Të dashur miq,
Vetëm pesë javë më parë unë erdha në Tiranë për konferencën ‘vetëm Bashkimi Europian”. Unë u preka nga pritja e ngrohtë që më dhanë qytetarët shqiptarë dhe nga diskutimi i gjallë që patëm mbi të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sot, në Ditën e Europës, kur ne jemi duke festuar parimet dhe qëllimet themeluese të Europës, unë po ju drejtohem sërish për t’iu siguruar se unë besoj fort se vendi i Shqipërisë është në Europë.
Zhvillimet në Bashkimin Europian i kanë mundësuar popujve të tij të gëzojnë një periudhë të pashembullt paqeje dhe prosperiteti.
Me gjithë vështirësitë e fundit, Europa mbetet një burim frymëzimi me vlerat e saj, me standardet e saj të jetesës, edhe në rastin e zgjerimit, po kështu, me fuqinë e saj transformuese, duke sjellë reformat dhe ndryshimet e nevojshme për arritjen e standardeve europiane në të gjitha fushat e jetës.
Integrimi europian do të prodhojë përmirësime të mëdha jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit dhe në menaxhimin e shëndoshë financiar, por edhe për mbrojtjen sociale e perspektivat e punësimit, në sigurinë ushqimore dhe mjedisin, duke përmirësuar kështu në mënyrë radikale cilësinë e jetës së njerëzve.
Duke dëgjuar pikëpamjet e popullit shqiptar në konferencën “Vetëm Bashkimi Europian”, unë jam më i bindur se kurrë se ajo që do populli shqiptar është Europa dhe se është entuziazmi dhe motivimi i popullit shqiptar që do të çojë Shqipërinë përpara në rrugën e saj të integrimit europian.
Ne jemi të angazhuar për t’ju ndihmuar që të veproni për aspiratat tuaja europiane.
Shumë faleminderit.
*Komisioner i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë
E Duam në Europë
Shqipërinë
Pa Jozefinën
e Pa Salinë
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/u-mbars-mali-e-polli-nje.html
Shqiptaret gjithmone keshtu kane pritur, i kane pare dhe i shikojne te huajt si nje qenie jashte-tokesore. Gjithmone u lepihen.
Vendi i Shqiperise gjeografikisht patjeter eshte ne Europe por ju Fyle duhet ta dini tashme qe me mentalitet e ca te tjera gjera “te vockla” Shqiperia qendron me vite drite larg Europes.
Si thua Fyle…??? Ta fillojme integrimin Europian me ty? Si thua? Integrohesh duke bojkotuar Berishen?
Integrimi filon me Fylin,por jo duke bojkotuar Berishen.Duke u larguar nga Shqiperia sepse ky dhe te gjithe perfaqesuesit e BE ne Shqiperi jane shqepur me rushfete dhe jane bere faktor çintegrimi.Po te mos kishin keta lloj perfaqesuesish shqiptaret do te ishin te integruar tani.Keta na kane lene hiq e mos keput duke mbeshtetur hapur politikanet qe nuk i do populli.Kisha qef qe tu hidhja ne koke nga nje bidon me salce domate.Ishallah me jepet rasti.
More ftyre llapar shqipetaret don europen por europa nuke do shqipetaret,po mos te jete USA ju do beheni mish mash mes vete,i shifni si keni bere tokat shqipetare cop cop,dhe ende nuk ngopeni e shifni qka beni me Kosove keni xhetur njerez pa shkolle apo njerez gjahila dhe luani si te doni.Po te mos jete USA juvet sllavi do ju hyp ne koke dhe do ju peshurr.