Dy të rinj mund të kenë reagime të ndryshme tek ndjekin të njëjtin fjalim të Berishës. Njëri mund të emocionohet, për shkak se Saliu i frymëzon në kujtesë Skënderbeun, tjetri përkundrazi, ndihet keq, neveritet. Në fakt Saliu është po ai, po ajo gjallesë, një frymëmarrës i zakonshëm në planet; çmenduria e rastësisë e ka ndihmuar të jetë një pushtetar, ashtu si një telepati rastësore do të mund ta kish lënë në malësinë e epërme të origjinës, ku s’do të ish kryeministër, por një bujk apo një çoban bagëtish të imëta. Ai është politikani i tranzicionit, me po atë dinamikë rebele që njohim, me po atë portret, me po atë histori dhe imazh; ajo çka ndryshon janë perceptimet, mendimet e dy të rinjve për të.
Mendimi shkakton ndjenjën, apo ndjenja, si pasojë e instinkteve të origjinës, duke buruar prej tyre, duke urdhëruar trurin, prodhon mendimin tonë? Zgjidhja e kësaj dileme është njëra nga sfidat e filozofisë së re. Përfundimi? Mendimi shkakton ndjenjën.
Dy të rinjtë mendojnë secili ndryshe për Kryeministrin, dhe prandaj ndiejnë emocione të ndryshme: njëri frymëzohet nga fjalimi i tij, tjetri jo.
Hedhim një sy te bashkia e Lulit. Është e njëjta ndërtesë. Është i njëjti objekt, i njëjti institucion, me të njëjtin kryetar, por ka dy perceptime të ndryshme. Disa e shohin si institucion të përkryer, si krehja e flokëve me llak të kryetarit Basha, sepse e mendojnë të tillë. Të tjerëve u kujton kanalin e ujërave të zeza në rrugën e Kokonozëve ku rrjedhin materie fekale në liri të plotë. Njëlloj ndodh me shiun: shiu është thjesht ujë që pikon, por disa trishtohen prej tij, të tjerë përkundrazi, ngazëllehen kur pikon në dritare. Të tillë e mendojnë e më pas ashtu e ndiejnë.
Para disa kohësh, një nëpunëse e një institucioni, që ka qenë edhe shoqja ime e shkollës, interesimit tim për se si ndihej me punën dhe ambientin, m’u përgjigj: “Nëse del në korridor, do të shohësh ose bishta cigaresh, ose të pështyra në tokë, ose më keq akoma, mund të të shfaqet papritur dikush me dhëmbë të prishur dhe të palarë nëpër shkallë, që se ka për gjë të “ta lypë”. Është tmerr të punosh në këtë administratë me militantë dhe besnikë të pushtetit”.
E kish fjalën për ADMINISTRATËN E SALIUT. Kur flasim për këtë administratë, flasim për një përjashtim: nuk ka dy mendime të ndryshme, dy ndjesi, dy perceptime, por vetëm një. Administrata e shtetit shqiptar nuk i përkulet filozofisë së dyzimit. Është unikale. Kjo do të thotë se njerëzit mendojnë masivisht të njëjtën gjë për atë. Askush në Shqipëri nuk është kundër përshtypjes masive se kjo administratë, militante dhe mediokre, prodhon për të gjithë pa përjashtim vetëm një ndjesi të shëmtuar, të keqe, dominuese, unanime: neverinë. Të gjitha opinionet konvergojnë në një pikë: Kjo është një administratë që nuk drejtohet, por sundohet nga besnikët e liderit, bastardë e fodullë, të pasuruar me paratë e shqiptarëve.
Administrata e shkalafitur e në ikje e Saliut të bën të mbash frymën e të shkulësh qimet e trupit me thonj. Funksionarët e saj janë mjeshtrit që punojnë ditë e natë për t’ua bërë sa më të vështirë jetën qytetarëve. Shefat në nyjat e pushtetit janë ose “të fortë”, ose “naivë”, ose “mediokër”. Kujtoni trimat në qeveri, Olldashin, që sfond të personalitetit ka muzgun e Stepës, apo edhe Palokën në Parlament, që të kujton shkumëzimin më banal të përfaqësimit. Mediokrit? Janë edhe më të shumtë se “të fortët”! Kujtoni cilësinë e diellit që do të përmirësonte Xhaferi. Të zbresim më poshtë. Drejtorët. Sillni ndër mend QKR-në e Tiranës. Drejtori Tom Kola, mik i qashtër i Kryeministrit, sillet herë si pronar, herë si i dashuri i saj. QKR-ja, institucioni, punonjësit atje, s’janë veçse një biznes privat, me të cilin bën si t’ia ketë qejfi. Përmenda një emër thjesht për të zbuluar një realitet të pështirë. Kush është përplasur në sportelet e QKR-së do ta mbajë gjatë në mendje këtë gjallesë me pushtet, që quhet Tom. Zvarritje, fodullëk, anakronizëm, shkelje ligji, shërbim i shëmtuar, delirant e korruptiv, vulgaritet. Këto janë cilësi të përgjithshme të krejt kësaj administrate që nuk do të jetë më mbas 23 qershorit. Kjo është fryma e saj, ky është modeli. Jo vetëm në Tiranë. Ngado të kthesh kokën, do të shohësh buburrecë të fryrë me yndyrën e një pushteti anadollak. Të përmend një institucion në një qytet tjetër? Ktheni kokën e shihni! Drejtoria e Tatimeve në Korçë. Drejtori Bujar Voci! Një hall më shumë për qytetarët korçarë! Kush ka hall në zyrat e tij për të zgjidhur, aq më të hidhur do ta ketë kafenë e mëngjesit. Mjerë kush ka nevojë të trokasë në zyrat e tij! Shembuj të tjerë? Ka me qindra. Nuk ka nevojë për personalizime. Kola dhe Voci janë simbole të një fenomeni, koka të vockla të një kuçedre që po përthith prej vitesh Shqipërinë.
Meqë jemi te supozimet, pyetja se çdo kish ndodhur në Shqipëri sikur Saliu të mos ish lider i demokratëve këta 20 vjet, por një blegtor i suksesshëm në Viçidolin e vendlindjes, (perceptuar surrealisht nga njëri prej të rinjve më lart), ngjiz një kuriozitet të veçantë. Përshtypja e parë do të ishte fatale, për ata që nuk e durojnë dot përballjen me fuqinë e fakteve. A do të ishte pra Shqipëria më ndryshe sikur Saliu gjithë këto vite të mos ishte një pushtetar dinamik me dy gishtat përpjetë, por të mbante një kërrabë, një bllok shënimesh dhe një qeleshe në kokë duke kullotur dhitë? Imagjinoni ndryshimin: Nuk do të kish firma piramidale, vit ’97, grusht shteti, deputetë të vrarë, shkrehje të shtetit e kryesorja s’do të kishte vdekje dhe mort. Nuk do të ndodhte Gërdeci dhe nuk do të kish 21 janar! Nuk do të kishte shterim të pasurisë kombëtare, det për Greqinë, Fazlliçë, vjedhje, makutëri, tradhti, shtet privat, drejtues injorantë e të babëzitur nëpër nyjat e administratës, që e kanë çuar funksionimin e shtetit në falimentim të plotë. Pra, nuk do të kishim as këtë administratë.
Po të mos ishte Saliu, s’do të ishte as Toma i QKR-së, as Bujari i tatimeve, as Toma tjetër i gjykatës apo Sashenka e gjykatës prapë, që të kujton novelat e turpshme të Turgenjevit. A nuk do të ishte aq më shumë i dobishëm për vendin e tij me mungesën e tij ky njeri? A s’do të ishte “lideri” i vërtetë duke qenë jo Kryeministër, por një bari i shëndetshëm, pa stres, pa mjekime, pa badigardë, pa mëkate, pa borxhe ndërgjegjes së tij? Një hero i vërtetë? Sa gjëra nuk do të kishin ndodhur në Tiranë sikur të mos ishte Berisha, dhe çfarë cilësie të adhurueshme do të kish bulmeti bio që do të vinte prej tij, nga Tropoja në Tiranë për të konkurruar prodhimet me hormone të Myzeqesë? Duke qenë një bari, Berisha do të ishte një lider i pashpallur. Vërtet nuk do të shijonte madhështinë, por do të jetonte lirinë që të jep ndërgjegjja e pastër. S’do ta njihte askush, por vlera e tij do të shpërndahej si shkulm magjie, në formën e bulmetit të pastër në shtëpitë e qytetarëve. Nuk do të ishte në vëmendje, por do të ishte një shenjt anonim, i cili nuk do të ringjallte askënd, por do të shpëtonte shumë shpirtra që ikën kot nga kjo botë, vetëm sepse Saliu ish në Tiranë dhe në këtë botë me gjithë administratën e tij…
katastrof ! shqiperia e kthyer me kokposht !
po te mos ishte berisha shqiperia do te ishte nje shtet si gjithe te tjeret ne europe.
berisha ka lene shume plage, por kryesorja eshte qe shkateroi gjithcka gjeti nga nje shtet i ndertuar per 50 vjet dhe e beri shkrum e hi.
gjith uzinat, fabrikat, ndermarjet, kopshe, cerdhe, shkolla, spitale, reparte ushtarake, e shume e shume te tjera.
shkateroi pronen,shketeroi qytetet,shkateroi lumin, shkateroi detin,shkateroi pyjet shkateroi mjedisin,,pra ta permbledhim gjithcka qe shifej e prekej e ktheu ne germadhe.
sot ka vetem vjedhje,zaptime,degradime, denegjerime,vrasje,pra shkateroi ligjin,shkateroi familjen dhe LA HURIN DHE LITARIN TE MBIZOTEROJE.
shkrim i perkryer. raliteti vete. ky eshte realiteti i Shqiperise i S-halè dhise.
po te mos ishte S-haleja ne krye te politikes keto 23 vjet, nuk do kishim kete gjendje sic kemi sot..!!
Z. Gazetar!
Sic dihet, administrata, duke futur ketu edhe Policine, jane pasqyrim i pushtetit, qyteterimit dhe i demokracise. Dhe administrata e Saliut nuk ka asgje te perbashket me keto te fundit. Keni harruar te shtoni, se nga 1992 dhe deri 1997, ne administraten e Shqiperise punonin edhe agjente te UDB, madje ne vende ku ruhen dokumente teper sekrete per sigurine e vendit.
Dy fjale per ato qe thoni ju: 1) “Zvarritje, fodullëk, anakronizëm, shkelje ligji, shërbim i shëmtuar, delirant e korruptiv, vulgaritet. Këto janë cilësi të përgjithshme të krejt kësaj administrate që nuk do të jetë më mbas 23 qershorit”. Une nuk jame ne nje mendje me ju se mbas 23 qershorit, kjo administrate nuk do te jete me. Di me siguri qe kjo administrate nuk bene as nje leke pune (asnjehere nuk ka bere), pr nemenyre te vecante gjate ketyre muajve (gjashte muaj perpara zgjedhjeve dhe gjashte muaj mbs zgjedhjeve). Keta shkojne neper zyra per te vjedhur dhe per te bere ndonje kontrabande, qe nga ministri e deri tek punonjesi i fundit i administrates. Po kryeministri e di kete situate?! E di, si nuk e di! Ai vete i nxit dhe u jep zemer qe te jene te tille. Nuk ka rendesi se cfare bene administrata, rendesi ka qe me ndihmen e administrates te mbetet ne pushtet, dhe te vjedhin votat ne 23 qershor.
2) Pyetjes se çfare do te kishte ndodhur në Shqipëri sikur Saliu të mos ish lider i demokratëve këta 20 vjet, por një blegtor i suksesshëm në Viçidolin e vendlindjes, i jepet nje pergjigje e thjeshte: Do te kishte ndodhur e kunderta e atyre qe permendni, Z. Gazetar. Me pak fjale, nuk do të kish firma piramidale, nuk do te kishte vit ’97, grusht shteti, deputetë të vrarë, shkrehje të shtetit e kryesorja s’do të kishte vdekje dhe mort, nuk do të ndodhte Gërdeci dhe nuk do të kish 21 janar, nuk do të kishte shterim të pasurisë kombëtare, det për Greqinë, Fazlliçë, vjedhje, makutëri, tradhti, shtet privat, drejtues injorantë e të babëzitur nëpër nyjat e administratës, që e kanë çuar funksionimin e shtetit në falimentim të plotë.
Por e keqja me e madhe eshte se jo vetem njerezit e kesaj administrate te mjere, por edhe njerez me nje fare mencurije dhe intelekti, vazhdojne ta adhurojne si “perendi”, dhe rasti me i fundit eshte ai i Kozma Dushit. Turp dhe fatkeqesi!
… Ket ‘ dhe pjella qe e polli,
mbane varrit s ‘ do e qas
Por do thote : ” Shyqyr qe ngordhi
dhe ngordhjen harrem e paste!…
Vazhdim….
C’po na thua mor Pelivan
flitet keq per kte Sali
kur s’na del ne ekran
‘nxihet’ ter nje Shqiperi…
Varrin burrit mas ja ndill
se na duhet per gallate
eshte burre s’esht bandill
dhe me krip i ben shakate
Vec nje zot ne ja preft rrugen
ndryshe ktu do jete per here
me ne bashke e ‘ha buken’
eshte virus,eshte kolere
te gjitha sa shkruan jane te verteta ,por edhe atje ne pushtetin lokal ,ku komandon opozita gjendja nuk eshte me e mire psh shko ne bashkine e durresit e do te gjesh njerez qe paguhen kot ,fillo nga rojet ne te gjithe katet apo sekretare qe pine kafe , zyra te tjera qe skane cbejne e o zhgarravisin ne ndonje leter o vene pine kafene ,e merren me llafe o me ndonje puyne te pist prandaj nuk eshte vetem administrata e berishes por edhe e rames ne vendin tone duhet revolucion per tu ndryshuar 1000 gjera
Plakun Boboli,qe i flisnim papo ne burgun e Spacit,nje here e pyetem?
Papo kur te vdese ky pederasti i gjirokasters,si e shikon ti kete
shqiperi??? Ky pederast eshte i vdekur shume kohe perpara ,por ju eshte
mire te keni kujdes me syte dhe mendjen,mos tju qine ,mijra bythe qire
qe ka pregatitur ky pederasti i gjirokastres,kjo do te jete shqiperija
per shume kohe> ?
Qe eshte ky Saliu ketu me keta fytyra te peshtira…. ESHTE O TI GAZETARI SHQIPTAR…Se nga ana tjeter tek kejo socialistija tende.. O
GAZETARI SOCIALIST ,eshte veshtire te gjeshe dikend te mos jete qire ne
bythe nga pederasti gjirokastrit,Pederastet mbeshtetin pederastet.
Te sharat jane si pordhet qe i hedh halese.
Gazetar qe shpif ne kete menyre vetem ti MULLA OMAR mund te jesh. E para per lexuesit qe mund te besojne nje shpifes si ti, Tomi Kola eshte nje djale Permetar nga nje familje me vlera te rralla, larg vlerave te ketij MULLAIT ketu. Ka studiuar dhe arsimuar ne SHBA , dhe kush e ka takuar e ftoj te shkruajne ketu kunder ketij MULLA shpifesit.
Tom Kola eshte me keq se sa e ka pershkruar gazetari!!
Mjere kush ka nevoje per kete bandit!!!
Administrate FASHISTE!!!
Artam Mullaj aq bukur e ke pershkruar saqe prej dhimbjes ku ndodhet ai vend me vinte nje gulf ne gjoks dhe me bente qe te klithja jo se nuk i di por mendoja se si ke mundesi qe e lejojme ne si shoqeri te neperkembemi nga keta qurrashe mendjemedhenj dhe primitive sepse atje ne ato zyra kerkon te kryeje pune edhe ai qe mund te jete doktor profesor kuptohet jo i Saliut por i merituar dhe te perballet me kesi injorantash te paskrup[ullt.
Neqoftese ne sistemin e kaluar kishim diktature dhe njerezit nuk ishin te njohur me boten gjithsesi ne administrata sherbenin pothuajse njerez me kulture dhe te shkolluar e ndersa ky maskara kryeminister e ka kthyer Shqiperine dekada pas ne nje injorance totale.
Jam i sigurte se me Edi Ramen Shqiperia do jete nje realite tjeter ku qytetaria do ia zere vendin katundarise.
E gjithe jeta shoqeore politike ,sociale etj ne Shqiperi keto 20 vjet eshte e vertet si pershkruhet nga autori.Por nuk jame dakord aspak me ata qe per cdo gje akuzohet ,Berisha .Berisha vertet eshte nje bari maleshpor kete e kane mbajtur dhe e mbajne ne pushtet ata qe quhen “inteligjenca” shqiptare .Zoterinj nuk eshte mbajtur ne pushtet ,Berisha nga Nano.Imami,Islami Pollo .Ceka e lista do te ishte me qindra emra qe e mbajne veten si elita e politikes shqiptare.Pa permendur gazetaret si ky Baze qe kur u intereson e vleresoj dhe dhe kur nuk u intereson e vlereson si ne kete shkrim.Prandaj pa u zgjatur ,te gjithe “politikaneve “shqiptar u intereson nje si Berisha se ai si malesor qe eshte dhe si gomar nga trute vetem tja bejn hahahah turma e gangestereve dhe mafiozeve nga mbrapa dhe ai pellet si i cmendur dhe te bjere ne gremin nuk ju behet vone ketyre.Populli hipokrit ,injorant dhe idjot kujtojn se Berisha eshte trim ,i sinqert dhe i drejt i shkojn nga mbrapa dhe edhe te vrasin po ta kritikosh.Prandaj ata qe e kane mbeshtetur ata kudo dhe kurdoher ne politik dhe ne pushtet te pakten qe mbas Referendumit te kushtetutes me 1994 nuk ,nuk jane gje tjeter vecse ,kriminela ,mafoz ,vrases ,hajduta ,bastard.Prandaj te gjithe keta te ashtequajtur politikan duhety te largohen nga politika shqiptare dhe duhet te burgosen sepse i kane duart te lyera me krime.Berisha seshte gje tjetr vetem nje gomar qe mban ne kurriz fajet e ketyre .
Meqenese flitet per administraten berishiane, deshiroj te them nja dy fjale.
Qe dikush te deshiroje te punoje ne administraten shteterore, se pari i behet vertetimi biografik nga dega e PD ne qytetin perkates, kjo do te thote shihet (kontrollohet ne kartotekat e PD) nese ai, apo ajo, ka ne familje ndonje anetar ne PS apo ne ndonje partije tjeter qe eshte ne opozite me PD, nese ka ndonje te aferm (pjesetar farefisnie) qe eshte anetar i PS, etj.Nuk ka rendesi njeriu, kualifikimi, por shihet nese ky njeri do te jete nje servil i denje i PD, i eproreve te tij dhe nese ky, apo ai, do te jete ne gjendje qe te derdhe ne xhepin e ministrit apo drejtorit nje shume te caktuar qe do t’i kerkohet per te filluar punen. Me pak fjale njelloj si ne kohen e fashizmit, vetem mungon fashoja qe mbante ne krah cdo fashist (ose cdo nazist), ndersa ne rastin tone kjo fasho zevendesohet me teseren e PD. Ja kjo eshte administrata e Sali Berishes! Administrate fashiste e nje partije fashiste.
Me kete rast nje pergjigje e shkurter per Z. Kondi UK: Ai thote:
“Berisha s’eshte gje tjeter vetem nje gomar qe mban ne kurriz fajet e ketyre!” Kjo s’eshte e vertete! Jane keta te tjeret qe mbajne ne kurriz fajet dhe krimet e Sali Berishes. Keta lejohen te bejne cfare te dua, mjaftojne qe Saliu te mbetet ne pushtet.