Në debate parlamentare është thënë se çfarë të keqe ka se ligjet ndryshohen. E pra, ka një të keqe të madhe. Praktikat e mira ndërkombëtare dëshmojnë se nuk mund të ketë një sistem të mirë fiskal pa një sistem të mirë të administrimit fiskal
79 nuk do të thotë ndonjë gjë të veçantë. As në teori numrash, as në ndonjë teori konspiracioni nuk ka ndonjë vlerë të veçantë.
(Mos) Parashikueshmëria
Të enjten e fundit, datë 2 maj 2013, në Kuvendin e Shqipërisë u miratua një amendim i ligjit për tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Janë 6 ligjet kryesore tatimore në Shqipëri të cilët po i radhis, por jo për nga rëndësia, “Procedurat Tatimore”, “Taksat Kombëtare”, “Taksat Vendore”, “Akcizat”, “Tatimi mbi të Ardhurat Personale”, “Tatimi mbi Vlerën e Shtuar”.
Këto 6 ligje kryesorë, mbi të cilët është ndërtuar sistemi ynë tatimor, qysh nga shtatori 2005 kur ka ardhur në pushtet Partia Demokratike janë ndryshuar së bashku plot 79 herë, sic paraqitet në vijim:
Ndryshimi i 79-të ishte ai i datës 7 prill 2011. Praktikisht, i bie që Kuvendi i Shqipërisë në çdo muaj të punës së tij ka ndryshuar një ligj kryesor tatimor. Ligji i miratuar të enjten e fundit, në fakt ishte shfuqizim i një ndryshimi të bërë në datën 1 prill 2013. Pra, qeveria u bë pishman brenda 33 ditësh për ligjin e datës 1 prill dhe e shfuqizoi, pikërisht ditën që ky ndryshim hyri në fuqi.
Kjo është një çudi e madhe shqiptare, por jo e vetmja. Ka edhe çudira të tjera. P.sh i njëjti ligj për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” është ndryshuar edhe brenda 9 ditësh, në 17 dhe 26 dhjetor 2007. Apo ligji për “Tatimin mbi të Ardhurat” është ndryshuar vetëm në vitin 2007 plot 5 herë.
Në debate parlamentare është thënë se çfarë të keqe ka se ligjet ndryshohen. E pra, ka një të keqe të madhe. Praktikat e mira ndërkombëtare dëshmojnë se nuk mund të ketë një sistem të mirë fiskal pa një sistem të mirë të administrimit fiskal. Ky i fundit mbështetet mbi disa parime ku një nga më kryesorët është PARASHIKUESHMËRIA (predictability në literaturë profesionale ndërkombëtare). Me fjalë të tjera, tatim paguesi nuk duhet të vihet shpesh para ndryshimeve fiskale sepse duhet të bëjë plani biznesi të pjekuar dhe afatgjatë.
Aq i rëndësishëm është bërë ky element në vlerësimin e klimës së biznesit, sa Banka Botërore prej disa vitesh ka filluar të përdorë nocionin e “Taksës së Kohës” si një barrë e re që duhet të përballojë biznesi nga kostot e personelit drejtues që duhet të ndjekë dhe shpenzojë kohë e energji për të mësuar ndryshimet ligjore. Për fat të keq, në Shqipëri taksa e kohës është më e larta në rajon.
Ligji për Procedurat Tatimore 13 herë
Ligji për Tatimin mbi të Ardhurat 17 herë
Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar 14 herë
Ligji për Akcizat 14 herë
Ligji për Taksat Kombëtare 11 herë
Ligji për Taksat Vendore 10 herë
REALISHT TATIMET MENAZHOEN PA LIGJE.
Ndryshimet e legjeve tatimore 79 here per kaq kohe, vertetojne se tatimet realisht s’kane pasur asnjehere ligje per funksionimin e tyre normal.
Ato Kane funksionuar hyrja-byrja apo partizance.
Kjo vjen ngaqe qeveria eshte klienteliste. Propozohet ligji, sipas argumentee te specialisteve te financave dhe vizionit a strategjise qe mendon (filliisht)qeveria. Me pas, bisnesmenet e lidhur nguste me qeverine bejne llogarite se u bie te paguajne me shume, dhe fillojne e bejne presione (me ryshfete) tek Saliu. Ky i fundit i “terheq pak veshin” (jo te Egin/Es-dinit) Ridvanit qe ta rregulloje pak punen per te mos prekur x apo y biznes. E meqe jane disa biznesmene, kjo pune vazhdon si me sistem rotacioni, nje here “ndihmojne” njerin, pastaj tjetrin, e ne kembim biznesmenet sponsorizojne xhepat e qeveritareve dhe aktivitetet e Partise se Punes e shkout Enver, me falni Sali! Kurse buxheti i shtetit, ….. e rishikojme 2 here ne vit qe ta nxjerrim “jek e jek” ne fund te vitit!
Zoteria nuk e ka kuptuar me duket se ligjet frymzohen nga karakteri klasor. “Uje fle armiku nuk fle”. Siç duket armiku ne padijeni te Marksist-Leninistit te Madh Sali Berisha fut ndonje te çare ne ligje. Me pas Partia Nene e zbulon, e sigurisht duhet ndryshuar.
Or zotni! nuk e kupton se keta qe qeverisin jane aq te paafte profesionalmente sa nuk dine te bejne ligje as qeverisin. Kur nuk dine te numerojne vota, e çfare pret, dy muaj u deshen per te zgjedh nje Krytar Komune, aq ju desh Afganistanit per te nxjerr rezultatin e zgjedhjeve. Po kur vjen zbatimi i ketyre ligjeve! Mama mia! Keta qe qeverisin sot as nje kooperative bujqesore nuk do t’ia besonin komunistet.