Hullia e hallit të mjediseve të përbashkëta
Në monizëm, banorët ishin në masë qiramarrës tek shteti dhe Pasuria e Shtetit mbulonte çdo problematikë të mjedisit të përbashkët prej mirëmbajtjes, investimit, kushtet higjieno-sanitare etj përpos kujdesit të vetë banorëve.
Sot, ne jetojmë në masë në apartamente private dhe me bumin e pashoq të ndërtimeve, vijnë edhe problemet e administrimit të mjediseve të përbashkëta, të cilat, ndonëse prej 3 vitesh është në fuqi ligji nr. 10 111 për administrimin e bashkëpronësisë, mbeten ende kritike.
Çdo ndërtesë apo kompleks i ri banimi, ndonëse fillimisht premtues si oaz për familjen, shpejt transformohet në geto qoftë në pamje apo funksionalitet (aq sa shpesh stonojnë deri edhe ndaj banesave të monizmit). Problematikat janë pafund. Nga shkallët, lyerja, pastërtia, ndriçimi, ashensori, pompa e ujit, xhamat, citofonia, kabina korrenti të shqyera, telefonia, rrjetet kabllorë, fasadat, antenat, pusetat, ndërhyrje të tretëve, tarracat e pushtuara, modifikime hyrjesh që ndikojnë komshiun, objekte në parvaze, parking kaotik, gjelbërim i munguar, dyer pallatesh të shqyera, antena celulare në tarracë, qese plehrash dhe oborre septike, ndotje akustike, biznese në katet e banimit etj.
Kjo sepse, si çdo gjë tek ne problemi nuk është thjesht ndërtimi – shtëpi, rrugë, park, kënd lojërash etj, por mirëmbajtja që e denatyron më pas. Por ndërsa për mjediset publike, lapsi bie herët a vonë dhe bashkia hedh ca lekë, për mjediset e përbashkëta mungesa e investimeve shpie në degradim me efekte në cilësinë e jetës, vlerën e pronës etj dhe kjo sepse ia lënë gjërat në dorë banorëve(!)
‘Kooperativë’ në qytet!
Kësaj hullie hallesh që i ka zënë banorët nuk po i jepet drejtim prej këtij ligji. Jo thjesht se nuk njihet (zor se ka interes për 40 faqe ligj ndërsa banorët i bien shkurt) por sepse ligji niset nga një premisë jo realiste tek presupozon vetorganizimin në ansamble pronarësh(!) Koncept ky i tejkaluar për një shoqëri që me monizmin la pas edhe zakonin e ‘trokitjes për farë kosi’ apo ndryshe hyrje-daljet pa të keq si bazë për më tej. Brezi i tretë nuk e luan dot më fizikisht këtë rol dhe brezi i dytë është mosbesues dhe i painteresuar, ndërkohë që në banesat e reja, banorët e huaj që në fillim tentojnë të mbeten të tillë, pa përmendur këtu vështirësitë që krijon lëvizja e tyre si rrjedhojë e shitjeve apo dhënieve me qira. Praktikë kjo, që nuk vërehet as në perëndim ku vërtet pronarët paguajnë tarifa mirëmbajtjeje tek administratori por marrëdhëniet rregullohen individualisht mes tij dhe çdo banori më vete.
Ligji presupozon respektim ligji, traditë fqinjësie, mirëbesim reciprok mes palëve në kontratë, gjykata efikase, mbrojtje prej intimidimit etj. Veçanërisht në banesat e reja dhe mobilitet të lartë (rasti i qiramarrjeve), tradita e fqinjësisë aktive nuk ekziston (sikurse ka humbur në banesat e monizmit) dhe po kështu edhe mirëbesimi reciprok duke e bërë praktikisht të pamundur dhe të paragjykuar uljen e palëve dhe ujdinë për administrimin e mjediseve të përbashkëta.
Ky ligj,sesa dobi për banorët, katandiset në ‘larje duarsh’ nga ana e pushtetit për të hequr çdo përgjegjësi në mbarëvajtjen e jetës në komunitet duke i lënë palët t’i zgjidhin (lexo: përplasen) vetë gjërat.
Shpirti i munguar i mëhallës
Ndryshe nga monizmi, banorët sot vlerësojnë shumë më tepër ‘privatësinë’ apo sekretin e jetesës dhe duke evituar kontaktet, evitohen edhe situata të papëlqyera, kërshërira dhe thashetheme rreth gjendjes financiare, pronës, lidhjeve sociale, shtëpive bosh etj çështje delikate që promovojnë indiferentizëm reciprok dhe të pritshëm.
Kontrata të kësaj natyre, edhe nëse realizohen, nuk bazohen në unison dhe sfidohen e shpërfillen në vijimësi sepse mosbesimi reciprok dominon mes njerëzve që shihen vetëm në ashensor dhe mbyllen me disa lloza më pas në foletë e tyre. Edhe iniciativat spontane individuale paragjykohen kur vjen puna tek preventivi sikurse indiferenca haset edhe në rastet kur dëmtohet e përbashkëta por që qëllon për dreq tek njëri prej tyre (p.sh. kolona e shkarkimit) etj.
Edhe kur punën e merr në dorë një administrator, mbledhja e tarifave degjeneron me trokitje natën vonë dhe moshapje dyersh gjë që dekurajon dhe dëmton banorët korrekt teksa administratorët dorëzojnë çelësat duke lënë vakumin pas.
Sot nuk ka më sens ‘mëhalle’ dhe askujt nuk i bëhet vonë për askënd me episode tashmë rutinë si nga ngjitja e shkallëve në errësirë, plaka që presin në trotuar sa ta rregulloj ndokush ashensorin, keqbërës që gëlojnë nëpër shkallë, pompa që fiken e ndizen sipas qejfit etj grimca të groteskut të përditshëm që stresojnë dhe konfliktojnë banorët pambarim.
Një derë për të trokitur
Që oazet të mos bitisen geto, mirëmbajtja e mjediseve të përbashkëta ka nevojë për ndërmjetësim efektiv dhe rishikim të kuadrit ligjor. Ndoshta politikanët nuk e ndjejnë këtë presion sepse syresh jetojnë në vila apo komplekse me mirëmbajtjen të siguruar por qytetari-votues e vuan çdo ditë.
Asambleja e pronarëve nuk është zgjidhja e këtij problemi. Shërbimet që lidhen me mjediset e përbashkëta, sikurse edhe rrugicat, kazanët e plehrave, ujësjellësi, trotuaret, rrugët etj, duhet të merren në ngarkim nga pushteti lokal përmes tenderimit dhe nënkontraktimit tek privati.
Banorët nuk i bën ‘zap’ asambleja, por pushteti dhe ky i fundit duhet të ‘djersijë’ që të meritojë më pas votën e tyre. Sikurse takson për TVSH, gjelbërimin e qytetit etj, pushteti lokal – bashki, minibashki, komunë, të taksojë edhe ‘tarifën e mirëmbajtjes dhe investimit në mjediset e përbashkëta’, duke krijuar fondin për tenderim ndaj privatëve, puna e të cilëve monitorohet prej inspektorëve të pushtetit lokal, subjekt edhe të vërejtjeve prej banorëve.
Vetëm në këtë mënyrë, do të ketë një ‘derë’ ku të trokitet për problemet në komunitet, do të mund të krijohen fondet e duhura deri për investime të konsiderueshme si patinim pallati, lyerje fasadash, zëvendësim ashensori, izolim tarrace etj që janë të paimagjinueshme nëse lihen në dorë të asamblesë së banorëve.
Të gjithë të fituar
Marrja përsipër e administrimit prej kompanive private që licencohen, tenderohen dhe monitorohen prej pushtetit lokal, ofron përfitime për të gjithë.
Nga (a) mirëmbajtja efektive dhe në kohë e tyre, (b) nxitja e biznesit përmes nënkontraktimit, fitimit të garantuar me palë kontraktuale pushtetin lokal dhe jo individin neglizhent, (c) pagesa të rregullta dhe fonde shtesë për pushtetin lokal, (d) përmirësim i cilësisë së shërbimit si rrjedhojë e tenderimit konkurrues, (e) shmangie konfliktesh mes banorëve dhe mes tyre dhe privatit me ndikim në fqinjësinë e mirë, (f) shtim i vlerës së banesave, të ardhura për ata që shesin, taksa ndaj shitjes, (g) ‘prekje’ me dorë e premtimit elektoral dhe interes në rritje për votën vendore, (h) sinkronizim i investimeve dhe harmoni mes zonave rezidenciale me efekte estetike urbane, (i) ekonomi shkalle në sigurimin e pajisjeve, uniformitet në banesa (fasada, dyer kryesore, ashensorë etj), (j) nxitje e punësimit – privati, pushteti lokal, inspektorë, biznese aksesorë, magazinim, shërbime sigurimi etj efekte pozitive me të gjithë fitues.
Mbi të gjitha, prania e një autoriteti të padiskutueshëm siç është pushteti lokal, krijon premisa për garanci dhe qetësi mendjeje afatgjatë për banorët dhe blerësit që duan të investojnë. Me efekt shmangien e tensioneve dhe rivitalizim të ‘komshillikut’ dhe harmonisë urbane si bazë e oazit që aspirojmë të gjithë.
(Nje Teme e veçante esht edhe arkitektura sociale,getot qe prodhojn konflikte,kriminalitet,injorance qe trashegohen brez pas brezi si kulture e nje komuniteti asocial.Kujto rrugicat se çfar rroli pozitiv kan luajtur ne edukimin dhe marredheniet sociale.)
Zoti Artan Duka ke kapur nje teme qe esht ndoshta me e rendesishmja ne shoqerine shqiptare,rrofsh.Kjo teme edhe nese trajtohet ne mijera artikuj,nuk mjafton.Sa koh qe esht ne krye nje byth..ir si Mehdiu nuk ndryshon asgje.
Ndrysho,ndrysho diçka te vogel ne kte Bote nese kerkon te ndjehesh njeri.
Esht Mehdiu njeri?
Mehdiu dhe te tjeret para tij nuk kan deshire dhe vullnet te bejn(te ndryshojn)diçka.
Administrimi esht pika kryesore.
Nga tja fillosh.Esht bere Muti Kala.Akoma ndertohen pa leje pallate shum katesh dhe askush nuk e çan bythen.I njejti tip qe i ka bere karshillik Shtetit ne Durres i ben edhe tek shkembi Kavajes me nje ndertese gjigande te jashtligjeshme.Rama nuk don ta fusi Berishen ne burg sepse atje e ka vendin edhe ai per lejet qe ka dhene per ndertimet ne hapsirat publike.Hapsirat ndermjet pallateve jan zene,hapsirat e shkollave jan zene,parqet jan zene.Dhe kjo tkurrje e hapsirave publike vazhdon.
Ne plazhe nese ka vullnet mjaftojn vetem 6 muaj per te vene rregull sepse ata qe jetojn atje kan leke.
Kater metra katror(Ndertese e mbyllur dhe koshat mbrenda saj)) me ligj per kazanet e plehrave mbrenda territoreve te komplekseve(jo ne rruge) te pallateve,restoranteve dhe Vilave private,ku secili te paguaj sipas madhesise dhe numrit te koshave nuk kerkon filozofi te madhe por vetem deshire per te punuar.
Per nje shkerdhate si Mehdiu qe perfaqson pronaret e tokave,por ben koalicion(paradoksale) me nje Parti qe mban ne fuqi ligjin 7501,nuk
gjej fjal…nuk e kuptoj se kujt lloj habitati i takon.