Reforma e pensioneve ose skema e re piramidale

16 Maj 2013, 11:05Blog TEMA

Nga Enkelejd Musabelliu

Ndërkohë që opinioni publik shqiptar ishte përfshirë krejtësisht në debatet rreth veshit (!), qeveria Berisha përgatiti pa shumë debate (!) një reformë në pensione, të cilën e kish bërë gati qysh në vitin e largët 1995. Këtë radhë pasionit të Berishës për të privatizuar gjithçka, nuk po i shpëton as sistemi i pensioneve. Që sistemi ynë i pensioneve ka shumë probleme e duhet reformuar, është një fakt i njohur, por puna është se reforma në fjalë jo vetëm që nuk zgjidh asnjë nga problemet aktuale, por krijon edhe shumë probleme të tjera, akoma edhe më të mprehta.

Skema e tanishme e pensioneve ka hyrë në fuqi në vitin 1993 dhe është një skeme me benefite të përcaktuara që do të thotë se pensioni mujor përcaktohet si funksion i historisë së kontributeve të individit. Kjo skemë është publike universale dhe financohet në bazë të solidaritetit ndër-brezor ku kontribuuesit e sotëm paguajnë për pensionistët e sotëm. Në këtë mënyrë, risku është i shpërndarë në gjithë popullatën ekonomikisht aktive dhe shteti, si menaxhuesi i sistemit, është përgjegjësi i vetëm që garanton që pensionistët të mund të përballojnë jetesën e tyre.

Gjatë këtyre viteve kjo skemë ka hasur në probleme serioze në lidhje me financimin, e kjo për shkak numrit të ulët të kontribuuesve, faktit që shumica e të punësuarve në firmat private fshehin pagën e tyre reale dhe paguajnë kontribute vetëm për pagën minimale, dhe kapaciteteve të ulëta të administratës tonë publike për të mbledhur kontributet. Si rezultat, buxheti i shtetit është detyruar të mbulojë deficitet e përvitshme të skemës, çka e ka vënë në dyshim qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve.

Por reforma e propozuar, përveç faktit që po kalon sërish paratë publike tek firmat private, nuk adreson asnjë nga këto probleme. Sistemi i propozuar i pensioneve është gatuar në laboratorin neoliberal të Kilit të Pinoçetit më 1980 dhe që atëherë është bërë i njohur si skema tri-kolonëshe. Në kolonën e parë qëndron skema aktuale e menaxhuar nga shteti, por e reduktuar në një pension minimal, në nivelin e minimumit jetik. Kleçka qëndron tek kolona e dytë, e cila është private dhe e detyrueshme. Një pjesë e kontributeve që aktualisht derdhen në skemën shtetërore do të kalojnë tek kompanitë private të pensioneve. Kolona e tretë është përsëri private por vullnetare, pra individët mund të derdhin kontribute edhe në këtë kolonë në rast se duan një pension më të madh në të ardhmen. Kësodore, Shqipëria lëviz nga një skeme me benefite të përcaktuara drejt një skeme me kontribute të përcaktuara  që do të thotë se pensioni mujor tani do të përcaktohet nga vlera e aseteve të akumuluara. Me fjalë të tjera, kompanitë private do të mbledhin kontributet e qytetarëve dhe do t’i investojnë ato, dhe pensioni mujor do të varet nga performanca e këtyre investimeve.

Problemet që burojnë nga privatizimi i pensioneve janë të shumta. Pikësëpari, është çështja e përgjegjësisë. Me këtë reformë shteti heq dorë nga çdo përgjegjësi duke ia kaluar ato individit. Ç’është e vërteta nëse fondet e akumuluara që do investohen nga firmat private korrin sukses pensionistët do të kenë një pension më të lartë mujor. Por, në rast se këto fonde investohen keq apo rezultojnë investime të dështuara atëherë pensionistët do marrin një pension shumë të ulët me të cilin zor se mund të përballojnë jetesën, duke i ngrysur ditët në varfëri absolute. Ta detyrosh një individ  të investojë pensionin e tij në një firmë private pa i lënë në dorë asnjë mjet për të kontrolluar portofolin e tij dhe pa i dhënë asnjë garanci është absurde.

Problemi i dytë ka të bëjë me faktin se ku do të investohen fondet e akumuluara. Fakti që në Shqipëri tregjet financiare janë shumë pak ose aspak të zhvilluara i kufizon shumë mundësitë e investimit të fondeve. Në rast se do të ndodhë ajo që ndodhi në Maqedoni kur kjo privatizoi pensionet, ku 80% e aseteve u investuan në bono qeveritare, atëherë do të shumëfishohej ekspozimin ndaj riskut. Kjo për arsye se në qoftë se vlera e bonove do të binte në të ardhmen atëherë një gjeneratë i tërë pensionistësh do merrnin një pension minimal, çka do të rezultonte në një fatkeqësi kombëtare.

Së treti, është problemi i kostos administrative që do të ketë skema private. Siç dihet, firma private që do merret me mbledhjen dhe investimin e kontributeve do ta kryejë këtë shërbim kundrejt një shume të caktuar, e cila sërish do të paguhet nga individi. Një llogaritje e thjeshtë nxjerr se nqs firmës private do t’i paguhej një tarifë vjetore prej 1% të fondeve të akumuluara atëherë fondi total i akumuluar do të reduktohej me 20% kur individi do të dalë në pension. Pra, një e pesta e pensionin mujor do t’i paguhej firmës private për shërbimin e ofruar.

Problemi i katërt lidhet me rregullimin e firmave private. Në qoftë se menaxhimi i pensioneve do t’u lihet në dorëzim firmave private fitimprurëse duhet domosdoshmërisht që të krijohet një institucion shumë i fuqishëm që do të mbikëqyrte operacionet e tyre. Për këtë nevojitet një administratë me aftësi shumë të sofistikuara, por kur administrata jonë nuk është në gjendje të mbledhë kontributet e të punësuarve, a do ishte ajo në gjendje të ndalonte abuzimet e mundshme të këtyre firmave private? Përvoja e këtyre viteve tregon të kundërtën.

Së pesti, është ai që njihet si problemi i barrës së dyfishtë mbi gjeneratën tranzitore. Reforma e propozuar kërkon që çdo i punësuar mbi 35 vjeç të kontribuojë në skemën e re private. Kësisoj, i bie që për disa dekada klasa punëtore të financojë pensionin e vet privat e në të njëjtën kohë të financojë edhe pensionet e pensionistëve të sotëm si edhe të të gjithë atyre mbi 35 vjeç që do të dalin në pension në të ardhmen – të cilët e kanë këtë të drejtë nga sistemi aktual i pensioneve. Përveç se është e padrejtë kjo gjë do të vendoste në vështirësi të mëdha ekonomike punëtorët aktualë. Nga ana tjetër, nëse kjo kosto do të përballohej nga shteti atëherë ky i fundit do duhej të paguante për dekada me radhë më shumë seç paguan sot për të mbuluar deficitet e skemës aktuale. Atëherë, përse duhet kjo reformë?!

Së gjashti, është problemi i skemave paralele rurale e urbane. Nëse në skemën urbane numri i kontribuuesve është mjaftueshëm i lartë, në skemën rurale shumica dërrmuese nuk kontribuon fare, dhe edhe ata pak që kontribuojnë paguajnë vetëm një shumë të vogël kurse pjesën tjetër e paguan qeveria. Si do veprohet me këtë skemë? Nëse do të privatizohet edhe kjo skeme atëherë pjesa dërrmuese e popullsisë rurale, të cilët nuk kontribuojnë, do mbeten pa pension. Nëse qeveria do merrte përsipër të kontribuonte për ta, atëherë kostot e reformës do ishin më të mëdha se kostot e skemës aktuale.

Problemi i fundit është ai i rishpërndarjes, qoftë mes të varfërve e të pasurve, qoftë mes sekseve. Ata që paguhen pak do të kontribuojnë më pak e si rrjedhim do kenë një pension më të ulët. Por nëse në skemën aktuale kjo diferencë zbutej falë solidaritetit ndër-brezor, skema e re private e prish solidaritetin duke ia kaluar çdo risk e përgjegjësi individit. Kësisoj kjo mungesë rishpërndarjeje pritet që ta rrisë numrin e pensionistëve që jetojnë në varfëri. Nga ana tjetër, privatizimi krijon probleme edhe në lidhje me pabarazinë gjinore. Është fakt se femrat paguhen më pak se meshkujt, dhe sipas të njëjtës logjikë si më sipër i bie që ato të përfitojnë një pension më të ulët se meshkujt, dhe duke qenë se gratë jetojnë më gjatë se burrat, varfëria me të cilën ato do të përballen në pleqëri pritet të jetë akoma me e madhe se në rastin e burrave me paga të ulëta.

Pasioni patologjik i qeverisë Berisha për të privatizuar gjithçka tashmë është i njohur, por pensionet nuk janë një gjë me të cilën mund të luash pasi pasojat do të ishin katastrofale. Reforma e propozuar nuk i përshtatet një vendi në zhvillim si Shqipëria, pasi nuk adreson asnjë nga problemet e skemës aktuale, është më e kushtueshme se kjo skemë, është më e vështirë që të menaxhohet, dhe prish solidaritetin duke thelluar pabarazinë e rritur varfërinë. Sistemi i pensioneve ndikon në mënyrë thelbësore tregun e punës, rritjen ekonomike, shpërndarjen e riskut si edhe shpërndarjen e të ardhurave, prandaj lipset që çdo reformë të studiohet në mënyrë të detajuar. Heshtja me të cilën po kalohet kjo reformë është absurde po ta krahasosh me zhurmën e madhe që u bë për privatizimin e Albpetrolit, që për hir të së vërtetës, është totalisht i parëndësishëm po të krahasohet me privatizimin e pensioneve.

30 komente në “Reforma e pensioneve ose skema e re piramidale”

  1. Ermal says:

    Artikull interesant. I lutem autorit te beje publike dokumentet e reformes.
    Ju falemnderit

    1. besnik says:

      Keta kane gjetur nje menyre te re per te vjedhur parate e popullit. Pensionistet sot i kane lene ne pike te hallit, ju vonohen pensionet apo ne shumicen e rasteve per faj te nje certifikate qe nuk e jep gjendja civile, pensionisti eshte i detyruar qe te rrije pa buk.

      1. dulla says:

        Shkrim i goditur qe prek te gjithe vendin. Te gjithe kemi prinder e gjysher qe marrin therrime nga shteti qe s’egziston me per fat te keq. Duhet rotacion urgjent, duhet nje rruge e re

        1. silvio says:

          Kjo shtrese eshte me e vujatura e shoqerise sepse me te vertete eshte lene totalisht ne harrese. Qeveria ne shumicen e rasteve ua vonon pensionet, ose punonjesit e pensioneve marrin parate e njerezeve qe kane vdekur sepse ata nuk e bejne rregistrimin qe ai person ka vdekur.

    2. Kleopatra says:

      Ky eshte nje plan i mbetur ne tentativ i qeverise aktuale , nje plan per te vjedhur ne menenyre me te ligjshme paret e popullit prandaj nuk bene hajer ky popull me kete qeveri

    3. Kristina says:

      Te mundohesh te hash leke dhe nga pensionistet kjo do te thote fundi i botes , kjo eshte shtresa me e vuajtur dhe e pambrojtur e individeve. Turp per qeverin dhe per militantet e vete nuk ju falen keto qe bejne .Duhen luftuar keta individe te inkriminuar , suksese rilindjes sa me shume rezultate te thella kudo

    4. Kristina says:

      Skema te tilla mashtruse kane ekzistuar dhe do te ekzistojne per aq kohe sa do te jene ne qeveri te vendit tone njerz si Berisha tradhetare si Malaj ,Kaci etje . Ti japim fund njehere e pergjithmon kesaj qeverie , duke votuar pro shpreses se vetemne te shqipetareve skuadres qe do te luftoje krimin , korrupsionin mashtrimet . Pro te majtes se bashkuar ne 23.

    5. anastasia says:

      Mashtrtime njera pas tjetres ben qeveria. Mjere populli ne duart te kujt ka rene .Mjere drejtesia qe eshte zhdukur si institucion lufte kriminale dhe eshte kthyer ne nje makine vjelje lekesh , mjere te semuret ne duart te kujt bjen , mjere pensionistet cfare marrin si shperblim i viteve te punes qe i kane dhene ketij vendi , mjere ne populli shqipetare cfare po heqim nga berisha dhe ushtaret e tij. Forca te gjithe kunder ketij individi kriminel qe na ka marre shpirtin ne 23vjet politike.

    6. Esmeralda says:

      Sipas te dhenave te mbishkrimit del qe ky si plane paska ekzistuar ne vite me pare , ketu nuk mund te perfshim Z.Rama se ne vitet 90′ nuk ka qene mnarre me politike , keshtu pra mjere ne ca ka pasur cfare ka dhe cfare do te kete lider ky vend. Duke futur ne nje kazan si Berishen si i djathe dhe Tos Nanon si i majte . Suksese rilindja per nje rilindje kombetare , per nje goditje gjithe ketyre deliranteve krimineleve qe na rrethojne.

    7. Klaudia says:

      Ketij i thone nje korrupsion i paster fizik. Na kujtohen skemat piramidale te 97′-tes .Skema te tilla qe e cuan vendin tone ne nje lufte civile. Perjudhe e frikshme per te gjithe ne qe jetuam dhe qe ishim te vegjel e smund te dilnim pas ores 4 sipasoje e mungese se sigurise publike. Kete do te beje perseri Berisha dhe qeveria vete

  2. jd says:

    Megjithatë, duhet rënë dakord në faktin se reforma duhet të ndodhë patjetër. Por jodomosdoshmërisht modeli trikolonësh (trishtyllës) duhet të jetë i privatizuar. Dhe, e siguroj autorin, se 1% taksë administrative është një ëndërr e një kontribuuesi për një sektor privat. Vetëm nëse do të jetë publike skema mund të jetë 1% ose më pak. Përndryshe do të jetë 2% e më shumë.

  3. Euro Maloku says:

    Kur do te hyje ne fuqi ?
    A do te ndryshoje mosha e daljes ne pension?

    1. Selma says:

      Ja pra qe jeme ne nje gjendje skandaloze per fatin tone te keq. Keshtu smund te vazhdojme me sepse rrenimi eshte i sigurte po vijuam keshtu, ndaj duhet me gjet zgjidhje. Zgjedhjet jane rruga jone e veprimit si popull

      1. Tigri says:

        Po ku ka sitem me sali berishen mer aman. Eshte nje plak palaco qe ka rrjedhur e eshte mire te iki qe te marri ndonje pension nga qeeria e ardhshme.

  4. REI says:

    Shkrim shume i mire. Bravo Enkelejd

    1. gerti says:

      Nje analize perfekte. E verteta eshte se gjithcka eshte nje tatepjete e vertete ndaj dashur pa dashur duhet te shkojme te politika e te kerkojme ndryshim kete here

  5. Orest says:

    Skemat e duhura duhen ne duart e afta. Pa funksionimin e ligjeve asnje skeme pensioni nuk mund te jete efektive per sa kohe qe kontributet e punetoreve shkojne ne xhepat e hajduteve dhe jo per pensionistet e varfer. Partia Socialiste ka per obligim pas ardhjes ne pushtet te mbroj shtresat e mesme dhe te uleta dhe te shperndaj riskun ne njesi me te vogla per te garantuar keshtu nje gjendje sociale te kenaqeshme. Shqiperia nuk eshte nje vend qe mund te dali superfuqi ekonomike. Te pakten jo dhe per nje 10 vjecar, por ajo mund te jete shume mire nje shtet qe pergjigjet per popullsine qe ka, dhe duke perdorur aftesite diplomatike per te siguruar mbrojtjen dhe te hapi tregjet e bllokuara me vendet fqinje. Sigurisht qe nuk mendoj se eshte momenti me i pershtatshem te flasim per hyrje ne BE sepse nese duam te zgjidhim problemet tona, jemi vete ne qe duhet ta bejme dhe jo te presim qe pas anetaresimit ne BE ata te na japin zgjidhjet. Te jemi te bindur te dashur bashkekombas qe ata nuk kane per ta bere nje gje te tille. Nuk ekzistojne budallenj sot. Ose me sakte nese ne besojme keshtu atehere budallenj jemi ne! Prandaj per ta mbyllur skema qe S.B kerkon nuk mund te themi qe nuk eshte funksionale por mund te themi qe nuk eshte per ne, ashtu sikur nuk eshte per ne as BE nqs ne nuk do zgjidhim fillimish problemin me inflacionin e maskuar, arsimin e fallcifikuar, Shendetin e fryr me kimikate te demshme dhe te fillojm ti hedhim dhe pak karburant te paster motorit tone ekonomik! Dhe thojuni ketyre aktuleve : Ne procesin e rekrutimit per specialist te sigurimeve shoqerore merni dhe ndonje te atij profili, se i kini te gjithe pa pik lidhje ne pozicionet e punes. C ‘ dreqin te gjithe me mik i kini futur? Ndergjegjesohuni njerez !!!

  6. John adam smith says:

    Skema e sigurimeve ne vendin tone ka degraduar komplet ,nga qeverisja e keqe dhe administrata jo eficente ka lulezuar puna ne te zeze ku hallexhinjte nuk perfitojne asnje dite pune te siguruar.

  7. Elma says:

    Saliu ka 8 vite qe vetem ben keq e nuk mund te presim tani qe eshte dhe ne fund te qeverisjes se tij te beje ndonje te mire per kete vend kur nuk e ka bere ne gjithe keto vite. Me ne fund po iken nje qeveri turpi.

  8. John adam smith says:

    Ne fillimet e viteve 90 PD asokohe ne pushtet krijoji piramidat te cilat rrenuan teresisht ekonomine e vendit.
    Tani ka ndertuar nje piramide te re e cila do te lere pasoja per vite te tera,Shume shqiptareve kur tu vije dita e pensionit do tu mungojne shume vite pune te pasiguruara .

  9. olo says:

    Te shkretet keta njerez pak po lodhen nga semunjet dhe mosha qe kan po i shtohet dhe nje semundje tjeter mbi shpatull ajo e vonimit te pencionevE dhe pa permendur qe nuk perfitojn vizita mjeksore falas dhe mos Vleresim siq duhet i viteve pun qe kan bere

  10. John adam smith says:

    Cfare siguron piramida e sigurimeve per invalidet e pjesshem,ose kempi
    nje pension prej 1400 leke ne muaj dhe paradoksi”Kur ky invalid te mbushe moshen e pensionit i njihet si vjetersi pune”

  11. kurt says:

    saliu eshte ai qe na coi nje here shum afer luftes civile dhe do na coje serish n.q.s nuk largohet

  12. A. says:

    Po disinformon publikun e gjere per reformen e pensionit. Shkrimi ne disa pika eshte shume jo-profesional.
    -ju dukeni sikur sulmoni Berishen dhe jo reformen ne vetvete.
    -Kalimi nga DB nd DC eshte global tashme i filluar nga 200 dhe nuk ndodh vetem ne shqiperi.
    -duhet te dish qe nuk ka nje “free-lunch” dhe nje pjese te pensionit duhet ta zgjidhi tregu i kapitalit i cila ka karakteristikat e volatiliteit dhe duhet qe individe ta pronoj kete.gjithashtu duhet te pranoj qe skema aktuale eshte e deshtuar.
    -individi eshte ne kontroll te plote te investimieve ne kuptimin qe ai zgjedh vete fondin ku do investoj(te pakten kshu ndodh ne vendet e tjera)dhe duhet te ambientohet me riskune tregjeve te kapitalit(dhe nje here nuk ka nje free-lunch).ai mund te zgjegji ti kanalizoje kursimet ne asetin me risk me te ulet qe jane obgligacionet qeveritare.
    – grate e kane moshen e daljes ne pension me para se burrat, prandaj ndodh kjo, por po te shtyne moshen e daljse marrin kredite shtese
    – nuk ka efekt rishperndares kjo reforme.ketu eshte disinformimi me i madh.ai qe kontribon me pak normal qe do marri me pak. kjo eshte mese e drejte.shkatari kryesore i prishsjes se skemes jane pikerisht Robin Hoodizmat e socilisteve qe nuk bejne nje lidhje te drejte midis cfare ke kontribuar dhe cfare do marresh…
    – Ne jemi i vetmi vend ne rajon qe nuk e kemi kolonen e dyte.Ne raportin e fundit te OECD keshillohet sisteme me te tri kollonat ku individi te diversifikoj pensionin e tije.
    —stigmatizimi i firmave private eshte i turpshem, joprofesionalizmi del ne pah dukshme. ne skemat DC bilancet e fondeve nuk jane bashke me ato te firmave. klienti ka vetem riskun e aseteve ku fondet investojne.
    —Legjislacioni eshte komplet i harmonizuar me EU ku egziton Depozitari si kustodian i fondeve, te cilat nuk mund te preken nga shoqerite private.

    —i vetmi problem eshte mungesa e nje tregu kapital ne shqiperi por sigurisht qe reforma do kaloje probleme te cilat vende te tjera i kane kaluar me pare.Ne mund te mesojme me shume nga keto.

    …dhe njehere ju dukeni sikur e keni me Berishen jo me reformen ne vetvete. kjo ju ben shume te anshem ne gjykim.

  13. S.H. says:

    Eshte e turpshme zoteri shkrues i artikullit te besh politike me nje problem te tille social, per te cilin per me teper ke njohuri te limituara. E habitshme me cfare guximi flet me kompetence per ceshtje kaq te komplikuara per te cilat nevojitet nje ekspertize e vertete dhe e paanshme.

    I ftoj te gjithe komentuesit e keqinformuar fatkeqe te informohen sic duhet dhe atje ku duhet per te miren e tyre.

    Respekte komentuesit A.

    1. Altin says:

      Ti parashkrues A apo SH dukesh sikur je i njejti person dhe komentin duket sikur e ben per arsye te ngushta personale dhe ndoshta je i lidhur edhe me Canacaris, drejtorin hajdut te bankes Raiffeisen ne Shqiperi.

      Mjafton te flasesh per Kolonen e Dyte qe thote me “Detyrim ia jepni Parate e fituara me aq shume mund Privatit” qe te kuptosh se hajdute me pushtet duan te bejne pakt me Djallin per te VJEDHUR NE MES TE DITES ME DIELL SHQIPTARET sepse Privati falimenton ne cdo kohe dhe bashke me te edhe te gjitha parate e shqiptareve.

      VJEDHJE E RRADHES e

  14. Alban says:

    KOLONA E DYTE: “NE DUAR TE PRIVATIT DHE E DETYRUESHME” ESHTE VJEDHJA ME GALOPANTE QE DUAN T’U BEJNE SHQIPTAREVE.

    SHBA NUK E PERDOR KOLONEN E DYTE TE SISTEMIT TE PENSIONEVE.

    KOLONA E DYTE ESHTE VJEDHJE SKANDALOZE E SHQIPTAREVE.

    NJE KOMPANI PRIVATE HAJDUTE DHE MASKARENJ MARRIN PARATE E SHQIPTAREVE DHE ME PAS THONE FALIMENTUAM DHE ZHDUKEN TE GJITHA PARATE E SHQIPTAREVE NJESOJ SI NE KOHEN E PIRAMIDAVE.

    SHBA NUK E PERDOR KOLONEN E DYTE TE SISTEMIT TE PENSIONEVE.

    KOLONA E DYTE ESHTE VJEDHJE SKANDALOZE E SHQIPTAREVE.

    SHBA NUK E PERDOR KOLONEN E DYTE TE SISTEMIT TE PENSIONEVE.

    KOLONA E DYTE ESHTE VJEDHJE SKANDALOZE E SHQIPTAREVE.

    SHBA NUK E PERDOR KOLONEN E DYTE TE SISTEMIT TE PENSIONEVE.

    KOLONA E DYTE ESHTE VJEDHJE SKANDALOZE E SHQIPTAREVE.

    SHBA NUK E PERDOR KOLONEN E DYTE TE SISTEMIT TE PENSIONEVE.

    KOLONA E DYTE ESHTE VJEDHJE SKANDALOZE E SHQIPTAREVE.

    SHBA NUK E PERDOR KOLONEN E DYTE TE SISTEMIT TE PENSIONEVE.

    KOLONA E DYTE ESHTE VJEDHJE SKANDALOZE E SHQIPTAREVE.

    SHBA NUK E PERDOR KOLONEN E DYTE TE SISTEMIT TE PENSIONEVE.

    KOLONA E DYTE ESHTE VJEDHJE SKANDALOZE E SHQIPTAREVE.

    SHBA NUK E PERDOR KOLONEN E DYTE TE SISTEMIT TE PENSIONEVE.

    KOLONA E DYTE ESHTE VJEDHJE SKANDALOZE E SHQIPTAREVE.

  15. Dritan says:

    Artikull analitik dhe shume i argumentuar.

    Skema e propozuar e pensioneve eshte Vjedhje e permasave te paimagjinueshme te shqiptareve.

    Te gjithe kunder Vjedhjes qe duan t’u bejne shqiptareve hajdutet maskarenj Mafjoze me pushtet.

    Ne Burg e kane vendin te gjithe hajdutet e ketij populli apo Mafjozet me pushtet.

  16. A. says:

    Duhet sqaruar se parate nuk do i shkojne “kompanive private”, parate do shkojne te investohen ne asete si obligacione qeveriatere dhe asete te tjera te cilat mbeten ne pronesi te klienteve qe kontribuajne jo kompanive private qe menaxhojne fondet e pensionit(kjo eshte shume mire e rregullluar me ligj, nuk jemi ne kohen e 97). Klientet zgjedhin se ku do i cojne parate e tyre, jo kompanite private.ky eshte mesazhi keqinterpretues qe paraqet artikulli dhe qe vazhdojne e deformojne injorantet. Firmat private thjeshte perpiqen qe te menaxhojne ne menyre profesionale asetet qe klienti i ka thene ku te investoje ato. Nese klienti do te investoje vetem ne obligacioni qeveritare, mund te zgjedhi nje fond qe investon vetem ne obligacione qeveritare. Nese dikush zgjedh qe ti investoje parate e tyre ne nje aset me me risk mund ta bej kete.

    Asetet ku do invetojne individet do qendrojne ne prone te tyre.Nuk jemi me ne 97′ dhe krahasimi me firmat piramidale eshte shume i pavend.

    Shtylla e dyte kerkon nje njohuri minimale mbi financat personale qe cdo individ duhet tashme te mesoje.
    Skema me tre shtylla ka shume vite qe funksionon. Dhe rasti i kilit qe permendi shkruesi,ka qene nje suksese(pervec politikave neoliberale te tjera) te pakten per reformen e pensionit e cila eshte bere shembull per vendet e tjera.

    Lexoni dhe informouni per veten tuaja se nuk eshte nje cesthje politike. reforma eshtee per te miren e te gjitheve. sa me shpejt te behet aq me mire per ne, dhe ska rendesi se cila force e ben.Kjo reforme kerkon politikan qe mendojne per te ardhmen e larget.Ne duhet te shpresojme qe ne gjithe keto vjet dikush nga politikane realisht te mendoje per ne afatgjate. Kjo me shume eshte per te rinjte, femijet tane dhe pasardhesit e tyre.

    Dhe jo e gjithe detyrimi do kanalizohet tek privatet. Akoma nje pjese do sigurohet nga shteti.

  17. AP says:

    Me qellim sqarimin e kesaj skeme , meqenese eshte “abuzuar” duke e politizuar kete menyre zgjidhjeje gjej me vend ti rikujtoj atij.

    Sipas se re te propozuar , një pjesë e kontributit të detyrueshëm do të administrohet nga skema publike “pay as you go” (skema aktuale e bazuar në solidaritetin midis brezave), e cila do të garantojë një pension bazë, ndërsa pjesa tjetër do të administrohet nga kompani private, që do të zgjidhen nga shteti . Fitimi i vetem i ketyre kompanive private do te jete tarifa e administrimit, ndersa asetet jane ne pronesi te anetareve dhe investohen ne investime te sigurta me qellim qe te sigurohen te ardhura shtese (fitim).
    Kompanite private, paratë e paguara si kontribut i detyrueshëm së bashku me fitimin e realizuar ndër vite do t’i japin në formën e pensionit kur mbushet mosha e daljes në pension.
    Në këtë mënyrë, me plotësimin e kushteve për përfitim pensioni, të ardhurat e personave të siguruar përbëhen nga dy burime: një e ardhur (pension shteteror) nga skema e sigurimit shoqëror dhe një tjetër e ardhur (pension privat) nga skema e detyrueshme private e sigurimit.
    Nga eksperience vërehet se si karakteristikë e përgjithshme e këtyre burimeve të përfitimit të pensioneve, të ardhurat nga burimi i dytë (skemat private) rriten me ritme mjaft më të shpejta krahasuar me ato të skemës shtetërore.
    Mendoj qe meqenese kemi pervoje te hidhur nga skemat piramidale, autoritetet mbikeqyrese do te tregohen mjaft strikt ndaj administrimit te ketyre fondeve me qellim mireadministrimin e tyre dhe mbrojtjen e interesave te klienteve, pra nuk ka vend per keqinterpretime.
    Flm
    AP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje