Nga Ilir Yzeiri
Koha që po jetojmë, çdo ditë e më shumë po na përplas në fytyrë lloj-lloj imazhesh dhe Tirana është kthyer në një teatër absurd ku personazhet ngatërrohen me lloj-lloj karikaturash groteske. Ende pa u shuar jehona e “semiotikës së leshit”, në vend u prodhua një mit tjetër, “miti i veshit” dhe ende pa u shuar jehona e këtij rrëfimi grotesk, publikut iu përplas në fytyrë apo iu ngjesh në surrat një fotografi tjetër, ajo e karikaturës së demokracisë sonë.
Kjo është brava e çelësit, më shkoqur akoma, fisheku i bravës së çelësit. Në qoftë se për një çast demokracinë do ta përfytyronim si një vend ku ndodhet një sallë me poltrona e me dosje ligjesh dhe me një portë të hijshme e hijerëndë, atëherë, pushteti ynë, i neve votuesve, në mënyrë metaforike, është çelësi që ne i japim në dorë të zgjedhurve tanë që ata të hyjnë në këtë sallë për të gëzuar privilegjet dhe për të përmbushur detyrat e qeverisjes sonë. Mirëpo, në Shqipëri, ai që merr çelësat e qeverisjes mund të bëjë ç’të dojë me portën, me bravën dhe me fishekun. Ai që merr çelësin e kësaj porte i jep të drejtë vetes që ta privatizojë atë portë dhe të mos llogarisë më pushtetin e zgjedhësve. Konkretisht çfarë ka ndodhur? Në një vend normal demokratik, sapo LSI-ja u largua nga qeveria, vendi do të duhej të ishte futur menjëherë në zgjedhje të parakohshme. Pse? Sepse vullneti i popullit nuk i përgjigjej më kompozicionit qeverisës.
Një qeveri serioze demokratike dhe transparente do të shpallte zgjedhjet për të verifikuar edhe një herë vullnetin e popullit, pra do t’ia kthente çelësin e demokracisë popullit dhe do t’ia linte atij në dorë që, pas votimeve, ai t’ia dorëzonte fituesit.
Mirëpo ne qeverisemi nga një bandë hajdutësh, që është më kriminale edhe se klika e diktaturës së Enver Hoxhës, sepse nuk është e sinqertë. Enver Hoxha e kishte shpallur veten diktator dhe kishte miratuar ligje që nuk ia cenonin pushtetin e tij. Cilido që do të guxonte, do të shkohej në hell.
Ndërsa demokratura e karikaturës së Enver Hoxhës, qeveria e sotme, nuk është e sinqertë. Në thelb ajo sillet si diktatura komuniste dhe në formë ruan etiketën demokratike me institucione pa asnjë peshë dhe bosh.
Sot Parlamenti i Shqipërisë është kthyer si Kuvendi Popullor i kohës së komunizmit, sepse aty miratohen pa debat ligjet antipopullore që do ish-sekretari i Partisë së Punës, Berisha. Presidenca është njësoj si Presidiumi i Kuvendit Popullor sepse aty dekretohen të gjitha vullnetet e mbrapshta të ish-sekretarit të Partisë së Punës, Sali Berisha.
Tani në fund u pa që edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës u shndërrua në kryetar të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës dhe zbaton porositë e ish-sekretarit të Partisë së Punës, Sali Berisha. Edhe Bashkia e Tiranës, pas daljes së LSI-së nga koalicioni, duhet të kishte shpërndarë Këshillin Bashkiak dhe t’u drejtohej zgjedhësve, pra t’ia dorëzonte çelësin e bashkisë popullit të Tiranës dhe ata të verifikonin edhe një herë përmes zgjedhjeve mandatin apo mandatet qeverisëse. Mirëpo jo vetëm që nuk ndodhi kjo, por ndodhi gjëja më e pështirë që mund të imagjinohet.
Kryetari i Bashkisë ndërron fishekun e bravës së çelësit dhe nxjerr jashtë të zgjedhurit e Bashkisë. Dua t’i pyes ata intelektualët që i rreshtonte Luli nëpër salla mbledhjesh si ca konviktorë të gjorë se ku shkoi fytyra e re që po i vinte Tiranës?
Si mund të heshtni ju, zotërinj, kur ky Luli me shalë të gjata siç thotë një ish-drejtor i TVSH-së që i mori 5000 euro Lazlos së Paktit të Stabilitetit, ndërron fishekun e bravës së çelësit, bën pra një akt të shëmtuar njësoj si një hajdut ordiner që hap dyert e pallateve apo të vilave për të vjedhur.
Ky njeri që ka marrë peng demokracinë do të duhet të largohet urgjentisht që aty dhe në qoftë se është me të vërtetë ashtu siç e mbanin intelektualët që ai i rreshtonte dhe u bënte zbor si ata konviktorët e gjorë, ky, pra, Luli me shalë të gjata, siç i thotë ai që përmenda më sipër, duhet të dorëzojë çelësin dhe jo të ndërrojë bravën.
Mirëpo brava dhe fisheku që u ndërrua në mesnatë janë një shenjë e keqe dhe një parathënie e trishtë për zgjedhjet që po vijnë. Opozita duhet ta dijë dhe të përgatitet se Berisha nuk e dorëzon çelësin e pushtetit.
Ai qysh tani po mendon që të ndërrojë bravat dhe të shfytyrojë godinën e demokracisë shqiptare. Pas kësaj, ai, ashtu siç deklaron Kosovrasti, do t’i drejtohet gjykatës dhe do ta shpallë opozitën fajtore pse mori pushtetin dhe i gjeti dyert mbyllur./Shqip
KETE QESHTJEN E BRAVES SE DERES E KA MESUAR SALA TEK MIQET E TIJ SERBE.
NJEJTE VEPRONIN ATA NE FILLIM VITET 90 SAHERE QE DEPUTETET SHQIPETARE NE KOSOVE DONIN TE NDRYSHONIN DIQKA. BLLOKONIN MBLEDHJET E PASTAJ MBYLLNIN EDHE DYERT,NDERRONIN BRAVAT DHE NESE ESKALONTE SITUATA DERGONIN POLICINE PER TI RRAHUR. TASH E KUPTOJ SE NE CILIN VIT JETON AKOMA SALI BERISHA.
ai nuk dorezon celesin le ta mbaje edhe godinen po te doje. po ai nuk do keto ai do leket tona.
ky autori i shkrimit kot e kruan kaq shume, se keshtu bejne te gjithe si te ndershem keta. Pastaj, po t’i futet antikorrupisoni ose krimi ekonomik, i dalin keq llogarite me studentet ne universitetin e Elbasanit.
Prandaj ka ecur kaq para Shqiperia sepse ka studente si puna jote qe nuk shkojne ne Elbasan per te mesuar por per ti rene bythes.
@h Ky eshte komenti me i mire.Bravo te qafto.Haha
Opozita duhet ta dijë dhe të përgatitet se Berisha nuk e dorëzon çelësin e pushtetit. Ai qysh tani po mendon që të ndërrojë bravat dhe të shfytyrojë godinën e demokracisë shqiptare. Pas kësaj, ai, ashtu siç deklaron Kosovrasti, do t’i drejtohet gjykatës dhe do ta shpallë opozitën fajtore pse mori pushtetindhe i gjeti dyert mbyllur.
O Ilir , pse nuk shpallni kandidaturen si deputete te pavarur ti dhe Merua se keshtu sic po shkojne punet , me duket se do ndodhe oj oj broj njesoj.
Lere fishekun e braves po me keta shpellare te coroditur duhet me pergatit dhe fishekun prej verteti
Rregulloeni pak shkrimin, se shume fjale jane bashke.
Zoti Ilir, suksese dhe faleminderit per artikullin. Bemat e Sali Berishes dhe vasaleve te tij nuk kan te sosur, ne dem te demokracis dhe forcimit te diktatures,. Sju ndan diktatoret ati populli te shumvuajtur. Me keta mafjoz qe pushtetin e muaren me vjedhjek, kerkojn ta mbajn me forc dhe ne menyr rugacerore. kur gjerat nuk jan ne interesin e tyre dhe te paligjeshme, bejn cmos ti kethejn ne faforin e tyre duke ven ne funksjon gjithfar skenaresh. shpesh her ven ne funksjon edhe te ashtuq uajturen drejtesi te pamvarur ne teori, por te mvarur ne praktik qe duhet medoemos te coj uje ne mullirin e sales. ky rast ishemtuar kerkon komoisjon hetimor jo prekja e veshit te junjor Cekes,.P URDHRI I LULEZIM BASHES PER NDERIMIN E BRAVES, MOS HAPJEN E DYERVE DHE MOSLEJIMIN E MBLEDHJES TE JASHTEZAKONSHME, POR TE LIGJESHME DHE TE LAJMERUAR KONFORM LIGJIT DISA DIT ME PPARE PER SHKARKIMIN E NJAZI KOSOVRASTIT SI KRYETAR I KESHILLIT BASHKIAK, PER SHKAK TE KALIMIT NE MINORANCE TE KESHILLTAREVE TE PD, PERBEN SHKELJE TE RENDE LIGJORE, KUR PRETENDOJM TE BEJM SHTET LIGJOR DHE TE BEHEMI PJES E EVROPES. Hapi i pare qe duhet te bente kryeministri ishte shkarkinmi i kryetarit te bashkis.E Dyta duhet te vihet ne vend besimi i votes te qytetareven ndoshta dhe me perseritje votimesh. Per kete eshum aresye te tjera madhore ne dem te demokracis dhe prosperitetit te qytqtareve shqiptare vota e 23 Qershorit duhet ti fshi nga faqja e dheut keta mstra me cfaqe neofashiste.
Qeveria dhe bashkia e TR qartesisht jane dy grumbullime te paligjeshme.
Artikulli eshte shume i goditur,pooor ata qe kane çelsat nuk jane me me vite larg standardeve qe pretendojme te arrijme.Ata tani jane larguar aq shume,ne te gjitha llojet e pikeveshtrimeve,sa distanca tani llogaritet me KOHE.Kete lloj demokrature mund ta shkule vetem nje revolucion qytetar.Se revolucionin e Saliut dhe te Azemit e provuam se çfare na ka bere.
Keta njerez te mbrapshte me ne krye Sali Berisha nuk rrine pa bere veprime te mbrapshta,nuk rrine pa krijuar situata konflikti, me nje fjale nuk rrine pa zhurmuar per te terhequr vemendjen e publikut: Pra nje shprehje popullore thote : E BEN DOBICIN , TA LE NE PREHER DHE TE THOTE – TE RRUAT !
Ne kete fushate te ethshme elektorale do te jene te shumta, pasi mendjet djallezore jane vene ne pune vetem per te prodhuar djallezi .
Zoteri!Ke shkruar tamam sikur te ishte Shqiperia nje qytet i Amerikes JO,JO SHQIPERIA ME KETE MASKARA ESHTE gjugla e Afrikes.Respekte
Caro Ilir, per pesedhjete vjet jane lodhur duke pare neper vrimen e çelsit, tani marrin drynin qe mos ti lene te hyjne brenda. Ha!ha!ha! kete me bente edhe nje magazinier i ndermarrjes ku punoja. Si duhet te veprohet ne keto raste, ose me mire si kam bere Une ne komunizem. Vete i treti nenepunes i kerkuam te paraqitej ne magazine. Mbajtem nje p.v. ku neshkrum te tre, per oren daten dhe vendin. Magazinieri nuk pranonte te nenshkruante asgje, dhe kur paraqitej tek Tirullari i Ndermarrjes i thonte “qe as na kishte pare”. Magazinieri kishte qene nje operativ sigurimi qe ishte pushuar nga puna per abuzime, nuk e di per çfare abuzimesh. E them kete per tu kuptuar qe ishte nje person shume i rrezikshem. Titullari e urdheroj te shkonte ne magazine i cili nuk pranonte te hynte ne magazine. Per te kuadruar situaten shkoj ne PTT dhe i dergoj telegram me pergjigjjeje. Kur me vjen fletushka e telegramit qe e shoqja kishte firmosur, ne oren dhe daten qe kishim fiksuar ne telegram shkuam per te hapur magazinen “me thyerjeje”. Duke pasur parasysh rrezikshmerine e personit me telegram kerkuam edhe ndihmen e policise. Ne oren, daten, ne magazine u paraqit Komisioni, dy police, dhe magazinieri. Nuk po e zgjas me, por ne oren e caktuar, Axhusteri, e Zdrukthtari filluan procesin e “hapjes forcerisht” te magazines. I gjithe procesi me tej vazhdoj pa lejen e magazinierit. Etj etj. U be nje proces gjyqesor dhe ne prezentuam provat, dhe gjyqin e fituam 100%. Nuk rezultoj asnje shkelje e te drejtave te Magazierit. I shkruajti Ramiz Alise (Z. Ilir e din mire çdo te thoshte, nuk ishte shaka) dhe erdhen nga Presidenca e Republikes dhe u ballafaquam, i Derguari nderpreu bisedimet duke i thene magazinierit “ti nuk qenke njeri”. Z. Ilir nuk mund ti “hapin forcerisht” zyrat, dhe shpenzimet ti ngarkohen fajtoreve.