Henri Çili, si ekspert i komunikimit politik, synon të gjejë për çdo palë zgjedhje në Shqipëri një narrativë, një fabul, që përmbledh në pak fjalë thelbin e garës politike të rradhës. Deri në 1 prill, fabula e gjetur prej Çilit ishte ajo e “Polit të Moderacionit”, i cili do të ishte Davidi që gjunjëzon njërin nga Goliathët e Mëdhenj (Berishën ose Ramën) dhe asgjëson tjetrin. “Poli i Moderacionit”, që sipas Çilit do të kishte si bërthamë LSI-në, FRD-në dhe PBDNJ-në, me votat që do të mblidhte dhe me garancinë që kishte në numërimin e tyre për shkak të pasjes së 2 përfaqsuesve në KQZ e më poshtë, do të kushtëzonte pas zgjedhjeve Berishën ose Ramën për krijimin e një qeverie më pak autoritariste.
Me rënien e kësaj fabule, Çili ka gjetur një narrativë të re për zgjedhjet e 23 qershorit, të cilën e përmbledh në pyetjen: “Një alternativë e djathtë qeverisëse me Sali Berishën në krye, apo një alternativë e majtë qeverisëse për Shqipërinë e 2013-ës me dyshen Rama-Meta në krye?” Por a është vërtet kjo narrativa e këtyre zgjedhjeve?
Në thelb të kësaj narrative janë epitetet “e majtë” dhe “e djathtë” që u vihen alternativave qeverisëse që ballafaqohen. Dhe këto epitete përdoren shpesh në Shqipëri më tepër në kontekstin historik se sa në atë ideologjik. Por sidoqoftë, në të dyja këto rrafshe, nuk rezulton se gara e dy koalicioneve të mëdha është një garë mes “të majtës” dhe të djathtës, paçka se për konvencion, për lehtësi të shprehuri, shumica e shqiptarëve i etiketojnë kështu koalicionet.
Në rrafshin historik, të djathtë janë quajtur në Shqipëri njerëz nga familje të persekutuara apo të shpronësuara nga regjimi komunist, si dhe nga familje që në heshtje nuk pajtoheshin me atë regjim. Parë nga ky këndvështrim, në krye të koalicionit “të djathtë” është Berisha, që mund të klasifikohet si 22 karat i majtë, sepse ka qenë për 22 vjet një komunist i devotshëm, mik i bijve të diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili ka persekutuar studentët e tij për “shfaqjet të huaja borgjezo-revizioniste”. Në koalicionin “e djathtë” përkrah liderit ish-komunist shndrit një tjetër yll komunist – Kastriot Islami, ministër në kohën e diktatorit komunist Ramiz Alia, i cili kur ishte Kryetar i Kuvendit deklaroi se do t’u thyente kafkat demokratëve. Gjithashtu përkrah Berishës është edhe Lefter Xhuveli, një tjetër komunist 22-karatësh me karrierë të lartë në regjimin e diktatorëve Hoxha e Alia. Për të mos vazhduar me xhaketat e kthyera të ditëve të fundit Kadeli e Dogjani, apo me Mehmet Elezin dhe me qindra ish-zyrtarët komunistë që janë pjesë e skalioneve të para të koalicionit “të djathtë”
Ndërsa koalicionin “e majtë” e udhëheq Rama, i cili, anipse me prejardhje nga një familje e nomenklaturës komuniste, ka qenë një anti-komunist par excellence që në rininë e hërshme, ashtu si edhe i djathi Spartak Ngjela, i cili vuajti 20 vjet në burgjet komuniste. Për të mos folur pastaj për Kurt Kolën, rrethi familjar i të cilit (duke përfshirë edhe atë vetë) ka regjistruar më shumë se 100 vjet në burgjet komuniste.
Në rrafshin ideologjik, deri para disa muajve dukej sikur do të kishte një garë mes një alternative të majtë e të djathtë qeverisëse, por Berisha po kopjon pothuaj çdo propozim të majtë të programit të PS-së dhe tani kufijtë ideologjikë mes ofertave të dy partive kryesore janë zbehur tej mase.
Kështu, PS-ja propozoi taksë progresive, Berisha futi në zbatim menjëherë një taksë progresive me dy shkallëzime (deri në 30 mijë lekë e mbi 30 mijë lekë të ardhura në muaj). PS-ja propozoi që shteti t’u krijojë lehtësira fiskale fermerëve, Berisha me vrap mori vendime qeverie për t’ua krijuar ato. PS-ja premtoi 300 mijë vende pune të reja nëpërmjet ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, Berisha iu afrua këtij premtimi me shifrën 250 mijë (paçka se deri më sot ka deklaruar me kokëfortësi se Shqipëria ka vetëm 140 mijë të papunë). Dhe lista e kopjimeve të propozimeve të majta nga ana e “të djathtit” Berisha do të vazhdojë deri ditën e zgjedhjeve, për aq kohë sa mendon se ato mund t’i sjellin vota për te penguar rotacionin e pushtetit…
Dhe me këtë frazën e fundit vijmë tek fabula e vërtetë e zgjedhjeve të 23 qershorit, jo ajo që sugjeron Çili. Dilema në 23 qershor është: “A do ta lëmë të vazhdojë të qelbet edhe më ujin 8-vjeçar, i cili ka filluar të kutërbojë brenda e jashtë Shqipërisë, apo do t’i japim shansin të qarkullojë, edhe pse e dimë që uji që po vjen nuk është dhe aq i distiluar (për të mos thënë më tepër)?”
Shënim: Po të përdoret kriteri historik dhe ideologjik me rigorozitet, ndër katër subjektet elektorale në garën zyrtare të 23 qershorit, vetëm FRD-ja mund të klasifikohet si subjekt puro i djathtë – Koalicioni APMI, Koalicioni ASHE dhe partia AK janë thjesht amalgama djathto-majtiste në të dyja rrafshet.
Po ku ka te djathte me tani e djathta eshte katandisur ne nje grup hajdutesh e kriminelesh e ne nje tufe socialistesh te larguar qe i ka mledhur gjithe mbeturinat kudo qe jane, kjo eshte e djathta aktuale.
Jo vetem nuk ka me te djathte, por Berisha e ka kthyer te gjithe filozofine e djathte ne nje klan te ngushte interesash private qe nuk perfaqesojne asnje shqiptar, qofte te majte apo te djathte. Edi Rama eshte i vetmi qe po tregon nje alternative qeverisese. Po tregon se eshte kryeministri qe duhet te ishte zgjedhur me vote te lire qe ne 2009. Dhe kete here do te fitoje me mbeshtetjen e te gjitheve ne.
Koalicioni qe ju ka paraqitur Berisha shqiptareve eshte nje grup hajdutesh qe eshte pasuruar me hajdutet e cdo krahu e besimi. Eshte thjesht nje grup per te ruajtur pushtetin e vete Berishes brenda PD. Nuk eshte nje ekip per te fituar ndonje pale zgjedhje. Ndaj keto zgjedhje nuk mund te jene thjesht rotacion. Ato duhet te jene fitorja e qytetareve shqiptare nepermjet Edi Rames, kunder klikes se hajduteve me ne krye Berishen
Nuk behet fjale per te ardhur nje qeveri apo nje tjeter ne pushtet, nuk behet fjale thjesht per tu nderruar disa deputete per disa te tjere, behet fjale per te ardhur nje kryeminister i cili zotohet se do transformoje vendin dhe do t’ia ktheje pushtetin shtetasve te tij. Kete mund ta beje vetem Edi Rama dhe PS.
E djathta eshte katandisur ne nje gjendje te tille qe vetem e djathte nuk mund te quhet sepse ne te jane futur te gjithe hajdutet dhe vrasesit e ketij populli. Alternative qe parashtron PD eshte nje qeverisje qe shqipetaret e kundershtuan ne 2009 por Saliu nuk e pranoi dhe e mori me dhune pushtetin, prandaj e majta kete here do te arrije nje fitore historike.
Do te jete nje rotacion rrenjesor ku do te shfarroheset ky sistem i deshtuar qe po shkaterron ekonomine dhe po varferon shqiptaret cdo dite e me shume. Do jete nje ndryshim ne menyren e te qeverisurit dhe te menyres se si behet politike ne kete vend. Prandaj duhet qe te gjithe te mbeshtesin alternativen e vetme per ndryshim.
Deshtimin e kesaj qeverie ne keto zgjedhje nuk e shpeton me asnje gje. Sepse ajo mbart mbi supe nje qeverisje shume te turpeshme dhe mbart 4 te vrare perballe zyrave te saj. prandaj kjo qeveri nuk mund te qendroj me ne pushtet. Sepse nje njeri qe vret popullin e vet nuk mund te qendroje me sepse ka rrezik qe ky pushtet te kthehet ne diktature.
Nuk ka me te djathte qe pas asaj qe beri Saliu duke futur ne liste koministat e PS qe i perzuri Edi Rama si deshtake. Prandaj une nuk kam me besim tek kjo force se do ti fitoje keto zgjedhje. Ajo nuk kishte nevoje per keta njerez qe kur nuk i duan te miren partise qe i kane sherbyer per 20 vjet do ti duan te miren partise qe e kane share per 20 vjet. Morali i PD ka rene shume poshte.
Ajo qe duhet te zgjidhet per 23 qershor eshte alternativa qe paraqet Rama sepse ajo parashtron zgjidhje per shume probleme qe ka shoqeria shqipetare qe per fat te keq jane shtuar kaq shume. Alternativa qe parashtron ajo eshte per nje permiresim te jetes se te gjitheve dhe jo pasurimin e vetem 5% te popullsise. Sepse ne sistemin aktual kemi 5% te njerezeve qe zoterojne 95% te te gjithe depozitave.
Rendesi per momentin duhet qe te marre vetem rotacioni sepse lufta jone duhet qe te perqendrohet qe te rrezojme kete dikatator nga pushteti sepse ai te vret ne mes te dites dhe gjykatat shpall te pafajshem vrasesit. Policia eshte kthyer ne sherbim te mafia sepse po viten perdite njerez dhe policia nuk ka arritur te fuse asnje pas hekurave. Prandaj te gjithe duhet te votojme kunder Berishes dhe pastaj te jape veten per programin Rilindje qe jep zgjidhje te shume problemeve.
E djathta e vertet ne kete momente eshte partia e Bamir topit sepse ajo perfaqeson idealet dhe parimet e djathta. Nderkohe qe PD e Saliut eshte kthyer ne nje parti qe e kane zaptuar nje klan hajdutesh dhe vrasesish qe kane vetem nje qellim te vjedhin dhe te grabisin pasurit e popullit. Mbi qeverine rendojne 4 te vrare me 21 janar. Partine demokratike e kane marre ne zoterin koministat si Islami dhe dogjani. Nuk ka me parime te djathta tek PD sepse ato Berisha i ka rrenuar dhe ka vendosur inetersin personal dhe te familjes mbi to. Prandaj mendoj se e djatha nuk eshte me PD. Ajo qe duhet te votojme ne 23 qershor eshte PS sepse ajo ka nje program shume te mire dhe eshte forca qe ka shanset me te medha per te ardhur ne pushtet. Mbi te gjitha eshte forca qe e meriton qe te vije ne pushetet.
Rrotacion per te crrenjosur kete sistem te deshtuar dhe te korruptuar. Rrotacion per te rilindur ekonomine e cila po lengon si nje qen i vrare keq por qe ka nevoje per nderhyrje emergjente. rrotacion per te dhene drejtesi per 21 janarin, Gerdecin dhe per shume krime te ketyre pushtetareve te korruptuar. Dhe mbi te gjitha rotacion per te kthyer besimin e popullit tek pushteti. Rilindja do triumfoje.
Alternativa qe po na paraqet Berisha eshte nje koalicion i bazuar mbi interesa dhe lidhje te ngushta, Nje kolaicion qe perfaqesohet nga njerez me shume precedente si Imami apo Rruli apo vete kryegjenerali Berisha. Pra ai paraqet nje klan hajdutesh qe vetem kane grabitur pasurite e popullit. Ndersa alternativa qe po na parashtron PS eshte alternative mbi parime dhe ideale te majta totalisht. Nje skuader qe ka paraqitur nje program te detajuar per te ardhmen. Prandaj te gjithe duhet te kthejme syte nga e ardhmja per tu siguruar qe ajo nuk duhet te jete si e shkuara e hidhur.
Rrrenimi ekonomik, varferia, papunesia, mungesa e rendit dhe sigurise, rrenimi i sistemit shendetesor nuk ka njohur te majte e te djathte, nuk ka njohur qytetaret e thjeshte shqiptare. Ndaj te gjithe, duhet te mos e votojme me saliun dhe koalicionin e tij te funderrinave per t’i hapur rrugen vendit per Rilindje ne cdo fushe e aspekt te jetes.
Fitorja e PS dhe Edi Rames eshte e sigurt ne keto zgjedhje. Shqiptaret nuk mund te durojne me kete lloj pushteti te kalbur e te qelbur. Hajdutet e vrasesit qe e qeverisin sot Shqiperine bejne mire ti kene bere llogarite me vendin, sepse shume shpejt do te duhet te japin llogari per gjith ckane bere keto vite plackitjeje.
Te djathte ka Lini,
E djathta eshte vetem FRD,
Po me habit Zaloshnja me kete rotacionin. C’kuptim ka rotacioni me gjysmen e zullumeve te Qeverise prape ne Qeveri? Kaq shpejt harroni o njerez? C’duhet ”rotacioni” (se kjo fjale po u pelqen te gjitheve) kur edhe vete e pranon se keto ujra qe po vijne nuk jane te kulluara per te mos thene qe vijne ere pa ardhur akoma ne pushtet? Po pse akoma eksperimente do bejme? Nuk ju mjaftuan 23 vjet? Jo Zaloshnje,
rotacion pa ndryshim nuk ka vlere
Votimi i ketyre pjellave te Katovices garanton vetem status quo-ne
Realist ireal ! e djathta shqiptare u godit qe ne luften e 2 Boterore me Marveshjen e Mukjes dhe e varrosi perfundimisht pas zgjedhjeve te 20 Dhjetorit te 45-es me grupine e deputeteve te ekzekutuar te opozites anti-komuniste , sot jane te gjithe partiçka tentakulat e aktapodit PPSH sipas direktivave te Komiternit te Katovices .
E djathta ka mbaruar,nuk ka me te djathte!E gjithe partia dhe lista jane nje tufe suhanlepiresish,nje tufe marionetash qe u leviz fijet Saliu e tani me qe u jane bashkuar dhe tradhetaret e PS-se e kompletuan tablone e deshtimit!Figura te nerveritshme!
Per sa i perket bindjeve politike forcat politike ekzistuese kane emra e bindje kundrejt te kunderta.PS dhe skuadra e rilindjes jane te vetmit me parime e bindje demokrate, e bindje per te ndertaur nje shqiperi , me bindje europiane e partia e vetme qe do te mund te bej dicka per shtetin shqiptar.PD seshte gje tjeter vetem mbeturine e sistemit komunist e nuk e meriton emrin qe ka.Demokracia nuk eshte kjo qe po ben zoti berisha.Demokracia duket shume mire ne programin e rilindjes per kete 23 qershor.Ne duam te rilindim, duam demokracine e vertete e kete do te mund te na e japi vetem skuadra e RILINDJES !
E MAJTA E BASHKUAR DO TI FITOJE ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2013
Per mua eshte thjesht nje rotacion..
Te fitosh zgjedhjet ne Shqiperi do te thote qe te kesh klanin méte madh pas vetes. Nje klan formohet kur interesat behen te perbashketa. Interesi me i perbashket ne Shqiperi i atyre qe kane biznese e miliona me politikanet eshte paraja, fitimi sa me i shpejte e i sigurte i parase. Keshtu qe Rama dhe nese pretendon se e ben çdo gje per patriotizem apo dashuri ndaj vendit te tij do jete i deryruar ti sherbeje atyre qe do ta sjellin ne pushtet.
Pra keto zgjedhje jane thjesht rotacion. Kjo nuk do te thote se Rama nese zgjidhet do jet me i keq se Berisha.
Nga u be ky Henri ekspert???
Ekspertet bejne ekspertize ,…nuk bejne tifozllik politik deri ne vetmohim.
Sa per ty Zaloshnja, ke kohe qe nuk bindesh.
Ujti ka kohe qe zjen. Edhe i qelbur ai zjen, por puna eshte se ti dhe shoqeria jote e ashtuquajtur civile nuk e thoni troc arsyen….NE SHQIPERI GJITHMONE KA FITUAR VUAJTJA E POPULLIT TE MAJTE, POR ZGJEDHJET JANE V J E DH U R.
Eshte jashte cdo imagjinate te mendohet nje mandat i trete per Berishen.Me vota te lira dhe te verteta Berisha ka fituar vetem ne 92 dhe asnjehere tjeter pavaresisht se ky po i sillet verdalle Shqiperise si ne opozite si ne pozite plot 22 vjet.
Une degjova intervisten e zotit Rama tek emisioni i Ilva Tares dhe e them me bindje se eshte nje dhurate nga Zoti qe e kemi nje lider te tille qe e ben Shqiperine nje vend per ta pasur lakmi edhe vendet me te zhvilluara sepse shihet qarte ne cdo fjale te tijen dhe e ka treguar me fakte se eshte njeriu me i afte i kombit shqiptar sot per sot.
Une habitem se si ka mundesi qe kushdo qofte i majte apo i djathte te mendoje sado pak qe te votoje Berishen qe pervec se dem nje te mire nuk e beri,por edhe sikur mire te kete bere a ka mundesi qe akoma te shohim nje plak komunist akoma ne ekranet e televizorit.Thjeshte eshte nje marrezi dhe te marret nuk mungojne ne vendin tone.
Une shpreh bindjen se Edi Rama do jete kryeministri i ardhshem por shpreh dyshimin se per te arritur atje djalli me emrin Berishe nga xhelozia e semure qe ka do na e ngrije gezimin ne zemer me lloj lloj insinuatash per te mos e dorezuar pushtetin e mbase kerkon te irritoje edhe popullin per tu ngritur ne revolte ku viktimat do te jene te paevitueshme dhe athere populli nuk duhet tja fal neqoftese ndodh nje gje e tille por ta zhduke familjarisht sepse mjaft gjak kane derdhur per faj te tij por do Zoti ia ndal doren dhe e kthjellon nga trute dhe Shqiperia nderron pushtet ne menyre paqesore.
Nuk eshte zgjidhje ketu ne fakt, pasi ka nje ndryshim shume te madh midis te dyja kraheve. Kjo ndarje nuk mund te quhet e tille ne baze te asaj qe thote Naim Cili, po per ate qe perfaqesojne te dyja krahet. Nga njera ane kemi nje parti te ezauruar nga pushteti dhe nga lufta e brendshme per te vjedhur shqiptaret dhe nga ana tjeter kemi nje alternative te vertet per permiresimin e vendit. Prandaj PS eshte alternativa e vetme ne keto zgjedhje.
Henri Cilit po i iken pushteti te cilit ai i mbane ison prej 8 vitesh, dhe nuk di me se nga t’ia mbaje.
Berisha komunisti 24 karat qe kerkonte te behej Demokrat….nje fabul te bukur mund te ndertohet me kete teme. hahaha
E majta do ti fitoi pa diskutim zgjedhjet e 23 Qershorit
Demokracia eshte rotacizem..dhe me 23 Qershor do te vendoset parimi i rotacizmit, e majta do te vije padiskutim ne pushtet.
I dashur shoku im i klases dhe banges ne kohen e shkolles 8-Vjecare “Mihal Grameno”, Dr.Eduard Zaloshnja, po te riprodhoj vetem Shenimin qe ke vene ne fund te artikullit te mesiperm, per te thene qe ne FRD ka te njejtin NIVEL “mbeturinash” brenda, si te para 1990 dhe te ketyre 23-viteve pseudo-Demokraci. Nese do emra te pervecem te atyre (qe nuk jane dy apo tre, por mjaft) ne FRD qe e mbajne veten per te Djathte dhe Anti-Komuniste apo Anti-Sigurimsa, qe njihen tashme ne publik keto 23-vite, jam i gatshem te ti sjell ty personalisht ne E-mail tend, me detaje “biografike” sa te duash, pasi ketu ne US ka edhe nga ata (oficere Spy) qe “iken” nga Shqiperia qe ne fillim te 1991, sebashku me jo pak Dosje… etjera, etjera.
Shënim: Po të përdoret kriteri historik dhe ideologjik me rigorozitet, ndër katër subjektet elektorale në garën zyrtare të 23 qershorit, vetëm FRD-ja mund të klasifikohet si subjekt puro i djathtë – Koalicioni APMI, Koalicioni ASHE dhe partia AK janë thjesht amalgama djathto-majtiste në të dyja rrafshet.
Te perqafoj e Miqesisht:
MD.Adrian Ballanca, NYC-US, arratisur ne kohen e Ambasadave te 1990.
Naim Cili ka hallin e Universitetit , se tani qe do i ike Saliu nuk ka me rrumpalle taksash, por taksim te ndershem…Dhe kur behet faje per ndersheri trembet i pandershmi.
Iku Kreshniku, u be nje histori e shkuar AK, na ishte njeher Aleanca kuq e Zi thone sot Shqiptaret.
Me 23 Qershore shqiptaret do te ndahen njeher e mire nga ky pushtet dshtak, per te hapur nje rruge te re, rrugen e shqiperis europiane. RILINDJE
Fitorja e PS eshte e sigurte me 23 Qershore dhe nuk ka manipuim qe mund te ndryshoi rezultatin final..qe do te jete nje diference e madhe votsh mes te majtes dhe te djathtes.
E DHATHTA DO FITOJ ZGJEDHJET SE ESHTE ME E BASHKUAR SE KURRE SE DIHET RREZIKU QE NJE I PA AFTE DHE I PA PERGJEGJSHEM UDHEHEQ TE MAJTEN ME 3 PARTI KOMUNISTE ME 2 ISH SPIUNA TE SIGURIMIT ME NJE SUPERHAJDUT SI META QE I DHA PROVAT AI DHE PARTIA MUND TE BEJNE PO TE KEN PUSHTET NE KTO ZGJEDHJE OSE SHQIPERIA DO SHKOJ PER MIRE ME TE DJATHTEN OSE PER MUT ME TE MAJTET
NESER DO IA SHOFIM FUTYREN CA MASHTRUSI ESHTE ZALOSHNJA ME MANIPULIMIN E SONDAZHIT QE NXIRTE PS 9 PERQIND PARA TIPIK MASHTRUS
Henri Cili eshte thjehste nje vegel ne duart e Berishes keshtuqe analizat e tij nuk hyjne ne pune fare,madje ato jane te ofenduese per inteligjencen e njerezve sepse nuk tregon aspak realitetin por thjeshte lepirje te Berishes qe dine ti beje shume mire Cili
Eshte e nevojshme ne menyre urgjente nje rotacion dhe gjerat te ndryshojne ,Berisha sado qe te perpiqet te kopjoj programin e PS ,eshte shume i paafte per ta vene ne zbatim ,Populli tahsme ehste i ngopur me programe ne leter ,Tani duhet pune
Berisha duhet te hapi rrugen ,dhe si politikane me pervoje eshte me mire nqs do te largohej me dinjitet dhe te pranonte qe koha a tij mbaroj dhe eshte i gatshem ta kaloj stafeten tek te tjeret qe kane me shumeide dhe energji per te bere pune reale per kete vend
Ndryshimi ehste gjeja me e mire qe mund ti ndodh vendit tne ,Pai tashme kane degraduar teresisht tegjtiha sistemet.Berisha kontribuoj me shpirt pe ta degraduar vendin tone me mendimin se keshtu mund ta nenshtronte me lehte,
Ndryshimin e perkrahim te gjithe por sbesoj se do te jete kaq kollaj ,Berisha dhe te paaftet e tjere qe errethojne duhet te japin llogari per cdo krim ,per cdo vjedhje dh eper cdo shkelje qe kane bere.Nqs nje gje e tille sdo te behej do te ishte shume epadrejte dhe PS do ta humbas shume shpejt besimin e popullit
PD fitoren e ke me te sigurt … perpara…
garen do e fitoje me i zoti … dhe ky eshte berisha…fitoreee
hajde o Edo knej maton detit,se ata vetem me dhi kon qef me mejt.mo harxho frym kot, pershendetje.
E djathta ne shqiperi mungon,sepse te ashtequajturit te djathte po sillen si Enver Hoxha.Ekonomia e rrenuar ishte ajo qe i dha fund rregjimit komunist dhe do ti jape fund komunisteve te mbetur ne pushtet.
Në Shqipri sundimtar ishte komunizmi 50 vjetë dhe duhet kaluar tani 50 vjetë që të fundoset komunizmi në mendjen dhe trurin shqiptarë. Më e rrezikshme për Shqiprin është rikthimi i bijve dhe nipave të komunizmit që janë me gjakë komunisti. Në Shqipri edhe 30 vjetë duhet të mbajë pushtetin e djathta e mirë ose e keqe por është e djathtë.
May 12, 2013
PUSHTETI MBI TE GJITHA , MBI DEMOKRACINE, VETEM FATEKEQESI BJEN
Reshtimi i mediave vizive e te shkruara nepermjet analisteve opinionisteve e gjithcfare zhgaravitesish ne funksion te pushtetit te ardhshem pa marre parasyse asnje princip norme morale ,program apo vlera te sistemit ku kerkojne te shkojne shqiptaret eshte nje ogur i keq per 23 Qershorin por edhe me pas nese nuk stopohet kjo maskarade e radhesp.
Duhet thene se Shqiperia nuk ka vuajtur per pushtet e shtet para 90tes por per demokraci e projekte zhvillimi afatgjate e ne sherbim te qytetarit pasi pas 90tes vendin e ka sunduar kaosi ne te tera fushat.
Nje professor i nderuar imi nga Lumi I Vlores i rreshtuar me rinine studentore ne ate Dhjetor te larget e te harruar te 90tes shkon te vizitoje prinderit per vitin e ri te 91. Plaku i tije nje burre i vjeter e i mencur , veteran lufte i drejtohet te birit. Biro do na e merrni pushtetin ? Po baba do e marrim I pergjigjet. Mire po a do jeni te zotet ta dergoni Shqiperine atje ku doni ju.
Faktikisht Shqiperia perfundoje nga diktatura me e eger e Europes lindore komuniste ne shtetin me problematic persa i perket krimit te organizuar korrupsionit , ngritjes dhe funksionimit te institucineve demokratike , trafiqeve e deri ne permbysjen fatale te shtetit shqiptar pa na sulmuar kush nga jashte perkundrazi Europa dergoje ushtrine per te ruajtur rendin ne Shqiperi aq sa kishte mbetur .
E gjithe kjo situate kriminale e krijuar dhe sponsorizuar direct nga politika i kushtoje Shqiperise dhe shqiptareve miljarda dollare deme ne investime e munges investimesh vazhdim te varferise e mjerimit per shumicen e shqiptareve dhe me se paku 10 mije jete shqiptaresh bije nenash ne moshen e tyre me te mire.
Klasa jone politike nese vertete mund ta quajme keshtu jo vetem nuk ka kerkuar ndonjehere ndiese per keto krime pasi vertete nuk jane mesuar me ndiesen se nuk e kane bere as ndjesen formale ndaj krimeve te komunizmit si trashigimtare te atij sistemi por vazhdojne ne te njejten rruge te mbajtjes e marrjes se pushtetit me cdo forme e cdo mjet.
Shikoni dhe degjoni bashkombas te nderuar propoganden dhe demagogjine bajate te politikanve shqiptare gje qe e bejne edhe me bajate lukunia e qenve qe i ndjekin e zhurmojne ne ekrane dhe gazeta te shtypura e online.
A kane ndonje pergjigje a premtim pushtetaret dhe opozitaret per rreth 5000 viktima te komunizmit qe familjeve te tyre akoma nuk ju a kane kthyer eshtrit familjareve te tyre pasardhesit dhe trashigimtaret e diktatures kriminale pasi per ndiese publike as qe jua ka kerkon kush?
Se cfare tregon kjo besoj se nuk ka nevoje per koment pasi qarte tregon se jo vetem jane trashigimtaret e krimit komunist por edhe pjesmarres ne keto krime pasi se bashke me zbulimin e eshtrve friksohen se zbulojne edhe krmet e tyre.
A kane ndonje pergjigje a premtim pushtetaret dhe opozitaret per respektimin e Kushtetutes se Shqiperise persa i perket ceshtjes se prones dhe a parashikohet ndonje denim ne kodin penal per ata qe shkelin Kushtetuten edhe kure behet fjale per cenim te integritetit territorial te Repulikes ?
Dihet qe politika “post” komuniste per 23 vjet me radhe ka organizuar maskarada zgjedhore me qellimin e vetem per ta mbajtur Shqiperine larg Europes e Amerikes e garantuar vazhdimsine e sundimit te trashigimtareve e kriminelve komuniste e zhvatjen e pasurise se shqiptareve deri tek buka ne tavoline sic po bejne .
A ka ndonje sqarim juridik e teknik se si mendojne te shkojne pozita dhe opozita ne zgjedhjet e 23 Qershorit praktikisht pa KQZ si institucionin e vetem te menaxhimit te tere procesit te votimit e numrimit te votave duke perfshire edhe nxjerrjen e rezultateve.
A ka ndonje praktike ligjore parlmentare qe ligjet e miratuara me shumice te cilsuar (126 vota) te aprovimit te Kodit Zgjedhor e konstituimit te KQZse te atakohen e ndryshohen me vendime te shumices se thjeshte (71 vota)? Gjithnje e kam fjalen per vende e sisteme demokratike pasi diktatori e fshin tere parlamentin kukull kur ja do interesi bile po te doje i dergon te tere edhe ne burg.
A ka ndonje pervoje Europiane apo boterore te vendeve demokratike ku partite politike diktatoriale kane implementuar dhe ndertuar demokraci per popujt e tyre dhe a kane ndonje elemet funksionues te demokracise se brendshme ne partite kryesore shqiptare PD –PS?
A kane dhene ndonjehere spjegime se perse nuk e pranuan apo perse e deshtuan nismen e demokracive perendimore per partite politike shqiptare “Nje antar nje Vote”?
A mundet qe lideret politike Berisha –Rama qe i kane shnderruar partit e tyre politike ne prone te tyre private e veten te perjetshem kane ndonje shans apo mundesi te pranojne rotacionin politik te pushtetit pasi nuk po pretendojme per vlera.
Nje formacion politik se bashku me kryetarin e saje te perjetshem qe nuk aplikon e pranon konkurencen e vlerave e ideve brenda partise , a ka shanse qe ti pranoje keto ne ndertimin e strukturave te pushteteti e shtetit ? Kurre. Po cfare sistemi jane shqiptarete athere kush mund ta thote.
A kane ndonje project dhe a kane dhene ndonjehere pjegime lideret politike Berisha Rama si Kryeminister e Kryetar i Bashkise se Tiranes se si i kane menaxhuar e shpenzuar takxat e qytetareve shqiptar e tiranas. A eshte e mjaftueshme vetem modeli i taksimit dhe zhurma rreth saje pa dhene asnjehere sqarime ku kane shkuar keto taksa d.m.th parate.
A ka dhene ndonjehere sqarime Kryeministri i vendit per nivelin e borxhit te brendeshem , te jashtem e investimet strategjike dhe a i ka kerkuar opozita sqarime ne parlament po ne shtyp per kete informacion “koti”?
A ka premtuar opozita vendosjen e numrit social apo te pasurise per tere qytetaret shqiptare si elementi i vetem e percaktues qe kontrollon jo vetem barren fiskale per te tere por edhe nivelin e sakte te varferise e njerzve ne nevoje.
Keto jane nje pjese e vogel e kerekesave minimale per nje pushtet e shtet ne sherbim te qytetarit shqiptar gje qe politika anadollake shqiptare akoma eshte para 90tes.
Bojkotimi masiv i maskarades se radhes qe sharlatanet politik se bashku me lukunine e qenve qe ju shkojne pas i quajne zgjedhje eshte rruga e vetme ne keto kushte qe Shqiperia me pase shpresa qe te futet ne rrugen e implementimit e ndertimit te demokracise ne nje perpjekje te dyte.
Cdonjeri qe sponsorizon apo mbeshtet qofte edhe me vote vazhdimsine e trashigimise kriminale qe misioni i tyre ka qene dhe eshte rrjepja e shqiptareve e pasurise se tyre kombetare do ndihmoje ne rritjen e kostos deri ne gjakderdhje per te cmontuar strukturat e krimit shteteror ne truallin e shqiptareve.
AJET DELAJ
NEW YORK
Me shume se nj rotacion politik zgjedhjet kete vit kane nje rendesi te vecante sepse ndryshimi midis dy forcave politike eshte shume i madh ku te gjithe do te hedhim me vote kete regjim te kalbur, dhe te votojme per nje Rolindje kaq shume te domosdoshme per te gjithe.
eshte e qarte qe e majta eshte zgjidhja