FRESSH kundër FRESSH

8 Maj 2013, 18:47Blog TEMA

Nga Arnold Grabocka

Ekzaktësisht para një viti, Forumi i Rinisë Eurosocialiste ndërmori një fushatë jubilante dhe të kushtueshme nën sloganin “RE:FRESSH”. Qëllimi i kësaj fushate ishte promovimi i figurave të reja brenda forumit, përgatitja e tyre intensive, krijimi i strukturave të freskëta e të forta, si dhe adoptimi i një fryme perëndimore në kuadrin e fushatave politike. Pavarësisht anomalive dhe thashethemeve të pabaza, projekti rezultoi i suksesshëm. Fituese e garës dhe njëkohësisht përfaqësuese e rinisë socialiste u konfirmua Elisa Spiropali. Dy misionet e saj legjitime, të cilat i ka cilido kryetar i forumeve rinore në mbarë botën demokratike, ishin:

-Koordinimi, kohezioni dhe karikimi i bazës së të rinjve me qëllim votimin për Partinë Socialiste në 23 qershor.

-Përfaqësimi i këtij target group-i në Kuvend pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Një ditë pas shpalljes së listave zyrtare të kandidatëve për deputet, një vit pas fillimit të projektit të madh, FRESSH gjendet përballë dy anomalish: zyrtarisht i papërfaqësuar në Kuvend dhe në konflikt ideologjik me vetveten. Le t’i shpjegojmë më në detaj këto dy anomali.

Pikësëpari, edhe me lupë nuk duket kurrkund në listat e PS emri i kryetares së FRESSH. Emri i saj nuk ndodhet as në formë simbolike në ndonjë cep të izoluar. Kjo shmangie mund të jetë bërë prej kryetarit të PS për dy arsye ose shumën e tyre:

1. Konflikte personale të z. Rama me kryetaren e FRESSH. Ky dyshim buron prej disa gjurmësh të gjendura në media përgjatë vitit të fundit. Shembull është konflikti mes të dyja palëve në lidhje me Asamblenë e FRESSH vetëm pak ditë pas rikonfirmimit të Spiropalit kryetare të forumit. Shembull tjetër i pakënaqësive buron prej një shkrimi të Spiropalit pak muaj më parë, kur ajo quante gjithë parinë e re post-G99 të PS një “elitë laptopiste”. Pavarësisht se të gjitha palët kanë mohuar publikisht ekzistencën e këtij konflikti, gjurmët mund t’i gjejmë me një shfletim të thjeshtë të arkivave të cilësdo gazetë apo televizioni. Këto pakënaqësi të kamufluara si dalje prej boshtit qendror të partisë mund të kenë shtyrë kryetarin e PS të mbajë Spiropalin jashtë listave. Megjithatë, kjo nuk mund të jetë një arsye e fortë. Z. Rama nuk mund të dalë prej boshtit politik perëndimor të përfaqësimit duke anihiluar për shkak të mërive personale cilindo kontakt të të rinjve (një nga target group-et më të mëdha në vend) me Kuvendin. Në rastin më ekstrem ai duhej të paktën të vendoste ndonjë figurë tjetër përfaqësuese të FRESSH në lista. Në një kohë kur Partia Demokratike përfaqëson të rinjtë e FRPD me z. Gerti Bogdani (madje i gjashti në listë për Tiranën), është e pamendueshme sesi një strukturë liberale politike si PS të mbajë këto qëndrime. Për këtë arsye, mëria personale nuk më duket argument shumë i besueshëm në shpjegimin koherent të kësaj historie.

2. Frika e moskontrollit të FRESSH. Duke qenë forumi më i madh rinor në Shqipëri, FRESSH është edhe më i vështiri për t’u kontrolluar në kushtet e autoritarizmit inter-partiak. Z. Rama është shumë i qartë se kujtdo të cilit i lihet dorë e lirë në koordinimin e një forumi rinor gati-të barabartë në numra me gjithë partinë, mund të jetë shumë i vështirë për t’u kontrolluar. Për këtë arsye autoritetin e FRESSH ai e ka fragmentuar në gjashtë a më shumë pjesë. Mbase z. Rama ka paranojën se nëse kryetari i një forumi të tillë kolosal në numra lihet të përfaqësojë edhe në Kuvend, kjo mund të jetë gjeneza e një shantazhi të ardhshëm politik. Arsye e logjikshme për autoritarizmin paranojak, por jo për një parti me demokraci të brendshme të shëndetshme.

Njëra nga këto arsye, ose të dyja të kombinuara, mund ta kenë çuar kryetarin e PS në lënien memec të forumit më të madh rinor në vend. Mesazhi i tij është i qartë: s’duhet të ketë zëra ndryshe, s’duhet të ketë të rinj që shprehin kritikë konstruktive, s’duhet madje as të vihen në dyshim vendimet e tij. Provat për këtë janë të pafundme (sidomos performanca skandaloze e mosmarrjes së sugjerimeve prej FRESSH në lidhje me koalicionin PS-LSI).

Në kuadrin e kësaj memecërie të induktuar, të rinjtë e FRESSH janë polarizuar në dy grupime. Të parët, ata me “një këmbë jashtë”, të cilët pas cilësdo kritike konstruktive quhen berishistë, salistë, sorra, bukëshkelur e kështu me radhë. Të dytët janë ata të cilët konformohen. Pasi u kuptua se FRESSH nuk do të përfaqësohej në Kuvend prej askujt, këta të fundit nuk u menduan dy herë dhe mbrojtën vendimet e partisë. Megjithatë, kjo është paradoksale. Këta të rinj, të cilët duhet të kenë ideale dhe të sjellin freski brenda gjithë strukturës, pranojnë paradoksalisht se përfaqësohen nga partia ndërsa struktura ku ata militojnë po mercenarizohet për vota.

Pa kokën e përfaqësimit në Kuvend, ata shpresojnë se do e kenë njërën këmbë në administratë.

Konflikti inter-strukturor shkon edhe më thellë. Dy ditë para zyrtarizimit të listave, një lajm i rremë u dërgua për mediat. Presupozohej që FRESSH të dilte në protestë meqenëse nuk do të përfaqësohej në Kuvend. Për këtë lajm anonim u akuzua entiteti qeveritar. Sa herë e më shumë po besoj se në fakt, lajmi buronte prej strukturave rrënjësisht të pakënaqura brenda FRESSH. Për të qetësuar të rinjtë, kryetarja e FRESSH qartësoi menjëherë se ajo do t’i përfaqësonte në Kuvend. Vetëm një ditë më vonë doli se ajo ishte e gabuar.

Në këtë pikë, e vetmja mënyrë që i siguron kryetares së FRESSH jo vetëm mbijetesën politike, por edhe përfaqësimin e zërit të të rinjve, është kritika brenda-partiake, qoftë edhe me kushtin e humbjes së disa votave më shumë. Ajo duhet të kuptojë se heshtja përforcon status quo-në stanjante të partisë që e ka tradhtuar. Njëkohësisht, nuk duhet të qëndrojë pezull me shpresën se mos katër vjet më vonë do të ketë ndonjë shans. Të rinjtë eurosocialistë nuk do të presin edhe 4 vjet të tjera memecërinë dhe shpresën për ndonjë krunde.

13 komente në “FRESSH kundër FRESSH”

  1. Djalosh, jam nje ish-petagogu yt qe vertete nuk desha te replikoja me ty, sepse te njoh shume mire dhe me vjen keq per smundjen e gjithkujte per te shkruar.
    megjithate po te jap nje keshille qe do mund te te sherbeje per gjithe jeten; “mos u rrit kurre para kohe dhe mos fol e shkruaj kurre kundra vetvetes, ndryshe perfundon ne vetperjashtim nga papjekuria dhe jo nga shoqeria” thote i madhi filozof gjerman Arthur Shopenhauer tek libi i tij “Vjersimi mendimit dhe moshes”.

    1. rina says:

      Pse i ka fshire TemA gjithe ato komente te djeshme?

      1. y.l. says:

        ///tema te mos komandohet nga ps, komentet mos i censurojne e fshijne

    2. Greis says:

      Do i ket deshtuar plani ps per te kontrolluar gjith te rinjte dhe tani u fshi komentet t’gjitheve. Censura, ja me ça parti keni te beni,,, nje mal me plehra.

    3. Anton Nepravishta says:

      I dashur profesor,

      Nese dini italisht, ju ftoj e shikoni kete pjese nga filmi i famshem italian La Meglio Gioventu:
      http://www.youtube.com/watch?v=poGW2baJRXE

      Nuk kam opinion per shkrimin e autorit, por lerini njerezit te shkruajne se ju dinosauret e se shkuares keni privatizuar gjithcka dhe keni 20 vjet qe na lini ne tranzicionin tuaj.

      Sa per dijeni, ai qe ju quani filozof i madh gjerman, ka qene nje koqe kandari.

      1. Banderas says:

        Per Anton Nepravishten:
        Ju jeni nje brez i ri,qe kerkoni te gjeni IDENTITETIT TUAJ REAL!!!
        Por ky identitet nuk SHPIKET,as KERKOHET,as luhet ne BASTE,por fitohet me STUDIME,PUNE dhe LUFTE PER T’U BERE NJEREZ TE AFTE,per te konkuruar denjesisht ne shoqerine moderne!!!
        Rinia e FRSH-it,ne radhe te pare duhet te dallohej ne DEMASKIMIN E KRIMEVE TE PANUMERTA TE REGJIMIT TE BERISHES!!!
        Protestat duhet te ishin te vazhdueshme,qe te ngrinin ne kembe te gjithe popullin!!!
        Ju duhet te ishit OKSIGJENI,qe do te ndizte FLAKEN E MADHE KU DUHEJ TE DIGJEJ KJO MKLIKE KRIMINALE ANTI SHQIPTARE!!!
        Regjimi i Berishes ka SUNDUAR SI PUSHTUES FASHIST,ndaj FRESH-it i ka takuar te LUFTONTE NJELLOJ SI KUNDER PUSHTUESVE!!!
        Por ju,te dashur FRESH-ista jeni sjelle si DASMORE!!!
        Merrni shembull nga RINIA greke,franceze etj!!!
        Pa ju krahasuar me RININE ARABE,qe ju nuk i vini as tek thembra e kepuces!!!
        JO POSTE TANI,por kur ta MERITONI!!!

        LUFTONI NJEHERE,DALLOHUNI NE KETE LUFTE PER JETEN,KULTUREN,HISTORINE E DINJITETIN NJEREZOR,pastaj kerkoni POSTE!!!
        Cfare ka bere kjo Spiropali keto vitet e fundit,pervec LLAFEVE ne studiot televizive dhe kaq???
        Deputeti eshte perfaqesues i popullit e jo vetem i ca te rinjve,si ju,qe nuk i njeh ASKUSH vetem se vete NJERI TJETRIN dhe vetem ne SALLA MITINGJESH!!!

        1. Anton Nepravishta says:

          I dashur Banderas,
          Nuk jam anetar i FRESSH-it e prandaj nuk komentova mbi shkrimin e autorit. Nuk e di te verteten e luftes se tyre te brendshme dhe per me teper as qe me intereson. Shqetesuese mbetet qe nje pedagog i kerkon nje te riu qe mos te shkruaje.

          Sa per te tjerat qe ke thene, jam dakort. Fillimisht duhet te vije puna e pastaj postet. Prandaj nuk i honeps dot Saimir Tahirerat e Erjon Veliajt qe pas asnje dite kontribut ne Partine Socialsite behen me te pushtetshem se cdo anetar tjeter. Ky eshte modeli qe po promovon Rama; rri urte e lepij bythen dhe do ecesh perpara.

    4. valter says:

      I nderuar mesimdhenes (se profesor me vjen keq te te them, pasi tek ne nuk ka profesor), jam i bindur qe sdo ta kesh lexuar kurre Shopenhauer mesa e kam lexuar une Konfucin por qe i di ndonje shprehje mjaft domethenese te tij. Une bej pjese si puna jote ne shtresen akademike por spranohem kurre me mendimin apo keshillen qe ju jepni ketij te riu. Edhe nese ky i ri mund te ket gabim (siaps jush) pasi sipas asaj qe lexova nuk shoh asnje te keqe te kritikoj dhe te mbroj demokracin brenda partise socialiste ku mbizotron diktatura e 1-shit (mostres edi rama), ju vet kini mjaft probleme me arsimin e lart, u ka mbytur injoranca, mediokriteti, u kane zen trute. Lereni rinine te jet kritike edhe nese gabojne, por duhet te ken shpirtin e debatit, te daljes nga ajo guacka e ombrelles se partise, te aftesise per te reflektuar nese diçka qe thot lideri i tyre eshte e mire apo e keqe. Une e di qe ti je mesuar me idealet e PPSH, por ne demokraci eshte baza qe vendos dhe jo kryetari.

    5. sinan hibro says:

      Bashkohem me sugjerimin e prof. per autorin ; nuk dua te zgjatem me aresyetime per konfliktin e njohur ndermjet brezave , vec dua te theksoj qe per kohen /tranzicionin qe jetojme, te rinjte e sotem, bejne pergjithesisht pa vend kompetentin, jo vetem brenda familjes qe punon dhe i paguan per shkollimin, laptop-in etj…por edhe ne politike…Nuk kam parasysh te rinjte qe sipas mundesive ndihmojne familjet, psh. emigrantet, apo ata qe studiojne dhe punojne njekohesisht . Kam parasysh te rinjte qe fale sistemit arsimor te sotem , bejne sikur studiojne ….Ata qe ndjehen adult per te kerkuar te drejtat e tyre , por harrojne qe 18 vjecaret europiane / amerikane , perpiqen dhe punojne qe lirine e tyre te te menduarit ta fitojne ne jete edhe me forcat e tyre …Per t’u kthyer te shkrimi dhe autori, do me pelqente qe ky i fundit , fillimisht te sqaronte pozicionin e tij brenda FRESSH… Pas kesaj edhe mund te bej analiza me dy aresyet apo shumen e tyre qe paskan detyruar kryetarin te mos kandidoj Spiropalin…Per ta mbyllur, cudia ime lidhet me faktin : – si ka mundesi qe sidoqe te rinj qe nuk e kane jetuar ate kohe , si Spiropali ashtu dhe autori shkrimit, raportin e politikes me te rinjte, e perceptojne si komsomolasit e kohes tone !

  2. mbeshtetje per te rinjte says:

    Z. Mero! Po pse u fshine komentet! ? Po pse.keshtu!? Lerini te rinjte te shprehen. Ju z. Pedagog duhet te krenoheni qe keni edukuar nje njeri te lire. E rendesishme eshte te jesh i lire dhe te shprehesh mendimin. Pse u shqetesua kupola per komentet?! A mos jeni edhe ju pjese e kesaj kupole. Per mua ky djali ka shume te drejte.

  3. fatmiri says:

    Une do ti quaja keta; te rinj qe perkedhelin veten. Ne qoftese ky djali e krahason Spitopalin me Bogdanin, me duket thellesisht gabim, ne mos faj. Me sa e kam degjuar ne tv apo shkrime , Spiropali eshte vajze kurajoze dhe e zgjuar dhe ka ideale, kritikon gabimet qe mund te behen, por nuk besoj se del kunder vetvetes, ndryshe le te shkoje te freshi Kastriot Islamit, Fatos Nanos apo Arben Malaj. megjithate, jo gjithmone ne emer te fjales se lire, te jeshe per çdo gje kunder, se kjo te ben perjashtues vete. Po toleranca dhe arsyetimi, po llogjika dhe mendimi, po vlera e respekti, po ideali ne qoftese ke? Pastaj, prish apo rregullon me shume tani, ne keto kohe po te mbjellish perçarje.? Cila eshte me e rendesishme transformimi shoqerise dhe Shqiperise qe eshte ne stanjacion e eshte kthyer mbrapa, apo dalja nga ky vorbull? Cila eshte rruga? Voto per idealin tend, pastaj ben analizat.

  4. arbeni says:

    I Dashur Arnold,nuk e ke sensin e te berit krahasim. Bogdani eshte si eshte, por leh atje ku e ushqejne ndersa Spiropordha ju duk vetja e rendesishme ,e pamvarur e gati gati me e madhe se kryetari i partise,bile filloi te fyeje jo vetem ate por gjithe kryesine ndersa dilte si e ftuar nderi tek televizionet me antikombetare e antisocialiste duke i dhene rendesi vetes e bilbiluar sikur te ishte vete Margaret Thecer.Rrituni ca,piquni e mos u ngazelleni deri ne prishje pas cdo elozhi qe ju bejne,pastaj te shohim.

  5. freshist i zhgenjyer says:

    Profesor, o professor ne cfare kapitulli e paske mesuar qe studentet nuk duhet te shprehin mendimin e tyre te lire. I paske vene titull te madh vetes. Lereni more rinine te mendoje e te veproje si duhet, boll vojtem ne kohen e “te ndjerit”. Ndersa persa I perket autorit te shkrimit, I lumte mendja dhe pena se qenka djale flori. Po ku merrni vesh ju nga floriri, jeni mesuar me kallp. Ky Veliaj, si pergjegjes I partise per rinine investoj aq shume per keta te rinj, para dhe energji, per te ngritur strukturat e rinise ne gjithe Shqiperine, por e paska patur fushate per veten e vet dhe per ti treguar kryetarit te tij qe ja une po punoj, por keta te rinjte qe e morren seriozisht kete pune dhe se kuptuan qellimin e Veliajt, mbeten te zhgenjyerdhe ti nuk do as t’ju permendet emir. Turp, turp per njerez te tille qe akoma vegjetojne ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje