Të rrëzuarat në sallë

6 Maj 2013, 10:48Blog TEMA
Të rrëzuarat në sallë

Çingijet e PD-së

Nga Desada Metaj

Në një sallë mijëravendeshe, të mbushur tej e tej me gra, gëzimi dhe entuziazmi më duket si gjëja më e pavend, ndërsa në skenë ka këngëtarë që mbajnë fjalime dhe politikanë që recitojnë fjalime të stilit amerikan. Asnjë impiant ndriçimi nuk mund ta fshehë lodhjen dhe trishtimin në sytë e mijëra grave që mbushën sallën në konventën e grave demokrate. As frikën se “shefet” në sallë do vinin re mungesën e entuziazmit. Askujt nuk i mbetet asgjë në mendje në atë sallë. Ato që janë në rreshtat e para dhe për të cilat bëhet festa, janë kujdesur që ”të tjerat”, ato që dëgjojnë ulur në sallë, të zbaviten ose me vajza të bukura këngëtare, aktore apo aktruese.

Gratë e rreshtit të parë apo ”gratë shefe” tashmë e kanë kohën e zënë me fushatën që ka nisur, emrat e listës së deputetëve, karrierën dhe paratë e burrave apo partnerëve, fustanin që do zgjedhin (asnjëherë 2 njësoj)….

Shefet nuk e dinë asnjëherë se si këto bukuroshe kanë përfunduar në radhët e para të grave demokrate. Ose te paktën kështu thonë. Sepse, vetë në thelb, pak apo shumë pak prej tyre janë të sigurta për vendin që kanë. Shefet nuk kanë dëgjuar mbase asnjëherë këngët e këngëtares që kanë në krah apo nuk kanë parë kurrë shfaqjen e aktores që kanë ngjitur, por kjo s’ka rëndësi. Madje, duket më e lehtë për to, ndërsa nëpër tavolina do llomotisin se këto janë ”peshqeshe” të dikujt tjetër.

Prej 8 vitesh, këto “gra shefe” e katandisën tribunën e së djathtës një paçavure, ku çdo demokrateje do t’i vinte turp të ulej. S’kam asgjë kundër artit, madje emri i Inva Mulës në krye të listës së bashkiakëve të Tiranës u jep nder qytetarëve dhe demokratëve. Por modeli, që këto zonja po përpiqen të na servirin, është më i gabuari dhe më i dëmshmi për të djathtën ne Shqipëri. Nuk dua t’i hyj analizës se si u ngjitën (edhe duke u rrëzuar) shkallët e karrierës në politikë. Se sa herë u përgjëruan për një post dhe “luftuan” shoqet e tyre më fort se këdo. Se sa pa dinjitet shfrytëzuan lidhjet, miqësitë, militantet për të arritur atje ku donin.

Por në mandatin e tretë duhet më shumë kujdes! Tashmë terreni nuk është më si 8 vjet më parë. Kur KOP-i ishte risi dhe kur në konventë brohoritjet dhe entuziazmi ishte i sinqertë. Kur ato që kishin vendin në skenë, ishin atje dhe, kur intelektualet, mësueset, mjeket, fizikanet, kimistet, madje dhe biznesmenët ishin në sallë. Por harresa, etja për para dhe pushtet i shndërroi këto gra “qëndrestaret” e vërteta të PD në mbetje arkeologjike. Sepse paraja dhe pushteti rendin drejt epshit dhe rëndom në Shqipëri drejt vulgaritetit.

Ndaj, pas 8 vjetësh, nëse do më kërkoni të flisja në atë konventë (dhe do pranoja sigurisht), do kërkoja me sy dhjetëra fisniket që kam njohur për 8 vjet në fushatat e PD. Do mundohesha t’i përshëndesja thjesht me 2 fjalë, madje do i kërkoja ndjesë pse shumë prej tyre janë ende pa punë, sepse “shefja” e saj nuk e njeh, ajo është bërë “shefe” pas 2005-s. Do flisja pa pompozitet, pa lexuar në prompter, por duke i parë me zemër, sepse e di që, sado të poshtërohen këto gra, do votojnë sërish djathtas, njësoj si unë. Ato kanë dinjitet. Madje në fund edhe mund të rrezohesha, është krejt njerëzore. Por do ishte “rrëzim” dinjitoz, sepse ndërkohe do kisha thënë ato ç’kisha ne mendje e zemër. Më erdhi keq për dikë që u rrëzua dhe u bë lajm dhe nuk po bëhet lajm që shumica e atyre grave të heshtura në sallë ja-në të rrëzuarat e vërteta nga pushteti i këtyre zonjave ”shefe”, që tani duan të na zbavitin edhe me çingi.

51 komente në “Të rrëzuarat në sallë”

  1. eljo says:

    kur ecin ne karrier femra si ciljeta e greta e grida kjo eshte skandaloze! e dime qe politika eshte kuck po nuk mund te behet me kucka ne nje vend qe eshte kaq i degraduar nga politika, duhen njerez serioz dhe punetor perndryshe ky vend do te rri ne vend numero!

    1. lini says:

      Imagjino cfare perfaqesimi mund te kemi me Ciljeten qe e nisi karrieren nga 0900 e famshme, pastaj me nja 2 videoklipe duke u cveshur, pastaj me intervistat skandaloze te canit dhe tani ne listat e PD per deputet, mjer populli thuaj.

      1. enisa says:

        Po kshu si eshte katandisur PD eshte turp, duhet te reilind dhe ajo parti pas nje rilindje te gjithe vendit, duhet te pastrohet nga mbeturinat e fundit komuniste dhe nga sherbetoret e fundit te ramizit dhe enverit

      2. elisa says:

        Ky vend ka nevoj per njerez qe punojn njerez qe kane treguar se kush jane dhe i intereson ky vend, njerez si rama qe e ndertoi dhe nje here nga e para kete qyrtet jo si saliu qe ka 8 vjet qe punon per familjen e tij dhe shkaterron kete shqiperi.duhet te rilind ky vend.

    2. herta says:

      Greta Koci e Ciljeta e Anjeza qe nisen me koncerte ne mitingjet e PD u pa qe njerzit bertisnin o per kenget o per bythet e tyre dhe u futen ne parti qe te gjeneronin vota, a thua kane ndonje lidhje per arsimim ose dicka tjeter, ne PD nuk eshte kriter ?

    3. poli says:

      Nje tufe me dele atje ne PD qe marrin ca nga kto si puna e Cilit qe karrieren muzikore e arriti me te zhveshur dhe imagjino kte politiken me te hypur, do i zene vendin sokol olldashit e edi palokes qe duhet thene qe jane me poshte akoma.

    4. yllka says:

      fakti eshte qe partia demokratike po lufton per ti bere lavazh popullit, ti joshi me cica dhe bythe sepse nuk mund ti ofroje asgje konkrete pasi ska asnje program. mundohet qe ti joshi njerezit me show e llafe te bukura pasi veprat i ka 0! populli shqiptar sduhet te bjeri pre e ketyre gjerave dhe duhet ta luftoj ne cdo cep te vendit!

    5. Jetmira says:

      une jam krenare per shumicen e grave te partise time. edhe pse greta koci nuk me perfaqson une ndihem e perfaqsuar nga majlinda, nga jozi e shume te tjera. nuk ka nevoje te jesh shefe per tu ndier e degjuar. femrat e pd jane te respektuar e jo te dhunuar. uroja qe pd me qeverine e re te angazhoje sa me shume gra ne politike pasi vajzat dhe grate qe punojne cdo dite per te siguruar votat he respektin e qytetareve jane ato qe skane per tu rezuar kurre sado mirenjohes apo mos mirenjohes te jene burrat e partise. femrat e partise time jane burrnesha intelektuale

      1. fatmiri says:

        Shiko jetmira! Edhe me vjen keq edhe s’me vjen qe ta theme, por do te pyesja: kush jane grate burrenesha te pd-se; Maljlinda qe llafosej me Haxhinaston ne Bruksel, “hajde te degjosh pordhet e ketyre”, (nje shembull mora, pa ka shume)Jozefina ironike, gojehalé apo nepotike, Raimonda me biografi te djeshme e te sotem, me goje te çthurur e me dalje llafesh e nga e shoqja e Ismahili qe kur ish koce, Mesila apo leljla…pastaj vazhdo me Ciljeten (uuu sa turp per nje parti qe mendon per popullin me bythe) apo Greta…Po pse moj keto do ta nxjerrin nga bataku Shqiperine, kur ato lakuriq i ke tere diten se nuk durojne dot, po shyqyr qe kane dal dhe vegla artificiale tani e i mbajne ne çante me vete. Mos flisni kot, pd ka mbaruar si parti dhe si aspirate e dikurshme, eshte kthyer ne nje bande qe mban varur ca shqiptare interesaxhi, s’u behte vone per te tjeret te vdesin a rrojne, e per te shpetuar koken neser, kerkojne te behen deputet sot. Liri-demokraci, poshte fashizmi dhe tradhetaret, Lavdi popullit qe permbys regjime per te ardhmen e tij dhe femijeve te tij dhe qe mbron trojet nga hajdutet, tradhetaret dhe injorantet e kohes!

    6. antonio says:

      Shprehjen e urte te popullit se POLITIKA ESHTE KURVE,Sali Berisha e beri realitet:KURVAT JANE TE AFTA PER POLITIKE!!!

    7. perralla me mbret says:

      Zonja Desada ky eshte kolumni me i coroditur qe koam lexuar ndonjehere.Ti mi zonje si t’ishe ndoj evlia e te kesh lexuar mendjet e shpirterat e ketyre “grave te rrezuara”.

    8. Arban Hasani says:

      Po Cili, nuk qenka ne foto?!!! Se mos eshte divorcuar me PD se jam ne merak!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/u-mbars-cili-dheee.html

    9. Shpetim says:

      hahhah Zoti vonon por nuk harron .. thote nje shprehje

  2. rea says:

    Te lumte grua inteligjente, me zemer dhe e thelle.Keto lloj grash,shefe me taka te karta, shefe misse dhe shefe thonjsh do e fundosin anijen e shpreses se PD , sepse ku.vat kane permbys perandori e jo me nje parti qe edhe vete s e di sec cfare perfaqeson,
    poshte partia e familjes partia shpk e Argites, sales e lirise dhe zengerdecit

  3. ILIRET says:

    I keni dhene perseri vlere kur thoni jane shnderruar ne mbetje arkeologjike. Mbetjet arkeologjike sidoqofte kane vlere. Ato ne fakt jane shnderruar ne jashteqitje njerezore ose fosile humane… ose ne rastin me te mire, sex i degjeneruar

  4. Rilindje says:

    Uaaaa na habiti Desada. I paska ardhur keq per Griden keshtu? Nejse, e kuptoni edhe ju qe kesaj here PD-ja do ndeshkohet me voten e shqiptareve, ndaj keni filluar te flirtoni me opoziten.

  5. lisjen says:

    ik more me gjith kto sharabajgat e pd. ngelen duke u marre me llafe. plerat e dreqit.

    1. gulo says:

      gjate jetes njeriu meson qe kuckat ecin ne partine demokratike cit. Nard Ndoka!

    2. ikona says:

      po ca surreterrish te shpifur qe jane keto te pd-s femra histerike, sikur jane ne menopauze qe 16 vjec! na hapen barkun

  6. ilvia says:

    rrokullisjen e demokrateve drejt humneres nuk e ndalon dot asnje, madje greta me shoqe e shtyjne me perpara drejt humneres partine demokratike! ironia e Rames ne fakt eshte nje fakt i nevojshem, DUHET RILINDJE EDHE PER PARTINE DEMOKRATIKE kur te kaloje ne opozite ne 24 qershor!
    gjithesesi njerezit nuk duhet te shperqendrohen dhe duhet te kene nje synim, largimin e SALI BERISHES!

  7. lipe says:

    Dikur, diktatori Mehmet Shehu, ne nje nga ato inspektimet e tij terroriste, ndaloi ne nje fshat te Mallakastres. Toka qe leruar taze dhe ai pyeti agranomin se sa dite duheshin per te hedhur faren. Agranomi po mendohej per te dhene nje pergjigje shkencore. Shehu i drejtohet nje plaku aty afer me te njejten pyetje. Plaku uli pantallonat e shajakta dhe vuri bythen ne token e lagur.“Duhen 6-7 dite” – foli me siguri. Mehmet Shehu iu drejtua agranomit: “E sheh? Ajo koka jote di me pak se bytha e fashtarit”. Edhe ne PD mjaft intelektuale, demokrate qe kane lene kohen e tyre te çmuar ne fushta elektorale moren mesazhin se ata vlenin politikisht me pak se bytha e Ciljetes apo ajo e Greta Koçit dhe ajo e Bleones.

  8. Ermali says:

    DESADA NJE GAZETARE THJESHTE ESHTE PO RAMES PO I FLASIN GJITHE NJEREZIT E VET QE NGA DUKA BELLO &CO

  9. gertbogdani says:

    Artikull i goditur.
    PD nuk pyet me fare se kush ka bere cfare per ta gjate gjithe kesaj kohe. Po tjetersohet e gjitha si parti, dhe jo vetem per faj te atyre zonjave.
    Me mbushjen e listave me socialiste, tani Demokratet e vertete nuk merren fare parasysh. mendoj se e meritojm te dalim ne opozite me kete situate.

  10. Ermal says:

    DESADA KA QEJFMBETJE MA NANJE FIGURE PER DELUTETE PO FUNDJA NUK KA IK NGA PD PO KTO TE PS TE LEJNE PUSHKEN NE FAQE KALOJNE DIREKT TEK E DJATHTA SA NUK SHKOJNE MIRE ME EDIN

  11. Albano says:

    Ndoshta Desades si kane dhene rrogen ? PAle pale permend dhe mandatin e 3. O desada, te ka keq informu Fevziu, se sdo ket mandat te 3. Vendi e ka bere zgjedhjen tashme dhe kryeminister do jet Edi Rama! Shpresoj dhe jam i bindur se rastet e tilla do jen te minimuzuara, se te them 100% smundem. Por PS e ka treguar ne vite qe eshte ndryshe nga PD

  12. Azgan says:

    Per ju qe nuk i jihni GRIGJAT apo si quhet ajo GRIDA Suma|(Sum ne i thona byths),nji gja du me ju than:sado te shesi ajo gjithcka ka,sban dot aq lek sa me ble t”kalumen e vet.E ka shum te tmershme e te mjer.O zotri esht rrit rrugve kjo rrugace,ka ba shkollen e rrugs or lum miku.Hip e zdryp prej benzi kjo or lum miku.Pranaj rrzohet se nuk asht msu me taka megjithse i ka shum te lira.Ja ble ndertusi ksaj or lum miku.
    O SALI mos fut plena e baxhella n politik or lum miku.

  13. Lusi says:

    Si gjithmone nje grumbullim I detyruar shefen ose shefin per ta qetesuar … Vendin e punes te mbajne vetem ne salle te sillen verdalle sa gjynah blu Andej e blu … Per shefat e Shefet te bertasin qe ne fund te muajit rrogen te marrin

  14. Dada says:

    Peshku qelbet nga koka,thote nje fjale popullore.Pushteti i sotem ne Shqiperi eshte krejtesisht i qelbur,qe nga kryeministri dhe familja e tij dhe te gjithe servilet dhe sahanlepiresit e tij,qe i mbajne postet e tyre vetem duke genjyer dhe duke share e shpifur.Ne kete menyre ata kame grumbulluar pasuri e para te shumta dhe i kane degjeneruar zonjat dhe zonjushat e tyre.Keshtu qe edhe grate Pdiste qe nga Lirija dhe Argita e deri te Ciljeta ,Majlinda,Grida,Bleona etj.jane qelbur.Argita,Bleona dhe Ciljeta kane filluar te qelben qe kur ishin ne bankat e shkolles,sepse e kishin kuptuar se prapthi demokracine.Keshtu qe ketyre zonjave te padenja u ka ardhur radha t’u leshojne vendin te tjerave me te denja dhe qe perfaqesojne masat e gjera popullore .

  15. Ermali says:

    DESADA KA MLLEFET E VETA PO FUNDJA SPO IKEN NGA PD PO SHIFNI DUKEN BELLON BRACEN SPIROPALIN PO I NXINE JETEN KRYETARIT TUAJ ME BUDALLIQET E VETA PRAP NE OPOZITE DO RRI DHE 4 VJET TE MIRA BASHKE ME MUTIN META

  16. Besarti says:

    Te lumte Desada.Grida s’hyn te grat ne fakt,esht ndertuse,e fort,e fuqishme,e qishme,e pelqyshme,esht bushter me ni fjal.I ka hip me koh ajo ….qe 17 vjec ka dal ne cet se ka ardh qe anej nga e s’emes vet.Erdhi ne Tiron dhe kapi burrin e par qe i doli,ska problem pse ishte i vjeter i shemtut si derr me gru me fmij shum,por biznesmen aman,me pare me pallate me makin te fu-qi-shme.Motelet i ka bo telef kjo bundra.Pale zyrat dhe betonat e ndertimit.Ka vjedh jo vetem burrat e leshit por dhe shpin ku banon.nje ordinere e mjer,cfar s’ben per lek ajo.Po nje dit do ta haj me shum…..

  17. Baro Corrogjafi says:

    Konventa e grave shqiptare , mes nje “entuziazmi ” te nje recitimi aktorial te Jozefina Topallit dhe fjales “plot emocione” te Sali Berishes : ” Te dashura gra dhe zonja , te dashura vajza dhe zonjusha…. Keshtu e perseriti disa here Sali Berisha fjalimin e tij . Vajza dhe zonjusha, gra dhe zonja !!!!
    Mirpo Sali Berisha nuk tha asnje fjale se sa eshte perfshirja e ketyre grAVE NE POLITIKE, ne parlament, ne Qeveri ,ku perfaqson vetem Majlinda Bregu :Prandaj Berisha ne çdo mbledhje Qeveria shprehet : Apo jo Majlinda !
    Nje demagogji e vertete edhe ne kete konvente !

  18. REI says:

    Shefet e PD e kane mendjen te takat, thonjt e fustanet a thua se aty mate inteligjenca e nje femre…..Ka merre fund gjithcka ne PD

  19. REI says:

    Kujdes zonje, mbahu kur te biesh…se tjeter skam c’tju them une ju se nuk kuptoni aq shume.

  20. Ermali says:

    PD DHE ALEATET DO FITOJNE ME 23 DHE PS TE RILINDE ME NJE KRYETAR TE RI NE OPOZITE

  21. Rodrigo says:

    Po kjo Desada Meta mos eshte ajo qe e ka nisur karrieren si spikere ne TV Shijak…?!!

  22. besa says:

    Si kane guximin keta PD-istat edhe kerkojne ende 4vite te tjera per ta drejtuar shqiperine kur ne keto 8vite qe po qeverisin vendin vetem sa na kane rrenuar na kane shkaterruar ekonomine dhe kane rritur kriminalitetin & korrupsionin

  23. Shkodrani says:

    Femrat jane krijesa me e bukur. Le te ngrihemi te gjithe ,te largojme keta meshkuj te paskrupull ,qe kane uzurpuar te gjitha partite. Le te jene ne krye te partive femra si : Duma, Bregu, Hafizi, Meksi etj. Po te ishte keshtu,sot do te ishim ne EVROPE.Kurse rreshqitja nga podiumi,eshte fare pa vlere.Kemi pare drejtuese shtetesh ,qe kane rreshqitur ne mes te rruges…..

  24. beso says:

    rruga e pushtetit pershkohet nga karrocat dhe karrocat terhiqen nga kuajt,gomeret dhe lopet.Keshtu ka ndodhur kurdohere dhe ky eshte nje film i gjate sa bota.Sepse ne Shqiperi eshte kthyer ne qellim per te jetuar perfshirja ne forumet e larta te partive,kjo e ka banalizuar politiken dhe vulgarizuar gjuhen e perdorur ne politike.Bien ne skene edhe kengetaret,biles e kane nga droga ndonjehere,por nuk behen aq qesharake sa kembet ne ajer te asaj zv/ministres,qe edhe shoqeve te saj nuk u erdhi keq,ne mos ia kishin uruar.Mbahuni ne kembe o njerez,oj gra!Me pak protagonizem,se jetohet me gjate me xhiro minimale!

  25. Shqiptari says:

    O Desada ! Me kete artikull te pa vlere , u bere shkak ,qe te lexojme banalitete te pakuptimta ndaj femrave shqiptare.Ju duhet te shkruani per vlerat e tyre,e jo te perpiqeni t’i xhvleresoni. Keshtu beni qe femra shqiptare te mos merret me politike.(shume keq).Ne te gjithe boten ,kemi femra shqiptare , qe kane bere emer te mire ,ne : astronomi,muzike,mjekesi……

  26. xixo says:

    Kjo eshte Demokracia bej seks vidh shetit bej poshtersira.

  27. Anadol says:

    O Grigja o seksi i papar na hoqe petllen …. mi debile.O kokleshe o kokboshe se na vdiqe tuj qesh.Po ik mi q.hu se ishe me mir kur bridhje rrugve se kshu ste shkon fare.Kthehu ne origjinalitet se ishe me mir per koken time.Te kishte lezet kur beje beton e shoqeruar gjithmon me bossa.O Grigja shtremse na gajase fare mi dreq,po msohu njicik me ec me taka mi dreq,po blij njicik me te shtrenjta mi dreq,mos i bli te myslym shyri mi dreq.Sa cheap qe je mi dreq,,,,

  28. anonim says:

    Edhe ti qe shkruan je pothuajse si ato te rrexuarat sepse edhe pse paske gjithe keto zhgenjime do votoke perseri djathtas dhe ju ben thirje edhe atyre te rrexuarave qe te votojne si ti.

    Nuk meritoni me teper perderisa pajtoheni me ate qe ju kane bere.

  29. Shqipe says:

    Shkrimi mjaft i goditur. Ah, moj Desada, shpirt demokrate, sot ka dale mode e re! Ne rradhe te pare duhen njerez pa kontribute, servile,..E degjova ate Griden, nuk e kisha njohur me pare (ty, po!). E degjova me vemendje dhe nuk di pse mu duk nje nje servile e pashoqe, e cila mori furcen per te bojatisur shefin e madh, shefen e vogel,(qe u shkri me elokuencen dhe ironine e varteses servile) e te tjera e te tjera.
    Nje demokrate e vertete me zemer, duhet te mbante nje fjale kritike ne vend te lavderimeve.. Une jam nje demokrate si ty, qe prap djathtas do votoj, se s’mund te votoj dot majtas, se do me ngrihej babai nga varri po ta beja. Po mua, megjithese me tesren e PD-s qe ne ’92, as nuk me thirren ne konference, (dhe te them te drejten nuk e di a do te shkoja)..Duan njerez qe ti bejne elozhe dhe te flasin per suksese..i kane harruar te djathtet e vertete. I shkon me mire puna me komunisto-demokrate..Intelektualet qe i mbeshteten me zemer ne vitet e para jane marginizuar..Nuk kane me nevoje per to.
    Desada..ti duhej te kryesoje ne listen e PD ne Tirane…do sillje pa tjeter me shume vota, do ktheje besimin. Kemi nevoje per pak vertetsi e realizem ne kete kohe te turbullt. Te uroj shendet!

  30. Teta says:

    Sinqerisht me vika keq per ty Desada qe do te votosh PD.E drejte qe te ardhka keq per ato grate e PD qe sot qenkan pa pune ,cudi si ka mundesi, atehere kush punon ne administrate.Te jesh e sigurt qe gra socialiste nuk ka se i kane hequr nga puna qysh heret ne vitin e mbrapshte 2005.Dhe ishin pjesa me e mire e shoqerise dhe administrates se asaj kohe, nena e bashkeshorte, per te cilat nuk e ngriti zerin njeri per ti mbrojtur nga shpata inatcore e pushtetit te ri.
    Le te beje PD sa te doje konventa te harzhoje para pa fund,ajo tashme eshte nje parti-shtet e mbaruar dhe e degjeneruar ne te gjitha aspektet.Nuk ka gje qe ja rregullon imazhin e shemtuar qe ndertoi keto 8 vjet ne pushtet.

  31. valter says:

    Po çfare thuaj mos zonje, çdo te thote kjo:”Do flisja pa pompozitet, pa lexuar në prompter, por duke i parë me zemër, sepse e di që, sado të poshtërohen këto gra, do votojnë sërish djathtas, njësoj si unë. Ato kanë dinjitet”? Po qenkeni bageti, mire qe se keni iden e te djathtes apo te majtes por pak dinjitet njerezor a keni.Cdo te thote do te votojme prape? Ciljeten me gerten apo ato qe ti i permend do votosh? Apo shefin tend dhe ata plehra qe drejtojne banden? Ti moj zonje pome kujton injoranten beratese qe fiksi e nxjerr nganjeher per tu tallur “aman mos u zini ju te partise se per ne ska problem”. Po mos voto fare moj zonje ose shiko se ke FRD.

  32. lea says:

    Desada, nje pyetje per ty – a vertet perfaqson te djathten shqiptare familja e BERISHES? pER KETE FAMILJE DO VOTOSH PERSERI TI ? PER fAMILJEN E ZENIT BEN THIRRJE QE TE VOTOJNE EDHE ATO GRATE E RREZUME NE SALLE?
    Shko o Desada , gjej rrugen djathtaS se Sali Berisha eshte ne rruge pa rruge.

    ME KUJTOVE PARULLEN -NE HAM BAR DHE SI SHKEMB GRANITI, PARIMET E SOC NUK I BRAKTISIM.

  33. qifqia says:

    TE GREMISURAT QE NE MENGJEZ.
    KETO TIPA NUK RRINE DOT KURRE NE KEMBE.POR PER ÇUDI KETO SHERBEJNE EDHE SI KUKULLA PER TE LUAJTUR SHEFAT DHE SI FURKA ( BIGAÇE ) PER PUSHTETIN E TYRE.
    DHE ATO RREZOHEN NE TOKE ( Gremisen )NE SYTE E SHUMICES TE ATYRE QE JANE NE SALLE DHE NUK I DUAN E DUROJNE DOT DENGLAT. U SHESIN PORDHE DHE U TREGOJNE PERRALLA ALLA JOSEFINÇE SE SI JANE PASURUAR DHE SI KANE SHKOLLUAR DHE MBAJNE FEMIJTE E TYRE ME PARAT E SHQIPTAREVE DHE TE ATYRE QE KANE MBUSHUR SALLEN DHE I ” degjojne”.

    Populli ka nje fjale te urte : ‘ Thefsh qafen e mos ta pafsha surratin ” dhe kjo do t’u ndodhij ketyre me 23 Qershor dhe atehere AH-u i atyre qe i rrezoi do te behet realitet edhe per gremisje te strofkulles se tyre hajdute.

  34. Sara says:

    Po shume perpara do ece Shqiperia kur ligjin e bejne tipa si puna e ketyre qe skane konceptetet minimale te etikes, per veten e tyre ne rradhe te pare e jo me te merren me organizimin e nje shteti te tere.

  35. enea says:

    Nuk ja vlen te merremi me femrat e PD.

    I uroj cdo femre shqiptare tjeter, te mos behet si femrat e PD.

  36. Irma says:

    E paskan heq nga KLANI kete ??

  37. filan fisteku says:

    Ja! Ketu eshte e keqja!!!! E them dhe e rithem neper forume. Fajin e ka gjysma e popullit, dmth PDistet, qe votojne Birishen deri ne vdekje! Ne pergjithesi populli i majte po qe se zhgenjehet nga PS, e ndeshkon duke mos vajtur ne votime. Kurse demokratet si Desada ketu lart, e pranojne me gojen e tyre, qe megjithese Sala e ka bere balte, do shkojne perseri tja japin voten. Desada? Po cke qe ankohesh moj çupë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje