Kaseta e përsëritur e premtimeve

11 Maj 2013, 21:52Blog TEMA
Kaseta e përsëritur e premtimeve

Nga Klaudio Çepani

Ditët e fundit vendin e kanë kapluar ethet e fushatës ndoshta më interesante që është bërë në këto 20 vitet e tranzicionit shqiptar. Dëgjojmë kudo trumbetimin mediatik të ngjyrave të ndryshme politike, koalicione të cilave u është diskutuar më shumë numri se sa ç’kanë brenda, deklaratat janë kudo të servirura me kujdes saqë përnjëmend mendon se janë në koalicione përfaqësi diplomatike me njëra-tjetrën e jo parti politike.

Me pak fjalë një popull i tëri sy e veshë kërkon të ushqehet me platforma politike që më pas të ketë njëfarë ideje se ku duhet ta shkarravitë X-in në atë letrën e gjatë ditën e zgjedhjeve.

Përpos kësaj analize të dukjes, dëshiroj të bëj një analizë të thelbit, e thjeshtëzuar, të di se cilat janë angazhimet konkrete që zotohen se do të ndërmarrin me ardhjen në pushtet, ose dhe me konfigurimin në rastin e qeverisë aktuale dhe a janë këto të bindshme.

Deri tani jam i bindur për rrotacionin e jo konfigurimin dhe për këtë kam një mal me arsye që nuk mund të ri pa i thënë. Nuk mund të rri pasi është në dukje absurde të zotohesh duke mbajtur shënim në letër hallet e qytetarëve e fshatarëve anekënd vendit dhe më pas tu premtosh atyre, pa më të voglin teklif, që këto do të realizohen me të marre edhe një mandat tjetër, a thua se këto tetë vite ishin tetë muaj e qeveria Berisha, ose Berisha vetë, s’mundi dot t’i realizonte.

Në media kemi ndjekur përditë takimet të stilit “gju më gju me popullin” të kryeministrit në ikje, në karrige të vendosura mbi një shkëmb apo tryeza të shtruara në një serë domatesh, ku individë në dukje fermerë i qajnë me rigorozitet hallet Saliut duke kërkuar atë e këtë, duke shtruar probleme, gjithmonë në lutje të përhershme për të gjetur një zgjidhje që me ç’shohim do u bënte derman.

Deri në këtë pikë jemi dakord pasi çdokush prej nesh në një përballje me përfaqësuesit e tij këtë do të kërkonte të parën por a duket premtuese mënyra se si kjo platformë u shfaqet? Puna është qe kjo lloj mënyre nuk i përqaset aspak fjalës platformë e kësisoj e humb totalisht seriozitetin e saj.

Berisha nuk bën asnjë prezantim paraprak në këto takime të ndonjë linje se ku do të rrahë programi i të ashtuquajturës aleancë të bollëkut, asnjë strukturim të metodave që do të ndjekë ekonomia dhe zgjidhjen që duhet të marrë papunësia apo edhe fati i integrimit europian të vendit. Vijon me lavdet e arritjeve groteske të këtyre tetë viteve, por argumenti që do të legjitimonte edhe katër vite të ardhshme nuk duket gjëkundi. Mban në dorë një fletore me vija, të cilën demek e ka të mbushur me halle të shqiptarëve, të cilat pa një pa dy do t’i zgjidhë dhe vazhdon shkruan e shkruan pa na lënë të kuptojmë asgjë. Pjesa më interesante vjen kur të gjithë qytetarët e “rastësishëm” në takim mbarojnë së shtruari brengat. Kryeministri shtyp kasetën, e cila është një incizim i keq i gjithë atyre çka fletorja dhe mbi ato arrin të krijojë një të ashtuquajtur program politik të mirëqenies e punësimit dhe ç’është më interesantja, ky program ndryshon sa herë ndryshon hambari apo sera ku Saliu bën takimet e këtij lloj formati, pasi aq herë ndryshon edhe formati i halleve të qytetarëve e fshatarëve anekënd vendit.

Në mbështetje të kësaj mosdakordësie me këtë stil të takimeve “gjuhë më gjuhë me popullin”, para pak ditësh u prononcua edhe akademiku i nderuar Rexhep Qosja, i cili në bashkëbisedimin e tij e përmendi si një metodë të dalë mode dhe një ngërthim të spektrit politik të Saliut ende në të shkuarën.

Për të ky lloj komunikimi me popullin nuk është aspak produktiv dhe se tani politika bashkëkohore ka metoda të reja të komunikimit me publikun dhe votuesit, të cilat përveçse janë më produktive nga ana elektorale janë shëmbëlltyra të emancipimit të partive politike dhe rrjedhimisht edhe të programit të tyre, sigurisht nëse kanë.

Përpos këtyre, ato që i vënë kapakun kësi lloj takimeve janë mitingjet masive të ngjeshura në Pallatin e Kongreseve që bën koalicioni i bollëkut dhe punësimit me mbështetësit e tij.

Aty pastaj dëgjojmë fillimisht prologun e lavdisë së 8 viteve qeverisjeje qe vetëm ata mund t’i evidentojnë të cilat prej kohësh na i ka zili gjithë Evropa e sidomos Gjermania, saqë Angela Merkel nuk ka vizituar asnjëherë vendin tonë këto tetë vite pasi i vjen rëndë të shohë si ia kemi marrë në kthese për gjithçka. Pasi përfundon ky prolog (ndërkohë që fermerët rrinë në këmbë të rreshtuar në podium) fillon avazi. Lumi i sharjeve dhe baltosjes së opozitës, si e vetmja shkaktare e dështimeve të deritanishme, bllokuese, keqdashëse ndaj integrimit e gjithfarë epitetesh të tjera që sigurisht kryefjalë kanë Edi Ramen dhe s’ka si të jetë ndryshe.

Në fund, për t’i dhënë një penel shkëlqimi këtij prezantimi serioz e rigoroz të programit, mbyllja bëhet me shprehjen “katër vitet e ardhshme fshati do të llamburisë nga dritat porsi qyteti”. Shprehje që i ekzalton pa mase fermerët e rreshtuar në podium ndërsa neve na shton dozën e dëshirës për humor. Sigurisht humor për pak minuta pasi në thelb është tragjikomedia më e madhe e aktualitetit tonë politik.

Në mbyllje, mund të themi se në këtë valë të nxehtë të kësaj fushate që tashmë ka filluar furishëm, mbizotëron vetëm një ide, ideja se nevoja e rrotacionit është e menjëhershme, por nevoja akoma më e menjëhershme është ajo e mosbesimit që duhet t’i dhurojnë qytetarët stilit “gju më gju me popullin”.

18 komente në “Kaseta e përsëritur e premtimeve”

  1. Altin says:

    Një sugjerim miqësor për autorin. Nuk thuhet “gjuhë më gjuhë me popullin”, por “gju më gju me popullin”.

    1. Llapisti says:

      Kurse une do te thosha:
      Hu me hu me popullin!
      “gjuhë më gjuhë me popullin” stonon pune llapistash
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/danger-mines.html

      1. Vilma says:

        Shkrim shume i arrire! Ka arritur te percoje nje mesazh shume real dhe te vlefshem!

    2. Qaniu says:

      Bravo nje shkrim shume i bukur zotri me pelqen menyra sesi e trajton realitetin shqipetar urime.

  2. maldin says:

    Jam shum kurioz te me tregosh nje pike qe eshte perseritur 2 her nga zoti edi rama gjat ktyre fushatave

  3. klaus says:

    Te njerjtat peremtime ben gjithmone ky Berisha, po si nuk ju keput shiriti i kasetes xhanem qe te na binin veseht rehat.

  4. kevi says:

    Na cmendi vvertet kjo kaseta e premtimeve te Berishes, po na dalin ne enderr rruget qe ai flet gjithe kohes.

  5. Tanja says:

    Kjo eshte platforma e Berishes, e mjejta retorike si gjithmone, rruge dhe ofendime e sharje pa fund per Edi Ramen

  6. arbenita says:

    Ky eshte premtuesi i te njrjtave gjera,,,, premton , premton e asgje nuk ben….populli kerkon Rilindje

  7. Kristian says:

    Nje shkrim i bukur!Berisha me te vertete e ka humbur sensin e premtimeve,dyshoj edhe nese ja di kuptimin kesaj fjale!Per te fushata eshte nje thesh me brockulla qe finalizohet me diten e zgjedhjeve ku qendron puna me e madhe e vjedhjes se votave shqiptareve me lloj lloj menyrash nga ato me te padegjuarat ndonjehere!Ne 23 qershor ne do i themi “boll me” kesaj mbeturine te komunizmit!

  8. Veri says:

    Qeveria e Saliut tashme ka marre fund.POpulli ja dha mundesin qe ai ti qeveriste per 8 vjet me rradhe dhe cfare pati per te bere nuk relizoj asgje ,nuk ka me kohe per te humbur askush me Saliun ,por duhet te ecim perpara dhe kete duhet ta bejme pa Saliun

  9. Beta says:

    Berisha edhe vete spo din cfare po thote ,po perserit pa pushim te njejtat gjera qe ka thene gjithmone dhe ateher kur tashme ska cfare te thote me fillon dhe shan opozitetn ,a thua se ka qene ajo duke qeverisur per 8 vjet kete vend.Keto jane absurditetet e Saliut

  10. Tati says:

    Ky vend meriton qe te eci pepara ,mjaft deri me sot ka bera hapa prapa .i ka te gjitha mundesit per te rilindur cdo sistem te saj dhe keta ja detyrohet kujtdo qe u treguuan te durueshem me Berishen.Tashme eshte koha per ndryshim

  11. Fati says:

    Genjeshtra pafund thote Saliu ,Habitem si nuk i vjen turp qe perserit serish te njejtat gjera qe i ka thene edh eneper fushatat e tjera dhe nuk ka realizuar asgje,Kjo ehste tallje mepopullin ,por do e shohim ne 23 qershor se si do ti pergjigjet populli ketij hajduti qe u pasurua ne kurriz te popullit dhe nuk ka te ngopur

  12. Gimi says:

    Koha e BErishes tashme ka perfunduar ,boll vodhi dhe eshkaterroj kete vend ,dhe kjo me preksin e votes se popullit qe kurre nuk e votoj por ishte ai qe e vodhi.Ka ardhur koha qe Berisha te iki dhe do te ishte me mire qe te largohej me dinjitet ,meqe e mban veten per politikane te mire

  13. sherman says:

    Njerezit jane te ngopur me kasetat e vjetruara,vecanerisht ato te sali berisha i cili flet jo si njeri qe ka qene ne qeveri per 8 vjet,por si nje opozitar 8 vjecar.Turp

  14. anja says:

    me 23 Qershore do te mdaloi se punuarikasetofoni i Berishes se do prishet kaseta.

  15. linda says:

    Bravo Cepani, me pelqen. Eshte bukur te gjesh te rinj te tille ne Shqiperi , qe jo vetem nuk genjehen nga perrallat e liderve “dogmatik”, por qe mbi tye gjitha gjejne nje menyre shume te kulturuar, te drejteperdrejtye dhe reale per te iluminuar pjesen tjeter me shkrime te ketij lloji. Fjala jote zente vend me 23 QERSHOR !! URIME DHE SUKSESE ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje