Liria e shtypit në botë sipas “Reporterët pa kufij”, Shqipëria poshtë Libanit

3 Maj 2013, 21:37Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Shoqata ndërkombëtare e gazetarëve “Reporterët pa kufij” ka botuar klasifikimin botëror të lirisë së shtypit në botë. Në këtë listë janë klasifikuar 179 vende dhe Shqipëria renditet në vendin e 102-të. Por le të shohim se si e komenton këtë renditje kjo organizatë. Pas “Pranverës Arabe”, thuhet në shkrimin që shoqëron këtë klasifikim, dhe protestave të vitit 2011, klasifikimi duket se është rikthyer në konfigurimin e tij të zakonshëm.

Në krye të renditjes janë vendet nordike, Finlanda, Norvegjia dhe Holanda. Megjithëse janë marrë parasysh shumë kritere, dhuna e ushtruar kundër gazetarëve e vendosur kjo edhe në një kuadër ligjor, ka favorizuar më shumë vendet demokratike të cilat renditen më mirë në këtë klasifikim. Në fund të klasifikimit gjenden vendet diktatoriale, Turkmenistani, Koreja e Veriut dhe Eritreja.

“Klasifikimi botëror i publikuar prej Reporterëve pa kufij, nuk përfill drejtpërdrejt natyrën e regjimeve politike. Megjithatë duket qartë se demokracitë e mbrojnë më mirë lirinë e prodhimit mediatik dhe shpërndarjen e informacionit sesa vendet në të cilat shkelen të drejtat e njeriut”, vëren Christof Deloire, Sekretar i Përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij.

Komenti shoqërues vijon më pas me shkallëzimin sipas zonave të mëdha. Në këtë shkallëzim bie në sy se Europa zë një vend më të lartë në klasifikim, pastaj vjen zona e Amerikës, Afrika, Azi-Paqësori dhe zona e Europës Lindore dhe Azia Qëndrore. Me gjithë Pranverën Arabe, vendet e Afrikës së veriut dhe Lindja e Mesme ndodhen në fund.

Në këtë klasifikim ka ndikuar edhe numri i gazetarëve të vrarë gjatë vitit 2012, duke penalizuar vende si Somalia, Siria, Meksika dhe Pakistani. Raporti vlerëson sidomos ngjitjen në klasifikim të Andorrës (e pesta) dhe Lihtenshtejnit (i shtati).

Për të dytin vit radhazi “trioja e ferrit”, Turkmenistani, Koreja e Veriut dhe Eritreja ndiqen nga Siria (e 176-a), Irani, Kina, Vietnami, Kuba, Sudani dhe Jemeni(nga 174-169).

Është impresionant përmirësimi i renditjes së vendit afrikan Malavi, i 75-i, i cili ka bërë një progres prej 71 vendesh. Këtë progres e ka bërë pas fundit të presidencës së Mutarikës. Po ashtu. Bregu i Fildishtë renditet në vendin e 96 duke kapërcyer menjëherë 63 vende. Birmania është ngjitur në vendi n 158 dhe ka kapërcyer plot 18 vende. Afganistani duket është ngjitur në vendin e 128 dhe ka kapërcyer 22 vende. Të mos harrojmë se para pak vitesh këtu sundonte diktatura ushtarake. Ndërkaq Mali, Tanzania, Sulltanati i Omanit kanë rënë në mënyrë të ndjeshme Po ashtu edhe Izraeli ka humbur 20 vende dhe renditet i 112-i. Nga vendet e Ballkanit, Maqedonia ka një rënie drastike prej 22 vendesh. Ajo ndodhet në vendin e 116-të. Ndërsa ne ndodhemi në vendin e 102-të dhe lëmë pas Malin e Zi dhe Maqedoninë, por Serbia ndodhet në të 63-in, Bosnje-Hercegovina në të 68-in dhe Kosova në të 85-in.

Po të hedhësh një sy në disa prej kritereve që janë përdorur për të bërë këtë klasifikim, bindesh se përse Shqipëria ndodhet në një vend të turpshëm në klasifikimin botëror të lirisë së shtypit. Ja disa prej tyre.

Kriteri B4 thotë: a është transparente dhënia e licencave për mediat audioviziuale?

Kriteri B5 thotë: sa ndikon politika në emërimin e drejtuesve të TV publik.

Kriteri B7 thotë: sa të pavarura ekonomikisht nga shtetit drejtpërdrejt ose tërthorazi janë mediat private.

Kriteri B 7.1: a është e barabartë shpërndarja e financimeve shtetërore për mediat private?

Kriteri B8: a i shpërndan shteti në mënyrë të barabartë reklamat e tij?

Kriteri B9: a ushtron presion shteti përmes favorizimit financiar?

Janë dhe shumë kritere të tjera të kësaj natyre që e bëjnë të qartë se përse Shqipëria renditet në vendin e 102-të, poshtë Gjeorgjisë, Libanit dhe Egjyptit, të ish-diktatorit Gadaf.

3 komente në “Liria e shtypit në botë sipas “Reporterët pa kufij”, Shqipëria poshtë Libanit”

  1. alban4eva says:

    ti Yzeiri je kamunist, Albanistani i xhaxhit S-halè asht i pari ne bote per gjithcka..!!!

  2. ballisti says:

    sigurisht. shiko mediat “opozitare” se si iu nenshtruan komandimeve te Edviçit dhe BOJKOTUAN partine e vetme OPOZITARE ne Shqiperi, AK-ne!

    flas EDHE per gazeten TemA e Meros (“ndoshta-oborrtarit” te Edviç Ramizit).

    Mero lexo intervisten e Kreshnikut per News24 dhe gjyko vet. Je teper i zgjuar per t’u djegur me ne fund per Ramen (Ramizin Jr.)

    Pse o popull i besoni fjaleve te EDI RAMES, ai genjen!

  3. Askushi says:

    O Liro,ku ka qene ky Gadafi diktator ne Gjorgji,Liban apo ne Egjipt,se, se di une ,kam qene i vogel athere!(te fala mi bej Kacit)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje