Edhe në këto zgjedhje po shihet se politika shqiptare nuk del dot nga klishetë e njohura të politikëbërjes, të praktikuara rregullisht prej saj në të shkuarën. Siç tha edhe Sali Berisha, “Sot, spektri ynë politik është i bashkuar në parimësinë më të madhe në historinë e Shqipërisë…”
Se si i ka dalë, ndoshta në mënyrë subkoshiente, në mes të fushatës një pohim i tillë shumë domethënës në lidhje me unitetin e parisë, është tjetër gjë. Por kjo është e vërteta. Paria janë bashkë dhe sillen me të njëjtën mendësi.
Po cili është parimi kryesor i sjelljes së parisë për të cilën flet Sali Berisha? Parimi kryesor i sjelljes së parisë është arrivizmi i paskrupullt dhe pasurimi me cdo kusht e me cdo mjet. Mirëpo në mes është sistemi demokratik dhe parisë i duhet legjitimiteti. Ajo duhet të tregojë se populli e mbështet dhe e pranon gjendjen kështu si është. Si vrasësit, asaj i duhet që viktima t’i kërkojë ndjesë dhe ta shohë në sy. Për këtë, kur vjen periudha e zgjedhjeve, paria bën gjithçka mundet për të fituar këtë legjitimitet dhe për të mobilizuar elektoratin e votuesit e për t’i rreshtuar në njërën nga anët e saj.
Dy metodat kryesore të mobilizimit nga ana e parisë së Tiranës janë populizmi dhe banditizmi. Të dyja janë të mbështetura në një eklektizëm banal ideologjik. Ajo që mungon është ideologjia e duhur shtet-formuese, kombëtarizmi dhe struktura partiake që ta bartë këtë ideologji. Me përdorë një shembull ilustrativ, ajo që po ndodh me demokracinë shqiptare mund të krahasohet me një dasëm tradicionale që ka shkuar keq. Ama, kjo është një dasëm, në të cilën orkestra dhe kuzhinieri nuk e njohin muzikën dhe kuzhinën, janë të dehur dhe duan të mbledhin paratë e të ftuarve. Por për shqiptarët, të zotët e shtëpisë, duhet të kërcehet e të vallëzohet sepse kështu e don zakoni, duhet të ruhet fytyra ndaj miqve, dhe bëjmë dasëm sepse duhet të bëjmë dasëm. Edhe ne bëjmë zgjedhje sepse nuk kemi orkestër tjetër por kur të vijë momenti që të mund të thuhet e vërteta, një zot e di se ku do të përfundojnë edhe këta pjesëtarët e parisë.
Eklektizmi ideologjik
Eklektizmi ideologjik është një mënyrë të gjykuari mbi botën që mbështetet në përvojën dhe në kuptimin e ngushtë e pragmatik që individi ka për botën që e rrethon. Sa i lind një problem, duhet me e zgjidhë. Pra, njerëzit nuk kanë një bosht të qartë ideologjik dhe marrin koncepte, zgjidhje, e mënyra të funksionuari që iu duken më të përshtatshme dhe që funksionojnë në planin afatshkurtër. Nëse ke uri e nuk ke tjetër, han edhe derrin, edhe bretkosën, edhe lepurin, edhe qenin. Parimet si ai që “mos ha bretkosa” nuk të mbajnë gjallë kur je në batak. Ajo që të mban gjallë është mendja e hapur dhe kthjelltësia se duhet mbijetuar. E prandaj bretkosa bëhet e pranueshme.
Mirëpo, në politikë, nuk është vetëm problemi tek mbijetesa e individit sepse eklektizmi është më shumë i lidhur me përdorimin e shtetit dhe të burimeve njerëzore e materiale.
Prandaj, nga ky këndvështrim që e vë shtetin në qendër, në politikë ka dy lloje kryesore eklektizmi. Njëri është eklektizmi që të shtyn t’i bësh të gjithë zgjidhjet nga këndvështrimi i yt i ngushtë e personal, si individ cilido që të jetë ai interes në një moment të dhënë. Pra ajo që të shërben më së miri si individ në kohën e duhur e në gjendjen e duhur, ajo është edhe praktika e duhur që duhet ndjekur dhe politika që duhet zbatuar. Në se duhet të prishësh shtetin, atëherë e prish dhe shikon vetëm e vetëm punën tendë.
Së dyti ka një eklektizëm në zgjidhjet që gjen si udhëheqës e si parti politike për të zbatuar idetë dhe parimet që ke si grup në politikë. Interesi nuk ndryshon, por udhëheqësi gjen mënyrën më të mirë për të mbrojtur e avancuar interesat e grupit të vet. Në këtë rast, shteti përdoret për të plotësuar nevojat dhe interesat e këtij grupi të ngushtë që është armiqësor ndaj shtetit dhe shtetasve të tjerë.
Pra, ka eklektizëm në interes dhe në qëllimet që i vë vetes paria, dhe eklektizëm në mjete për të arritur qëllimet e interesat që nuk ndryshojnë që janë shtetarët. Të gjithë format e tjera janë të ndërmjetme ose forma të shfytyruara të këtyre dy mënyrave të mobilizimit të popullit në mbështetje të politikave që të interesojnë. Meqë në nuk kemi shtetarë në politikë, gjendja e jonë është me të vërtetë tragjike dhe jemi në fazën e kanibalizmit politik.
Fenomeni i kanibalizmit politik
Si shfaqet kanibalizmi politik? Së pari të kuptojmë një herë kanibalizmin si anomali sjelljeje. Në jetën normale ndodh që ka individë që luajnë mendsh dhe që i humbin të gjithë parimet e kriteret edhe kur e kanë mundësinë t’i respektojnë dhe bëhen kanibalë. Edhe pse ka mish sa të duash këta duan të hanë mish njeriu e të pinë gjak. Këta duan të hanë njerëzit. Morali i tyre nuk mbështetet në respektin për tjetrin, për jetën njerëzore, për specien e llojin, por në urinë e tyre për mish njeriu.
Po kanibalizmi politik? Kur je në politikë dhe mendon vetëm e vetëm që të hash popullin tënd, të shkatërrosh popullin tënd, të varfërosh popullin tënd, të degjenerosh popullin tënd, të zvetënosh popullin tënd, të shesësh e të skllavërosh popullin tënd je kanibal politik politik. Kanibal politik je edhe kur duartroket sjelljen e kanibalëve të tjerë dhe nuk bën gjë për t’iu kundërvënë krimit. Paria e Tiranës janë shprehja më e qartë e kanibalizmit politik.
Po ashtu, ka edhe grupe kanibalësh politikë që formësohen mbi parime që janë e kundërta e normales dhe i bëjnë festat e tyre kur gjejnë të hanë dikë. Forma normale e organizimit është familja e rregullt e me moral. Në nivel të shoqërisë formal normale e organizmit shoqëror e politik është shteti e kombi.
Kur strukturat politike formësohen si banda, hordhi e mafia kriminale të cilat duan të thithin gjakun e popullit e të luftojnë kundër shoqërisë si parazitë në trupin njerëzor, e këta në trupin e shtetit, atëherë këta janë shprehje e këtij kanibalizmi politik. Sepse gjithçka që ata marrin e marrin nga jeta, e ardhmja, dhe nga mundësitë e popullit të tyre. Partitë politike në Tiranë janë banda në shërbim të parisë që hanë të gjallë shtetin shqiptar, burimet e shtetit, dhe vjedhin sistematikisht të ardhmen e popullit.
Paradoksi shqiptar i kanibalizmit politik
Paradoksi shqiptar i kanibalizmit politik është pikërisht ky. Paria ka qëllime të vetat që kanë ndryshuar me kohën e me pozicionin e saj dhe tashmë janë kthyer në kanibalë politikë. Si individë, ata nuk ndalen më përpara asgjëje. Edhe pse i kanë të gjitha, untia e tyre i ka shtyrë udhëheqësit në ekstremin e mundshëm të kanibalizmit politik. Fytyra që merr ky kanibalizëm politik që është pasurimi me çdo kusht e me çdo mjet, korruptimi e vjedhja e shtetit. Zvetënimi dhe degjenerimi i shoqërisë, shkatërrimi i ekonomisë kombëtare dhe kriminalizimi i pashembullt i njerëzve, familjes dhe vlerave janë ana tjetër. Njerëzit nuk hahen të gjallë vetëm kur vriten e kur iu zihen organet e mishi nga kanibalët. Njerëzit piqen të gjallë kur e shohin të keqen e janë të pazotët që të veprojnë kundër saj. Sepse ne kemi arsye e jemi njerëz dhe prandaj kjo është e papranueshme. Kjo është forma më e ndyrë e kanibalizmit politik dhe kjo po praktikohet e zbatohet me vetëdije të plotë nga paria e Tiranës.
Mirëpo, këta pjesëtarë të parisë së Tiranës nuk e kanë bërë këtë punë vetëm. Në këtë ndërmarrje kaq kriminale e vrastare, këta janë të organizuar në banda që i quajnë parti, klane, struktura e familje. Forma e preferuar e organizimit të tyre ka qenë banda mafioze e organizuar mbi parimet e klanit katundar dhe që nuk njeh tjetër përveç materializmit ekstrem. Logjika e sjelljes së bandës me popullin është logjika e sjelljes së udhëheqësve me pjesëtarët e bandës. Mirëpo kjo është e njëjta logjikë që pjestarët e bandës përdorin me udhëheqësit e tyre e anasjelltas. Bandat dhe pjesëtarët e tyre, deputetët dhe zyrtarët e ardhshëm edhe pse i kanë të gjitha, duan të kenë atë që kanë më të pasurit në mes tyre. Untia e tyre i ka shtyrë në ekstremin e mundshëm të kanibalizmit politik që është pasurimi me çdo kusht e me çdo mjet, korruptimi e vjedhja e shtetit. Zvetënimi dhe degjenerimi i shoqërisë, shkatërrimi i ekonomisë kombëtare dhe kriminalizimi i pashembullt i njerëzve, familjes dhe vlerave i çojnë këto banda edhe në kundërvënie të hapur ndaj prijatarëve nëse këta iu bien ndesh interesave të tyre. Partitë politike të parisë dhe strukturat ndërpartiake, të ashtuquajturat koalicione, janë thjesht banda të sofistikuara hierarkike në shërbim të klaneve sunduese të parisë së Tiranës.
Në vend të përfundimit
Paria e Tiranës ia ka arritur që edhe në këto zgjedhje ta mbyllë lojën dhe me të koalicionet e saj, të paraqesë bandat e diskredituara të hajnave si alternativat e vetme të mundshme. Kundërshtarët e tyre janë të diskredituar edhe pse u rreken që të merren vesh me parinë, të bëhen pjese e saj. Nga ana e tyre pjesëtarët e bandave po presin copën e tyre, llokmën të mishit që vjen me korrupsionin e vjedhjen e të ardhmes së shqiptarëve. Tashmë ata janë si hienat që po grinden mbi prenë që rri ulur si buall i lodhur, që e sheh veten se si po shqyhet i gjallë, dhe që nuk as fuqi të lëvizë. Sot është dita e hienave. Nesër hienat do të hanë njeri- tjetrin, sepse hiena është hienë. Kur e merr uria ajo han edhe pjellën e vet. Dhe deri në zgjedhjet e ardhshme, do të kenë ngrënë edhe kockat e fundit që na kanë mbetur. Atëherë do të nisin të hanë vetveten.
POLIKANET TANE V J E DH I N.
&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&
Esenca e kokave tona politike eshte te PASUROHEN kuptohet me vjedhje,
populli skiptar nuk di eklektizma,klishe, subkoshiente,arrivizmi,populizmi,banditizmi,kanibalizmi,paradoks,zvetenim,prijatare, etj,etj, po tedinte populi skiptar kaq shume nuk do ishim te fundit ne Evrope.
) Shinasi!
Nuk marin vesh SHPELLARET E BERISHES asnje fjale nga keto,qe ke shkruar!!!
FOL ME SHQIP,qe ta marre vesh populli i thjeshte e jo ambasadoret e huaj!!!
Shinasi Rama dhe Edi Rama a jane binjake siameze?
Nikollaaaaaaq
Sa libra ka lexuar e studiuar Shinasiu (profesor ne universitetet e SHBA) ti (po dhe une gjithashtu) nuk i kemi ngrene pllaka buke.
Shko laji njehere kemebet Afendikoit qe te “paguan” atje ne Greqi, bli nje paste dhembesh te mire e laj gojen para se te flasesh per Shinasiun, se qelbe dynjane.
shkrim i bajatshem dhe i gjate deri ne merzi,nuk them se jane te pa verteta gjerat qe thote,por neber baret e shqiperise behen te tilla diskutime.njerezit i dine keto gjera!dhe lodhen shpejt se lexuari gjera te riperseritura.me i kendeshem do te ishte artikulli nese do te permblidhej vetem me pasthenien.
Epo shqiptar jan
Le te hajn ndonji kerm
Te lumte zotri Rama. I ke rene pikes . Shprehjet ne kete artikull jane lapidare, mjfton te mos keshe konflikt interesi dhe je plotsisht dakort me artikullin.Por cfar te bejme? Te mencurit iken, trimat u vrane, budallejt mbeten .Sipas meje ligji zgjedhore ka shkatrru demokracine. 70 parti konkurojne ne keto zgjedhje. E pa imagjinushme.Fatkeqsia e monizmit vazhdon o me ne ose kundra nesh. Doli Spahiu ne vete dhe ju versulen me terbim zagaret.Per mua Spahiu ka te drejten e zotit qe te garoje me vete perderi sa nuk arriti marveshje. P.S. dhe P.D. duhet tu garantonin ne listat e tyre te pakten nga dy vende per deputet per te gjitha ato parti qe sipas sondazheve dalin mbi 4 perqind.Keshtu funksionon koalicioni. Me kete ligje zgjedhore nuk ka tjeter kuptim koalicioni i pelqen apo jo ta themi kryetarit te P. S. Prandaj me shume qendrese zotri Shenasi.
Shkrim i perkryer, e vetmja gje qe jo kushdo e kupton.
Shqiptaret kuptojne me mire genjeshtrat se sa realitetin
qe keni shkruajtur ju zoti Shenasi
Shenasi, ti ke shume te drejte dhe shkrimi jot eshte i perkryer, por nuk eshte shkrim ky per bagetite shqiptare..
shqiptaret jane bageti qe merren vesh me fishkellima, nuk arrijne te kapin keto lloj shkrimesh!!!
A more Z. Rama, mire i thua gjerat, por keto mbeten vetem ne leter. Ata qe i lexojne nuk kane as forcen dhe as mundesine per te bere ndoje ndryshim. Jam ne nje mendje me ju kur thoni: “Tashmë ata janë si hienat që po grinden mbi prenë që rri ulur si buall i lodhur (Shqiperia), që e sheh veten se si po shqyhet i gjallë, dhe që nuk ka as fuqi të lëvizë. Sot është dita e hienave. 1) Nesër hienat do të hanë njeri- tjetrin, sepse hiena është hienë. 2) Kur e merr uria ajo han edhe pjellën e vet. Dhe deri në zgjedhjet e ardhshme, do të kenë ngrënë edhe kockat e fundit që na kanë mbetur. 3) Atëherë do të nisin të hanë vetveten”.
Lidhur me piken 1) Ata do te na hane neve dhe jo njeri-tjetrin. Ata(hienat tona politike, apo paria e Tiranes qe perfaqesohet me se miri nga Sali Berisha), mund t’i hane mishin njeri-tjetrit, por kocken ia ruajne. Edhe per piken 2. Nuk kane per te ngrene kuree pjellen e vet. Si eshte e mundur qe Sali Berisha te haje pjellat e mafias, vrasesit e Gerdecit apo te 21 Janarit? Jo, kjo nuk behet. Sepse Saliu nga keta hiena eshte gjalle dhe ne pushtet. Edhe per piken e trete. Mos mendoni seketa jane hiena qe kane ndergjegje. Nuk hane as veten dhe as hienat e tjera, ashtu sic nuk i hengren ne 1997! Me pak fjale, nese do te jene ne pushtet edhe mbas 23 qershorit te ketij viti, atehere keta do te vazhdojne te na vjedhin, vrasin, perdhunojne, por vetem me nje ndryshim: Do te veprojne me shpejt, sepse e dine se mbas mandatit te trete (dhe te fundit sipas cdo gjase politike dhe biologjike), nuk do te kene me mundesi per te vjedhur nga ckai kambetur ketij populli he ketij vendi.
Shenazi kur e pjeten disa te rinj ,Xha Delo kurveleshin,labin e mencur
plak. C bhet keshtu o Xha delo?? Keta jane leshuar,ha te hame o Muco
Gllave 8 pula dhe 7 tava, nuk na lane gje neve popullit te varfer ,na i
hngren te gjitha. Thuana nje gje o plak si do te na veje halli me keta?
Degjoni o djem e mos u merzitni,keta nuk ju hane as nje gje juve,vec
keta hane mutin qe ju kane vene ne pjate perpara te tjeret.Kur ta mbarojne kete mut duke e lepire dhe pjaten,athere do te filloi nga e mbara ,tani vazhdon akoma koha e ngrenjes se mutit ,nga keta qe ju thoni qe na vodhen,ata e dine me mire kete punen e mutit qe hane,por
ne vend te mutit thone nje gje tjeter se nuk ju vjen mire kjo eshte more djem e verteta e kesaj pune>.
“Intelektualizmat”e Z.Shinasi nuk i hyne kurkujt ne pune,prandaj zbrit ne toke. Shkrimi I ketij zoterie
duket so perkthim nga serbishtja ose kushedi nga c’gjuhe extraterrestre.
Zoti Shinasi ! Para disa kohesh, lexova diku se do te hapje nje gazete ( apo reviste ) online. Nese e ke hapur, a mund te na njoftosh adresen elektronike?
Me konsiderate
Niko Maloku
Dakort me ju zoti Shenasi,analize e sakte ,perse nuk u afruat tek mbeshtetesit tuaj,dhe te krijonit nje alternative e cila mund te ishte e rezultative ?
Bravo Shenasi! si gjithnje i drejte me popullin tend per ti sherbyer dhe per ti treguar te verten per ate qe do te ndodh nese nuk reagon. “Alban”, ti ke te drejt kur analizon pikat por eshte e drejte ne kendveshtrimit tend, ndersa ate qe do te thoj profesori eshte se si fillim mbasi te ken mbaruar me ne, do fillojne te hane njeri tjetrin domethen hajdutet PD kundra PS, pastaj kur te mbaroj kjo etap do filloj e dyta qe eshte brenda “familjes” domethen asaj politike qe saliu do haj gencra e rulra apo bodra. Une personalisht do ti thoshja profesorit te nderuar te fillonte te bashkonte njeher lobin shqiptar ne amerike dhe pastaj te krijonte nje rrjet ne te gjitha shtetet ku shqiptaret kane emigruar keto 23 vjetet e fundit. Pastaj te gjithe te bashkohen ne tirane per fillimin e nje levizje per shpetimin kombetar.
FALEMINDERIT SHENASI NJE SHKRIM I PERKRYER .
Gazetaria kerkon qartesi,koncizitet,lakonizem,sinqeritet,argumenta bindese,fjali te shkurtera e te kuptueshme.
Ndersa gongorizmin ia leme filosofise,eklektizmin,empirizmin,praxis,pragmatizmin ,etjetj.Prandaj shkruani
me thjeshte e kuptushem.