Ka disa ditë që diskutohet rreth listave; listave emërore të atyre, që do të mbushin sallën e Kuvendit, aty ku ata,të cilët pretendojnë se janë politikanë do të kuvendojnë me njeri tjetrin e do bëjnë ligje, për zbatimin e të cilëve nuk përgjigjen, madje pa u tharë boja ata janë të parët që i shkelin. Po ama në këtë shoqërinë tonë listat janë kaq të rëndësishme, sa të gjithë përfshihen në emocionet e gjithë procedurës së tyre. Të gjithë pa përjashtim diskutojnë, thashethemexhojnë rreth tyre, trishtohen për ndonjë emër që nuk u thotë shumë integritet e moral dhe në këtë segment hyjnë shtresat jo shumë të arsimuara e të zhvilluara, të cilat e vlerësojnë shumë moralin, ndërsa të tjerët luajnë me listat emërore, psh: analistët a politologët i përdorin si një input (mjet) për të bërë ‘punën’ e tyre e ndoshta edhe për të nxjerrë përfitime prej tyre, ndërsa politikanët i përdorin si kredo për të marrë votat e zgjedhësve dhe këta të fundit janë njerëzit më të sikletosur në lidhje me hartimin e paraqitjen e tyre.
Në sistemin mazhoritar emrat e personave kishin vërtet shumë rëndësi sepse duhej një baraspeshë midis emrit të personit me votat përkatëse. Politikanët dilnin në fushatë duke i marrë për dore kandidatët dhe i prezantonin si bija e biri më i mirë që do të punonte për ta e do u ndryshonte jetën, në ndërkohë është qeveria ajo që duhet të punojë e të zbatojë ligjet që bëhen në kuvend për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë…
Kështu që në sistemin mazhoritar gjetja e njerëzve me një jetëshkrim sa më të mirë kishte rëndësi të dorës së parë, por në Shqipëri kjo shumë shpejt u zëvendësua me njerëz sa më të fortë për të arritur marrjen e mandatit në favor të partisë që e kandidonte, prandaj kemi dëgjuar rëndom deputet të shprehen se: “mandatin e kanë marrë me gjak” duk e personalizuar atë madje ka kohë që ata e fitojnë nga zgjedhësit e forcës politike, që i kandidon e më vonë e transferojnë në forcën tjetër, përball së cilës ka luftuar për ta marrë ‘me gjak’ këtë mandat dhe në këto kushte politika filloi të rrezikojë të mos ketë fare treg, pos kësaj zgjedhësit filluan të mos kenë më besim tek ajo, e cila përfaqësohej nga deputetët, të cilët pas marrjes së mandatit bënin punën në Kuvend, por pa kontaktuar me zgjedhësit e tyre në periudhën midis dy mandateve.
Kështu sistemi i ri i Proporcional rëndom i quajtur si sistemi i ‘listave të mbyllura’ më në fund u duk se do e largonte vëmendjen e zgjedhësve prej emrave përfaqësues e ajo do të përqendrohej tek programet e partive dhe kryesisht tek ndëshkimi i keqqeverisjes, por vetë pretendentët për deputetë dhe loja e kulisave e riktheu vëmendjen tek emrat dhe kjo i ka trishtuar njerëzit, të cilët tek dëgjojnë fjalë të këqija për një kandidat menjëherë reagojnë negativisht, madje shqetësimi rritet aq shumë sa ata këtë moral të prishur e lidhin me vetë ekzistencën e tyre.
Në fakt jeta është shumë e shkurtër për të duruar edhe barrën e gabimeve të të tjerëve. Çdo njeri jeton jetën e vet dhe e paguan për të jetuar. Prandaj gjithë ky diskutim rreth listave emërore dhe jo mbi Programet e Partive që do të garojnë përball njëra tjetrës i lodh dhe i mbingarkon njerëzit në mënyrë të padrejtë, sepse ndërsa për analistët ajo është thjeshtë një punë, të cilën ata e marrin si lojë tek njerëzit e thjeshtë ajo përthyhet si një dramë. Aq më tepër tek militantët të cilët kanë të lidhur me partinë e zemrës shtyllën e tyre kurrizore dhe çdo fjalë e thënë për një kandidat të tyre ata i vret, me të vërtet i vret, në kuptimin më të ndershëm të fjalës dhe kjo është një gjë e shpifur.
Në fakt të gjithëve na i shpif diskutimi i emrave ku çdo analist mund të gjejë diçka të keqe tek secila listë dhe parashohin fatin e partisë përkatëse, duke i bërë njerëzit të vuajnë duke duruar gabimet e listave kur në fakt ato nuk kanë asnjë rol në jetët tona individuale. Ajo që ka vërtet rol në rritjen apo uljen e cilësisë së jetës sonë është mënyra e të bërit politikë, fryma dhe stili i drejtimit të Liderëve, serioziteti për të bërë gjëra të mira jo domosdoshmërisht vepra të mëdha, por gjëra ndoshta të vogla në pamje të parë, por që ndikojnë shumë në humorin e njerëzve.
Nëse në një familje blihet një frigorifer ai është një gëzim për amvisën e shtëpisë, por ambalazhi me të cilin është paketuar ai mund të jetë një lodër, që i sjell një gëzim shumë të madh fëmijës së saj. Kështu është edhe raporti politikë-qytetar. Listat që për politikanët janë aq të rëndësishme për tu diskutuar nëpër studio janë aq të shpifura për teleshikuesit.
Kur do të dëgjojmë debat për programet? Mjaft me listat!
Shume drejte e ke pershkruar zonja gazetare sepse c’eshte e verteta po na e cajne trapin me keq se kushdo pseudoanalistat se njerezit e thjeshte ose ata pseudodeputete qe shesin idealin edhe shpirtin per nje cope karrike dhe na bejne moralistin kur nuk kane aspak moral.
Nuk dua te merrem me kampin berishian sepse kryetari i tyre nuk njeh norma as moral dhe thyen cdo tabu kur behet fjale per pushtetin e tij personal.
Edi Rama ne kampin tjeter ka bere me te miren e mundur por gjithsesi ka njerez qe kane verejtje dhe sido qe ta bente keshtu do ndodhte,fjalet dhe thashethemet nuk do mbylleshin.
Edi Rama nuk mund te mbante ne gji tipin e Arben Malajt qe jo njehere e ka lene pa zemer ne bark se mund te votonte kundra gjoja si nje mendim i lire.Nuk quhet demokraci kur shkel rregullat e shumices prandaj kjo kategori ka zgjatur me shume sec duhej.Me vjen mire qe Edi Rama tregon edhe autoritet ne parti sepse shqiptaret jane spurdhjake dhe te pabese dhe u duhet treguar edhe kerbaci sepse na jane bere lapanjoza te qelbur qe votat i marrin nga e majta dhe ia dergojne Saliut dhe kush keta te zgjuarit qe nuk jane tjeter por vec funderrina.
Fitorja do jete e sigurte dhe uroj qe shitblerja te marre fund.
listat jane ndarja e byrekut shqiperi, ndarjae bakllavase,e llokmave te paraziteve te parlamentit, me demek parlament i populit skiptar.
Moj ti zonje, programet mbeten letra te shkruara bukur nese ata qe i vene ne zbatim jane faqezinj. Prandaj jo vetem duhet vazhduar te diskutohet per turpin e ketyre listave, por madje duhet thelluar akoma me shume hetimi mbi keto figura te dyshimta. Nuk e di kush jeni (me falni per injorancen), por gjykoj se ky mendimi juaj eshte nje pacavure qe i intereson vetem kryetareve te partive qe duan te ruajne perjetesine e tyre qe garantohet nga keto emerime aspak transparente.
te gjithin mund ta permbledh me:
feja e shqiptarit duhet te jet shqiptaria
te pershendes