Shqipëria është nga të rrallat vende që e manifeston të dyzuar konceptin e lirisë së shprehjes. Nëse do të pyesësh sot, p.sh, sa i lirë është një individ ta shprehë publikisht atë që dëshiron, do të marrësh përgjigjen “plotësisht i lirë”. Por krejt e kundërt do të jetë përgjigja nëse po të njëjtën pyetje do ta adresosh për shtypin e median.
“Nuk ekziston liri mediatike. Ka gazetari politike dhe shtyp pronarësh, por jo gazetari të lirë, jo shtyp të lirë”, është përgjigja standard e dhënë madje edhe nga disa prej atyre që e ushtrojnë profesionin e gazetarit të lirë në përditshmëri. Dhe këtu nuk ka kurrfarë kundërthënie, pasi e gjitha është një realitet. Si është e mundur që fjalën nuk e ndal kush të endet e lirë në hapësirën shqiptare, ndërkohë që media përkufizohet si e palirë, mund të pyesë i çuditur nga ky dualitet, gjithkush që nuk e jeton jetën në hapësirën territoriale prej 28 mijë km katrorë. Por çudia është vetëm e tij. Pasi për gjithkënd nga shqiptarët është mëse normale që nën sistemin politik hibrid, të ndërtuar përgjatë më shumë se dy dekadave në paskomunizëm, të jetë edukuar edhe koncepti i lirisë hibride të shprehjes.
Por, kujdes, pasi kur thuhet se një individ është plotësisht i lirë të shprehë publikisht gjithë sa mendon, duhet pasur parasysh se këtu nuk është fjala për individin institucional, por për atë patologjik, i cili i gjendur nën efektin e sëmundjeve të ndryshme psikike e mendore zgjedh ta nxjerrë dufin nëpër rrugë, sheshe, parqe, lokale dhe ambiente të ndryshme publike.
Ky lloj individi, që në zhargon thirret “filozof popullor”, mund të tjerrë lloj-lloj të vërtetash. Edhe të vërteta, vërtet të vërteta. Të artikuluara me lloj-lloj fjalësh. Por edhe mund të shajë, të fyej dhe të broçkullojë ç’të dojë e të mos ketë asnjë pasojë.
Mirëpo krejt e kundërta ndodh me individin institucional, tek i cili detyrimi zyrtarë për të thithur lirinë hibride të fjalës ka edukuar autocensurën. Dyzimin e karakterit të tij për të shprehur publikisht të vërtetë utilitare, pra atë që i shërben atij për vazhdimësinë normale të jetës, e për të ndrydhur të vërtetën e vërtetë. Ndrydhjen e asaj të vërtete që, për hatër të ruajtjes së vendit të punës, apo çfarëdo përfitimi të cenueshme nga zbrazja e lirë e fjalëve, ai e ndryn brenda vetes. “Jam i lirë të shpreh ato që mendoj kur jeta ime dhe e familjes nuk është e varur nga shteti dhe politika, por as që bëhet fjalë të guxoj, kur është e kundërta”, përkufizoi Blerim K., një punonjës i administratës së nivelit të mesëm, dje në përvjetor të ditës ndërkombëtare të shtypit, që sikurse 1 Maji, tek ne në Shqipëri konceptohet si ditë feste dhe jo revolte për mungesën e lirisë.
Sjellja e Blerim K. është model sundues për cilindo nga kontigjenti i rreth njëqind mijë nëpunësve që përbëjnë strukturën e administratës zyrtare, radhët e të cilës flladiten sa herë ndryshon kreu i pushtetit. Apo kositen sa herë dikush prej pjesëtarëve të saj shprehet i lirë duke stigmatizuar strukturat e pushtetshme. Të jesh nëpunës, apo qoftë dhe punonjës i një organi mediatik apo shtypi të rreshtuar, dhe të shprehesh p.sh. kundër frymës shkëmbore e gojështhurjes së kryeministrit Sali Berisha, kundër thërrmimit të shkodranishtes nga kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, kundër diktimit të presidencës nga ekzekutivi, apo të artikulosh publikisht të vërtetën e qenies së Van Bodes katundar nga Rakicka, etj., do të thotë të presësh rrufetë. Ku më e shpejta do të të rreshtojë tek të papunët. Ty personalisht apo të afërmit e pafaj.
Kështu funksion jeta publike, por i hibridizuar në lirinë e tij paraqitet edhe pushteti i katërt, pra shtypi e media vizive, që në një sistem me demokraci të vërtetë duhet të jetë tempull i fjalës dhe i shprehjes së lirë.
Sa është e tillë media shqiptare? “Shumë pak. E lirë, kur duhet të përmbush synimet e pronarëve… E lirë kur duhet të përmbush synimet e politikës. E përdorur…”, janë përgjigje të dhëna nga individë të ndryshëm, që bashkohen në të njëjtën pikë dhe pikërisht në atë që shtypin e median e përkufizon pushtetsunduar.
Nga politika më së pari, nga padronati, më së dyti, por edhe nga mediokriteti profesional dhe autocensura. Që prapa pjesës dërmuese të shtypit e medias qëndrojnë celula partiake dhe padronët janë hije e tyre, kjo nuk ka mëdyshje, por ajo që e hibridizon lirinë mediatike nuk është diktati i drejtpërdrejtë i tyre. Strukturat e redaksive janë ndërtuar të tilla që të mos lejojnë publikimin e të vërtetave të hidhura, që i ndihmojnë shumë jetës së përditshme të taksapaguesve, por prishin shijen e të pushtetshmëve. Në kupolën e këtyre redaksive preferohet të vendosen ca manekinë, të cilët nuk kanë pasur asnjë lidhje me gazetarinë.
Duke qenë kështu, liria më e madhe e shprehjes së tyre shkon deri tek togfjalëshi: “OK”, për gjithçka, kurse niveli i aftësisë profesionale ngrihet maksimalisht në rangun e censorit perfekt.
Kjo racë hibride drejtuesish nuk ka dyshim që në vend të fjalës e shprehjes së lirë, do ti lejojë shtypit e medias jo prodhimin e gazetarisë së lirë, por të gazetarisë me liri të hibridizuar. Që nuk ka si sentencë udhëheqëse,si politike redaksionale, lirinë e shprehjes, por lirinë shërbestare ndaj padronatit. Sipas kësaj gustoja përzgjidhet të jetë edhe pjesa dërmuese e strukturës profesionale. Ku shërbejnë ca persona që s’kanë lidhje me gazetarinë e vërtetë, dhe ca të tjerë, profesionalisht të aftë por po aq të aftë edhe për ta shfrytëzuar pushtetin e saj për përfitime individuale.
Por dhe me të tjerë mbushësa topi, që si të jenë si të mos jenë nuk prishin asnjë punë. E shtënë në dorë dhe e pushtuar prej këtij soji, është normale që në jo pak raporte liria mediatike në Shqipërinë kandidate për BE të raportohet edhe më e kufizuar se përgjatë periudhës 1992-1997.
Është pikërisht ekzistenca me shumicë e lirisë së hibridizuar të fjalës dhe shprehjes, që e ka bërë sundues përhapjen e trimërisë së anonimëve nëpër rrjetet e internetit.
Nga ku është e sigurt se poshtë identiteteve të rreme të autorëve rreshtohet realiteti. E vërteta e vërtetë dhe jo ajo hibride e lindur nga edukata e mbrapshtë e lirisë hibride të fjalës e shprehjes së palirë të pjesë sunduese të shtypit e medias.
Mediat jane shtyllat ku mbahen diktaturat. Pa ato nuk do te qendronin dot ne kembe
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html
BASHKE ME RREGJIMIN E PUSHTETIT TE BERISHES ME PD+++ PARTICKAT/PICKAT E TJERA PJELLA FANTAZMA TE SAJA NE KOALICIONIN PSEUDO-QENDER E DJATHTE TE SHQIPERISE, DUHET MEDOEMOS DHE SPASTRIMI I ATYRE MEDIAVE TE SHPALLURA TE PAVARURA ME LETRA-DOKUMENTA DHE KANE VITE E VITE 24-ORE NE 24-ORE QE I SHERBEJNE BERISHES DHE FAMILJES SE TIJ BIOLOGJIKE DHE POLITIKE SEBASHKU ME ATO PARTICKAT/PICKAT PAS SAJ, JANE BERE MEDIA TE FUQISHME ME PARA TE PISTA TE FORMAVE NGA ME TE NDYRAT E DERI KRIMINALE (PERFSHI EDHE ME DROGE), QE =URGENT- PAS PUSHTETIT TE BERISHES TE SPASTROHEN NGA TREGU DHE PUBLIKU SHQIPETARE KETO PERVERSE MEDIA TE SHKRUARA DHE ELEKTRONIKE, SEPSE JANE PJESE E MAFIAS SHQIPETARE TE BEISHA+PD, DUKE I TREGUAR SI SHQIPETAREVE DHE NDERKOMBETAREVE SE PUSHTETI AKTUAL NE SHQIPERI NUK KA PSE TE TOLEROJE ASKEND, QOFTE DHE ATA/ATO QE FSHIHEN NEN EMRIN -MEDIA APO FJALA E LIRE-, DUKE MASHTRUAR E DISINFORMUAR DHE DHUNUAR POPULLIN SHQIPETARE PREJ VITESH NE SHERBIM TE NEO-DIKTATURES BERISHA+PD. EDHE PER MEDIAT PRO-QEVERIVE JO DEMOKRATIKE, POR NEO-IKTATORIALE, KA NJE FUND, QE ESHTE MBYLLJA DHE SEKUESTRIMI I PRONAVE TE TYRE MAFIOZE, PER TE MOS HELMUAR ME POPULLIN NE LLOGARI TE NEO-DIKTATORIT BERISHA ME FAMILJE BIOLOGJIKE E POLITIKE DHE ATYRE TURMAVE PROVINCIALE (MALOKE-INJORANTE) QE I SHKOJNE NGA PAS, QE PER FAT, SIC THONE DHE MJAFTE TE HUAJ VIP TE “PUNEVE SPECIALE…”, QE BERISHA ME TURMATE E TIJ NUK SHKON KURRE MBI 25% TE GJITHE POPULLIT. MALLKUAR DITA QE NE ISH-STUDENTET E DHJETORIT 1990 PRANUAM E BESUAM “PARDESYTE E BARDHA” PER TE NA DREJTUAR, QE SOLLI RAMIZI+NEXHMIA+SIGURIMI NE QYTETIN STUDENTI, E QE PREJ TYRE ESHTE SHQIPERIA SOT KETU KU ESHTE, PERSERI NEN DIKTATURE.
keni te drejte z.Xhovani, por mendoj se nese liria ne Shqiperi do ishte hibride, do ishte gjysma e te keqes. ne si vend nuk jemi larg vendeve diktatoriale islamike apo i disa vendeve afrikane.
vetem pak mungon dhe behemi si ata. per median e lire ankohen edhe italianet, imagjino qe kur ankohen ata, po per Albanistanin e S-halè shurres, cfare duhet te themi..!!!
S-halè ariu eshte vrasesi i cdo gjej ne kete vend, jo vetem i medias.. po nuk u hoq qafe S-halè shurra, ky vend do vdese nje here e pergjithmone..!!!
Korrekt si artikull por do ishte me i kompletuar ne qoftese pervec emrave te permendur ne te e qe jane eksponente te katandisjes se lirise se shtypit ne kete fare feje te kishte dhe konkretesi ne emrat e mediave dhe shtypit qe e manifestojne kete fenomen.e kuptoje qe kjo nuk mund te behet pasi diferencat midis gazetes Koha jone dhe RD-se nga njera ane jane fare te pakta krahasuar me Shqipin, Diten,Telegrafin, apo ato midis top-channalit, vizion plusit, e Klanit, ABC,Albania sccrinit, News-24 etj., por keto jane sundueset e tregut medial qe kane deformuar apo hibridizuar lirine e fjales, sikurse trajton autori.megjithjate pergezime mero qe nuk nguron te publikosh te tille artikuj realist.
Na kenaqe z.shyti ne diten nderkombetare te lirise se shtypit nuk ka medalje me te shkelqyer per rregjimin e drejtuar nga Sali Ram Berisha. qe nuk le rast pa predikuar lirine e shtypit si vlere te qeverisjes se tij.ta marrin vesh edhe keta kokegdhete e huaj qe e besojne kete demagog.