Analizë krahasuese e financave publike nën qeverisjet e dy krahëve politikë

15 Maj 2013, 10:24Blog TEMA
Analizë krahasuese e financave publike nën qeverisjet e dy

Nga Ilir Beqja

Pagat dhe pensionet janë programi kryesor buxhetor i transfertave të drejtpërdrejta në të holla që buxheti i shtetit bën drejt familjeve shqiptare. Disponohen të dhëna të plota të pasqyrave fiskale të qeverisë për vitin 2012. Kështu mund të bëhet një vlerësim për periudhën 7-vjeçare, 2005 – 2012

Në këtë periudhë fushate elektorale, propagandohet dendur nga qeveritarët rritja e ndjeshme e pagave dhe pensioneve në periudhën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Pagat dhe pensionet janë programi kryesor buxhetor i transfertave të drejtpërdrejta në të holla që buxheti i shtetit bën drejt familjeve shqiptare. Disponohen të dhëna të plota të pasqyrave fiskale të qeverisë për vitin 2012. Kështu mund të bëhet një vlerësim për periudhën 7 vjeçare 2005 – 2012. Megjithatë analiza vetëm e pagave dhe pensioneve jashtë kontekstit të treguesve kryesorë mund të çonte në vlerësime të përcipta apo spekulative.

Të dhënat fiskale janë në milionë lekë. Vihet re se pothuajse të gjithë treguesit fiskalë janë rritur nominalisht në nivel të njëjtë me rritjen e ekonomisë shqiptare 2005 – 2012.

Për të vlerësuar se çfarë është ndryshe në periudhën deri në vitin 2005, le të shohim ndryshimin e treguesve fiskalë në një periudhë të njëjtë në vite prej 7 vjetësh, pra periudhën 1998 – 2005.

Nëse krahasojmë ndryshimin e treguesve të analizuar në periudhat 7 vjeçare, rezulton se:

Vlera nominale e Produktit të Brendshëm Bruto është rritur me 99 % në periudhën 1998 – 2005, kundrejt 65 % në periudhën 2005 – 2012. Pra, është i pavërtetë deklarimi se nën qeverisjen e PD-së ekonomia ka pasur rritje të pandodhur më parë.

Të ardhurat tatimore janë rritur 153 % në periudhën 1998 – 2005, kundrejt 64 % në periudhën 2005 – 2012. Pra, është i pavërtetë edhe deklarimi se nën qeverisjen e PD-së ekonomia ka pasur përmirësim në mbledhjen e të ardhurave buxhetore.

Shpenzimet Buxhetore janë rritur 64 % në periudhën 1998 – 2005, kundrejt 62 % në periudhën 2005 – 2012. Ky tregues ka ndryshuar në të njëjtin nivel.

Rritja shumë më e ndjeshme e të ardhurave tatimore në krahasim me shpenzimet buxhetore në periudhën 1998 – 2005 kundrejt 2005 – 2012, reflektohet një situatë e përmbysur në vlerën nominale të deficitit buxhetor. Në periudhën 1998 – 2005 deficiti buxhetor u pakësua me 28 %, ndërsa në periudhën 2005 – 2012 u rrit me 63 % po aq sa edhe shpenzimet buxhetore. Dëshmi kjo se qeverisja socialiste është treguar shumë më e përgjegjshme në mbylljen e mandatit të dytë qeverisës.

Shpenzimet për Paga e Pensione janë rritur me 109 % në periudhën 1998 – 2005, kundrejt 63 % në periudhën 2005 – 2012. Pra, është i pavërtetë edhe deklarimi se nën qeverisjen e PD-së është zbatuar një politikë sociale e theksuar, përkundrazi nën qeverisjen e PS-së ka pasur një theks shumë më të dukshëm social.

Shpenzimet për Investime Publike janë rritur me 58 % në periudhën 1998 – 2005, kundrejt 61 % në periudhën 2005 – 2012. Edhe ky tregues ka ndryshuar në të njëjtin nivel.

Besoj se lexuesit i kemi dhënë informacion të mjaftueshëm që të bëjë një vlerësim të pavarur krahasues të dy periudhave.

25 komente në “Analizë krahasuese e financave publike nën qeverisjet e dy krahëve politikë”

  1. e/ says:

    Keto jane faktet e pamohueshme te “gjasme mrekullise ekonomike te Sali berishes.” Megjithate mendoj se Beqja mund te kishte shtuar edhe nje fakt, qe mua me duket me domethenesi per ndryshimin midis te dy qeverisjeve – ne periudhen para 2005 gati 13% e shqiptareve kapercyen nivelin e varferise. Ne peridhen 2005-2012 25% e shqiptareve rane nen kete nivel serish. Pra qeverisja e PD, megjithe rritjen i ka katandisur 1 cdo 4 shqiptare ne varferi ekstreme.
    Ja pse duhet hequr Saliu!

    1. deni says:

      Keto vite nuk ka patur fare rritje ekonomike, vetem renie te te gjithe familjeve qe kane qene dikur ne caqet e varferise. Sot shqiptaret jane te katandisur si mos me keq, fale Sali Berishes dhe Ridvan Bodes.

      1. juri says:

        Qeveria shqiptare eshte i vetmi autor i kesaj prapambetjeje ku kemi ngecur prej 4 vitesh> pasi prodhoi krize pa krize, tani i ka ngecur 1 cdo 3 shqiptare ne varferi ekstreme. Dhe ndersa bente sikur ne Shqiperi nuk kishte krize per te gjithe keta vite, tani del e thote qe ka kaluar kriza. Per familjen Berisha nuk ka krize, se ata pasurohen ne kurriz te te gjithe te tjereve.

      2. LIDI says:

        Shihet qarte se ishte mire perpara qe tani, ishte me mire me Partine Socialiste ne pushtet se me Partine Demokratike, duhet te rikthehemi me partine socialiste per nje jete me te mire

      3. Milena says:

        Gjithecka ishte me mire perpara se tani, gjithecka ishte me mire me partine socialiste ne pushtet se me partine qe kemi tani, gjithecka ishte me mire kur vendi qeverisej nga e majta edhe pse ishin kohet tjera ato!

      4. ALMA says:

        Keto statistika tregojne qarte se ke duhet te votojme me 23 qershor, keto statistika duhen ti shohin te gjithe shqiptaret para se te hedhin voten e tyre ne kuti.

      5. Kristian says:

        Kush ka jetuar ne keto dy qeveri e di mire se cila ishte per te miren e vendit dhe cila ishte kunder interesave te vendit. Gjate pushtetit te Partise Socialiste kishte nje jetese me te mire, tani ky pushtet na ka kthyer me vite pas, na ka kthyer shume vite pas, na ak kthyer para 98′ ku gjendja e vendit ishte e mjerueshme.

      6. PS THE BEST says:

        KJO TREGON QARTE SE KE DUHET TE VOTOJME ME 23 QERSHOR, KJO TREGON QARTE SE DUHET TE VOTOJME PARTINE SOCIALISTE PER NJE RILINDJE SHQIPTARE.

        R

        I

        L

        I

        N

        D

        J

        E

      7. Paolo says:

        Gjithecka ishte ndryshe gjithecka ishte me mire, ne duhet duhet te jemi me mire se me pare ne duhet te votojme Partine Socialiste per nje RILINDJE SHQIPTARE me 23 qershor!

      8. Emigranti says:

        Mbaj mend se gjithecka ishte ndryshe, ishte gjithecka me mire sic eshte tani. E gjithe bota ecen perpara vendi yne me Saliun u kthye mbrapa disa vite. Ne duhet te votojme partine socialiste nese duam te ecim perpara

  2. flaka says:

    Nje analize e goditur qe ka zbuluar nje tjeter mashtrim te madh te qeveris Berisha. Te gjithe Berishet te vegjel e te medhenj duhet te largohen me vote ne 23 qershor.

  3. Dali says:

    ka te drejte Berisha kur thote qe skemi krize ekonomike sepse ne nuk kemi prodhim vendes.gjeja e vetme qe bejme eshte te importojme.Cili vend i botes nuk ka fuqi prodhuese ? kush eshte ai vend me emrin Shtet qe nuk prodhon e nuk rrit eksportet ? Kjo tabele tregon thjesht nje deshtim e nje rrenim kryesor te qeverise berisha.ska faj qe thote kemi rritje ekonomike sepse ne fund te fundit dicka eshte rritur: Xhepat e tyre dhe varferimi i popullit !

  4. Genci says:

    PO me po , keto duhet te jene te ardhurat e famijes Berisha ?! se te ardhura per popullin duhet te jene me shenjen – ( minus) ne ate pasqyre qe tregon thjeshte mashtrime, nuk e di ku qekan keto lek se ne spo shofim gje o zotri, ose ehte sala shume budalla dhe e genjejn ose jan te gjithe ato budallenj e sdin ca shkrujn , erdhi 23 qeshori oooo specialista vjedhjesh , do vihet cdo gje ne drejtesi me RILINDJE

  5. ekonomist says:

    Analiza mekanike shifrash qe nuk tregon situaten dramatike ku e ka fut vendin qeveria aktuale .Gjendja eshte alarmante.Sa borxhe jane krijuar,sa kushtojne ato,et? keto shikoni sepse qeveria socialiste do gjej vetem borxhe pa hapesira per veprim.

  6. Tanja says:

    Ky eshte pushtet mafjoz qee varferoi shqiperisne per te pasuruar xhepat e pushtetareve…Duhet menjehere Rilindje

  7. tea says:

    Ja kjo eshte rritja e ekonomise shqiptare per te cilen flet Berisha, faktet flasin ndryshe.

  8. klaus says:

    Partia Socilaiste ne cdo gje eshte trasparente me publikun, duke mos fol ne ajer sic ben Berisha, por duke sjelle fakte knkrete….Rilindje

  9. nada says:

    ke po genjejn keto me keto rritje qe thone.populli ka hyre drejt gropes nga varferia e madhe ne keto vitet e fundit.papunesi e madhe dhe borxhe me lista jane gjithandej.saliut po qe i eshte rritur pasuria ne keto vite por popullit i eshte rritur varferia.

  10. xheni says:

    Tabela e pare tregon te ardhura e vendit gjithmon e ne rritje… kurse tabela e dyte tregon si jan pasuruar bashkepuntoret e Kryeministrit te krimit ne qeverisjen e 8 viteve.

  11. albana says:

    Shifrat ne tabelen e pare jane shifra qe populli i njeh mjaft mire ka mundesi te jene dhe me shume.
    Ne tabelen e dyte vetem Kryeministrit edhe makina llogaritse e xhepit te tij mund ti kuptojne, se ne asnje sektor pervec zhvatjes edhe vjedhjes nuk ka rritje.

  12. tea says:

    Kjo eshte nje tabele qe i qarteson akoma me mire qytetaret, per te kuptuar qarte dhe paster se sa mashtrues eshte Sali Berisha…Askush nuk i ze me bese nje njeriu te tille

  13. Pita says:

    Duam rilindje ne cdo gje! rilindje ne ekonomi,rilindje ne art,rilindje ne arsim rilindje ne cdo gje ! na ka ardhur ne majte hundes ky qendrim kshu ne ajer pa asgje konkrete.duam te rilinddddiiimmm kaq !

  14. Elma says:

    Po as qe ka t krahasuar dhe as qe mund te behen krahasime mes te majtes dhe te djathtes ne qeverisje e aq me teper nuk do kete te krahasuar me ate cfare do te behet pas 23 qershorit, ksaj qeverie qe ka mare peng cdo institucion te shtetit do ti vi turp per ate qe i kane bere Shqiperise ne gjithe keto vite.

  15. Zigur Qari says:

    ku e ke borxhin mo karagjoz? po kur nuk e thoni tani qe jeni ne opozite kur do e thoni, apo keni frike mos u merziten turqit arabet edhe amerikanet?

  16. Teta says:

    Per te gjithe komentuesit, nuk duhet te harrojme se ne cfare gjendje e moren shtetin socialistet ne 1997 mbas renies se piramidave dhe shketerimit te te gjitha strukturave, dhe ngjarjet mbas vrasjes se Azemit ne 98.Eshte bere nje pune e jashtezakoneshme qe ne 2005 te arriheshin shifrat si ne tabele.Dhe cberi PD i permbysi te gjitha keto arritje, dhe sot jemi me borxh publik rreth 70%, nivel varferie 25% dhe papunesi qe nuk e tregojne po me siguri mbi 40%.Jane keto te gjithe argumenta te faktuar perse duhet te largohet kjo qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje