Prej kohësh jemi futur në një qerthull identiteti. Ku vlera e një individi po konsiderohet një fjalë bredharake dhe e paqëndrueshme. Ajo lundron me lehtësi midis asaj që ka lidhje me paranë, pushtetin dhe asaj që tashmë ka kohë që është thirrur si identitet.
Nuk ka shumë vite që jam larguar nga vendlindja ime, Mirdita. Dhe ende nuk është shkëputur vështrimi nga ai truall ku ruaj kujtimet më të bukura. Janë pikërisht ato copëza kujtese që edhe në dash t`i zhdukësh nuk arrin ta realizosh dot. Me sa duket janë ngulur thellë në mendje ku miku im i fëmijërisë në vendlindje dhe unë në një qytet tjetër kujtojmë me mall çastet kur gërvishnim këmbët në gurët e vegjël të zallit. Pikërisht janë këto kujtime që më detyrojnë të hedh vështrimin shpeshherë edhe në at`anë.
Ka kohë që modelet kulturore nuk janë statike dhe aq më tepër të qëndrueshme për periudha të gjata. E gjithë kjo për arsyen e thjeshtë se një model i caktuar kulturor edhe pse mund të ketë qëndruar për një periudhë të gjatë, mund të qëllojë të bie në kontradiktë me kohën e tashme. E them këtë pasi mendoj se qytetarët e këtij rrethi, por jo vetëm, u habitën shumë kur mësuan se mirditorët nuk do të përfaqësohen më nga kritiku letrar i Kadaresë, profesori i gazetarisë dhe mbi të gjitha një personazh aktiv i mendimit ndryshe në hapësirën publike siç është Mark Marku. Andej nga fshati im thuhet se vendi i tij është zënë nga ikanaku i socialistëve si shpërblim i shitjes së votës nga ai.
Pa u zgjatur më tepër më duhet të shpjegoj në ç`kuptim po e përdor dhe bindjet që i vesh. Në asnjë mënyrë që të radhis këdoqoftë nën bajrakun tim, se s`kam ndonjë bajrak, i rri larg çdo partie, tarafi apo ndonjë grupi influencues; për mua s`ka gjë më të çmuar se pavarësia e mendjes, por më duket e ndershme që sapo paraqes vizionin tim për gjërat, të them pa dredha dhe ato që besoj.
Pasi e kam menduar gjerë e gjatë me veten këtë paturpësi të doktorit ndaj një intelektuali, përsëri them sa mirë ka bërë që e hoqi qafe. Fundja as ne mirditorëve dhe as doktorit nuk i hyjnë në punë njerëzit e lirë. A mund të interesojnë ata persona që nuk ke asnjë mundësi t`i mbërthesh me darën e interesave, parasë, pushtetit dhe në fund të fundit nuk ke mundësi as të arrish këtë edhe nëpërmjet shantazhit. Për këta njerëz është i çelur kafazi dhe janë përgjithmonë të lirë të fluturojnë.
Në vend të tyre ka preferuar ata njerëz që më tepër ngjasojnë me ato insekte që maskohen në degë për t`u harruar në palëvizshmërinë bimore që mund të konsiderohet shëmbëllimi i njeriut që fundoset në konformizëm për të mos qenë i përgjegjshëm, ai që i dorëzohet idesë së zhvatjes apo pazarllëqeve të paskrupullta, për të mos u përballur me faktet dhe njerëzit. Ke shumë të drejtë doktor!
Njerëzit e lirë është vështirë të mbërthehen edhe atëherë kur kritikojnë pushtetin, të cilit i përkasin. Në vend të kulturës ke preferuar të zgjedhësh të çalët mendorë, në vend të moralit ke zgjedhur amoralin, në vend të dijes, mundit ke zgjedhur grabitjen e shtetit në `96-ën, padijen dhe matrapazllëkun.
Dua shumë të mendoj se ky hov që më ka mbërthyer shpresoj të jetë i përkohshëm edhe pse e di se ngelem i paaftë t`i kapërcej lehtë shqetësimet kur e kaloj vështrimin në realitetin e sotëm në qarkun e Lezhës. Një realitet i karakterizuar prej një mungese të madhe simetrie të ngjarjeve që ndodhin në vend dhe paraqitjes së tyre nga aksh politikanë.
Doktor! Të rrafshosh njerëzit e kulturës e ke lënë shoqërinë pa ndreqës, sistemi jonë kulturor po vazhdon të çoroditët sakaq, si një shkurre që s’e krasisim më dhe që kthehet në gjendje të egër. Me sa duket nuk e ke ende ndërmend të shkëpusësh raportin makabër të këtyre njerëzve me paranë dhe me mënyrën se si i fitojnë, bëhet gjithmonë e më shumë një raport i neveritshëm. Këta njerëz po vazhdojnë ta shndërrojnë paranë kriter për çdo nderim, bazë të çdo pushteti, të çdo hierarkie, kjo shpie në shthurjen e indit shoqëror.
Anipse ky shkrim nuk ka aspak ndërmend të thurë elozhe ndaj asnjë personi dhe për më tepër të fryjë gjërat jashtë logjikës që i përkasin. Ky nuk është qëllim në vetvete. Por mendoj se profesor Marku dhe përtej emrit Mark, që mund të ishte gjithsecili nga ne; përfaqëson atë individ që ndoshta vite më parë ose në ditët e sotme përpëlitet ose është përpëlitur mes vështirësisë për të siguruar jetesën me punë të ndershme dhe me të drejtën e Zotit, madje mund të kenë arritur deri aty sa mund t’i kenë hequr vetes një vakt ngrënie si kursim për të blerë të nesërmen një libër shkolle, me poezi, roman, apo ndoshta një libër politik; për të kuptuar këtë dreq politike që e cila nuk po len vlerë në këmbë. Sigurisht ky lloji kalibri njerëzish nëse arrijnë të ruajnë shëndetin nuk kanë asnjë kufi. Asnjë!
Këtu nuk është fjala për ankthe të pabaza që kanë shoqëruar kalimin prej një viti në tjetrin, as për mallkimet që e kanë zakon të lëshojnë qysh prej kohësh ata që u druhen ndryshimeve dhe tremben prej ritmit të këtyre. Shqetësimi im është i tjetër lloji. Është shqetësimi i një njeriu që beson fort në vlerat shoqërore, që tmerrohet kur i sheh ato të luhaten, të dobësohen, e që madje në disa krahina po shuhen fare; është ankthi i një të apasionuari pas lirisë që pandehte se kjo mund të ishte vlera me e shenjtë e njeriut dhe i cili vë re të skicohet një botë ku liria, dija dhe identiteti s`do ketë më vend; është frika e një të riu që është i bindur se çdo shpresë dhe alternativë ndryshe e ka mjaft të vështirë të mbijetojë në një terren të tillë, i cili detyrohet të shohë i pafuqishëm rritjen e pazarllëqëve, kontrabandës, hajdutllëkut dhe dëshpërimit.
Dhe sigurisht mund të jetë thirrja e çdo personi që shpreson se gjërat mund të ishin krejt ndryshe. I atij që dëshpërimisht është i afeksionuar fuqishëm ndaj vlerës njerëzore, më të madhes vlerë njerëzore: lirisë, dinjitetit individual, dijes dhe mbi të gjitha vetë jetës, që ende nuk e ka ndërmend të pranojë këtë zvetënim moral, shkatërrim dhe varfërim që na rri si hije mbi kokë.
Pasi mendoj se ju doktor këtyre njerëzve ju ke thyer krenarinë. Dhe këta nuk mendoj se do ju ndjekin. Në rast të kundërt. Nëse ju do i kishit kthyer dinjitetin e vet këtyre qytetarëve, do i kishit detyruar të pranonin shumë gjëra. Mund t`u imponoje sakrifica, detyrime, e madje mund të kishe vazhduar të tregoheshe i paskrupullt: prapë mund të dëgjojnë, do të mbrojnë, do të binden; jo përgjithnjë, por për shumë kohë.
Sot, fati i gjithë këtyre vlerave që mund ta ruanin sadopak këtë ind shoqëror, është vulosur: në rastin më të mirë, ato do të përmbyllin rrugën e shpëtimit, po ashtu si kafshët që për të luftuar kundër rrezikut janë fshehur në skutat e qeta dhe janë rënduar duke u veshur me një lëvozhgë; kanë prodhuar vetëm midhje dhe molusqe që jetojnë me mbeturina. Në rastin më të keq: do të zhduken aty ku janë, të bluara midis dy nofullash të ndryshme të barbarisë së sotme.
Qenka fik Mirdita mor djale! “Hiqja prenes e veja lenes”. E çfare rendesie ka! Parlamenti eshte me bere ligje, na gjej nje ligj qe na paska propozuar ky Profesori Juaj! Na gjej nje ligj qe na ka propozuar ky insekti! “I zgjuar budalla, a budalla i zgjuar”. Me duket se ky budallaj eshte i zgjuar. Shqipria eshte nje nevojtore, nje vend i korruptuar deri ne qelizat e fundit aq sa nuk kane asnje problem keto qe na thua. Problemi nuk eshte çfare na shkruan, pasi sipas kushtetutes çdo qytetar qe ka mbushur moshen 18 vjeç ka te drejte “te zgjedhe dhe te zgjidhet”. Ne rastin konkret ka te drejte edhe pehlivani edhe hajvani. Problemi eshte demokracia! Shqiperia nuk eshte demokraci! Se Ju e merrni per demokraci ate çfare eshte shqiperia, nuk ja vlen te diskutojme. Shqiperia eshte demokraci sot me kete ligj elektoral, aq sa ishte demokraci ne kohen e Dulles se I-re. Me kete Dullen e II-te Ju jeni ne nje sistem islamiko-mafioz.
Pertej komenteve lidhur me PD apo PS mendoj se politika tashme eshte nje profesion me vehte dhe me kohe te plote.
Mark Marku bente politikanin part-time. Ne fund te fundit i tille ishte edhe kandidimi; doktori e mori ne tel ne France ku i komunikoi qe je ne liste dhe ai pranoi te ishte politikan part-time c’ka do te thoshte qe edhe largimi i tij do te ishte pa ndonje brerje ndergjegje nga te dyja palet.
Nga ana tjeter Eldar duhet te dish qe familja e se shoqes, familja Shehri, eshte tashme pjese e FRD dhe me nje kandidat per deputet.
Politika shqiptare e ketij stili eshte …
Ha ha, me shishe birre ne dorè,kuqalashe duket.Kete hartimin ta shkruajti Marku, se kur ka qene ne gjimnaz te Rreshenit shkruante hartime me porosi, helbete si konviktor qe ishte dilte ndonje byrek a capue.
Natyrisht që Mark-u do zëvendësohej me Islam-in…
Në Elbasan :
1. Imam-i
2. Selam-i
3. Turk-u
…
Në Dibër:
1. Sheh-u
2. Hoxh(ë)-a
…etj.
Neper studiot TV ka qene nje kelysh i rrahur keq.Njeri pa shtylle kurrizore.Dhe ne fund perfundon ne koshon e plehtave qe nuk vlejne as per riciklim