Dy nga tre ish- deputetët socialistë që tashmë garojnë nën siglën e PD-së, po bëhen çdo ditë e më shumë protagonistë të medias me deklaratat e tyre. Veçanërisht, Kastriot Islami, dukshëm i ka shtuar tonet e akuzave kundrejt kampit opozitar dhe sidomos ndaj Edi Ramës. Jo për t’u habitur, por në të njëjtën gjatësi vale si ato të Berishës.
Nga e majta ata konsiderohen si tradhtarë të kauzës dhe idealit të dikurshëm, kurse të (vet)përjashtuarit deklarojnë se nën udhëheqjen e Ramës nuk gjetën hapësirë demokratike për të folur dhe thënë lirshëm mendimin e tyre. Por, fakti se shkuan te lideri që mban rekordin kombëtar për trysnimin dhe mbytjen e zërit ndryshe, ua rrëzon këtë tezë. Këta rishtarë të kampit të djathtë, duke qenë se aty janë ende filiza, padyshim që do ndjejnë përkujdesje nga Berisha. Është herët që ata të shfaqin kundërshtitë e tyre përsa kohë që ende bluajnë përbrenda mllefin me ish- liderin Rama. Megjithatë, kemi mundësinë ta shohim rrugës se sa të gatshëm do të jenë për ta ngritur zërin dhe kundërshtuar liderin e ri Berisha, që t’ua besojmë se nuk e kanë tradhtuar atë për të cilën kanë luftuar, fjalën e lirë.
Ata kanë zënë vendet e deputetëve të PD që kanë kontribuar ndër vite për atë parti. Por, për ata, kjo s’përbën problem përderisa interesi personal (listimi në vend të sigurtë) tejkalon padrejtësisë që u është bërë deputetëve me kontribute në PD. Pra, vendosja e Koços në vend të Malajt është e gabuar, por vendosja e Islamit a Dogjanit në vend të Markut, Alibeajt etj., për ata është mëse normale!!! Këta personazhe që thonë se u përpoqën të mbrojnë vlerat e demokracisë në kampin e majtë, si nuk arrijnë ta shohin se vetë po bëhen pjesëtarë të shkeljes së meritokracisë në kampin e djathtë? E ka në dorë Berisha dhe ai i bëri listat, do thonë. Pse atëherë pranojnë standard të dyfishtë? Sepse, këta individë shkuan në prehrin e Berishës për të zënë një karrige, e jo se duan të zhvillojnë nivelin e demokracisë dhe vlerësimit të personalitetit në një forcë tjetër nga ajo ku ishin që, sipas tyre, s’ua jepte këtë mundësi.
Siç theksova edhe më lart, tonaliteti i akuzave të ish-ëve të majtë kundrejt Ramës po/do rritet dita ditës. Këtë e shoh si shenjë e inferioritetit të tyre në atë parti që kanë shkuar. Dihet se më problem këtë e ka Islami, i cili gjatë gjithë jetën politike është i njohur si “kërc i kuq”. Dikur ka qenë ndër më të akuzuarit e Berishës, por edhe i anëtarësisë së thjeshtë, për shkak të qëndrimeve të ashpra që ka mbajtur karshi tyre. Dhe e kaluara jo fort e largët s’mund të fshihet kaq kollaj nga kujtesa e demokratëve. Duke qenë se për ta Islami është si një kockë e mbetur në fyt, këtij të fundit i duhet doemos të fitojë simpatinë e tyre. Dhe e vetmja mënyrë për t’ia arritur kësaj është që të shigjetojë e bombardojë me akuza kryetarin e opozitës, Rama, si kandidati potencial për të qeverisur vendin pas 23 qershorit.
Në këtë kuptim, do të shohim se dita ditës Islami & Co do bëjnë protagonistin në daljet publike në media me akuza ndaj Ramës. Por, ajo që duhet të bëjë opozita, është që të mos merret shumë me ata. Sepse, sa më shumë t’i sulmojë si tradhtarë, aq më shumë u jep argumente për të kundërsulmuar. Dhe kjo është ajo që ata presin. Mos ndoshta do ish më mirë që t’i linte në hije, t’i shpërfillte e të mos i përmendte kund? Ata le të vijonin të lehin, sepse ua kanë borxh këtë gjë Berishës për vendosjen në listë, por s’ka përse opozita të vijojë të merret me këta individë që elektorati është mëse i sqaruar se cilët janë. Çdo përmendje e emrit, sidomos nga kryetari Rama, i faktorizon dhe i bën të pranueshëm në radhët e demokratëve, të cilët e shohin me zhgënjim pranim e tyre në PD. Përse duhet t’ua japim këtë mundësi? Le t’i lëmë më mirë të shijojnë këto dy muaj mjalti në prehrin e Berishës, derisa ta njohin edhe për së brendshmi, ashtu siç e kanë njohur dikur për së jashtmi.
Thine se qenit kur i vjen ngordhja shkon e ben shurren diku.Keshtu po ngjet me kacin e zi & co
Shperfillje Islamit e Co,. dhe perfillje Angjelit & Cokedhimjes me filaraqi ..loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool
Ikni ore budallenj qe jeni kthyer ne samuraj te politkes greke ne Shqiperi !
Me kete liste PS-ja nuk ehste parti politke eshte nje Shoqate Kafeneje ..loooooooooooooooooooooooool
Ky mallakastriot eshte dashuruar ne nje menyre te tmershme me karriken dhe pushtetin. Morali dhe ideali per te nuk vlen. Histori renegatesh qe vjen nga mesjeta jone. Turku na mbajti per pese shekuj, por edhe enveri per nje gjysem shekulli me sojsez te ketij kallepi. Tani flet ne emer te moralit, Kaçi i zi. Ironi
Ndjese paste Kastrioti &co
KUR DISKUTON PER PS-N DHE RAIMUNDO BYTHYA QE LEH DHE HA NE GARAZHDIN E QELBESIRAVE TE PUSHTETIT TE VJEN TE PJERDHESH TERE DITEN.
A e pate mbreme te çani kete si bente si grua e perdale?
ishin mbledhur 4 kurva aty çani fevzo çili dhe islami e benin si te perdala duke marre ne goje tere miletin…
Nuk kam per ta shikuar me zone e lire se mbreme me beri per te vjelle
ptuh rrace e keqe
Ty Raimondi sikur te ka pjellur Erdogani i turqise ne menyren se si shprehesh.
E di se per ty eshte fatkeqesi qe Shqiperia ka edhe te krishtere katolik dhe ortodokse sepse ti e do Shqiperine etnikisht 100% turq islamike sepse more djale je indoktrinuar ne menyren me te erret xhihadiste.Ti jeton ne perendim dhe mesa kam kuptuar ne vendin e endrrave te te gjithe kombeve te botes sic eshte Amerika dhe megjithate ne vend qe te beje te reflektoje se ku qendron ndryshimi ty te ka shtyre me thelle ne nje urrejtje ndaj te krishtereve.
Urrejtja eshte veti e njerezve te vegjel dhe xheloza si ti qe ia ke shitur shpirtin xhihadit.
Provoje njehere te vetme te shkosh e te jetosh atje tek vellezerit e tu arabe dhe ke per te pare se si motra gruaja apo vajza jote se si do te trajtoheshin.Perderisa i ke per zemer ik e mos qendro aty ku njeriu ka vlera por atje ku njeriu eshte kafshe.
Ti urren greket e megjithate ky grek po mban mbi 800.000 shqiptar me pune dhe buke dhe ne saj te tyre jane ndertuar me mijera shtepi luksoze.
Une kam qene ne Greqi si shume te tjere dhe jo se kam ndonje simpati te vecante per kete komb por ama kam arritur dhe e kam shprehur se si popull jane popull i dashur dhe shume miqesor por si shtet jane pak racista e megjithate jo si shqiptaret si ti qe duan vetem callmat turke dhe buken ia hane perendimit.
Edhe Enver Hoxha ati yt shpirteror ka shkruar librin’DY POPUJ MIQ ‘dhe c’eshte e verteta ky liber hapi nje kapitull te ri ne marredheniet midis dy popujve por ti je nje sharlatan dhe pjelle aziatike qe duhet vec te te peshtyj ne surrat dhe jo te ndot duart me ty.
E di se je nga Shkodra sic jam edhe vete dhe u njoh me dhembe e dhemballe sepse nder sy jeni shume perparimtar dhe ndersa pas shpine te ngulni thiken.Thanks God qe nuk jane shume si ti.
U more vec me ty sot sepse me je neveritur ne kulm me komentet e tua.
ne cdo vend te botes tradhtaret, mercenaret te perdalet ata qe lepijne i milion here ate qe kane peshture 100 milione here – jane njerzit qe perfundojne ne koshin e plehrave – varkari do ua mase koken me pe por eshte shpejt se do votat per te ruajtur sumen e vet nga rrezimi. Ky cazzi islami harron ate qe deklaruar publikisht “do tua thyejme kafken demorkarteve” – nuk harrojne demokratet – dhe kane pune me SLB e jo me cazzin e zi. SLB ka marre rrugen e m… dhe ne kete rruge vetem ca si cazzi mund ti bejen shoqeri.
Per nje gje me vjen keq – si nuk doli nje burre ne PD tja thuyej hundet ketij pisi me emrin SLB – njerez pa integritet e peronalitet – nese nuk flasin sot kur do te flasin kur ska me vlere.