3-1 apo 4-0 në qarqet “e nxehta”?

15 Maj 2013, 15:43Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Para disa ditësh, botova tek respublica.al një tabelë me llogaritje, që tregonin se sa pikë përqindje i duhen koalicionit që, për konvencion, quhet Koalicioni i Majtë, për të shtuar me siguri matematike nga një mandat në çdo qark. Siguria matematike nënkupton që një numër i caktuar mandatesh të Koalicionit të Majtë arrihet PAVARËSISHT SESI NDAHEN VOTAT DHE MANDATET JASHTË KËTIJ KOALICIONI, MES PD-SË, FRD-SË, AK-SË, PARTIVE TË TJERA DHE KANDIDATËVE TË PAVARUR. Llogaritjet e tabelës presupozonin se manipulimet e mundshme nuk do të jenë më të mëdha se ato që mund të jenë kryer në 2009-ën, kur KQZ-në e drejtonte Ristani. Pra, me fjalë të tjera, tabela bënte një përmbledhje të gjasave për rotacion të pushtetit, në qoftë se zgjedhjet nuk prishen fare…

Sidoqoftë, tabela që botova, përveç përqindjeve, nuk përfshinte edhe llogaritjen shtesës së votave neto që i duhen Koalicionit të Majtë në çdo qark. Sot po e ribotoj tabelën, duke e shtuar këtë kolonë të rëndësishme. Dhe para se të kaloj në analizën e garës që parashikojnë numrat, po sqaroj termin “shtesë neto të votave”. Në qoftë se koalicioni që, për konvencion, quhet Koalicioni i Djathtë, shton 1000 vota në një qark, në krahasim me 2009-ën, dhe Koalicioni i Majtë shton 1500, atëherë shtesa neto e votave është 500. Ndërsa në qoftë se Koalicioni i Djathtë pakëson 1000 vota në një qark, në krahasim me 2009-ën, dhe Koalicioni i Majtë shton 800, atëherë shtesa neto e votave është 1800.

Siç shihet, tabela shoqëruese është e ndarë në tri breza me ngjyra të ndryshme: Në zonën e kuqe janë qarqet “e nxehta”, në zonën e verdhë janë qarqet “e vakëta”, dhe në zonën e hirtë janë qarqet “e ftohta”.  Dhe pa dyshim, më dramatike ndeshja do të jetë në qarqet “e nxehta”. Duke përdorur një metaforë nga futbolli, mund të thuhet se skuadra me fanella rozë (ajo e majta) ka raste të pastra për të shënuar gol nga vija e 5-metërshit me portën bosh në qarqet Tiranë dhe Berat dhe nga vija e 16-metërshit në qarkun Elbasan. Ndërsa skuadra me fanella blu (ajo e djathta) ka rast për gol në qarkun Fier me një goditje pranë zonën së rreptësisë.

Le të fillojmë komentin me qarkun e fundit. Me futjen e votave të 2009-ës të LZHK-së dhe PDK-së (gjithsej rreth 2700) në Koalicionin e Djathtë, ai ngjitet në kuotën 41.5%. Dhe në qoftë se e ruan këtë kuotë edhe në 23 qershor, Koalicioni i Djathtë merr 7 mandate në Qarkun Fier, nga 6 që mori në 2009-ën. Por kjo s’do të jetë dhe aq e lehtë, sepse siç tregon tabela shoqëruese, Koalicionit të Majtë i duhet të shtojë vetëm 0.3 pikë përqindje që të sigurojë mandatin e 10-të dhe që ta lërë Koalicionin e Djathtë me 6 mandate.

Dhe në ndihmë për këtë, mund t’i vijë kandidati çam i Aleancës Popullore, Nimet Musaj, i cili mori rreth 4700 vota në 2009-ën, si pjesë e Koalicionit të Djathtë. Në rastin më të mirë për Koalicionin e Majtë, në qoftë se Musaj i transferon votat e tij nga e djathta në të majtë, efekti do të jete dyfish (9400 vota), nga 555 që i duhen shtesë neto Koalicionit të Majtë për të mos e lejuar kundërshtarin të shënojë gol.

Por historia nuk është kaq e thjeshtë. Së pari, transferimi i votave për Musajn mund të mos jetë aq i lehtë, sepse për votat çame do të luftojë edhe kandidati i PDIU-së në Fier. Ndërkohë, edhe nga Koalicioni i Majtë mund të ketë rrjedhje. Dritan Prifti, i cili ka ndikim në tri komuna, mund t’i heqë qindra vota të majtës, ndërsa Altin Dauti i AK-së, edhe pse me influencë shumë më të vogël se Kolonel Myslym Pashaj, mund të marrë disa vota të majta në qark, falë prejardhjes së tij nga një familje ish-komuniste.

Në Qarkun Elbasan historia është më e thjeshtë. I vetmi faktor që punon kundër shtesës neto prej 320 votash, që i duhet Koalicionit të Majtë për të fituar një mandat ekstra, është kandidati i AK-së Asllan Musta, një kandidat me prejardhje familjare të majtë, por me influencë kryesisht në Librazhd. Ndërkohë Koalicioni i Djathtë ka një problem të madh në mbrojtjen e mandateve të 2009-ës, sepse dega e FRD-së në Elbasan ka treguar nëpërmjet mitingut të zhvilluar atje se kjo parti e djathtë ka përkrahje të madhe.

Ndërsa në qarqet Berat dhe Tiranë historia është fare më e thjeshtë. Në Berat, ku Koalicionit të Majtë i duhet një shtesë neto prej vetëm 170 vota, LSI-ja ka punuar kaq shumë në këto 4 vjet, sa ato 170 vota mund t’i duken si 170 karamele. Ndërsa në Tiranë, ku një lëvizje neto prej 784 votash i siguron Koalicioni i Majtë mandatin e 17-të, FRD-ja e Topit pritet ta ulë mjaftueshëm peshën specifike të Koalicionit të Djathtë ( edhe sikur Koalicioni i Majtë të mos shtojë dot vota).

Qarqet e tjera, pavarësisht se numrat tregojnë se janë më të vështira për t’u ndryshuar, mund të kenë gara dhe histori lokale tejet interesante. Por ndoshta duhet t’i analizojë dikush që i njeh ato më nga afër.

12 komente në “3-1 apo 4-0 në qarqet “e nxehta”?”

  1. taipi` says:

    Fitorja e PS eshte e sigurt sepse nuk ka me budallenj qe genjehen per 30 euro. Njerezit duan te kene buke e pune per kater vjet, jo per dy dite. PD nuk kap me as gjysmen e votave qe ka pat.

    1. e/ says:

      Ne qarqet e nzxehta ashtu si edhe tek ato qe nuk jane edhe aq problematike per te majten, duket qartazi nevoja dhe deshira per te ndryshuar. Kjo eshte arsyeja pse te gjithe presin qe Berisha te tentoje ti vjedhe edhe keto zgjedhje. Tentative qe pastaj do te rezultoje e pamundur se Sali Berisha e ka ngritur vete te gjithe popullin e tij kunder vetes.

      1. flamuri says:

        Shqiperia ka vetem nje alternative nese deshiron te ece perpara. Alternativen e quajne Edi Rama dhe Partia Socialiste. Ndryushe do mbetemi ne vend derisa te vdese hajduti i madh Sali. Fatmiresisht kete e dine tashme te gjithe shqiptaret, ndaj ne qershor fillon Rilindja!

        1. uuuuuuuppppuuuuupupupuu says:

          Keto zgjedhje nuk jane thjesht ceshtje shifrash po shume me teper. ketu flitet per mbijetesen e shume familjeve te shkreta – perballe fitores dhe fitimit te nje familjeje te vetme. ndaj besoj se shqiptaret e kan zgjedhur rrugen e tyre – Edi Ramen!

          1. PS 4 life says:

            NUk e di si eshte gjendje neper qarqet e tjera, megjithse e shoh qe kete here ka ndryshim e rotacion. Ajo qe mund te them per Vloren dhe Fierin meqe jane afer eshte qe PS do fitoje bindshem. Me kandidimin e Rames ne jug u mbeshtet me ne fund ajo pjese gjografike qe ishte lene jashte. Ndaj per mua PS fiton me mbi 75 deputete

            1. mariza says:

              PER MUA PS FITON ME DIFERENCE PREJ TE PAKTEN 10 DEPUTETESH KETE HERE SE NJEREZIT E URREJNE BERISHEN DHE NUK DUAN ME TA KEN MBI KOKE

    2. Ben Chicago says:

      pd nuk kap vota si thua ti por do vjedhe me shume se me pare

  2. shendelli says:

    Shqiperia duhet te ndryshoje se perndryshe duhet te ikin te tere nga syte kembet per tiu larguar lakut te Saliut dhe Ridvanit. Nuk ka asgje te mire ne ket vend per sa kohe te jete ne pushtet berisha.

    1. zbokthi says:

      Z. Zaloshnja dhe une e shoh te pamundur nje kthyerje te rezultatit nga ana e PDse. Duket se jane ne disavantazh te thelle ne cdo rajon, pervec tre qarqeve te veriut. Dhe me LSI, PS ka marre me vete nje dore te mire votash socialiste qe nuk ndahen me. Ndaj duhet te fitoje medoemos, qofte edhe me shifrat e 2009. Jo qe diferenca eshte derrmuese ne favor te PS kete here.

  3. Xhuli Duro says:

    Me kete llogari e majta merr 81 vota faleminderit Z Zaloshnja…. me bere shume optimiste…..

  4. Landi says:

    Ketoo llogarite e Zaloshnjes I ngjajne filxhanit te kafes.. po ka njeri q eja fut kot po kot fare ama eshte pikerisht edushi zloshnja

  5. lb says:

    ELBASANI DEL 9-5 SE 8-6 ESHTE E SIGURT EDHE ME REZULTATIN E 2009 ME KOAL.PS-LSI.DHE DUHET 7-8mij vota per te marre te 9 qe eshte e sigurt.me deshtimet spektakolare te strukturave te PeDe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje