Nuk ka dyshim që nëse ka diçka “që shihet” në këtë shtetin tonë pesë vjet pas pavarësimit, është pjesa e ndërtuar e Austostradës “Ibrahim Rugova”, edhe pse mjegulla nuk i është shqitur që nga shpallja e tenderit. Edhe vëllezërit nga Shqipëria kanë të drejtë kur thonë se kosovarët ua kanë shkuar me pjesën e Rrugës së Kombit. Në të vërtetë, për punën e autostradës, Kosova ua ka shkuar jo vetëm Shqipërisë, por edhe të gjitha vendeve të rajonit, e ndoshta edhe më gjerë, me një gjë – çmimin e lartë.
Me rreth 10 milionë euro për kilometër, që është, siç është vlerësuar e komentuar, afërsisht dyfishi i mesatares për kilometër në rajon, autostrada “Ibrahim Rugova” do të duhej të ishte shembull për nga standardet. Po ashtu, meqë janë dhënë gjithë ato para, për t’u dalluar nga të tjerët, do të kishte qenë e udhës që përreth saj të ndërtohej edhe hekurudha, siç ishte përmendur si mundësi para se të niste ndërtimi i saj.
Por, meqë nuk është realizuar kjo mundësi, atëherë autostrada do të duhej të ishte ndërtuar me standarde të larta, në atë mënyrë që siç thonë “të mos të derdhet kafeja”. Por, realiteti është krejt tjetër…
Secili që ka pasur rastin ta përshkojë atë që nga fillimi ka qenë dëshmitar i sinjalizimeve të vendosura shpesh nga ekipet punuese të kompanisë ndërtuese në pjesë të ndryshme, për shkak se po bëheshin meremetime e riparime. Të kujt? Të autostradës, të cilës vetëm para pak muajsh i është prerë shiriti inaugurues.
Në të vërtetë, autostrada Vërmicë-Merdar ka pësuar dëmtime të rënda (edhe pse nuk është dëgjuar të ketë pasur ndonjë tërmet!) vetëm pak kohë pas vënies së saj në përdorim. Dëmtimi më i rëndë është në kilometrin e 32-të të saj. Kompania ndërtuese është përpjekur ta sanojë duke përdorur beton. Dhe pasi është “kallaisur” kështu, ata që e kanë frekuentuar kur kanë ardhur aty kishin ndjenjën se po kalonin mbi shinat e hekurudhës. Dhe, tash së fundi, më thotë një mik, në të njëjtin vend janë vendosur sërish sinjalizimet për “punime në rrugë”. As betonimi nuk doli të jetë zgjidhja. Kështu, rruga është prerë goxha thellë dhe në një distancë të gjatë. Aty po shtrohet rruga që nga fillimi, që nga baza, pra po bëhet ajo që nuk qenka bërë me kohë. A e kanë merituar qytetarët këtë, duke pasur parasysh gjithë ato para të paguara e të grumbulluara nga djersa e mundi i tyre?
Autostrada ka pësuar dëmtime serioze edhe tjetërkund, si në kilometrin e 48-të. Në vend që të ishte e tillë sa të mos derdhej kafeja, po të ishe pak i pavëmendshëm mund të përfundoje në rastin më të mirë i ngujuar në rrethojat e metalta. Edhe këtu, para pak ditësh, kanë ndërhyrë ekipet e kompanisë ndërtuese, duke e mbushur me beton atë pjesën, ku kishte fjetur rruga.
Dhe, për këtë pjesën këtu, një mik më ka treguar një rast interesant. Teksa po udhëtonim me furgon me disa punëtorë të tjerë nga rrethina e Prizrenit, në drejtim të Prishtinës, më tregonte miku, kur arritëm në atë vend automjeti u lëkund shumë, desh u rrokullisëm. Njëri prej punëtorëve, i cili po bënte një sy gjumë në ato orë të hershme, qenka zgjuar me brof dhe i lemerisur paska pyetur: “Çka u bë, çka u bë?”.
“Kurrgjë, kurrgjë, ka fjetur autostrada!”, ia kishin kthyer pesë-gjashtë të tjerët për ta qetësuar. “Aha! Meqë paska fjetur, pse mos t’i themi: mirëmëngjesi!”, ua ktheu ai të cilit gropa e autostradës ia kishte tretur gjumin.
“Mirëmëngjesi!”, kishin thënë duke qeshur të gjithë, para se t’i vargonin përshëndetjet dhe urimet edhe për ndërtuesin edhe për ata që ia japin paratë ende pa u kryer puna dhe pa u verifikuar cilësia.
opo ca jane keta gazetare injorante..!! as shqip nuk dine. “autostrade”- thote.. kur do tu mbushet mendja shqyptareve qe ne Shqiperi nk ka autostrade. ne Shqiperi ka rruge te thjeshta, pike.
pastaj, perse duhet quajtur “autostrade”, qe perkthehet fjale per fjale, “rruge makine”..^?? a nuk mund te thuhet thjesht dhe bukur, “rruge madhore”???
Albanistaneze hesapi..!!
Z.Sertolli ju mire beni qe shqetesoheni per fatin e rruges, por ndertimi parashikon edhe te papritura te ketij lloji, perndryshe kompanite ndertuese nuk do ishin te detyruara te paguanin 5% te vleres se objektit si garanci bankare per nje periudhe te caktuar kohe te parashikuar ne kontrate. E rendesishme eshte qe qeveria nuk nxjerr fonde shtese per keto riparime qe po ben kompania ndertuese dhe te shpresohet qe rruga te vij ne formen e saj me te mire pas kesaj.
Alban4eva si mund ta shqiperosh fjalen ne anglisht motorway?
Shpjegimi ne anglisht i motorway eshte me poshte:
motorway [ˈməʊtəˌweɪ]
n
(Engineering / Automotive Engineering) Brit a main road for fast-moving traffic, having limited access, separate carriageways for vehicles travelling in opposite directions, and usually a total of four or six lanes. US names superhighway (also Canadian) expressway.
Perderisa rruga Morine-Prishtine ka 4 korsi shpejtesie, nuk hyjne karrocat me kuaj apo dum-dumet, eshte e ndare ne mes nga barriera, a nuk eshte ne kushtet e pershtatshme per t’u quajtur motorway/autostrade (fjalen ne shqip gjeje vet, pasi une s’arrij dot ta pershtas nje te duhur)? Bej ca kerkime ne Google te rruges ne fjale per te krijuar nje ide me te qarte.
autostrade prekthehet keshtu ne dialektin qe flet shumica e multikombit: sikter byrazer, flori kalldrem xhade
Autostrada , fjala vjen na italishtja qe do te thote tekstualisht: Strada a due o più carreggiate, per lo scorrimento veloce di autoveicoli e motocicli superiori a una data cilindrata. Qe ne shqip perkthehet:Rruge me dy ose me shume korsi, per pershkim te shpejte nga vetura e motocikleta me nje fuqi motorrike me te madhe ose e barabarte se ajo e percaktuar. Ke ^autostradat^ e Sales ecin akoma me gomar, bicikleta e karroca me kale, qe e kane fuqine motorrike sa nje malok Vucidoli. Me respektin me te madh per malsoret se i kemi miq e shoke te mire.
rruga reshen kalimash ka kushtuar disa fish me shume se shifra 10 milion euro per kilometer qe thote gazetari per rugen vermice merdar
nese ka ndonje shifer dikush te na thote
Kur thua disa fish me shume presupozohet minimumi (dyfishi) 20Milion/km, por ne fakt nuk ka shkuar kostoja me shume se rruga e Kosoves.
Perjashto tunelin qe kushtoi rreth 250M Euro, pjesa e mbetur e rruges ka patur te njejten kosto 10M/km.
Komentuesve te faqes.
Me duket ka nevoje per nje shpjegim apo interepretim te shkurter te verejtjes se lexuesit Alban4eva.Ai nuk mendoj se shqetesohet per perdorimin e nje fjale te huaj “autostrade” sepse e din qe ne ende nuk kemi ne fjalorin shqip(te me falni ne se gaboj) nje fjale te vecante.Ai gjetke e drejton shigjeten e komentit te tij: me faktin se Shqiperia ende nuk ka nje autostrade me kuptimin e mirefillte te nje infrastrukture te atille rrugore sic ekzistojne ne Europen Perendimore e ne vende te tjera te zhvilluara te botes.Kur permend emrin talles “Albanistan”, ai tallet me Shqiperine e sotme!