ndaj ketij regjimi te Saliut.23 qershor fundi i kesaj katrahure!!

  2. alban4eva says:

    po kot nuk e quajne S-halè pedofili, serbin shpellar..!!!

    1. Dritan says:

      Pas 23 Qershorit do ti japim saliut mandatin e pare si gjysh me kohe te plote dhe do kete kohe sa te doje te merret me femijet e femijeve te vet. Ik o sali se nuk je per kete pune

  3. REI says:

    Te rreshtuar femijet te gjithe pas xhaxhi Saliut si dikure pioneret e vegjl pas Enverit…Ky eshte kulmi

  4. Bruxhes says:

    Nisin dhe femijet fushaten e tyre politike..ata jane dekori i shfaqes ne cdo miting ku shkon Berisha…

  5. korina says:

    Ti maresh femijet nga bangat e shkoles e t nxjerresh ne mitingjet e Berishes, eshte normale qe ato te behen analfabete.Ky pushtet vete e mboli ete gjendje te analfabetizmit.

  6. Bruxhes says:

    Femije oburra ne miting se ka ardhur xhaxhi Sali dhe nuk ka mesim sot….Kur i peyt feijet se ku po shkojne ka ardh Sala te thone…mjere ne per kete qeveri

  7. sara says:

    Turp te te vije o Kryeminister ne ikje qe po perdor edhe femijet per fushat…prindi i con ne shkolle e ti i nxjerre ne rruge, ky eshte kulmi

  8. Zhaku says:

    Ja de nja nga teorit e Saliut mbushin sallat me nxenes Beni politike neper Shkolla cojini nxensit lart e poshte ushtroni presion mesuesve qe ATo te bejne cu kerkoet pa harruar nxensit qe e Kane mendjen te pushimet verore coji lart e poshte … Prap si prap te humbur Jeni ..

  9. klaus says:

    Mbull sallat me femije dhe nis nga genjeshtrat e radhes, sepse te rriturit nuk vijne t’ju degjojne me sepse jane lodhur nga premtimet boshe dhe genjeshtrat e njepasnjeshme.

  10. dalina says:

    Keto bemat e kryeministrit tone te famshem Berisha do te mbahen mend gjate ne histori.Njeri shfrytezues e gjakpires ne te gjitha drejtimet.ka ardhur koha te largohet njehere e pergjithone nga politika se nuk durohet dot me.le ti mbushi stadiumet e sallat me ata maloket qe na kane zaptuar e kane mbire si kerpudha se njerezit e mire e me tru ne koke nuk duan e nuk ndjekin nga mbrapa nje njeri te rrjedhur e te pagdhendur si puna e tij.

  11. Bruxhes says:

    Qe ne fillim te muajt maje nuk gjene me nxenes neper shkolla, jemi kohe fushate thone, vetem 2 oret e para behenmesim, pastaj mbledhjet e FRPD, takimet e kryeministrin etj…mesimi fillon shtatorin tjeter.

  12. valdet fakolli says:

    mesazh per R.Xhemollarin
    Gjysmen e pare te artikullit je i sakte dhe vlersohesh Por ne pjesen e dyte ku ze ne goje Enver Hoxhen ja ke futur kot fare.
    Eshte bere e modes qe kur shahet menderberisha i futet dhe nje e share me e madhe “diktatatorit” te dashur dhe te paharruar Enver.
    Ai gjirokastriti kishte nje moral se e quante vete sistemin e tij diktature e proletariatit kurse ky tropojani qe ishte nje sumelepires i enverit e ka kthyer kete vend si shprehje gjeografike ku europa po e perdor si kazan plehrash.
    Por faji eshte i juaji more xhemollar qe ngelet duke u qyrravitur neper keto artikuj. Qaramane si puna juaj jane me mijra qe mbushin faqet e gazetave dhe prisni nga qielli te bjere vete kryeqelbesira e tropojes.
    Po patet bythe cohuni e hidheni menderberishen me vote,me protesta apo dhe me cdo lloj menyre tjeter dhe mos u merr me legjenden enver hoxha qe njerzimi i lind nje here ne dy mije vjet.

  13. miri shkodra says:

    Pioneret e Enverit – Pioneret e Saliut.

  14. redi says:

    eshte shum turp kjo gje qe ben ti zoti kryeminister me femijet ca i duhen pallavrat e tua femijve zoti kryeminister ?
    ca u mso atyre nga fyerjet qe ben ti kundrejt opozites?
    u shton me shum urrejtjen ne mendje edhe arrijm ne ato rezultate qe te ka sjellle banka boterore qe qe 60 % jane analfabet… ja pse ky vend duhet te rilindi …. per te larguar ty edhe per te ndryshuar kete politik te poshter qe ti ke sjellle ne shqiperi …
    #RILINDJE
    http://WWW.RILINDJE.NET

  15. redi says:

    zoti sali bolll mblodhe fmite neper konventat e tua nuk e kupton qe ke marre fund ?????
    mbas zgjedhjeve do te japim mandatin e pensionit

  16. xeni says:

    Nuk mud te pranohet kurresesi qe nxenesit e shkollave te merren neper mitingje si pa t keq…kjo tregon edhe njehere kete pushtet te papergjegjshem e te purpshem qe del me vota te vjedhura TURP !!!

  17. rezi says:

    Të lumtë goja Valdet. Mjaft e krahasuat me E Hoxhën, mjaft e barazuat me kreun e opozitës…ai s’ka etalon as në të shkuarën dhe as në të tashmen. Sali Berisha ka etalon vetëm Hitlerin, e njëjta filozofi, vetëm sheh vetveten, as dhe për fëmijët e tij nuk mendon përsa kohë i fut në të tilla punë korruptive. Mbas meje të bëhet qameti, thotë filozofia e tij. Por ai s’është vetëm. Ka dhe Jozefina Topallin e cila pa pikë turpi e shfrytëzon rolin e kryetares së kuvëndit për të bërë politikë për një parti. Më ka ardhur neveri sot, kur në lajmet e orës 8.00 tek TVSH-ja, që qytetarët paguajnë 1200 lekë në vit(flas me të reja, në fakt flas me gjuhën që është e shkruar në kartmonedha dhe në monedha)lajmet kishin të bënin vetëm me qeverinë, vetëm me punët që qeveria bën dhe pa pikë turpi edhe manifestimin e vajzave për gjoja ditën e Europës. Nuk mund të thuash që jemi vënd demokratik kur TV publik flet vetëm për ata që kanë pushtetin, përkundrazi jemi vënd i një diktature të instaluar në Media.

  18. Aldi says:

    Nuk mund te mendohet qe ne nje vend qe aspiron te hyje ne Bashkimin Europian te marre femijet neper fushata….turp per keta te paafte qe kerkojne voten e Shqipetareve, edhe pse nuk ua jep njeri po i vjedhin

  19. zekthi says:

    KA DALE DHE LIRIA E GRUMBULLON FEMIJTE PER FUSHATE. TURP I ZOTIT . DO TE DUROHEN EDHE KETO 45 DITE.

  20. ester says:

    ja si e krijon arsimin ky kriminel duke i hequr nga mesimi dhe marre neper mitingje duke i nxjerre nga konvikti dhe duke ju fikur dritat duke i kercunar per heqjen e prinderve nga puna dhe duke vepruar si kusar qe eshte dhe hajdut i interesojne duartrokitjet dhe brohoritjet i interesojne shiritat dhe budalliqet e pavlera ja ky eshte saliuu pastaj dalin ne pune jo profesioniste po injorante dhe edukojne nje brez te tere duke i lene budallenj si vetja e cmund te pressesh me shume nga nje kryeminister si ky ////qe ka etje per pushetet dhe deshire para…..nje sistem i deshtuar qe duhet shporrur nje dite e me pare dhe pse fundi erdhiii ..

  21. jojo says:

    dhe jo vetem nxenesit por puntore bashkie , puntore te thjeshte e te ndershem puntore te cdo institucioni te mundshem ai i comn me detyrim, te bejne fushate per,,,, po i them te gjitheve te bejne durim sa te shporreeeeet

  22. atila says:

    Ne nje kohe qqe shkolla ligjerish eshte e depolitizuar dhe laike krueministri dhe militantet e tij ne arsim nuk lene rast pa perdorur nxenesit si mitingash ne cdo rast gjoja inagurimesh. Propoganda e felliqur e kryeministrit neper shkolla para femijeve eshte puro pedofili politike qe synon indoktrinimin e tyre. Kjo propogande e peshtire eshte bere e zakonshme ngsa Kryeministri pedopolitikan dhe duhet qe te ndalohet rreptesisht edhe ne rruge ligjire nese nuk parashihet nje gje e tille. Venia e Drejtorive Arsimore,mjeteve te tyre e arsimtareve dhe femijve nen presion politik duke shperdorur detyren e tyre fisnike eshte krim ndaj vlerave univerale te shkolles sone. Edhe ne kohen e rregjimit komunist nuk behej kaq e peshtire dhe e ulet kjo propogande megjithese PPSH ishte parti-shtet. Ne fakt eshte e pritshme nje gje e tille nga PD es cila ka ne krye nje ish sekreter te PPSH-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje