Lulzim Basha dhe bishti i qenit

4 Maj 2013, 11:53Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Për të kuptuar mënyrën sesi Partia Demokratike nuk është e gatshme të lërë pushtetin paqësisht, mjafton të shihet ajo çka ndodhi në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Është një ngjarje domethënëse që i jep kuptim këtij konstatimi. Rasti tipik sesi pakica kërkon të shpërfillë shumicën. Dhe protagonist e kësaj ngjarje u bë vetë kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha. I cili, duhet thënë, kishte një rast shumë të mirë për ta treguar veten si shtetar. Dhe zgjidhja ishte shumë e thjeshtë.

Qysh nga data 1 prill, shqiptarët u njohën me një vendim politik të PS-së dhe LSI-së për të bërë koalicion në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Bashkimi i votave u shtri edhe në nivelin vendor, aty ku opozita (parlamentare) dilte automatikisht mazhorancë. Sepse, diferencën e votave e bënte pikërisht LSI-ja, pasi PS-ja ka patur gjithmonë më shumë këshilltarë sesa PD-ja.

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka gjithsej 55 këshilltarë. Kuorumi për të kryer vendimmarrje është 28 vota. Palët janë të ndarë në nivel këshilltarësh përkatësisht, PS 27, PD 24 dhe LSI 4. Me konfigurimin e ri, spektri i majtë disponon 31 mandate, kurse i djathti mbetet po me 24.

Pra, shihet se kemi një mazhorancë të konsoliduar e cila ka të drejtë të zgjedhë një kryetar të ri nga radhët e saj. Shumica e re u tregua e duruar dhe i dha një muaj kohë Lulzim Bashës dhe Njazi Kosovrastit që të reflektonin. E bëri të qartë synimin e saj për ta shkarkuar, ndoqi hapat ligjor ku 1/3 e këshilltarëve ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e Këshillit Bashkiak, njoftoi kryetarin Kosovrasti dhe i la 5 ditë afat të thërriste mbledhjen. Të gjithë ne që jemi jashtë strukturave të Bashkisë e të Këshillit e dinim këtë program, vetëm Basha dhe Kosovrasti “nuk” e dinin. Ose, e dinin dhe luanin rolin e shejtan badallait. Po kjo është punë e tyre. E rëndësishme është që shumica nuk u ngut, por ndoqi me qetësi hapat ligjorë për të mos i dhënë argument kundërshtarit.

Por, Lulzim Basha, jo vetëm që s’e pranoi këtë ndryshim raportesh në Këshill, por ndërhyn jashtë çdo logjike elementare dhe mundohet të bllokojë një vendimmarrje që s’e ka në dorë ta ndryshojë. I frikësuar kushedi se nga se, merr edhe rolin e një karagjozi politik derisa urdhëron ndërrimin e bravës së derës së Këshillit, kodimin e kompjuterave, fshehjen e vulës e të librit të protokollit dhe ndalimin me policë bashkiak për futjen e këshilltarëve në ambientet e Këshillit. E kuptoni?! Këshilltarët nuk lejohen të futen në shtëpinë e tyre!!!

Nuk dihet se ku do ia shpjerë mushka drutë Bashës, por një sjellje e tillë është në kundërshti me zotimin e tij se do i qëndrojë larg konfliktit politik dhe do i përkushtohet qytetit. Ditët e fundit s’ka duruar dot dhe e ka mprehur gjuhën duke bërë deklarata kundrejt kryetarit të opozitës. Por, sjellja e fundit është kryekëput një sjellje prej bajraktari, që kujton se megjithëse hyri me mandat të vjedhur në atë Bashki, paska të drejtë që të komandojë edhe sekush do jetë në krye të Këshillit, pavarësisht se s’i ka më numrat që ta mbajë në detyrë ish kryetarin Kosovrasti.

Lulzim Basha dhe Njaziu ende mbajnë shpresë se Qukapi i Prefekturës s’do e njohë këtë mbledhje e as kryetarin e ri Aldrin Dalipi. Por, sadoherë që Qukapi ta kthejë mbrapsht vendimmarrjen, kjo s’ndyshon gjë, pasi shumica e re është solide dhe këmbëngulja për të mos e njohur është e kotë. Dhe, atë që s’e bëri Basha, e bëri zoti Dalipi, i cili, më shumë se një herë, ia ka thënë publikisht Bashës se “s’ka ndërmend ta bllokojë dhe do jetë bashkëpunues me të”. Një shenjë qytetarie kjo që bën diferencën, ndonëse zoti Dalipi do detyrohet të bashkëpunojë me një kryetar që është aty me mandat të grabitur.

Kur në krye të shkrimin theksova se Basha humbi një rast të mirë për t’u treguar shtetar, e kisha fjalën pikërisht te pranimi që ai duhet t’i kish bërë përbërjes së re të Këshillit. Meqenëse Njaziu është nga ato raste që s’e njeh institucionin e dorëheqjes, duhet që Basha, qysh në krye të herës, t’i kërkonte atij publikisht të jepte dorëheqje, të pranonte publikisht shumicën e re PS- LSI, dhe t’i ofronte e kërkonte bashkëpunim në të mirë të qytetit. Në fund të uronte kryetarin e ri të zgjedhur dhe të angazhohej se do jepte shembullin personal sesi qyteti mund të qeveriset bashkarisht.

Ja pra që Basha s’e bëri, sepse s’di ta bëjë. Por (për të mos e paragjykuar), edhe nëse ka dashur ai, s’e kanë lënë të tjerët. Ata që e komandojë vertikalisht dhe ia kujtojnë në çdo moment se është në atë detyrë me ndihmën e tyre. Ja pra se çdo të thotë të mos jesh i lirë në vendimmarrje kur nuk vjen në pushtet me vullnetin dhe votën e lirë të qytetarëve, por katapultohesh në detyrë nga Sali Berisha që pastaj të tërheq prej veshi e të komandon si kukull për të të nxjerrë si klloun përpara syve të shqiptarëve. Lulzim Basha! PO! Ti e frymëzove atë kontigjent mbështetësish që u rritet adrenalina kur ti dhe shefi yt bëni të “fortin”. Por, ti humbe qytetin, që kurrë s’e fitove. Sepse, siç ka thënë edhe i madhi Kabashi: “bishti i qenit, sado ta drejtosh, bisht qeni mbetet.”

11 komente në “Lulzim Basha dhe bishti i qenit”

  1. coku says:

    basha hajduti, vrasesi.

    1. Vlora says:

      askush ne pd nuk eshte i lire as vete sali berisha.

      kane thurur “rrjeten e merimanges” dhe askush nuk del dot prej saj.

    2. Mirush says:

      Lul skuthi pas 23 qershorit ka per te mbet si peshku pa uje. Eshte miop dhe nuk e kupton.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/bishti-i-qenit.html

      1. A na bat me qesh. PO ku ka pyt nai hare Doktori per numra dhe rreglla. Osht denmokraci ktu oj kamunista

  2. çun plazhi says:

    KY èSHT NJI SERVIL I SERBIT SALISIç BERISHOVIç KY PERSONAZH èSHT NJI LEGEN PLER

  3. Labi Vlore says:

    C’te beje Basha i shkrete.Ai komandohet nga Berisha.Eshte nje Marionete e kapur peng nga shefi Sali.Pse,c’fare mendinit ju,se Basha do vepronte ndryshe nga PD-ja???Kurre mos e shkoni ndermend.Askush ne ate parti nuk ben dot me koken evete.Madje une mendoj,se te gjithe ata njerez qe jane ne ate parti,jane kryekeput njerezit me te poshter te Shqiperise.Po marr nje shembull.Genc Ruli hiqet si shtetar dhe njeri serioz.Dhe se gjoja,eshte person qe komunikon me opoziten dhe eshte serioz.Ky eshte mashtrimi me i amdh.Kushdo qe eshte ne ate parti,deri tek militanti me i thjeshte ne fshatin me te humbur,duhet izoluar.Nuk ka asnje lloj sensi te flasesh per njerez te pergjegjshem ne PD-ne e Sali Vrasesit.Ata jane te gjithe njesoj,perderisa rrine ne ate parti.Nuk ka turp me te madh per nje perosn normal,mjafton te shprehe simpati per Sali Berishen.Thjesht e vetem nje fjale e mire,per ate kriminel,eshte turp per jete e mot,per kedo person qe i thote vehtes Shqiptar.

  4. beni61 says:

    eshte e vertet qe luli dhe njzi jane kryekeput kapur prej veshi nga xhaxhi sala

  5. ILIRET says:

    Me koalicionin PS LSI , ndryshojne komplet raportet ne te gjitha bashkite, komunat dhe qarqet e vendit, ne favor te se majtes. Por Sali Berisha, ka qene dhe mbetet nje bllokues kampion. Sic bllokoi pranimin e Shqiperise ne Europe, vetem per te vene nen kontroll qarkun e Fierit, ai tani ju ka dhene urdher prefekteve te mos i kalojne vendimet e keshillave per zgjedhjet e kryetarit te ri.
    Me marjen e kryetarit te keshillit, e majta mer edhe sekretarin e keshillit si dhe perfaqesuesit ne keshillat e qarqeve. Kjo e shkaterron perfundimisht Berishen. Prandaj ai qe nuk e di cdo te thote demokraci, do ta bllokoje voten e shumices.
    SHENIM :
    Ne procedurat e mbledhjes se djeshme e majta ka bere cdo gje sipas ligjit. Por mbeten te diskutueshme dy veprime.
    1. Njoftimi per mbledhje te keshillit bashkiak, nuk duhet te ishte me firmen e Sekretarit te Keshillit. Ai nuk ka te drejte te therrase mbledhjen e keshillit. Pervec rasti te mbledhjes se pare te keshillit,. Kerkesa per mbledhje me firmat 1/3 te keshilltareve i dorezohet kryetarit te keshillit. Ky eshte i detyruar te therrase mbledhjen. Ne rast se nuk e ben dhe kuptohet se Njaziu nuk do ta bente, atehere, kerkesa noterizohej dhe ju dorezohej dretperdrejt te gjithe anetareve te keshillit.
    2. Mbledhja e keshillit, nuk drejtohet nga sekretari i keshillit. Ne mungese te Njaziut, sipas ligjit, mbledhja drejtohet nga zevendes kryetari i keshillit, dhe ne mungese edhe te ketij, keshilli ngarkon keshilltarin me te vjeter ne moshe.
    Keto jane dy pikat qe Basha; Berisha dhe Njaziu do kapen fort per ta kundershtuar ne gjyq shkarkimin.
    Megjithate e kane te kote, pasi e majta eshte shumice dhe ja fut kembet ne nje kepuce Bashes dhe e le pa pune, me gisht ne goje. Ne se do te punoje, duhet ti thote Njaziut, Jep Doreheqjen. Si ne Elbasan.
    Pastaj, dhe nje muaj, dhe e djathta humbet edhe prefektin dhe cdo gje shkon tek i zoti. Berisha do te pesoje ate qe shpiku vete me keshillat e bashkive dhe qarqeve. Mire ti behet…

  6. Bishta qenash says:

    Jane tamam këta bishta qenash që s’po i lënë njerëzit e vuajtur të marrin frymë lirisht. Kujtoni fragmentin e nje filmi dhe beni krahasimin…

    – Nderimet e mia profesor. Si nuk po më njeh?

    – Nuk më kujtohesh.

    – Ta freskoj unë kujtesën, misseur Brahush… shoku yt i burgut. Më kanë thënë se ke bërë kthesë, i je futur studimeve, i je përveshur hekurrave, shumë mirë po bën!

    – Po përpiqem të shlyej gabimet e mia.

    – Ha ha ha, hëëë jo profesor! Të rren menja! Edhe mua më janë vardisur shumë, por Brahushi e din se çdo të thotë bishti qenit. Ja ka pirë lëngun jetës Brahushi profesor! Bishti i qenit është i shtrembër dhe atë sado që ta tërheqësh, hop… prap i shtrembët mbetet hë? Haa haa. Kështu dhe puna jote. Deri sa ke qënë një herë i denuar deri në varr bisht qeni do mbetesh.

  7. ali says:

    Njeriu me i urryeri pas Berishes,Topallit,eshte “karismatiku” i shtirur Lulezimi i Bashes.

  8. ali says:

    Horri Kosovrasti,le te rrije edhe 2 muaj ne kolltukun e Bashkise se Lulit,pastaj te shkoje ne 313,si pucist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje