Rrëzimi i Berishës, interes kombëtar!

15 Maj 2013, 20:45Blog TEMA

Nga Novruz Zejnati

Këto 2-3 vjetët e fundit regjimi i Sali Berishës dhe i grupit të tij, e kanë dëmtuar shumë pamjen e Shqipërisë në Evropë dhe në botë. Pushteti, shteti shqiptar, Shqipëria, nuk perceptohen sot në Evropë dhe në SHBA-të si një pushtet, si një shtet bashkëkohor, por si një parashtet, si një parashtet anakronik, i tejkaluar tashmë edhe në vendet e tjera ballkanike. Demokracia e Sali Berishës perceptohet si e ashtuquajtur demokraci rurale!  Pas 23 vjetësh demokraci Shqipëria ka një pushtet anakronik, primitiv, autokratik, sepse vendi ynë në të vërtetë vazhdon të jetë i sunduar nga një parti (PD), madje prej një njeriu, Sali Berisha.

Udha dhe aspirata e shqiptarëve për t’u bërë një ditë një vend perëndimor si gjithë Evropa, ka shumë gjasa të jetë e shënjuar nga një karakteristikë e fortë deperëndimizmi kronik me burime dhe ndikime të brendshme, por edhe me nxitje e legjitimim transnacional. Shpeshherë këtë kaos, nxitje dhe legjitimim të çakërdisë politike të brendshme në Shqipëri e shkaktojnë vetë institucionet europiane dhe partnerët e mëdhenj ndërkombëtarë perëndimorë, të cilët kur i aviten rastit shqiptar, pësojnë zaptim të gjymtyrëve institucionalë, politikë, strukturorë, ligjorë dhe ekonomikë, nga ngërçi i deperëndimizimit spontan. Kriteret dhe indikatorët mbi të cilët perëndimorët na vëzhgojnë, bashkëpunojnë apo partnerizojnë me Shqipërinë tonë, janë kaq jodomethënëse dhe kaq jojetësore në realitetin politik, saqë vetvetiu takojnë më parë rënien, deformimin, joefektivitetin dhe zbehjen e tyre, sesa ngjizje demokracie lirindërtuese dhe ndikimin për ngritjen, inkurajimin dhe formimin e shtetit të së drejtës, institucioneve të pavarura të cilat të jenë në shërbim të qytetarit dhe jo qytetari në shërbim të tyre. Shoqëria shqiptare ka mungesë përgatitjeje dhe terreni për demokraci apriori, për shkak të trashëgimive të forta të së shkuarës. Në krye të shtetit janë sekretarët e partisë, e bijtë e tyre si Sali Berisha. Mentaliteti i tyre është komunist. Ata e duan pushtetin se vuajnë nga sindroma “se çdo të bëhet me pasurinë time po të mos jem në pushtet”? Sali Berisha, banda që ai drejton është lidhur me mafien, vret policët, njerëzit që luftojnë mafien, krimin, korrupsionin, të cilën e ka futur në sistem. Ky këndvështrim plotëson një shpjegim logjik vetëpërmbushës, sipas të cilit një vend si Shqipëria ka udhë të gjatë, me pengesa të mëdha, drejt demokracisë, ngaqë klasa politike “ka mentalitet dhe kulturë të gabuar”, ajo është këmbëkryq në çdo qelizë funksionale të shoqërisë dhe “kultura e drejtë” i ka shanset shumë të vogla për të ngritur kokë, pikërisht për shkak të mungesës së demokracisë. Pa shtet të së drejtës, pa institucione të pavarura, nuk ka demokraci. Kështu që në dallim nga vendet e tjera post-komuniste, për rastin e Shqipërisë, me realitetin e “shtetit të dobët” nuk bëjmë asnjë gabim ta pranojmë në paqe si një kualifikim të vërtetë. “Dobësia e shtetit”, si një tipar i politikës shqiptare, ka dy përmasa të ndryshme. Së pari, dobësia nënkupton shtrëngesa dhe pamundësi të mëdha në kapacitetet e shtetit. E thënë me fjalë më të qarta, monopoli i shtetit për ushtrim të autoritetit, instrumenteve dhe mekanizmave të tij të ligjshme është i gjymtuar, i sabotuar për shkak të konkurrencës që bëjnë ”aktorë jo shtetërorë” (disa prej të cilëve deklarojnë se janë vetë shteti). Së dyti, por jo me më pak rëndësi, shteti i dobët nuk mundet të afrojë dhe sigurojë parimet e “shtetit të së drejtës” apo “sundimit të ligjit”, tek e fundit nuk mundet as t’i inkurajojë apo përforcojë këto parime, edhe pse shumë politikanë të tipit S. Berisha shpallin slogane të tipit: “do të vendosim diktaturën e ligjit”, “do mbrojmë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë”, etj, etj.

Ndaj dhe përdorimi i etiketimeve të ndryshme për t’i përshkruar këto fenomene të vërejtura në vendet ish-komuniste dhe posaçërisht në Shqipërinë tonë, sikundër: “oligarki”, “feudalizëm”, “bajraktarizëm, “gangsterizëm, apo “basizëm”, etj, është vetëm nënvijëzimi i rëndësisë që kanë këto veçori të para si realitet jetësor në këto vende.  Nëse “shteti i së drejtës”, “sundimi i ligjit” është i dobët, apo nuk do të ekzistonte fare, si p.sh. rasti i rënies totale të shtetit, kur ra regjimi i vjetër komunist në vitet 1990-1992, rasti tragjik i vitit 1997 dhe rasti famëkeq i rënies disaorëshe i shtetit më 14 shtator 1998, ai menjëherë mbushet e plotësohet apo zëvendësohet nga “sundimi arbitrar”. Nëse gjykatat e kanë të pamundur të zbatojnë vendimet e tyre për çështjet e adresuara ligjërisht në to, atëherë konfliktet vetvetiu zgjidhen nëpërmjet “sipërmarrjes së dhunshme të vetëgjyqësisë”. Kryeministri shqiptar dhe qeveria që ai drejton nuk njeh shtet, president, gjykata, prokurori, institucionet e pavarura; shteti, ligji, pushteti është Saliu.

Në shtetin e së drejtës që kërkojmë të ndërtojmë, me këtë person nuk mund ta ndërtojmë. Qeveria asnjëherë nuk ka dhënë e nuk jep llogari para parlamentit.

Atëherë procesi i vendimmarrjes nuk varet nga përfaqësuesit e popullit, por nga radhët e ngushta pranë “familjes” apo “oborrit” të liderit, qoftë ky i djathtë apo i majtë, në qeveri apo në opozitë. Nëse partitë politike janë të paafta për të ndërlidhur elitat me masat, atëherë funksionet vendimmarrëse dhe politikbërëse do të kryhen nga “makineria politike” e bazuar në klientelizëm.

Shqipëria post-komuniste është e tejmbushur me shembuj të të gjitha elementëve të mësipërme. Qartësisht nga kjo mazhorancë, këtu po ndodh gradualisht rivendosja e kapaciteteve të shtetit pa i dhënë fare jetë e krahë “shtetit të së drejtës”, “sundimit të ligjit”, gjë kjo që nuk sjell aspak mbizotërimin e institucioneve formale në vend. Teoritë e demokratizimit, me ndonjë përjashtim të rrallë, prej një kohe të gjatë e kanë të nënkuptuar ekzistencën dhe domosdoshmërinë e “shtetit të së drejtës”, “sundimit të ligjit”, ose si vetvetiu, ose si të instaluar nga ndikimet e jashtme gjatë procesit të tranzicionit, për shkak të integrimit evropian, internacionalizmit apo globalizmit. Përsëri në rastin e Shqipërisë post-komuniste eksperienca është e veçantë në respekt të të gjithave sa më sipër, sepse:

1.- Trashëgimia komuniste (elita e klasës politike me mentalitet komunist), ka zhvilluar një mbizotërim të qëndrueshëm dhe të fortë të institucioneve informalë, qoftë në nivelin e vendimmarrjes dhe politikëbërjes, qoftë edhe në nivelin e jetës së përditshme të një qytetari të zakonshëm.

2.- Ndikimi i ndërkombëtarëve, sidomos i institucioneve të BE-së, për lindjen dhe përforcimin e “shtetit të së drejtës”, “sundimit të ligjit” dhe në ndërtimin e institucioneve formale, ka qenë shpeshherë kontraversal, dygjuhëshprehës, me shumë pak flagrancë perëndimore. Në rastin e Shqipërisë, edhe pse regjimi politik në dukje, normë dhe procedurë është konkurues, në terma elektoralë prapëseprapë roli i institucioneve formale është larg mundësive për të mbizotëruar. Këtu konkurrenca politike është e “mbijetuar”, pavarësisht mungesës së shtetit të së drejtës. Sali Berisha ka një pushtet të pa kufizuar, kanë qenë të shpeshta masat ndëshkuese, që në bazë të rregullores u janë dhënë deputetëve opozitarë që kanë shkelur etikën parlamentare gjatë diskutimeve, por trajtimi ka qenë më tolerues kur shkelje të tilla janë bërë të shpeshta nga Sali Berisha dhe deputetët e tij. Dhe, në mënyrë të veçantë, në opinionin publik ka lënë shije të keqe fakti që nga zonja Jozefinë nuk i është tërhequr qoftë edhe një herë vërejtje kryeministrit, i cili shpesh herë shpërthen me terma që kapërcejnë çdo normë (përdor vokabular rrugaçi) dhe jo vetëm të etikës parlamentare. Në zbehjen e prestigjit të parlamentit është edhe sjellja provokuese e znj. Jozefinë, parlamentarëve, niveli shpesh herë i ulët i debateve, mungesa e edukatës minimale qytetare që vërehet në parlament.

– Në karrierën tënde zoti Berisha kanë ndodhur shumë gjëra: humbe një palë zgjedhje lokale vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të marsit 1992. Më pas humbe një referendum, të cilin e shpike për të pasur një kushtetutë personale. Ndërkohë kishe zënë të kontrolloje gjithçka, Partinë Demokratike, parlamentin, qeverinë, policinë, ushtrinë, bankat, institucionet, administratën, shërbimin sekret, i cili u bë një strukturë e ndyrë përndjekje ndaj opozitës. Këtë pushtet diktatorial e përdore për të vjedhur zgjedhjet e 26 majit 1996 e për të rrahur deputetët opozitarë dy ditë më vonë. U desh falimentimi i firmave piramidale që toka të fillonte të rrëshqiste nën këmbë. Për të shpëtuar veten, fute vendin në luftë, provokove kaosin, hape depot e ushtrisë dhe pas kësaj gjete strehë në opozitë, ku edhe aty nuk le gjë pa bërë për tetë vjet me radhë. Pas tetë vjetësh shfrytëzove lodhjen e shqiptarëve prej një qeverie të korruptuar, shfrytëzove edhe përçarjen e kundërshtarëve dhe rierdhe në pushtet për të rindërtuar nga e para atë që nuk të lanë ta çoje deri në fund herën e parë. Këtë radhë erdhi me idenë e përkohshmërisë, ndaj iu fut plaçkitjes, mobilizoi edhe gruan e fëmijët për të bërë para, por shumë shpejt gjërat i dolën nga kontrolli (djali i rezultoi ortak në një biznes ilegal, i cili një ditë ia bëri bum dhe la 26 të vdekur). Më pas doli me idenë e pushtetit të përjetshëm dhe kështu nuk e pati të lehtë të vriste në bulevard katër qytetarë të pambrojtur, të parrezikshëm për fajin e vetëm se nuk e donin qeverinë. Një demonstrim i dhunshëm dhe pashije i socialistëve nuk mund të shndërrohet në demonstrim vrasjeje nga ana e qeverisë. Shteti që vret qytetarët e vet, nuk ka moral të kërkojë mandat të tretë?!… Një shtet i organizuar duhet të dijë të mbrojë veten dhe qytetarët e vet nga një dhunë e lehtë. Nuk vriten njerëzit me lehtësinë e padurueshme. Ato vrasje s’kanë qenë as legjitime, as arsye për ruajtjen e shtetit dhe as për të mbajtur peshën e qeverisjes. Ato vrasje kanë treguar organizim të dobët shtetëror duke përdorur dhunë në emër të ruajtjes së institucionit. Vrasjet janë bërë më shumë për të krijuar frikë tek kundërshtari dhe as sesi për të vendosur qetësi…”

Pikërisht ky njeri ka dalë tani dhe kërkon mandatin e tretë kryeministror!

As më shumë e as më pak, por grupet në pushtet në Shqipërinë post-komuniste të mbretit S. Berisha, ia kanë dalë mbanë t’i përqendrojnë mjaftueshmërisht burime, mundësi dhe instrumente për të parandaluar ndryshimin e pushtetit me mjete elektorale, ndaj edhe së pari eliminojnë iniciativat për vetëpërgjegjësi si pjesë e kornizës së institucioneve formale. Testi i thjeshtë i “zgjedhjeve të lira dhe të ndershme” mund të jetë i parëndësishëm dhe irreal në momentin kur hyjmë në arsyetimin dhe kuptimin real të “makinerisë politike” dhe “partive të pushtetit”. Nën këto rrethana, rezultatet e zgjedhjeve mbeten në një masë më të madhe në varësi të mundësive që kanë grupet në pushtet për të bërë “mobilizimin administrativ të masave”, ashtu edhe mundësive e aftësive që ka qeveria, kolegji zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me S. Berishën, Ponin, militantët e partisë në pushtet. As të mos i shkojë njeriut në mend se zgjedhjet nuk do manipulohen. Parimi stalinist që: “Populli voton, Saliu numëron” është vërtetuar. Me këtë qeveri nuk ka vërtetësi e ndershmëri! Për të mos folur këtu për aksesin sistematikisht të padrejtë dhe të pabarabartë të kandidatëve për të bërë fushatë, për të garuar. Por në se zgjedhjet nuk shërbejnë as si një mekanizëm i ndryshimit të pushtetit dhe qarkullimit të elitave, as nuk ndikojnë në politikat qeverisëse, atëherë roli dhe kuptimi i tyre është krejt i ndryshëm nga modeli perëndimor dhe europian.

Qëllimi i Berishës është të triumfojë në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht nga rezultati që do të dalë nga zgjedhjet. Ai ka mobilizuar forcat e tij për të futur duart në kutitë e votimit, për t’i shtuar votues të paligjshëm nga Kosova, për t’i blerë votat dhe për të mobilizuar zyrtarët e tij, për të frikësuar votuesit në qendrat e votimit.

Kush i rrezikon zgjedhjet?

Policia, KQZ-ja, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, listat e zgjedhësve, diversionet me kandidatët etj, duket se janë të gjitha pjesë e një strategjie të Sali Berishës për të influencuar dhe dominuar situatën në zgjedhje dhe për të vjelë rezultatin që ai ka në mendje, rezultat i cili sigurisht është larg preferencave të votuesve shqiptarë. Prej vitit 1994 Berisha nuk ka marrë kurrë votën e shumicës së shqiptarëve. Këtë herë mobilizimi i të gjithë makinerisë shtetërore, përdorimi i aseteve njerëzore dhe financiare publike po bëhet vetëm në funksion të karrierës së tij partiake dhe politike, aq sa nuk kursehen as maturantët të cilët së fundmi dhunshëm po rekrutohen në listat e forumit rinor të PD-së, ndërsa pjesa kriminale e policisë me lidhje nepotike e dominuar nga Tropoja dhe Kukësi, ka nisur fushatën e “korrjeve”.

Kjo është e njëjta metodë që ai ka përdorur në zgjedhjet e mëparshme, kur komuniteti ndërkombëtar tregoi një rast akut verbërie me paramendim. Dhe S. Berisha është i bindur se mund të shkojë larg me përbuzjen ndaj institucioneve demokratike, sepse ai këtë e ka treguar shumë herë edhe në të kaluarën. Dhe nëse të gjitha të tjerat dështojnë, ai thjesht do të përdorë dominimin e tij në KQZ për të manipuluar rezultatin, ashtu siç bëri kur i dhuroi bashkinë e Tiranës Lulzim Bashës.

Ajo që ne dimë është se Sali Berisha është rreziku më i madh për demokracinë në Shqipëri. Nuk jam i pari që them se në politikë duhen parë rezultatet. Të gjithë jemi të bindur që diskutimi për politikën e drejtë (moraliste) dhe të pamoralshme (pragmatiste), nuk nxjerr gjë në dritë, nëse nuk aplikojmë një kriter realist, atë të rezultateve. Dhe këtu them direkt që nga kjo luftë për rezultate në vitet e S. Berishës si udhëheqës ka dështuar, si për paaftësi qeverisëse në mandatin e dytë, po ashtu edhe për gabime strategjike. Është në interes të kombit shqiptar që Shqipëria të çlirohet prej Sali Berishës dhe prej Jozefina Topallit. Pa largimin e tyre prej pushtetit dhe prej Partisë Demokratike, Shqipëria nuk do të bëhet shtet demokratik dhe normal. Derisa të jenë ata në pushtet, Shqipëria do të jetë e pushtuar prej gjuhës vulgare politike, prej sjelljeve të egra, prej shkeljes së kushtetutës e të ligjeve. Xhozi e ka kthyer Kuvendin e Shqipërisë në llafehane fyese mesjetare prej krimit, korrupsionit të pandalshëm, nepotizmit më vulgar e më të dëmshëm, prej ndotjes politike të historisë dhe të bashkëkohësisë, prej plaçkitjes së pasurisë së përbashkët kombëtare, prej padrejtësive të gjithfarëllojshme sociale, prej shkeljes së egër të barazisë së dinjiteteve, prej kufizimit të pavarësisë së mediave, sidomos elektronike e prej shumë të këqijave të tjera.

Deri kur parlamenti shqiptar nuk do të ketë më bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit?

Rreziku i lojës së pushtetit për të na rikthyer në terrenin e politikës jokonkurruese nëpërmjet instalimit të një regjimi të gjymtë dhe të paqartë, mundësisht jo demokratik, mund të jetë zgjedhja më tërheqëse për “elitat politike” post-komuniste shqiptare. Të dhënat në terren janë dyshimnxitëse se krizat ciklike të regjimit në Shqipërinë post-komuniste nuk çojnë drejt demokracisë, por në të tjera rezultate dhe destinacione të tranzicionit. Gjithsesi, e trishtë është e vërteta se aspirata jonë europiane dhe perëndimore po kalon nëpër shtegun e kahershëm dhe të mirënjohur tashmë të deperëndimizimit kulturor dhe sjellor. Një njeri që pandeh se është mbret, është i çmendur!

Ka ardhur dramatikisht koha që shqiptarët të mendojnë seriozisht: Përse këtij populli i dalin gjithherë në krye njerëz kaq të papërgjegjshëm që do të duhej të ishin duke kryer psikoterapi intensive, në vend se duke u marrë me punë më të rëndësishme që mund t’i bjerë njeriut në jetë: menaxhimin e fateve të jetës së bashkatdhetarëve të tyre?!…i lumtur mund të quhet ai popull që ka fatin të zgjedhë si drejtues shtetërorë personalitete të mençura e guximtare, të ndershëm e me integritet intelektual.

19 komente në “Rrëzimi i Berishës, interes kombëtar!”

  1. AMERIKA EUROPA PO JUA THOJNE HAPUR TE GJITHEVE MOS VOTONI PER SALIUN, TE GJITHE AMBASADORET QE JANE NE SHQIPERI PO JU THOJNE JO PER SALI BERRISHEN NUK KENA RRUGE TJETER VOTAT TE GJITHA PER KUALICIONIN E MAJTE. TALLET BOTA KUR NE KEMI SI KRYEMINISTER NJE PSIKOPAT

    1. Eu bre tan puqistat e mrenshem ne t’jashtem kunra Doktorit e na keni rrethue ne izolue nga tan anet

      1. raimondi says:

        Me ate liste kadndidatesh qe ka Edi Rama nuk ka kuptim te iki Berisha,
        sepse pastaj na vjen ne krye nje bande e mbushur me spiune te grekut dhe me Biznesmene te bizneseve te pista

        Dhe nqs humb zgjedhjet Berisha fiton ligjshmeri Arroganca prej halabaku
        qe paraqiti EDI RAMA, ,arrogance e cila me ardhjen e tij ne pushtet
        do sjelle vete shkaterimin e Shqiperise dhe te PS-se, sepse EDI Rama do veproje me force ne favor te interesave kriminale te politkes greke

        Ndaj nisur vetem nga fakti i perzgjedhjes se listes se EDI RAMES ,ku EDI tregoi fytyren e tij ANTISHQIPTARE
        Sala duhet te qendroje ne pushtet dhe nuk duhet te iki ……Dhe as qe diskutohet fare qe zgjedhjet i fiton PD-ja

        __PS-ja duhet ti fitoje zgjedhjet ne krye te mos kete njerez qe e trupin e kane ne Shqiperi dhe zemren ne Greqi

        1. Cimi says:

          Alooooo po ma sjell ne maje te hundes a me kupton? Aloooo Cimi jam do ta qepesh apo do bejme ashtu si te kam premtuar. Veshgjate mos u duke me ketej rrotull a me kupton.

          Cimi isha shpresoj te me kesh kuptuar xhihad….

  2. trasparenca says:

    gjyqi popullor.
    saliu e ka vendin ne gjyq,jo me keta palogjykatesa,ai kerkon gjykates te popullit, qe nga gjyqi e ka vendin ne qeli derisa te deklaroje :ME FALNI.

  3. valona says:

    Edi Rama Kryeminister!

    Vetem me te do te vije ndryshimi. Edi Rama nuk ka lidhje me qeverisjet 22 vjeçare, madje te majten e ka “mbajtur” me kembe me punen e jashtezakonshme qe beri me Tiranen.

  4. Dike Mullai thote- says:

    Titulli i shkrimit eshte kuptim-plote. Nuk kam parasysh, z.Zejnati,kujt trashegimije i perkisni. Historia ka vertetuar se ne vitet ’30 dhe ’33 ne shtetet Kapitaliste Linden FASHIZMI e NAZIZMI! Trashegimi e kujt ishin keto dy bisha, qe pushtuan pothuaj gjithe Europen? I u desh Bashkimit Sovjetik, Anglise dhe SHBA t’i kundervihen dhe me 9 Maj 1945 u ngrit Flamuri i Fitores mbi Raishtag-Berlin i dha fund Luftes se Dyte Boterore! Atdheu Yne Shqiperia, per shkak te Pozites Strategjike ka qene historikisht shkak i pushtimeve te Huaja:-Fashizmi Italian ( 7 Prill ’39) dhe pas kapitullimit (Shtator ’43) u pushtua nga Nazizmi Gjerman. Radio ‘Europa e Lire’, nepermjet Louis Zenga, me 18 Prill 1985 ( 9 dite pasi u nda nga Jeta Enver Hoxha) do te deklaronte:-“Enver Hoxha krijoi dhe Udhehoqi drejt fitores levizjen nacionalclirimtare kunder dy pushtimeve te fundit…” Shqiperia u rendit perkrah Aleateve Fitues. Me tej L.Zenga do te deklaronte:-“Udheheqesi Enver Hoxha do te Hyj ne Historine Shqiptare,kryesisht se i dha Vendit 40 Vjete PAVARESI KOMBETARE.” Ju z.Zejnati ne afro gjysmen e shkrimit permendni termin ‘post-komunist’. Mos i a hani hakun Berishes; i thoni FASHIST!!!

    1. fuc u says:

      I Madh ishte Komandant Enveri, trim dhe sypatrembur . I vetmi shqipetar qe mendoi per atdheun, ketyre ndryresirave qe jane sot ai i vinte litarin ose nje koqe plumb ballit. I pa haruar qofte vepra dhe lavdia Enver Hoxhes.

  5. Dike Mullai thote- says:

    Ju falenderoj per ‘mirekuptimin’. Edhe ne nje koment tjeter kete pergjigje me keni dhene! Kesaj radhe e formulova komentin per shkrimin e z. Zejna. Me falni qe Ju hengra KOHE!

  6. XHINO says:

    o Lym meso shqip

    1. PER XHINON says:

      A ke degjuar ndonjehere per IRONI mer pall!!!

  7. misionari says:

    Eshte shume i cuditshem ky shkrim i zotit Zejnati, autorit te librave lavderues per gjyshin dhe babain e Berishes, diktatoret e tradhtaret me te medhenj te kombit shqiptar Esad Pashe Toptanin dhe Ahmet Bej Zogollin?!

  8. Qiwes says:

    Shkrim i shumethene! Ju e urreni Berishen sepse ai ka strategji te qarte,mbeshtetet tek ata qe i bejne pune!Pushteti eshte per pak njerez te cilet duhet te mbahen mire!…Duhen shperblyer,me moton te mbajne vetveten dhe qeverisjen duke zdruguar shumicen qe pergjithsisht eshte analfabete dhe do perhere nje prijes!Zogu dhe Enveri jane bere prijsa por ata gabuan se nuk pasuruan “grupin,qe Ju paturpsisht e quani bande!Grupi,eshte berthama atomike e cila ka rrezatim te gjere dhe nga rrezatimi i grupit varet dhe pushteti!Per kete Berisha afroi dhe Islamin,Kadilin pasi grupi duhej zgjeruar me rrathe te rinj,mbeshtetës te cilet tek Berisha ndjejne ate qe duan qofte dhe pasurimin individual dhe vendin e punes.Mjeshtria e Berishes per te berë deputet nga e majta,eshtë vazhdimesi pushteti me spostim berthame,rrezatimi!Te keqmbeturit ne PD,bejne lufte klasash,nese nuk pranojne zgjidhjen e re plotsisht fituese,nese masa e te “vrareve”,majtas e djathtas te jete sa me è madhe!Sa me shume te larguar nga e majta,pasi kur ikin korifeje si Islami dhe cilesore si Kadili,si mos te ikin idjoter te thjeshte qe kane qene rober te varferise materjale e monetare?Analiza per te majtet komuniste dhe te djathte qe nuk e duan Berishen se ka qene komuniste,nuk jep prove se nuk do fitoje Berisha,edhe pse duhet ta pranojme,e majta ne kualicion ka arritur ne arene nderkombetare ta bllokoi disi Berishen por ata qe do ribotojne nuk jane mbeshtetes te perrallaxhiut qe u bë komunist ditet e fundit,Topi,as te krahut te estravagandit te pelqyer nga disa papushtet ne Europe si Toni Bler,por shqiptaret qe nepermjet berthames atomike(Islami ka mbaruar per Fizike dhe ligjet atomike zbaton tani tek Berisha)do shperndaje energji rrezatuese tek ata qe neser mund te pasurohen ose tek ata qe idjotsine e kembejne me vlere leku,per nje vote!…Eshte e drejt e kujtdo te zbatoje taktika te ndryshme,qofte dhe korruptive,ate qe Nano Mustafai e tha per “idealzem”tek cdo qelbesire!Por dhe cdo qelbesire,ka nje kerkese:Cfare me jep per xhepin tim,dhe nuk u interesojne perrallat Topi,Rama apo Spahiu se Berisha eshtë vrases,i korruptuar…Ka kush kerkon per keto,kurse stomaku kerkon cdo dite dhe Berisha,nje grupi te caktuar rrezatues a berthame, ua mbush!Islami nje prove konkrete per fitore te re edhe pse disa “demokrate”nuk duan ta kuptojne qe emri i tij eshtë me i mire se emri i tyre….Duhet shume te kuptojne perse Berisha duhet te fitoje dhe do fitoje!

  9. Petriti says:

    Saliu i ka sherby dhe i sherben Serbis ne te gjitha fushat ne dem te Shqiperise e Kosoves:
    -furnizimi i Serbis me naft ne kohen e luftes;
    -shkatrrimi i ushtris shqiptare para sulmit te plot serb mbi Kosoven;
    -futja e Kanunit te Lek Dukagjinit dhe e vllavrasies(duke mos ven ne veprim ligjet e shtetit);
    -percaria e shqiptarve ne veri-jug;
    -shkatrrimi i 4 teceve te jugut(qe i beri skrap) per te bler energjin me dollar nga Serbia;
    -mos ndertimi i linjes tensionit te larte me Kosoven, qe Kosova te rrij e varur nga Serbia;
    -falja e detit te jugut Greqis.
    -demtimi i marrdhenieve tregetare me Kosoven, per ta detyru Kosoven qe ti mbaj shpresat te Serbi, e ti thot se je me mir me te se me Shqiperin;
    -futi fitilin e sherrit me fjalimin qe mbajti ne Makedoni(per 100 vjetorin), dhe tani s’ndihet, por ben sehir kur shqiptaret rrihen e vriten ne Makedoni, bile tani sapo njohu dhe si zon maqedonase pjesen shqiptare te Likenit te Ohrit.
    -ngritia e emertimeve serbe e sllave ne Shqiperi edhe atie ku s’qe degju ndonje here(ne Libofsh te Fierit, etj), kur dihet qe sllavet ne Shqiperi jan te ardhur si pushtus dhe se sllavet ne anen tjeter bejn genocide masive anti shqiptare;
    -venia ne krye te shtetit dhe te institucioneve shteterore te gjith agjenteve te huaj per manipulime te ndryshme antishqiptare;
    -shkatrrimi ekonomik, moral e shpirteror qe po i ben popullit shqiptar ne te gjitha fushat, etj.
    -cdo ”mir sjellje” e Sales me popullin eshte vetem nji mashtrim dhe hipokrizi.
    Popull shqiptar, fatet e Shqiperis duhet ti marin ne dor vet shqiptaret. Boll u rraskapit ky popull, boll u bem delia e zeze e Ballkanit.
    Deshira per shkatrrimin e ktij populli eshte vetem e agjentit Serb – Sali Berisha.
    Sali Berisha eshte agjent serb, dhe armik e shkatrrusi me i math i kombit shqiptar.
    Shqiptar, c’do njeri eshte i lumtur ne shpin e vete dhe kio shpi e jona eshte Atdheu yn Shqiperia dhe s’do lejojm kurr shkatrrimin e ksaj shpie, vec ne u shofshim te gjith.

  10. tomori i beratit says:

    Sali berisha dhe pd nuk kane fituar asnji here (perjashto zgjedhjet e 1992)me vota te NDERSHME .Ai dhe partia e tij pd vetem VJEDHIN.Kjo parti me vota te regullta ,pa falsifikuar listat,pa votuar nga 10 here si e kane ne gen militantet e pd,pa futur duart ne kutit e votimit dhe pa bere te tjera KRIME te ketij lloji ju siguroj se sala dhe klika etij pd nuk i kalon 25-29% te votave.Kjo eshte e sigurt.Por duke e ditur se GJYQI e pret kete vrases per zullumet qe ka bere sali ram berisha eshte i vendosur qe te zbatoj iden e tij ogurzeze qe mbas tij -Tymi te Dal-Pra ne si popull na del per detyr qe ta mbrojm voten tone edhe me GJAK po ta lyp nevojaNe qoftese ky vrases ve dore mbi votat edhe me 23 qershor vendi do kaloj ne LUFT CIVILE dhe fajtor eshte vetem nji .sali ram berisha.

  11. e verteta says:

    O Qiwes na dhive gazit,po i bie shume larg.Thuaja troc qe ta kuptojme Sala vjedh me te dy duart,i pelqen hajdutet e rinj ,i kompromenton dhe ja u mban topet ne dare gjate gjithe kohes,gjithnje nese kane te tilla pasi Islami me duket i mbarum fare.

  12. liriae fjales says:

    rezimi i saliut shpetim nga kanceri alla monisto shqiptar.

  13. çupi says:

    JO KOMBETAR POR NDERKOMBETAR AS UFOT NUK E DUAN HORRIN E MALOKARIN E DREQIT

  14. Babloki says:

    Po edhe të rrëzohet Sali Berisha, nuk ndodhë asgja spektakulare, se fatkeqësia qëndron në faktin se në Shqipëri nuk ka ofertë ma të mirë.
    S`paku për kte qka shofim sot në rrjedhat 20-vjeqare të politikës shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje