Nga Ilir Yzeiri
Panorama e medias shqiptare, në këta njëzet e ca vjet, qoftë ajo e shkruar, qoftë ajo audiovizive është një realitet ende i panjohur. Personalisht bëj pjesë ndër ata të paktë gazetarë – aktivë edhe sot – që u angazhuan në median e pasdiktaturës që në fillim. Pas fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit 1991, me interesimin direkt të Sali Berishës u emërova kryeredaktor i gazetës “Zëri i Rinisë”, e cila, ashtu si shumë të tjera gazeta që ishin pronë e organizatave të masave, u zhdukën nga tregu pasi u shpërfytyruan nga orekse të njerëzve të uritur për pak qytet. Por kjo është një histori më vete. Le të kthehemi tek argumenti ynë.
Koçoja – personazhi i peshkopatës
Këto ditë, opinioni është bombarduar thuajse përditë me emrin e Koço Kokëdhimës. Kandidimi i tij në Vlorë dhe përfshirja në listën e PS-së që drejtohet nga Edi Rama, solli reagime nga më të ndryshmet dhe i përfshiu thuajse të gjithë aktorët e opinionbërjes. Personalisht i justifikoj reagimet e miqve të mi dhe gazetarëve virtuozë e mbrojtës të opinionit publik, Mero Baze e Mustafa Nano, ashtu siç nuk e mirëkuptoj Kokëdhimën me përgjigjet që u dha atyre. Në të njëjtën kohë mbështes tërësisht vështrimin e gazetarit me ndershmërinë më të madhe intelektuale në vend, Andrea Stefani, i cili, në kuadër të aksiomës për rotacion të pushtetit, e përligjte kandidimin e Kokëdhimës. Por, duke dëgjuar sharjet, fyerjet, denigrimin që i bën nga mëngjesi në darkë Sali Berisha dhe tellallët e tij Koço Kokëdhimës, kam mbetur pa frymë në shumë raste. Mirëpo, vetëm një çast se pastaj jam bindur përsëri se Berisha është politikani më i pabesë dhe më i pasinqertë në këtë vend. Politikani Sali Berisha e ka shkelur me këmbë njëqind herë njeriun Sali Berisha dhe këta të dy, Berisha politikan dhe Berisha njeri përbëjnë një dualitet amoral dhe johuman deri në skajin më të ulët. Pse? Do ta shpjegoj më poshtë. Po le të përmendim me shpejtësi disa episode të tjera. Me Koço Kokëdhimën kemi qenë bashkë studentë në të njëjtën periudhë, 1979-1983. Edhe godinat i kemi pasur ngjitur, 12-a ishte e Fakultetit të Shkencave dhe 13-a e Filologjisë. Në atë kohë në Qytetin Studenti ishte edhe biblioteka e kinoklubit “Studenti”, të cilën ne e shfrytëzonim në ndonjë rast për të marrë ÇRNS-të (çështje të revolucionit dhe ndërtimit socialist) e famshme që na duheshin për seminaret e PPSH-së. Kjo sallë, për shkak se shfrytëzohej nga studentët e matematikës, thirrej edhe “peshkopatë”, në kuptimin që peshkopata ishte vendi i zymtë ku studiohej ditë dhe natë. Njeriu që e hapte dhe e mbyllte peshkopatën, ishte Koço Kokëdhima, studenti i matematikës, që njihej nga të gjithë si një ndër më të mirët e kohës. Jo vetëm aq, po ky student nisi edhe një fakultet tjetër, atë të gjeologjisë dhe e përfundoi me të gjitha dhjeta edhe atë. Kur dëgjova atë ditë Kastriot Islamin duke gënjyer se i ka vënë 4 Kokëdhimës dhe ai ndaj e sulmon, më erdhën zorrët te gryka. Koçoja, për ne studentët e letërsisë, ishte bërë i famshëm edhe se dinte vëllimin me poezi të zgjedhura të Eseninit, thuajse të gjithin përmendësh. Më tej rrugët tona u ndanë. Koçoja kishte energji të jashtëzakonshme dhe ishte me një vullnet të paimagjinueshëm. Rasti e solli që të takoheshim prapë, por këtë radhë ai ishte një nga sipërmarrësit më seriozë të Shqipërisë dhe, për më tepër, kishte ndërtuar kompaninë e botimeve “Spektër” që përmblidhte, veç të tjerash, revistën “Spektër” dhe gazetën “Shekulli”. Jemi në vitin 2000 dhe në atë kohë drejtor i këtyre botimeve ishte Preç Zogaj, një nga figurat më të njohura të letërsisë dhe medias shqiptare. Vitet 1998, 1999 kanë qenë vitet më të vështira për gazetarët që rrinin pranë Berishës. Ata ishin tërësisht pa punë dhe mediat e reja që po krijoheshin, nuk i qasnin thuajse fare. Shqipëria ishte ndarë si me thikë dhe nga njëra anë ishte “Koha Jonë” dhe “Klan”, simbolet anti-Berishë “par exellence”, në anë tjetër “RD”, “Albania”, “TV Shijak” dhe përpjekjet e Mero Bazes për të ndërtuar një radio, pastaj një agjenci lajmesh, por pa asnjë lek, pa as më të voglën mbështetje financiare. PD-ja, pas ardhjes së Berishës nga Presidenca, kishte në arkë më pak se 100 dollarë. 4000 dollarët e fundit ishin shpenzuar nga kryetari i PD-së në ikje, Tritan Shehu për të rregulluar makinën në Greqi. Nuk kishte asnjë mundësi për të punuar. Edhe Ylli Rakipi ishte shpallur armik i PD-së dhe nuk fliste me Berishën. Kishte mbetur vetëm “RD”-ja që e paguante një shkrim 500 lekë. Në këto kushte punova për një farë kohe tek “Albania” si gazetar dhe një ditë u binda se duhet të gjeja diçka më serioze. Vendosa të takoj Preçin dhe i kërkova që të punoj në revistën “Spektër”. Ai, pasi bisedoi me Koçon, më ktheu përgjigje pozitive dhe kështu u ritakova përsëri me Kokëdhimën, por tani në role krejtësisht të ndryshme.
Kokëdhima e nxjerr nga strofulla Berishën dhe …i jep darkë në “Rogner”
Pas më pak se tre ose katër muaj në revistë, nisa të botoj edhe komente në gazetën që ishte bërë më e madhja, më autoritarja, më korrektja në Shqipëri. Komentet e mia ishin të gjitha me frymë pro opozitare dhe nuk kishin as edhe një censurim. Në këtë periudhë kam njohur Mustafa Nanon, që ishte bërë një nga analistët më të njohur në vend. Mirëpo Kokëdhima kishte plane të tjera dhe pas radios kërkonte të hapte edhe një TV, ndaj më shkëputi nga puna si gazetar dhe punoja pranë tij në grupin e këshilltarëve të medias. Gazeta “Shekulli”, megjithëse ndihej se ishte e majtë, përsëri kritikonte dhe investigonte aferat korruptive të qeverive socialiste. Në bisedat pa fund që bënim me Koçon deri në të gdhirë, sidomos në lulishten e “Rognerit” apo në shtëpinë e tij, ai, më se njëherë, më ka thënë se po jetojmë në një situatë të rrezikshme dhe këta (socialistët) duan të eliminojnë opozitën. Ne nuk duhet t’i lejojmë, thoshte Koçoja duke marrë shpeshherë edhe rolin e një “lideri” të rëndësishëm. Nuk ka demokraci në qoftë se nuk forcojmë opozitën, përsëriste ai. Sali Berisha është opozita sot, ndaj ai duhet respektuar dhe duhet ndihmuar. Kishin dështuar tentativat e Pollos për të bërë opozitë dhe ai, ashtu si sot, ishte në qeveri me qeveritarët e radhës, pra me socialistët. Berisha, sikur të mos mjaftonte kjo, më 28 nëntor 2000 provon për disa orë edhe zyrat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Më kujtohet se Koçoja këtë nuk e kapërdiu kurrë dhe menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ai më kërkoi mua që të ndërmjetësoja për një takim të tijin me Berishën, i cili ishte tërësisht i izoluar dhe në zyrën e tij në PD më shumë nuk kishte drita, sesa kishte. Kështu, në një prej ditëve të nëntorit i telefonova Edës, sekretares së Berishës dhe i thashë që Koço Kokëdhima ka dëshirë ta takojë. Ai e priti me kënaqësi këtë kërkesë dhe në një natë të bukur Koço Kokëdhima ngjiti shkallët e PD-së dhe u fut në katin e dytë në zyrën e Berishës. Takimi shkoi shumë mirë dhe pas kësaj Koçoja e ftoi atë që të hanin bashkë një darkë në “Rogner” në mënyrë që ta përdorte daljen e tij si një sfidë ndaj qeverisë socialiste dhe medias që e mbështeste atë dhe t’u tregonte atyre se Berisha, si lider i opozitës, kishte mbështetjen e një pjese të madhe të elitës së biznesit, të intelektualëve, të medias e të shoqërisë civile. Sfida ishte shembullore. Në zgjedhjet e vitit 2001 Berisha ka pasur mbështetjen e Kokëdhimës dhe të mediave të tij. Por ngjarjet rrodhën ashtu siç rrodhën dhe në qoftë se Berisha nuk u eliminua nga grupi me këmisha të bardha që u mblodhën në zyrën e Meidanit për ta hequr Berishën si kryetar të opozitës, duke e filluar protestën nga Lezha, kjo përsëri është meritë e Koço Kokëdhimës, por për këtë e shumë të tjera do të ishte mirë të tregohej në një kohë tjetër.
Mosmirënjohja
Unë e kuptoj pragmatizmin politik. Nuk ka asgjë të keqe që të flirtojë Berisha edhe me Kastriot Islamin apo të harrojë çfarë i ka thënë Pollos e çfarë i ka thënë Polloja atij. Kjo është krejtësisht normale në politikë. Por ajo që nuk mund të jetë normale, është ana humane, njerëzore. Politika në shoqëritë pluraliste nuk ndërtohet mbi antivlera. Po të ishte kështu, Perëndimi do të ishte shpërbërë. Mirëpo, vlerat njerëzore si dashuria për tjetrin dhe mirëkuptimi për atë që mendon ndryshe nga ti, nuk do të thotë luftë, por dialog. Sali Berisha mund të mos jetë në një mendje me Koço Kokëdhimën dhe me politikën e tij editoriale, por të dërgosh gjithë shtetin për t’i shkatërruar bizneset një kundërshtari politik, kjo është kriminale. Të gjithë sipërmarrësit janë vlera kombëtare. Por sipërmarrësit në media janë vërtet heronj. Dritan Hoxha, ish-presidenti i “Top Medias”, që na sheh nga qielli tani, ishte një pasuri kombëtare, sepse krijoi një sipërmarrje, e cila ka punësuar mijëra njerëz anë e mbanë Shqipërisë, përveç markës që ai krijoi në media. Kokëdhima, gjithashtu, do të përmendet në historinë e medias shqiptare si botuesi i gazetës më profesionale në Shqipëri, që shënoi fillimin e një epoke të re në shtypin shqiptar, ashtu siç do të kujtohet Nikollë Lesi dhe Aleksandër Frangaj, të cilët kanë shënjuar e shënjojnë përmbajtjen e mediave shqiptare në kohë të ndryshme. Unë mund të mos miratoj politikën editoriale të Frangajt, por të mos harrojmë se kompania e tij ka të punësuar mijëra njerëz, të cilët jetojnë me atë biznes. Mirëpo Berisha jo vetëm që nuk ka ditur të mësojë nga historia e tij personale dhe politike, por, përkundrazi, ai po shfaq tani në fund edhe defektet e rënda në karakter e po shfaqet me një personalitet të deformuar. Nuk e kam fjalën për mirënjohjen si shenjë e një kodi tribal, por për mirënjohjen për njerëzit që krijojnë vlera. Këtë mirënjohje ky njeri nuk e ka, ndaj edhe është i destinuar të llogaritet ndër shqiptarët që e kanë çnderuar më së shumti këtë vend dhe të mbahet mend si njeri i pabesë dhe mosmirënjohës. /Shqip/
gazetar i shkelqyer, demokrat i vertete , si gjithnje
Ore, po c’thote autori ??? Berisha ne 2001, po te mois ishte per 20 mandate te fituara e kolegj zgjedhor e po te mos ishte per Dushkun i fitonte zgjedhjet. C’jane keto brockulla, ku Berisha paskesh qene i izoluar. I bie qe mbasi Kocojo kuptoi qe Sala nuk kishte vdekur mendoi qe ta merrte me te mire.
yzeir keto shkrime duken si radioloja e sigurimit te shtetit ne kohen e dulles,edhe ti po i jep te kuptoje berishes se pas 23 qershorit do te jete kokedhjeri qe do e mbroje qelbesiren prandaj ti sulet me me lezet,per ne popullin kto jane afera personale te felliqura qe tregojne makabritetin e politikes qe bie gjithmone ne kurrizin tone ,bravo na le te kuptojme cfare monstre eshte kokedhjeri qe me parate tona te ndermjetesuara nga ramiz alia konsomolasi i fierit ndertoi biznesin e tije dhe sot paska vlera, si shpjegohet qe llumin e shoqerise i certifikoni vlera te paqena,po zaten gazetaret jane si puna vajit qe lyhet rrota te reshqase me mire
pas izolimit te 23 qershorit, a do te dale ndonje koco tjeter per te sfiduar shqiptaret?.
ne, te gjithe jemi te ndertuar seprapthi,,atehere kur nje krimineli qe dogji shqiperine ne 97 duhej treguar vendi ju i jepni mbeshtetje dhe sot na i servirni si vlere.
te gjithe jeni njesoj.
Eshte gabim i rende te tregosh meshire per Sali Berishen ne Opozite. Ketij gjarpri i duhej shtypur koka me kohe.
Shkrim interesant.
Keto anti-vlera Berisha i ka treguar qe 20 vjet me pare.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-karaberisha.html
Zoteri! Ketu behet fjale per MIRENJOHJEN. Ky virtut njerezor duhet te kete vlere ne çdo situate dhe parti politike. Mirenjohja nuk ka ngjyre politike per ate qe ka karakter njerezor.
Fjala eshte per Sali Berishen si e keqja me e madhe e ketij vendi. Dikur flitej se duhet te largohen dy mostrat e politikes dhe tranzicionit shqiptar. Qe si qe, Nano e theu qafen, megjithse me thonj e me dhembe mbahet akoma, ne hije, per te turbulluar me keq politiken e ndotur keqas.
Iku, po si iku? Ja dorezoi çelsat “armikut” te tije Bershes sipas skenareve te erreta. Tani i kane ndare rrolet. Njeri padron dhe tjetri nje lake i maskuar.
Ketu e kemi te keqen me te madhe dhe jo tek Kokedhima qe paska ndihmuar opoziten dikur. Personalisht, nuk ja fal kurre kete “simpati” dhe mbeshtetje qe paska treguar karshi kesaj mostre te keqijave tona. Dhe ku pa? Pikerisht mbas gjemave te katrahures shqiptare te vitit 97! Kete gjynah nuk na e ka Zoti Yzeiri por Nano me kompani si dhe nderkombetaret qe nuk u fut ne burg, por u be nje demonstrim qesharak.
Eshte koha te mos merremi me cikerrima e karaktere njerezish por te kapemi fort mkbas problemeve e plageve kryesore. Sa per Kokedhimen nuk e kemi provuar asnjehere ne politike. Per horizontin, shqiptarine dhe vendosmerine per te vepruar me energji si lider i se majtes, une nuk kam asnje dyshim. Kete e bazoj me sa kam pare dhe lexuar nga ai, me qe personalisht nuk kam patur rrast kontakti.
Rrespekte!
Ja edhe Iliri u be me ne fund nje here i ndershem ne jeten e tij. Sepse, megjithese eshte paguar disa here nga Berisha per te vene emrin si drejtor ne gazeten “Bulevard”, e cila veç te tjerash botonte me skema qellimin e atentatit te Gafurr Mazrekut kunder Azem Hajdarit, objektivi i vertete i te cilit nuk paska qene Azemi, por Berisha (dhe Gafurri sipas gazetes se Ilirit paska qene paguar nga greket dhe per kete, se shpejti, “Bulevardi” do te botonte edhe fakte, qe ne fakt nuk i botoi kurre)nuk e pati per gje qe ta shkembente rrogen modeste qe i jepte Bejdo Malo tek “Bulevardi” opozitar, me nje rroge shume me te majme qe i ofronin Kokajt ne pushtet, duke i dhene nje pune si foles ne televizionin “Koha”. Pastaj tek Koço qe mbahej ende mire me tenderat e Bashkise. Pra, nese nuk eshte paguar nga vete Koço per kete shkrim, gje qe duket pak e besueshme, kur meson se KK ka disa muaj, me sakte qe kur Edi Rama nuk eshte me kryetar Bashkie ne Tirane, qe nuk u jep rrogat as gazetareve te vet, duket se Iliri ka vendosur qe me ane te ketij shkrimi te shlyeje nje borxh te vjeter ndaj ushqyesit te dikurshem te tij.
Hallall Ilir; Vetem se nuk e di pse, duke lexuar shkrimin tend m’u kujtua nje shprehje e vjeter e Ylli Rakipit, diku nga mesi i viteve ’90, kur nisi te flitej se Berisha, qe te quante ne ate kohe si nje nga me besniket e tij, kishte bere dnermend qe te te çonte kryeredaktor te Gazetes Shqiptare. E pra, pikerisht ne ate kohe Ylli tha: “Kjo eshte menyra me e mire per te mbyllur nje gazete”.
Shkrim teper interesant, por do te duhej te shkruhej aq shume per te dale ne perfundim te fabules:
“Berisha nuk eshte mirenjohes!!!”
Nuk eshte as e re dhe as e vjeter. As e re dhe as e vjeter nuk eshte qe ne Shqiperi luftohet dhe perpiqen per porgrame dhe parime.
Jo, eshte nje lufte klanesh per te kapur dhe per te ndare dhe ate cope torte qe ka ngelur ne ate vend prej 28 mije km².
Deputeti i ardhshem i Qeparoit ne ate interviste qe dha tek Fevziu deklaroi:
“Une ne Qeparo kam vetem dy pallate.”
Ja pra qe poseduesi i 200 mije dollareve amerikane na paska ne Qeparo edhe dy pallate!
A na qenka aq i thjeshte muhabeti?
Nuk besoj. E ardhmja do ta tregoje, por nuk besoj se ne fund te mandatit do te mbetet pereseri me dy pallate.
Kemi rene me shume ne nje sistem oligarkik me tipare putiniste.
Kjo eshte pershtypja ime.
O claus; nese flitet per mosmirenjohes, njeri nga ata qe e meriton me shume kete emer esht epikerisht ky, Ilir Yzeiri qe krijoi emer nen hyqmin e Berishes…
me falni te nderuar per nje lapsus!
poseduesi i 200 milion dollareve!!!!
Megjithate ,KOCO DHE BXHJA te mesojNe edhe nje gje te vockel por te rendesishme si detaj- te japiN rrogat ne kohen e duhur,
sot s’ka skllever.
cfare gazetari mund te jesh TI kur nuk mban mend datat e zgjedhjeve.zgjedhjet e para pluraliste u mbajten ne 31.03.1991.fituan komunistet.mbas rrezimit te qeverise,ne 22.03.1992 fitoi PD dhe jo ne 1991 si thoni ju gazetar i madh
Eshte e tupshme ti cenosh tjetrit dinjitetin, ta prekesh ne moral, e tja deformosh ATE. Sali Berisha nuk e ka per asgje, perdor cdo fjale qe permban fjalori i TUPES.
ky shkrimaxhiu , qeka nji tip kameleoni keq !
me mir qesharak qe ke njeriu nji dicka pozitive (humorin) zgjon,
sesa karkter i cdo ngjyre qe ste dihet kujt ngyre i perket ..thjesht kameleon !
I nderuar Ilir, i kam lexuar me qejf shkrimet e tua se ke qen luajal te pakten me poziten por kur me flet per KK me ben te mendoj qe je i nje selektive, i njeanshem dhe biles i rangu si shume pseudoanaliste aty. Une te kuptoj qe KK te ka ber nder dhe te ka dhen buke por kete sta ka falur e ke fituar me punen tende, nuk ke pse ti jesh borxheli nje pronari se te kane dhen rrogen, perkundrazi eshte ai ndaj teje se te ka mbajtur nje pjese te fitimit qe MArxi e ka quajtur “surplus”. KK mund te jete i zgjuar (ashtu siç e permend ti) por ai eshte per veten e tij ndersa per ne ai eshte nje plehre, nje hajdut, nje grabites i prones publike. A e di ti mor zotri sesa prona publike i ka privatizuar ky njeri per nje vlere qesharake? Sa punonjes kane mbetur pa marr rrogen nga ky “sipermarresi” yte qe prej shume kohesh? Shko pyet njeher ata qe kane punuar per te? Per me teper ketij njeriu i shtohet edhe mekati qe ky njeri i ka dhen ndihme drejtusit qe eshte sot ne qeveri, domethen edhe te keqen e tanishme e paskemi peshqesh prej ketij. Ahhh mor gazetaruc po si su mesuat asnjeher te jeni profesionit dhe te ndershem, te mbanin anen e te vertetes dhe te lufoni kancerin qe i ka shtrir metastazat deri ne qelizen e fundit te shoqerise shqiptare dhe KK eshte njeri prej kontribuesve qe kane injektuar kete kancer.
Te nderuar komentues.Politika eshte KURV e BIJ KURVE.Por çfare do qe te thuhet, a shkruhet per politikanet keta e meritojn kete opinion.Mirepo ka nje dallim shume shume te madh ndermjet tyre.I vetmi person(politikan nuk e meriton ti thuhet) qe eshte akoma ne politik edhe pse dihet BOTERISHT qe ka vrare,ka zhdukur,ka rahur,ka dhunuar,ka vjedhur,ka poshteruar,ka denigruar,dhe mbi te gjitha ka krijuar nje Perçarje te frikeshme te kombit tone ne verior e jugor ka qene ky person Pergjegjesi numer nji per gati lufte civile ne 97,eshte ky nje antikombetar dhe antikosovar i deklaruar edhe nga politikan serb,eshte ky nje spiun serb qe edhe sot eshte kryekeput i varur nga serbet dhe KY POLITIKAN eshte sali ram berisha.Te gjithe te tjeret ven e vin keto qe shkruhen per Koçon a per nanon a per meten a per Ramen durojn vetem tre dit.Te gjithe kunder berishes qe eshte e keqja e madhe e ketij Shekulli.
Sali Berisha eshte nder njerzit me perverse qe mund te ekzistojne. Egoizmi i tij eshte pashembullt per kete une e therras Sali QENI. Po kerma Sali gjen ushqim ne kermen shqiptare. Shqiptaret nuk kane respekt per te drejtat e tjetrit jane barbare ne kete kuptim. Z. Ilir shpjegon mire se me arsye Kokedhima ka ndihmuar Sali QENIN. E sheh qarte te gjithe se ka bere gabim. Une PD e kam mbeshtetur ne 1991-1992 dhe dy jave pasi Berisha eshte bere President jam bere kundershtar dhe do te mbetem deri ne vdekjeje kundershtar i kriminelit Sali QENI. Nuk me ka bere asnje te keqe personalmente por kam bindjen e thelle se eshte fatekeqesia e shqiperise. Por meqenese gjerat kane ardhur keshtu une jam qe me 23 qeshor te fitoje Salia. Shqipetaret duhet ta shijojne deri ne fund fatekeqesine Sali. Se komunistet nuk na dhuronin lirine ne 1990 nuk do te ndodhte kjo qe ka ndodhur ne keto 23 vite. Qe shqipetaret ta duan lirine ate duhet ta fitojne, se e duan demokracine ate duhet ta pushtojne edhe me lufte dhe jo dhurate. Shpresoj qe Sala do te zbatoje planin e Zotit, dmth fallsifikimin e zgjedhjeve me 23 qeshor. Vetem fallsifikimi i zgjedhjeve do te jete fundi i Berishes nje here e pergjithemone dhe lindja e nje demokracie Europiane. Sali QENI eshte futur ne nje rruge pa kthim Ai per te mbijetuar duhet te beje krime mbi krime. Vetem lufta do te bente nje pastrim te egjeres e fares se keqe komunisto-islamiste. Keto ide i krijoj sepse Ilir Meta nuk mund te jete opozite, kapja nuk rezultoj ne renien e qeverise se Salise. Keshtu shqiptareve nuk u mbeten shume alternativa. Se do te fitonte opozita me 23 qeshor nuk do te jete ne gjendje te qeverise per shkak te situates ekonomike, borgjeve, dhe opozites Sali. Nuk kam te dhena por besoj se shqiperia nuk duhet te jete shume larg falimentimit. Nuk kemi te dhena per ca tregues krysore ne shifra absolute, siç eshte 1.borgji publik, 2.perqindja e interesit e ponderuar,3.import-eksportet 4. numeri i te punesuarve e ndare sipas sektoreve, industri, bujqesi, sherbime 5.te ardhurat e buxhetit dhe shpenzimet dhe difiçiti vjetor korrent. Keto gjera K/M nuk na i thote, kjo do te thote qe situata eshte afer falimentimit.
Arrij ne konkluzionit qe Berisha duhet te fitoje, vetem duke fituar Ai pergjegjesia do te bie mbi Saline. Me vota te fallsifikuara do te ishte ideale. Pasi çdo rezultat ne zgjedhjet e 23 qeshorit qe nuk nxjerr fituese opoziten eshte fatale per Berishen. Berisha nuk ka te drejten te organizoje zgjedhjeje e jo me te fitoje. Ai nuk ka kredibilitetin ne asnje menyre te jete pale ne zgjedhjeje Ai duhet te jete jashte pasi eshte diktator. Eshte njelloj sikur opozita ne Siri te pranonte si interlokutor Asad. Jo! jo! ai duhet te jete jashte çdo marreveshjeje. E njejta gje duhet te jete me Sali QENIN, Ai duhet te jete jashte çdo institucioni e mira e te mirave ne burg dhe me pas zgjedhjeje te lira. Ne diktatura eshte fatekeqesisht keshtu. Me pare eliminohet diktatori si faktor dhe me pas vazhdohet me proceset demokratike. Une them se Salia eshte kriminel, lufte-mbjelles, qen e burre i poshter, perçares, ndoshta edhe ne sherbim te forcave armike te kombit shqiptar dhe populli shqiptar e meriton te vuaje sepse eshte i prapambetur.
Gabim,Ilir!Koco edhe mund te justifikohet nga ti,por po hap nje gjiriz,aspak progresiv dhe kunder Kokedhimes!Te zbresesh me posht, ne vite,ne fillimdemokraci,do të gjesh nje Kokedhime plot sere se dhe rruge shtroi…por asnjehere i PS,sepse nuk i kushtonte asgje te ishte me te shumenjohurin socialist ne Fier,Petro Kocin…Ta them ne vesh dhe te mos na degjoje njeri,pasi Berisha duhet larguar dhe atehere do shikosh ku perfundon Kokedhima,qe eshte mashe,vetem mashe e Mehmet Elezit dhe mos harro se nuk ka pas asnjehere Berish ne PD,si Napoleon Bonopart,ne France(lexo librat per eminencat gri…sozite…,por Mehmet Elez!Nuk eshtë vendi dhe i bejme dem Rames,qe di dhe nuk di ke mbeshtet(duhen zhdukur partite politike dhe pas. 23 qershorit do flasim…!)sepse gjuthshka dhe gjithkush gjer tani ne politiken e piste shqiptare,nuk eshtë moral,por imoralitet dhe rrjedh nga platforma “pluraliste”Alia!Ti nuk di asgje dhe pse me njeh dhe kemi folur bashk,por “projekti”Alia vazhdon me Kocot dhe jo rastesisht ka qene tek Berisha!Ideologu i Berishes, Mehmet Elezi,pasi shkaterroi ne monizem paraardhesin e tij Arshin Xhezo,per pushtet dhe largim nga Z.P,morì drejtime te medha…lart dhe si kandidat dhe antar mos gaboj i KQPPSH, lozte dhe loz kartat e Alise!Berisha eshte nje matuf politikan qe e tregon cilesine ne publik,kur flet dhe i bie fyellit me nje vrime…shan opoziten,pergojon deputetet,arriti vrau disa here shqiptaret duke dale nga shinat e Elezit qe Hajdari ma ka prezantuar si njeriun me te rafinuar qe mban Berishen!Koco di me shume,me te tjere,si urdherovet,por sot lere Kocon,sepse duhet larguar “Napoleoni”qe kurre nuk ka qëne,pervecse fizikisht!…Kac Islami,kafkathyersi i demokrateve ishte Mehmet Elezi i Saliut,per Nanon!…Pas 23 qershorit vjen Tsunami, per te fshire kete pisnaje politike me parti qelbesira,ku ajo e Berishes dhe vet Berisha kane bere krime ndaj duhen larguar dhe denuar!…Koco duhet ta vleresoje Sovrani!…Por ne PS nuk ka fillim të mirë!…
Pa koment labinot.Memet Elezi sekretar i komitetit qendrore te rinise Kocoja instruktor i tije qe shkonte ne baza.KU ESHTE FONDI PREJ ME SE 4 MILION DOLLARESH I KQPPSH NE VITIN 90???????!!!!!!!!Pershendetje sa per Ilirin ,Ylli e kishte pedagog tek Aleksander Xhuvani kur studionte me korespondence per gjuh -letersi..
O Ilir mos na caj menderen shume se te njohim edhe ty edhe Kocon. Ti je ai qe ngacmon studentet ne Elbasan, je zgjebe njeri. Kur flet edhe ti per Kokedhjerin me sjell zorret tek goja more vesh?
Tani fillove lepirjen e sumatrices se Kokedhjerit ti spurdhjak..
Une njoh dhe Kocon, dhe ilirin dhe Kacin .
Nuk njoh vetem Saliun ( kete po them nuk e noh se eshte i pa parashikueshem, ky per pushtet nuk e ka per asgje te behet PUSHT)
Kocoja eshte sic thote Iliri dhe jo si katramadhi qe thote Kaci. Biznesi nuk eshte turp ( me vjen mire qe kete e thote Rama) Po me turp me vjen qe ish pedagogu im dhe i Kocos te genjeje ne ate far soji. Te genjeje ish studenti e justifikoj por cfare dreqin ka te genjeje ish pedagogu per studentin ? Shume poshte ka rene profesor Kaci. Te behet profesori per lemoshe ? Kesaj i thone oj kasolle ku na mblodhe !
PO HARRAM O KOCO QE E RICIKLOVE SALEN ,I PASKE BERE NJE DEM TE MADH SHQIPERISE,TA KISHTE THYER QAFEN QE ATEHERE DHE TE KISHIN SHPETUAR SHQIPTARET,NGA GRABITJET DHE VJEDHJET QE JU BENE KETO VITE NGA KLANI BERISHA.
Ne nje nga editorialet e tij z.Baze ka treguar,per ne lexuesit e tij,mbeshtetjen pa kushte qe i dha dr.mortjes,pas largimit te tij nga pushteti me 1997.Te gjithe kete mbeshtetje Mero e ka bere ne emer te mbajtjes gjalle te Opozites se kohes.E besoj plotesisht kete.
Edhe z.Yzeiri po na shpalos sot,me nje episod te jetuar nga vete ai,motivimin e K.Kokedhimes per te njejten mbrojtje.
Ne te dy rastet,Mero dhe Koco,nuk kane dashur te kuptojne e respktojne vullnetin e shqiptareve,qe vetem ata kane te drejten ta zgjedhin opoziten e tyre.Nje opozite e inicuar dhe promovuar nga individe,qofte edhe kur jane me qellime te mira,nuk ka gjasa te jete ne sherbim te njerezve.Vete historia e mbijeteses se krethemelesit te shtetit,e vertetoi kete.Ne njefare menyre,pak me te zbutur,ne kampin e majte njeriu me mosmirenjohes qe ka hedhur gure mbi mbrojtesit e tij ka qene nano-kurva.
Kam qene perhere e bindur se zgjyrat nano-berisha vijojne ende te pengojne ecjen e shqiptareve sepse ata e dine fort mire qe shqiptaret nuk i duan,bile qe jane ne politike si produkt i kurverimit te ndersjelle politik,kurrsesi i votes se shqiptareve.Ketij kurverimi i kane ardhur ne ndihme edhe simulimet e Meros,Kocos,,,,,,,te cilet u shperblyen me agresivitetin dhe destruktivitetin me te eger.Pse ndodhi kjo???Sepse nuk deshen te respektonin vullnetin sovran te shqiptareve.Besoj duhet ta kene nxjerre kete mesim.
Prandaj shenjteria dhe paprekshmeria e votes se Sovranit eshte garancia me solide e ekuilibrave afatgjata ne jeten shoqerore,ekonomike dhe institucionale te vendit tone.Nje shoqeri e tere nuk voton kurre gabim.Nje,dy,tre individe, edhe gabojne.
Qe e paske mik kocon kjo nuk do shume mend te kuptohet.
Por me kot perpiqesh ta rehabilitosh mikun tend pasi te gjithe e njohin kush eshte.Madje dhe ne vendin e tij te lindjes Qeparo e njohin mire.
goni!
Mos ia bej kaq shume qejfin ketij fare Iliri, duke i thene se Koçon e paska mik (!!!) E para, sepse Koço Kokedhima ka mik vetem KK-ne dhe e dyta, asnjehere ky njeri nuk ka qene tek Koçoja si mik, por si nje ushtar i keq dhe sherbetor i neveritshem. Edhe me kete shkrim, mos kujtoni se jane idete e tij. Thjesht ka marre rrogen e muajit nga Koço Kokedhima dhe ka bere kete shkrim, si shumica e shkrimeve qe ka bere deri me sot, me prorosi dhe pa asnje bindje te veten. Veçse uroj qe kjo rroge te mos i jete hequr ndonje qyqari qe punon ne gazeten “Shekulli”, sepse edhe keshtu, u bene disa muaj, per te mos thene edhe vite, qe njerez si ky i hane KK-se paret qe duhet t’ua jepte gazetareve te shkrete qe nuk kane te ardhur tjeter veç rroges.
Kam tre pyetje per ju z. Yzeiri lidhur me gjykimin tuaj ne konsiderimin qe i beni si vlere qenies opozite Sali Berisha:
1.Sipas jush gjermanet duhet te konsideronin si vlere Hitlerin dhe ish-anetaret e partise naziste pas humbjes se pushtetit?
2. Me te vertete ju e konsideroni dhe do ta konsideroni Fashistin Berisha si vlere opozitare pas 23 qershorit?
3. Kaq larg jeni ne konceptimin e asaj qe quhet politike normale (pozite-opozite) dhe regjim gangstero-fashist si ky aktuali?
Po ju a bej keto pyetje publikisht pasi mendoj qe ju jeni nje vlere e gazetarise shqiptare dhe do ta çmoja shume nje pergjigje publike. (Nuk e kam vene emrin tim te vertete, pikerisht sepse kemi te bejme me nje bande gangsteresh). Ju faleminderit!
matura 79
Po te pergjigjem une ne vend te z.Yzeiri:
1) Po. Hitleri i ka dhene jashtezakonisht shume njerezimit.
2) Po. Krimb serb na ka dhene mesime te vyera ne keto 20 vjet.
3) Po, jo… çdo koncept apo konceptim ketu eshte tejet subjektiv dhe i privuar nga me i vogli absolutizem.
Respekte per shkrimin por nese e quan merite mos eleminimin e Berishes nga drejtimi i Opozites se asaj kohe nuk e di po ti qofsh. Berisha eshte e keqja me e madhe e ketij vendi qe mbas vitit 92. Mbas shkaterrimit total te shtetit ne 97 ai sduhet duhej te merrej me kurre me politike e jo me te ringjitej ne pushtet. Grushti i shtetit i 98-es eshte gjithashtu veper e tij. Qeverisja e keqe dhe percarja e se Majtes e risolli serish ne ate postin e kryeministrit, post te cilin duhej ta shihte me dylbi. Tani po mesojme qe politikaneve te njohur si Fino, Nano, Meta etj qe kane kontribuar ne momente te ndryshme te historise dramatike te tranzicionit per rigjallerimin e kufomes politike Berisha u shtohet edhe Koço Kokdhima.
Të lumtë Ilir…!Një pasardhës i zgjedhur i rracës sonë ilirike…Gazetar i guximshëm dhe fisnik….!Mirëpo kujt ja thua….Berisha e ka humbur sensin njerëzor..Ai është kthyer në një despot të lig dhe të ndyrë…..që urren dhe pastaj vret….këto janë ato që i dhuroi me tepri Shqipërisë ky njeri i ndyrë…vrasës dhe i pabesë…!Përshëndetjet e mie Ilir!
Ilir te pershendes dhe sinqerisht te admiroj per shumicen e editorialeve te tua. Ne qoftese ky shkrim do ti jepej per analize nje qytetari te huaj duke e njohur hollesisht dhe me ngjarjet e 97 konkluzioni i pare do te ishte.
-Shkrimi i takon te ishte bere te pakten 10 vite me pare. (Pse tani e more vesh ti qe ky monstra sali eshte perversi me i padegjuar ne politike)
-Ne shkrimin tend ka ca doza te nje kurverie gazetareske. (Kocua biznesmen na qenkesh etaloni i nuhatjes se raporteve pozite opozite dhe se kocon e pat zene meraku se nuk kishte opozite. Une nuk besoj se Kocua ka te tilla sentimente per politiken idealiste te ekuilibrave. Atij me sa duket nuk do ti jete fimosur ndonje leje ndertimi dhe dhe ka bere ekspozimin me saliun ne Rogner si presion per qeverine socialiste)
-Ne se eshte e vertete qe Kocua i majte e ka bere mbeshtetjen e saliut kete pasi diheshin krimet e tij me bilanc lufte. Pervec 4000 mije te vrare dhe shume te zhdukur nga dora vete perbindeshi sali. Nuk kishte as moral as llogjike as ligjore as humane qe saliu te ndihmohej per tu ricikluar ne politike.
-Ne se eshte e vertete sic thua ti qe saliu eshte ricikluar nga kokedhima atehere kemi te bejme me nje perversitet te kokedhimes dhe kandidimi i tij per opoziten eshte nje fyerje qe i behet socialisteve dhe opozites ne teresi.
Ta them shkurt shkrimi yt kete radhe shijon shume i hidhur vecanerisht per ata qe u dhemb shpirti nga vrasjet e kriminelit berisha.
Nesa ka nje njeri ne kete vend qe eshte symbol I mosmirnjohjes dhe paburrerise, padyshim ehste autori I shkrimit.. Nje pervers pedofil per te cilin duhen pyetur studentet e tij si dhe femijet e lagjes se tij….
Berisha eshte mirenjhes per te gjithe ata qe i sherbejne “si ushtare te bindur”. Per besnikerine e tyre ai i jep poste e mundesi fitimi pa hesap. “Bindje” per Salen do te thote qe edhe nese ai per manovra politike i duhet ta heqe nga posti, “ushtari” duhet ta mireprese denimin dhe te punoje me bindje se do i vije radha perseri. Dhe kete Sala e ka treguar me vepra.
Me Kocon, Sala eshte treguar “mosmirenjohes” sepse ndihmen e tij e ka marre per ofendim, si shenje meshire karshi tij, por qe ishte i detyruar ta kaperdinte se ashtu i leverdiste per momentin.
Tek hante ate darke me Kocon ne Rogner, thelle ne mendjen e tij i thoshte vetes “U bere ti kelysh i Enverit te me japesh lemosh mua qe kam qene President? Mos me ardhte prape ajo dite qe te kem ne dore, se per hundesh do ta nxjerre lemoshen qe po me jep sot”.
Per inate te vjetra, per zili, per habi, per moral, per vlera, e anti vlera, u ngriten te gjithe kunder Kocos…….dhe ja ku vjen nje artikull tjeter qe u mbyll gojen te ligeve.
Shikoni kandidimin e tij, jo nga inatet e pabazuara por nga llogjika, te tjerat qe thoni jane pacavure me oke…
Paske bere goxha karriere o Ilir djali!
Qenke bere mjeshter edhe ne ‘lojen pa top’ne politike dhe duket qarte hatermbetja jote ndaj mosmirnjohjes se saje.(Jam i sigurte qe pe te kene ‘fatin’ ta lexojne Saliu e Kocoja kete artikull tendin,do te thonin nen ze:’Po ku yzeiri c’do?!’)
O Ilir,Politika shqiptare tashme eshte nje shpk me filjalet e saje ku ne cdo radhe zjedhjesh ‘kuotohen ne buse’.
Modeli eshte i njejte dhe ka vetem nje kod ,kodin tribal.
Beteja behet midis prerjeve;Prerjes se vjeter(Berisha-Elezi-Kokdhima);prerja e ‘Arte'(Meta-Kryemadhi-Braho);Prerja me ‘Karar'(Rama-Shalsi-Ruci)dhe prerja’Mumja qe kollitet herpashere'(Nano).
Megjithse jane ne beteje te vazhdushme,’batutat simpatike’,krahemarrjet e her pas hershme dhe ‘mirnjohja'(natyrisht tribale)su ka munguar kurre.
Natyrisht ‘precedencen’ e kane gjithnje te vjeterit.
Askushi
Miku tim Askushi,ti nuk je Askushi? Ti je Gjithekushi?
Moisiu i bente popullit te Israelit thirje… qendroni gurre ,te pa
gdhendur,ndertoni muret tuaja te lirise. Mos e leni vehten tuaj tju
kthejne ne matrial per tju bene tulla,per te ndertuar mure per piramide
qe te shtipni njeri tjetrin,e mbi kete ndertese nga ju te qendroj
shtipsi tuaj.Askushi tim i dashur populli tone,sa do te na vije keq
eshte populli i ….. TULLES E BENE PREJ BALTE…
Faleminderit perzemersise tende dhe rastit qe me jep te ndaj te njejtin mendim .
Eshte me se e vertete ne jemi nje popull historikisht i yshtur per nga pushtetiti,qe per nje interes te vogel o te dites arrijme, bashke me perfitimin e pa merituar,te ‘adrenalina’ se po tregohemi me te zjuar se te tjeret.
Por po te plotesosh me keto ‘zjuarsi te vogla’nje mozaik,arrijme menjehere te muri qe pershkruan ti, dhe do te duhej te kuptonim se pikesepari ja kemi hedhur vetes tone.
Edhe te kuptosh duhet kohe,pale me te reflektosh e korigjohesh…
Edhe nje here Faleminderit e gjith te mirat!
Z Ilir.
Me gjithe konsideraten time per Ju(si komshi qe jemi) dhe per artikullin, per nje gje me vjen keq pasi duhet te jesh me i pergjegjshem kur flet per pasurine, per menyren se si e ka vene Kocua me disa te tjere te rinise. JU DUHET TE JENI ME TRANSPAREN per ato qe thoni se ne nuk mund te harrojeme parat e Hajdin Sejdise, shtepite e Rinise dhe pasurit e tjera te komiteteve te rinise, per fondin e vecant te komitetit qendror te partise punes, per porosin e partise dhe te Ramiz Alise ( une mendoje qe edhe sot Kocua me shok pagujene perqindjen ne arken e partise). Une nuk ve ne dyshim inteligjencen e tije. Kocua eshte nje person inteligjent dhe patriot, por une nuk mund te harroje qendrimet e tije si gjoja anti komunist ne fillim te viteve 90, per te cilat jame me se i bindur qe me porosi personale te Ramizit dhe te sigurimit te shtetit Kocua luante me ndjenjat e njerzeve. Belishova.