Shqiptarët, akoma të ‘sëmurë’ nga dipoli PD- PS?

13 Maj 2013, 17:08Blog TEMA

Nga Agim Zeka

Në një bisedë-debat me miq intelektualë, si kudo këto kohë (në familje, punë, kafe etj), bisedonim për një sërë sondazhesh që bëhen e publikohen së fundmi për rezultatet e pritshme të zgjedhjeve të 23 qershorit për Kuvendin e ri të Shqipërisë. Ajo çka mund të them me nxitim është: Sondazheve, ose më mirë, rezultateve të të dy “elefantëve” të politikës shqiptare, u bie era e bashkëpunimit mëse 20-vjeçar të këtyre dy “plakave”, bashkëfajtore për gjendjen në të cilën vazhdon të ndodhet, në mënyrë të pamerituar vendi ynë. Një proverb i vjetër indian thotë se elefantëve, edhe kur bëjnë dashuri, sherrin ua sheh i gjithë pylli, lëre pastaj…

Dhe sigurisht, nëse përqendrojmë sado pak memorien tonë, të gjithë bindemi se sondazhet në fjalë, me shifra ndjeshëm të distancuara nga alternativa të tjera jashtë dipolit PD – PS, tregojnë haptazi marrëveshjen e hershme ndërmjet dy alternativave që kanë qeverisur deri tani vendin e janë përgjegjëset e vetme për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet Shqipëria, demokracia dhe gjendja ekonomiko-sociale e saj. E thënë me gjuhën popullore, marrëveshja e fëlliqur ka qenë: Dy herë ne, një herë ju e pastaj, dy herë ju e një herë ne, etj. Por, duke shtuar edhe: Ne në pushtet, nuk do të merremi me ju, por edhe ju në pushtet nuk do të merreni me bëmat dhe hajdutllëqet tona e kështu me radhë…

Le ta transferojmë pak problemin në popull, pra te votuesit shqiptarë, pre e përhershme (deri tani) e përzgjedhjes së të keqes më të vogël, gjithnjë nga dy të këqijat PD e PS, që, për hir të së vërtetës e kanë pranuar këtë status zgjedhor. Kështu, megjithëse janë “stërvitur” në shumë zgjedhje (politike e administrative), zgjedhësit shqiptarë, të infektuar nga sëmundja jo e pashërueshme, kanë reaguar deri tani, ose duke zgjedhur pra njërën nga këto dy parti të vjetra (si të keqen më të vogël), ose duke i bojkotuar (sidomos në dy-tre të fundit) në masë (gabim i pafalshëm). Dhe kështu e programuar, jeta politike, ekonomike e sociale e vendit është zvarritur për 23 vite me radhë dhe, rrezikon për inerci të vazhdojë, për fatalitet të një populli që e do demokracinë, por që e ka jo të lehtë të shkëputet nga skema e deritanishme, edhe pse ka parë së fundmi eksperiencat e vendeve fqinjë, ku “të mëdhenjve” u është dhënë një mësim i mirë në drejtimin e duhur.

Kështu, është krijuar psikoza e gabuar se ky popull nuk meriton më shumë, se ky vend nuk bëhet etj. Dhe, ethet për t’u larguar e jetuar kudo jashtë (sidomos nga rinia) janë kthyer më fort se kurrë.

Por, pikërisht në këtë kohë thuajse të mungesës së madhe të shpresës për rikthimin e demokracisë së ëndërruar nga lëvizja e studentëve në dhjetorin e 90-ës, kanë “zbritur” në fushën politike alternativa të reja, ndër të cilat, Fryma e Re Demokratike (FRD).

Edhe pse një vjeçare, FRD, me programin e saj modern të një partie të vërtetë të Qendrës së Djathtë, me qëndrimet e palëkundura e konsekuente politike ndaj dy përgjegjëseve të vjetra, me moralin e ri politik e qytetar që po u ofron zgjedhësve shqiptarë, po u ringjall shpresën dhe po u ofron mundësinë e një të ardhme më të mirë në çdo fushë të jetës ekonomike e sociale.

Së pari e ndryshe nga çdo forcë tjetër politike, FRD po u bën thirrje shqiptarëve të kryejnë detyrimin qytetar, të shkojnë të votojnë këtë radhë për ndërtimin e një shteti funksional demokratik, duke i dhënë fund kështu një tranzicioni të dështuar e të stërzgjatur.

Dhe më kryesorja, FRD, përmes programit të saj realist (pika jo të pakta të të cilit ia kanë vjedhur parti të tjera), të qartë e plotësisht të zbatueshëm në të ardhmen e afërt në Shqipëri, shpreson e ka besim se shqiptarët do të “shërohen” më në fund nga sëmundja e “dipolit PD-PS.

Është koha kur vendi ndodhet në një udhëkryq historik të kthesës së madhe drejt një të ardhme ndryshe, ashtu siç e ëndërruam dhe e filluam në vitet e famshme 1990-91. Gjithçka është në dorën tonë, të zgjedhësve shqiptarë. Mjaft kemi humbur, tani është përsëri momenti të fitojmë kohën e humbur…

20 komente në “Shqiptarët, akoma të ‘sëmurë’ nga dipoli PD- PS?”

  1. Delli USA says:

    Me javashllekun e saj,ose me sakt te kryetarit Topi FRD-eja rrezikon te mari 0 deputet,pra te mos perfaqesohet ne parlament.E nisi mire duke thene se PD-eja e vertet jemi, ne ne menyre qe te thithte elektoratin e lekundur te PD-es,por duket e harroj shpejt dhe tani me shum po meret me lloqe Kavaje.

    1. Epirioti II says:

      Fytyra e vertete e Topit u demaskua njelloj si ajo e Kreshnikut, por gazetat jane paguar qe mos merren me kete fakt.

      Si mundet te lihet jashte listes per kandidate iniciatori dhe njeriu qe punoj me shume per FRD, Aleksander Biberaj, qe mbajti gjithe barren e pergatitjes se FRD-se, kur Topi respektonte kushtetuten duke ngrene fare si Presidenti qe nuk beri kurre asgje dhe Oketa votonte cdo ligj te PD-se ne parlament.

      Kjo duhet ngjarje duhet te kishte pushtuar per 1 jave gazetat.

      Bamiri ka bere pakt me Berishen qe po te vije puna qe ti duhen votat e FRD pas 23 Qershorit do ja japi, por gjoja “me kushte te forta”. Si ato qe i vuri LSI ne 2009. Dhe Berisha i sygjeroi qe neser Biberajn mund ta kemi kunder per bashkimin prandaj lere jashte dhe lajmeroje ne oren 23:00 qe mos kete kohe te dali i pavarur.

      Zoti Zeka, shqiptaret nuk jane te semure nga dipoli PD-PS, por nga bipoli Berisha dhe anti-Berisha qe sot me shume se kurre ka marre ngjyrat antishqiptaret-shqiptaret (ndac quaje regjimi dhe antiregjimi) .

      Kreshnik Spahiu vetem me ca demagogji skifoze dhe arriti ne nje moment te kete 10% te shqiptareve me vete (se tani qe i doli boja ka vetem kacurelat e tija).

      1. Aa says:

        Me pelqeu gjithe komenti juaj Epiriot, ndersa per Biberaj nuk mendoj se mund te jete aq konspirative. Nedoshta eshte çeshte rivaliteti per te kryesuar me vone partine, pastaj ky Biberaj ka qene gjithe kohen i molepsuar me keto universitetet private sa ne struge sa tek Anastas Angjeli, nejse do mesohemi edhe me te tille njerez thjesht me vjen per te vjelle kur i degjoj ne televizot tek flasin si engjej..

        Sa per Bamirin kam nje besim gati absolut se nuk do qeverise me Saliun, ne asnje rrethane….kurre. Eshte si ajo puna e deles me ujkun: – Ja lidhnin deles ujkun perballe dhe e ushqenin, e jao zbriste ne peshe nga frika e ujkut. Saliu per Bamirin eshte si ujku, ai shyqyr qe ka shpetuar prej tij. Jo JO nuk e besoj, e kam ditur çdo dite Si Saliu i ka ndejt Bamirit si nje ujk perballe. Eshte e tmerrshme te punosh me ate njeri.
        gjithe te mirat

  2. geno says:

    e more Agim, nuk le parti e bordello zyrash pa bredhur

    1. O Gimce, O Spiun me Dosje qe nga 1977, sa dhe nje pjese jo e vogel e fisit te ka ndejtur gjithmone larg.
      Mjafte O Spiun, se dhe aty kun ke shku tani ne FRD ke me shumice me Dosje.

      1. Realist-i says:

        Hahaha, e ardhur nga ish normisti i PPSH-se! E bukur kjo
        Po komentoni shkrimin o rrugecer. Boll me baltosje. Duhet tu vi turp. Shefat tuaj qe u paguajne per shpifje te tilla jane pikerisht ato spiunat me dosje

  3. enea says:

    Po ju qe keni dale nga barku i PD , cfare jeni????

  4. tomori i beratit says:

    Z Zeka.Ti dukesh qe je nje person qe mbasi fitove shum nga sala dhe tani nuk po fiton me mendon te kthehesh e ti behesh bisht Topit.Dukesh o agim zeka qe nuk para di te shkruash.Edhe nje here ne vit qe shkruan shkruan vetem BUDALLALLEQE.

  5. FRD says:

    FRD eshte me te vertete forca qe i nevojitet vendit ne keto dite te veshtira por edhe vendimtare.
    E vertete qe kemi nje elektorat dipolar PD-PS. Por nese kerkoni te ardhme duhet te largoheni nga kjo lloj balte politike.

    Per ata qe e konsiderojne Berishe anti-Berishe, prisni vetem qe neser te merrni pushtetin e vidhni si keni vjedh 8 vjet me pare. Mos pretendoni rilindje me ate psikopatin e gjate edhe gjysmen e doktorr gjilperes, ilir hajdutin.

    Votoni FRD, kulturen e re politike qe premton perparim!

    1. njeri says:

      FRD ti nuk je ne fakt FRD di je nje diversionist, sepse Bamir Topi nuk flet me kete gjuhe eshte teper qytetar per ket.

  6. ben says:

    Ku je me Gim,se kishe hum fare,Tani pake gale nga kjo partia tjeter,Hajde se mos kapesh ndonje gje kne,me kismet.

  7. Askushi says:

    O z Agim,shqiptaret nuk jane te’semure’nga dipoli PD-PS,por jane te semure per pushtet.
    Me qetesine e kermillit, nuhasin nga shkon pushteti,pastjaj vihen ne rrjesht si milingonat dhe marshojne drejt’pushtetit’duke bere akrobacira nga me spektakolaret(qe edhe milingonat do i kishin zili)per te arritur sa me afer qendres se pushtetit.
    Do duhet kohe o z Agim qe shqiptaret ta ‘gjuajne me Top’pushtetin.

    1. Frank says:

      Po ti askush si jaben? Nuk shkon mbas pushtetit? apo rri ne opozite? sepse te shoh qe shkruan kunder opozites, atehere? Ky pushtet ka shkaterruar me mijera biznese e i ka kaluar njerezit ne depresion, po ti si mbijeton, mos me thuaj se ke integritet e terci verci…Beni zhurme kudo qe shkoni ju jeni pjesa me e degraduar e ketij populli dhe i suleni atij qe do te ndryshoj ediçka ne kete vend. Se si me dukesh ti si nje njeri gri..

      1. Askushi says:

        Zonje,Integritetin dhe Moralin o e ke o se ke,nuk krijohet me te thene ose me’terrci verci’ dhe as me ndryshim emri apo emertimi.
        “Une pushtetin e urrej,cuditem kur krijoj pushtet,cuditem dhe… iki”-keshtu kam shkruar ne ’92 e larget para se te ikja ne perendim.
        Kam shkruar dhe ne komente te tjera se me Mero Bazen kemi qene kolege dhe bashke kemi ndihmuar ne ngritjen dhe forcimin e PD.
        Kam debatuar sy me sy me Sali Berishen per nje kryetar injorant te nje dege te PD,qe ai e mbante vetem pse ishte nje vote e sigurte per ‘perandorine’ e ardheshme qe ai kishte ne mendje te ngrinte.
        Kam refuzuar kandidimin tim per deputet,propozuar nga Arben Imamin(shef i shtabit elektoral ne ate kohe)me arsyetimin se ishte nje aventure per mua qe direkt nga bangat e fakultetit te shkoja ne ato te parlamentit.
        Kam refuzuar dhe ‘oferta’ te tjera,edhe ate te bere nga i ndjeri Pjeter Arbnori, dhe kur lidershipi i PD filloi te rreshkase e te dale jashte idealeve te mija,pes debatesh disa here edhe te ashpra me ‘miqte’e te njohurit e mi(edhe me Meron),vendosa te largohem per tu treguar te paftyreve e atyre me gjysem e pak fytyre,se mund te ‘rritesha’ e jetoja biles edhe me mire,pa pasur nevojen te behesha pjese e asaj politike te ndyre qe po ndertonin.
        Keshtu qe Zonje une nuk e njoh veten si ‘pjesa me e degraduar e ketij populli’.
        Prkunderazi e njoh veten per nje shqipetar te mire qe ka ndihmuar ne ‘dheun e huaj’me dhjetra e qindra te aferm e vedlindas pa pretenduar kurre mirnjohjen e tyre,qe fitimin modest dhe kursimet e tije i ka depozituar vazhdimisht ne ‘dheun e vet’,qe edhe pse ne emigrim ka paguar sistemetikisht taksat(takse apartamenti,gjelbrimi,plehrash,taksat fikse te ujit,korentit e telefonise).
        E njoh veten per shqiptar te mire edhe sepse sot qe po jetoj ne vendin tim jam nje taksapagues e kontribues’neto’nepermjet ushtrimit te profesionit tim(jam inxhinjer,s’kam profesion te dyshimte si ‘dentist’,’avokat’ apo’doktor’),dhe s’jam nje taksapagues e kontribues ‘bruto’sic jeni ju dhe ata qe punojne ne shtet qe paguhen nga taksa pagusit shqiptar(si puna ime)e qe’bejne sikur’ paguajne taksa e kontribute.

        Une nuk bej zhurme,lexoj e respektoj pothuajse te gjithe komentuesit pa fyer e denigruar askend sepse pas gjithsejcilit ka nje histori qe e marre vecmas ndoshta s’perben kushedi se c’far(ktu gabojme!),por e renditur ne portretin e nje mozaiku perben historine tone rreale te kesaj kohe.
        Nuk i sulem kerkujt qe do te ndryshoi veten apo dicka ne kete ven,perkunderazi miresetevije ky ndryshim,por une jam i parimit qe sidomos politikanet tane duhet ti gjykojme per ate qe bejne e jo per ate qe thone e premtojne.
        Pjesa me e civilizuar e shqiptareve e dine qe e keqja me e madhe e ketij vendi eshte politika e gjeneruar nga S Berisha,F Nano e I Meta,nje e keqe e ricikluar ne vazhdimsi,nje e keqe qe per mendimin tim(ne kete pike do te mbetem nje ‘gure i pagdhendur’)nuk mund ta shporret duke luftuar hijet e tyre po me ‘hijet e tyre’.
        Jam nje intelektual,jetoj me djersen e dinjitetin e profesionit tim dhe do te jem gjithnje ne opozite sepaku gjer atehere kur pushteti te me binde per ndershmerine e tije.
        Une nuk ja kam nevojen politikes se mbrapshte,eshte politika e ndershme qe ka nevoje edhe per mua.

        1. Frank says:

          Po zonje ASKUSH ju kuptova. Ne ket vend nuk dihet kush eshte engjelli e kush eshte djalli. Po ju pas cdo komentuesi vereni me cinizem,ja ky si po i ngjitet pushtetit….apo jo? dhe tani na shkrove dy faqe si nje engjell. Ju kuptova zonje.
          Po nje inxhiniere ne Shqiperi nje perendi e di se c’pune ben apo rregullon ato aparaturat e SHISH?!

          Mos me repliko se po te refuzoj paraprakisht, e kuptoj qe ketu s’ka vend me per qytetare pa intersesa pushteti ketu eshte mbushur plot me hafije e hajdute. Kalofshi mire!!!

    2. 123 says:

      Askush je nje hajdut profesionist. ato thonjezat ‘……’ i ke vjedhur, sepse i perdor gabim

      1. Askushi says:

        Ky po qe eshte argument per te luftuar ‘nje hajdut profesionist’.
        Faleminderit!

  8. Xhimi says:

    E djathta e vertete pergjate 22 viteve nuk ka ekzistuar ne Shiperi, me perjashtim te nje formacioni politik i cili u krijua disa vite me pare i quajtur e Djathta e Bashkuar, qe i dha nje mesim te mire Berishes. Fatkeqesisht edhe ky formacion u shperbe me investimin personal te Berishes. Sot pas 22 vjetesh te djathet kane se me cfare te perfaqesohen, ajo eshte FRYMA E RE DEMOKRATIKE… Shtepia e gjithe te djathteve Suksese FRD

  9. shqiptari i ndershem. says:

    Votoni FRD te shpetojme nga kodoshet 73 vjecare.

  10. Askushi says:

    Z Alb!
    Nuk ju vjen e keqja nga nje Ixhinjer Ndertimi’gur i pa gdhendur’,qe eshte edhe nje ‘askush’, qe kur lexon kementet,lexon edhe identitetin e komentuesve,e qe me perunjesi ju shpjegoi(pasi Ju e denigruat) se eshte vecse nje shqiptare i mire.
    Gjetke ruajuni te keqes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje