Nga Juxhin Çela
Sistemi arsimor shqiptar po kalon ditët e tij më të errëta. Skemat për të kthyer në kastë të përfitimit financiar institucionin e shkollës, po sofistikohen prej drejtorëve, rektorëve, dekanëve e sekretareve dita-ditës. Në biznes janë kthyer jo vetëm universitetet private, por edhe shkollat e mesme publike. Para pak ditësh emisioni investigativ “Fiks Fare” parashtroi prova audio-vizive të një skandali të arsimit të mesëm; më saktë, të vazhdimësisë dhe radikalizimit të të njëjtit skandal të përhershëm të shkollave të mesme.
Politizimi i arsimit të mesëm publik u vërejt në formën e tij më të qartë para disa muajsh, kur Kryeministri theu çdo rregull dhe filloi të bëjë fushatë politike shkollë më shkollë. Skandali i këtij politizimi u thellua kur nxënësit e të mesmeve në mbarë Shqipërinë u pajisën me disa pyetësorë, tek të cilët duhet të deklaronin adresën e shtëpisë dhe përkatësinë politike të familjes. Veprimet e Kryeministrit u tejzgjatën deri në bllofin e hedhjes së idesë se 16-vjeçarët duhet të votojnë, në një kohë kur 57% e 15-vjeçarëve shqiptarë vuajnë prej analfabetizmit funksional.
Disa ditë më parë emisioni investigativ “Fiks Fare” tregoi simptomën e radhës të kalbëzimit të sistemit arsimor. Në një nga shkollat më të mëdha të mesme publike në Korçë, drejtori sistematikisht konsulton regjistrat për të gjetur studentët më të dobët të vitit të fundit, mundësisht ata të cilët do të kenë vështirësi në kalimin e vitit. Më tej, këta studentë shantazhohen nëpërmjet strategjisë së “shkopit dhe karotës”. Atyre u ofrohet kalimi i vitit, nëse regjistrohen në listat e Partisë Demokratike. Ata janë votues për herë të parë, dhe kësisoj të traumatizuar nga ky shantazh. Pikërisht ky është fillimi i anomalisë e cila përkthen traumën politike në një traumë sociale.
Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 janë jashtëzakonisht delikate dhe të tensionuara. Kjo bën që qeveria të përdorë çfarëdo burim që të kalojë përtej ruajtjes së bastioneve të saj të sigurta. Kjo nevojë e bën atë të penetrojë me dhunë në shoqërinë civile, në sistemin arsimor, tek të rinjtë, pra tek e ashtuquajtura “zonë gri”. Kësisoj shkollat e mesme publike janë kthyer për studentët që votojnë për herë të parë në një institucion politiko-ekonomik. Drejtorët e këtyre shkollave kanë filluar të shikojnë avancimin e matematikës së fushatës në vend të librave të Matematikës së Avancuar. Nota kaluese është kthyer në një mall i cili për studentët më nevojtarë është i barazvlefshëm me prostituimin e votës. Por anomalia e krijuar në këtë sistem arsimor ka edhe një anë akoma më të errët.
Duhet vërejtur se drejtorët demokratë të shkollave të mesme nuk po shantazhojnë në këtë vigjilje fushate studentët me nota të mira. Studentët e piketuar janë vetëm ata të cilët rrezikojnë kalimin në universitet, disa prej notave të ulëta e disa prej mungesave. Ata janë të shantazhueshëm, dhe si të tillë të kontrollueshëm prej pushtetit. Megjithatë, një sistem i denjë arsimor duhet të ndihmojë studentin me probleme më shumë sesa studentin i cili është përkushtuar ndaj mësimeve për vite me radhë. Sistemi serioz arsimor nuk duhet të akuzojë studentin me rezultate të dobëta si përtac, i paaftë a i pashpresë. Notat e tij të ulëta mund të jenë rezultat i shumë faktorëve, dhe gabimi më i madh qëndron në trajtimin e zgjuarsisë si një trashëgimi gjenetike të patjetërsueshme. Pikërisht ky është problemi i kastave politike: ato janë fataliste, nuk i japin ndihmë të riut i cili nuk ia ka dalë dot, gjithnjë me justifikimin se nuk ka shpresë për të.
Në shantazhim e sipër, sistemi arsimor i kërkon studentit të papërgatitur të të mesmes votimin e Partisë Demokratike; a thua se copa e letrës brenda kutisë së votimit do të rigjenerojë neuronet e adoleshentit. Në këtë mënyrë ai dënohet dyfish. Së pari, dënohet duke i hequr lirinë e votimit të tij të parë; heqja e një të drejte të shenjtë dhe të patjetërsueshme. Së dyti, dënohet duke kaluar vitin i papërgatitur, teorikisht ngelës, teorikisht pa mundim. Në këtë mënyrë virusi i shikimit të shkollës si negociatë politiko-ekonomike penetron ndër universitete e më gjerë.
Pragmatizmi dhe realpolitika janë doktrina të mirënjohura për elektoralizmin. Përdorimi i partisë si një kartel të shfrytëzimit të burimeve për të ndërhyrë në shoqërinë civile nëpërmjet institucionit të shenjtë të shkollës, është një krim post-pragmatist. Duket se Partia Demokratike synon në kthimin e zonës gri (sidomos votuesve për herë të parë) në një entitet i cili nëse nuk e voton, të paktën zhgënjehet aq shumë sa nuk voton kurrfarë pale. Pikërisht, për këtë arsye, të rinjtë po nisin të ingranohen si faktor kyç i Rilindjes Shqiptare. Pikërisht, për këtë arsye, kombustionet (plagët) arsimore të shkaktuara tek të rinjtë prej Kryeministrit aktual për një copë votë, nuk mund të mpiksen e kurohen për aq kohë sa ai vazhdon të jetë doktori.
Nuk ke faj Juxhin arsimi eshte degraduar se tepermi, eshte rrenuar fare…shkolla nuk eshte me institucioni ku prodhohet dije, por institucuini me i mire per te bere fushate politike. Turp per kete shtet qe kemi
Nje shkrim shume i arrire dhe tregues i qarte i therritjes uleritese te degradimit qe i eshte bere sistemit arsimor ne Shqiperi keto vitet e fundit!
Nuk mund te ishte formuluar me bukur dhe me qarte situata e tanishme!
Bravo Juxhin!
Kane per borxh te shesin e te falin gjithcka vetem e vetem qe te mbajne veten ne pushtet. Prandaj duhet nderruar nje ore e me pare kjo qeveri dhe ky fare shteti, qe te gjithe te kene mundesi te ngrejne koken. Cdo sektor sot ka rene pre e pangopesise se pushtetit per para, e per pasoje po humbet vlerat absolute. Vetem nje Rilindje mund ta veje ne vend ate qe po ndodh.
bravo juxhin. nje shkrim vertet i arritur. akoma ne ditet e sotme pushteti kriminal i sali berishes perdor akoma kto presione per te mbajt pushtetin, por populli edhe rinia me vote do e shporrin njeher e pergjithmon
Per te gjithe ata prinder qe kane prioritet te ardhmen e femijeve te tyre eshte duke ndodhur dicka e tmerrshme. Ata jane duke u detyruar te zgjedhin mes nje cope leter me emrin diplome dhe te ardhmes normale te femijeve te tyre. Kjo eshte dicka qe duhet ndryshuar nje ore e me pare, ndryshe ky vend nuk do arrije kurre ta marre veten.
jam shume dakort me shkrimin tuaj Juxhin sepse ky eshte nje realitet i dhimbshem shqiptar ku dijet blihen me vota qe do te thote, nuk marrim dije por nje cop leter pa vlere! shpresoj qe me ardhjen ne pushtet te se majtes ky realitet te ndryshoj sadopak, pse jo radikalisht!
Ke shume te drejte Juxhin sepse sistemi i saliut i ka kthyer shkollat ne bastione ku mund te beje cfare te doje.
Maskarada qe po bejne keta PD-istet mbi sistemin arsimor eshte nje plage e re qe po i shtohet sistemit arsimor. Cdo reforme qe reklamohet per arsimin eshte me prapavije politke. Ai po i shfrytezon nxenesit per interes te vet sepse i ka me kollaj per ti mashtruar.
Po hajt mo se i cop 5 duhet n’gjimnaz se te univeristeti privat kan me shku masanej
Nje analize shume e goditur. Ne kete shkrim jane ngritur problemet me te mprehta qe lidhen me sistemin e arsimit. Keto probleme kerkojne nje nderhyrje imediate nga ana e qeverise, por jo nga kjo qeveri qe kemi tani sepse ajo eshte shkaktare e kesaj situate. Duhet qe qevria qe do te dale nga zgjedhjet e 23 qershorit te ndermarre disa reforma radikale dhe shtrenguese per arsimin me synimin per ti kthyer dinjitetin e dikurshem arsimit. Bravo Juxhin, te pergezoj.
Po si nuk e kuptojne se sa shume dem i bejne nxenesit duke i ofruar nje gje te tille. voto per PD sepse do kalosh klasen. Ai duke qene se nuk e kupton rendesine e votes e ben kete hap pa problem, por dhe qeveria ka fajin me te madh sepse ajo mendon vetem per ardhjen e saj ne pushetet. Per Saliun nuk kane rendesi mjetet e arritjes se kesaj gjeje. Pasoja e kesaj katrahure qe po sajon Berisha do ti vuajme me vone.
Ky realitet eshte shume i hidhur, me i hidhur sesa cdo gje. Sepse me keto lloj taktikash po pergatitet nje brez qe nuk eshte i denje per te ardhmen e ketij vendi dhe qe skan asnje norme morale dhe etike. Eshte ne rrezik e ardhmja e vendit sepse brezi qe po rritet nuk po merr dije, por po merr leksione se si te arrish gjerat me dredhi dhe me hile. Prandaj duhet qe te ndryshojme kete qeveri dhe me 23 qershor te votojme programin Rilindje qe ofron zgjidhje per shume nga problemet e ngritura ne kete shkrim.
Saliu pervec te tjerash ka bere ligjin e arsimit parauniversitar sipas qejfit te tij per te forcuar pozitat e pushtetit, per ti dhene atij me shume autoritet ne institucionet arsimore. Mesuesi emerohet dhe shkarkohet direkt nga drejtori i shkolles duke i bere keto raste abuziviteti politik ne rast mos shnderrimi te oreve mesimore ne ore politike, gjithashtu drejtori emerohet dhe shkarkohet dpd nga DAR duke bere po ashtu mundesi abuziviteti politik dhe nguljen thelle te militantizmit dhe sherbetoreve politike ne sistemin arsimor duke e degraduar ne nje grumbull militantesh sherbetore te pushtetit.
Ne kete shkrim duhet te permendim dhe problemin kryesor qe eshte detyrimi per ti nxjerre nxenesit ne shesh sa here qe saliu ka miting. Drejtoret e shkollave qe jane militante te flakte te PD u bejne presion mesuesve dhe nxenesve per te dale ne shesh se perndryshe per ta do kete pasoja. Ky eshte nje problem shume i madh sepse ti je i detyruar qe ta besh kete gje sepse perndryshe vertet qe kane pasur pasoja. Kete gje duhet qe ta ndryshojme.
Hahah behu antar i PD te marresh nje provim. Une do vij ne pushtet dhe do te te rrjep sic te kam rrjepur. Ndersa ti kur te shkosh ne mature dhe ne shkolle te larte vri veten po nuk arrite qe ta mbarosh. Kjo eshte strategjia e Sali Berishes qe per 8 vjet fatkeqesisht ka funksionuar, por qe me 23 qershor do te marre fund. Votoni Rilindjen qe te rilindni te ardhmen tuaj.
Analfabetizmi funksional ka marre shifra alarmante per faktin e thjeshte se tashme oret mesimore jane kthyer ne ore te propagandes politike, qe ne mos je i detyruar te shkosh me force neper mitingjet e saliut dhe jozefines, do jesh i detyruar t’i degjosh ata sepse do te vijne ne ambjentet e shkolles.
SHkolla eshte shnderruar ne nje vend grumbulli militantesh, qe nga drejtore te vendosur aty qe s’kane asnje lidhje me sistemin arsimor, por vetem se jane sherbetore te partise ne pushtet, qe nga mesuesit te cilet jane te pakualifikuar dhe punesohen ne shkollat me te mira e mesuesit qe nuk pranojne te behen marionete e kesaj qeverie pushohen nga puna pa asnje justifikim te logjikshem ose dergohen ne qytete ose fshatra te tjera shume larg familjeve te tyre.
Turp per kohen qe po jetojme dhe ne katrahuren qe eshte zhytur ky vend
Në shantazhim e sipër, sistemi arsimor i kërkon studentit tëpapërgatitur të të mesmes votimin e Partisë Demokratike; a thua se copa e letrës brenda kutisë së votimit do të rigjenerojë neuronet e adoleshentit.
dhurata e sali berishes eshte pedofilia politike dhe injoranca qe po mundohet ta mbjelli kudo.. kete here ska me asnje shans
Mungesa e rregullores sjell deshtimin dhe renien e interesit te mesim dhenies duke e kthyer ne biznes ne kurriz te nje sistemi te deshtuar … Ku njerez te arsimuar si petagog e ulin dinjitetin e tyre nen nivelin qe Jane per te shitur personalitin e tyre pergjirisa keto element te sillen lart poshte atehere eshte nje lufte midis hipokritesh gje qe Tashme ka marre perpjeten …
do i kthehet kundra gjithcka. te rinjte sdo e hane e kete here presionin sepse e kane kuptuar se kush eshte saliu. ata e dine se ai eshte nje plak palaco i dale mode.
Shkolla e ka humbur komplet funksionin e saj, me shume po sherben si ambjent mbledhjesh te FRPD se sa si ambjen ku behet mesim dhe jepet dije….Rilindje per arsimin.
Nxenesit ngrihen nga bankat e shkolles per tu bere dekor i mitingjeve te kryeministrit dhe ndaj eshte e logjikshme qe ata te behen analfabet funksional pastaj.
ku eshte degraduar arsimi mos na rafte me shku. me keq ska ku te veje e kto qe thote ky djali i ri eshte mese e vertete
Deshtimi masiv … Turp
shkrim i papare, analize e sakte e shume e qenesisshme. Me vjen mire qe ka te rinj qe jane kaq vigjilente e parimor. Bravo, arsimi ka nevoje per me shume pamvarsi e investim
Arsimi me i deshtuar se kurre…gjimnazet shikohen si kotigjent i mire votash,maturantet..ndersa universitetet si prodhues dilpomash, cilesia dhe dituria ne arsimn tone nuk egzistojn me.
Jam shume dakord me shkrimin e Juxhinit. Sipas mendimit tim personal arsimi ne shqiepri ka degraduar. Mesues te papergatitur, militante dhe te korrupuar qe perpiqen te japin dije mbi artet e mashtrimit dhe mbi vlerat historike te sali ram berishes nga vicidoli.
Ministria e arsimit i sheh nxenesit si kavje dhe shkollat si laboratore eksperimentale ku keto 8 vite per cdo vit shkollor te ri ka eksperimentuar nje menyre te re arsimimi, 8 menyra njera me e deshtuar se tjetra!
Dhe ju thoni PSE brezat e rinj gjithnje e me pak te arsimuar dhe te prirut drejt veseve te keqija?!
Gjendja eshte alarmante, duhet te cpolitizohet shkolla!
turp per sali berishen kerkon votat e adoleshenteve duke shfrytezuar dobesite qe ato kan per shkak te moshes
eshte shume e vertete,sot jo vetem e gjithe administrata dhe te gjitha institucionet shteterore jane te mbushur me militante te PD te punesuar pa asnjelloj kualifikimi por edhe sistemi arsimor eshte i mbushur me nxenes te cileve iu duhet te antaresohen ne forumet e PD apo me mesues militante te PD te cilet ushtrojne presion ne mesim ne rast se nuk je me partine qe ato mbeshtesin