Ajo çka stonon që në fillim, është fakti që Ceka i ri ishte i pakënaqur me përshkrimin e Ramës mbi diplomatët e sotëm shqiptarë, si të paaftë, të politizuar e të nepotizuar; pikërisht ai, ilustrimi pikant i nepotizmit e politizimit në diplomaci
Nga Alqi Koçiko*
Deri pak kohë më parë, emri i Egin Cekës njihej për publikun e gjerë shqiptar, përveçse si djali i Neritan Cekës, si diplomati i Republikës së Shqipërisë në ambasadën tonë në Vjenë, që refuzoi të kthehej në atdhe pas mbarimit të detyrës sepse nuk donte e shoqja. Përballë atyre tendenciozëve që vinin në pah me ironi bindjet e thekura islame të Cekës junior apo kritikën me shkrim ndaj Papës, kishte po aq të tjerë që ishin të mendimit se bindjet dhe ritualet fetare të një diplomati a kujtdo tjetër, janë çështje personale dhe nuk ka pse përfliten. Ama përgjithësisht njerëzit bien dakord që Egin Ceka e kishte “rifituar” me këmbëngulje Vjenën, duke u emëruar në përfaqësinë tonë në UNOV-OSBE, jo sepse ministria e Jashtme u bind që potencialet e tij ishin të pazëvendësueshme në kryeqytetin austriak, por sepse ai është çuni i Neritanit. Dhe mesa duket, në raste të tilla merkatoja e diplomatëve funksionon njësoj si ajo e trajnerëve a futbollistëve me famë: Fjala vjen, Dejvid Bekam u kthye të luajë me PSG-në se e shoqja e pëlqen shumë Parisin.
Duhej të vinte incidenti i tërheqjes së veshit nga kreu socialist Edi Rama, që Egini të barazonte në famë edhe të atin, arkeologun dhe politikanin e njohur, tash ambasador në Romë. Le ta analizojmë pak këtë episod, që nisi si një ngjarje e padenjë për Edi Ramën dhe po përfundon si parodi qesharake (por shumë pak për të qeshur) për parlamentin dhe qeverinë e djathtë.
Që Egin Ceka iu afrua Ramës pas takimit në Akademinë Politike të Vjenës për ta provokuar apo për t’i bërë seriozisht vërejtje, kjo pak rëndësi ka. Ajo çka stonon që në fillim, është fakti që Ceka i ri ishte i pakënaqur me përshkrimin e Ramës mbi diplomatët e sotëm shqiptarë, si të paaftë, të politizuar e të nepotizuar; pikërisht ai, ilustrimi pikant i nepotizmit e politizimit në diplomaci. Por padyshim, në këtë mes gafa e madhe ishte e kandidatit për kryeministër, që kurrsesi nuk duhej ta kishin lëshuar nervat dhe të kishte zgjatur duart, në çfarëdolloj forme (i kapi veshin, a i pickoi barcetat, a i ra me çokë, s’ka rëndësi) ndaj tij. Ndoshta ky rast do t’i shërbejë për herë të tjera, por ndërkaq duket se Rama e ka kuptuar teprimin. Të cilin po përpiqet ta shfryjë sot, me inskenime të shkuljes së veshit të tij nga qytetarët në takime elektorale. Mund të quhet edhe një gjetje kjo për Ramën: Njëfarë kërkesë ndjese e transformuar me lezet në pjesë të skenografisë së fushatës, nën mesazhin, “po, qytetarët e thjeshtë kanë të drejtë të më shkulin veshin nëse gaboj”.
Duke lënë mënjanë notën urgjente të Egin Cekës drejtuar ministrisë së Jashtme, ankimin e tij tek babai Neritan dhe letrën e hapur (patetike, më e pakta) të këtij të fundit, ajo që ta thellon edhe më keqardhjen për këtë katandisje të politikës dhe punëve në këtë vend, është reagimi i mazhorancës: As më pak e as më shumë, një komision hetimor parlamentar për rastin Rama, që me “kyt sjellje si ka bo”, paskësh ofenduar jo vetëm Eginin dhe diplomacinë tonë, por mbarë shqiptarët. Hollë-hollë, problemi nuk është tek hetimi në vetvete, për të cilin edhe vetë demokratët me Berishën në krye mbajnë barkun me dorë nga gallata që po shkaktojnë; ata nuk kanë asnjë gajle të bëhen qesharakë e butaforikë, siç janë bërë me komisionet hetimore të grushtit të shtetit e shumë hetime të tjera. Kryesorja është “ta marrë vesh bota”, pra ndërkombëtarët, se çfarë soj njeriu është Rama – kandidat për kryeministër.
Ama, se çfarë soj njeriu është kundërshtari Berisha në episode analoge, mjafton të kujtojmë ngjarjen e Beratit së fundi. Një grua, ish e persekutuar politike, deshi ta pyeste Doktorin për punësimet politike dhe nepotizmin, por e nxorrën jashtë me ceremoni ndërsa kryeministri veç buzëqeshte si Sfinksi. Nuk e di, ndoshta ishte provokatore socialiste.
Meqë më lart përmendëm sojin, edhe ky ishte një debat anësor që u hap me këtë rast. E hapi Neritan Ceka, kur i shkroi Ramës se ai dhe biri i tij janë familje sojlish dhe jo sojsëzësh, me prejardhje e lidhje nga gjysma e rilindasve e luftëtarëve të këtij vendi. Rikthimi i kësaj forme “biografologjie”, që të kujton sa trashëgiminë tonë otomane, aq edhe njollat e biografisë në regjimin e kaluar dhe që aplikohet sot rëndom për socialistët si “bij të bllokut”, është tentativë e dështuar për një luftë e re klasash. Sepse sot, njerëzit i kanë aq hapur sytë, sa ta dinë mirë se aq gjatë sa mund të krenohesh me të parët e tu fisnikë e atdhetarë, po aq shpejt mund t’ua nxish atyre faqen.
*Revista Klan
Ha ha ha e bukur kjo i ngeli Veshi ketij, po edhe Neritanit. SI mua qe me ngeli Hasan Pordha ?
Na qelbe Hasono ?
Ore Alqi; titullin ta kishe shkruar më shkurt,-thjesht VESHGJATI, dhe ne e kuptonim se është fjala për sojsëzin e diplomacisë shqiptare.
Nuk eshte se nuk di te shkruaje qarte Alqi, por i duhet te sofistikohet per shkak te revistes ku punon.
Pune Klani mo Devolliu
Pirdh o Hason Ceka sa te dush se fara jote vajti per lesh
O Lymo
hasani ka kohe qe ka pjerdhe po me duket se eshte pjerdhe dhe neri
Nerin e ka dhi Berisha ne dru ne 97′, dhe tani ska fuqi as me pjerdh. Vec bo kot gam gam si little dog I baces se gegeve.
TemA ku eshte e reja ne kte opinionin????
Nuk kishte asgje qe mund te nxinte faqen e gazetes ???
Mjaft mjaft me opiumet perseritese qe u ndryshojne vetem titullin !
veronicka dil nga deti se do ftohesh , leri kritikat per meron…
Verronika duhet te rri ter diten ne uje, se keshtu e nxehte eshte gjithe kohen, ose ti cojme ndonje hamshor nga ata te Mulit ta sjellin ne vete, ta qetsojne.
VERONIKA? Nuk po u besoj syve. MENDOVA SE DO KISH EVRARE VETEN, PO NUK E PASKE BERE. GJE QE PRITEJ, TE ESHT EBERE LEKURA SHOLLE.
egin neritan veshi i ngeli ashtu si ka ngel ene VER LLAPA
O Hasan pordha;Ti ja fute nje pordhe e lirohesh.
Po ky e shkreti si do ja beje me veshin?qe besa e burrave po sja pate bere i gjati me te gjate se gamari.
ajdin
Mos u merr me pordhen time qe s’e degjoi kush vec fshatit.
Merru me veshin e zarbos se neritanit qe u be incident diplomatik nderkombetar
Neritani Ceka ka hyr ne histori si nje arkeolog i mire, por ka hyr edhe per keq, duke bredhur sa ne te majte, ne te djathte, por me letren e hapur drejtuar, Edi Rames u be karagjoz. Ketu ne Amerik ne rethet shqiptare po perdoret per per ironi dhe shakara. Mos me prek se i telefonova Neritanit per te ber dacibaho, leter te hapur. dhe pastaj e mer vesh Berisha dhe ngren komosjon. Berisha do bente mire te ngrinte komisjon hetimor per Zicen e Beratit qe si e persekutuar ngriti probleme shqetesuse te nepotizmit per punesim dhe sejmenet e tij e qiten zvare nga takimi dhe saliu zgerdhieshe.
” Sa mire bet qe e pyetet!Me sa degjuam , problemi paska qen me te vertet i rendesishem,por per perdorim te brendshem,pasi i ziu EUGEN nuk tha qe me shkuli eshin,por me gudulisi midis qafes dhe veshit.NE raste se Rma e ka gudulisur ,hetimi nga komisioni duhet te pesoj ndryshim drejtimi.TE mos hetoi per veshin por per…………
NJE piste tjeter duhet te jete ,se cili e vuri ne dieni Kryeministrin,qe Rama e goditi me grusht.A e di personi se ka kryer veper penale qe i ka prishur gjakun kryeministrit dhe e nxori bllof per here te pare ne jeten e tij? Gjithashtu duhet te sqarohet,se perse komisioni harroi ta pyeste zotin E.CEKA , ne se i ndaloi qarkullimi i vogel i gjakut,kur Rama i terhoqi veshin? Te mos harrojme, se CUFOS i ndaloi qarkullimi i vogel i gjakut ,kur rojtari i shkuli veshin. JANE GJERA ME ZARAR KETO,O KOMISIONI I VESHIT. Kadilli ta ket per nder qe do te quhet KRYETARI I VESHIT” Hajde shtet hade!
shume shkrim i dobet, inatcor. Edhe te jesh me ramen duhet te jesh me objektiv. Nuk ka nevoj te ndodhi kjo ngjarje per te vertetuar qe edi nuk di te pergjigjet pyetjeve jashte skenarit.
Te dashur gazetare shoqja Verranika ka te drejte.Boll me me keta locet e pushtetit nepotik
kisha degjuar qe laviret me te me medha, e merrnin ne vesh. nuk e di kush eshte me i nderuar, tritani me preshin apo i biri i neritanit qe spo i lene vesh pa palluar.
Avni Rustemi vajti ne Paris si trimat dhe ja numeroji esat pashes, po edhe edgini vajti ne vjene tja numeronte rames, po ky i fundit e kapi per veshesh dhe e flaku jashte.
hajde evolucion trimash,hajde!
Hej cuna
Mos me merrni mua llagapin dhe ja jepni Eginit.
Ti qesim nonj llagap tjeter se Llavesh jam une, pasi i kan veshet e gjate.
Ti themi psh Egin koqja.
Ben Llaveshi i kena pas thon Ben Minges se ndjere ?
dardha bie nen dardhe dhe kete e vertetoi neritani qe na gajasi me letren per nipin e luarasit. injorante te tille ne pleqeri ka plot por kjo e cekes na beri qe te dhisnim nga te qeshurat.
Me vjen keq qe ketij palo diplomati, EGIN NERITAN CEKES, sepse vetem diplomat nuk eshte, ja keni bere shume te vogla veshet, duhet ti keshi vendosur veshe gomari. Sepse eshte kokrra e gomarit. Me vjen keq se po perdor fjalen gomar, sepse kjo kafshe eshte sa punetore dhe e ndigjuar. Prandaj ky person u be i njohur me teper si tarallak qe perdoret keq. I cili ben traplliqet pa fund sepse eshte edhe fondamentalist islamik taleban dhe ka shkruar edhe kundra papes Ratzinger.
Kete nuk e kuptoj pse ngule kembe me ndenjur ne Viene te Austrise dhe nuk kerkon te shkoje ne Islamabad te Pakistanit??!!
PO SA LEZET QE KA I BIRI MMMMMMMMMMMMMEEEEEEEERRRRRRIITAAAAAANNN CEKKKKKKKKEESSSSSSSS PANXHARI