Mëkati i 7-të i PDK-së

17 Maj 2013, 18:29Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

2 ditë para se të braktisej nga amerikania Bernadette Roberts, Blerim Rexha, në intervistën e tij të fundit për një agjenci lajmesh tha se “Rasti i Grandit është një rast tragjik, që lidhet edhe me fatin e ish të ndjerit paraardhësit tim Dino Asanajt, por besoj që kjo kurrë nuk do të përsëritet”.

Pra, Blerimi tha se beson, anipse nuk është i sigurt se më nuk do të vetëvritet askush për Hotel Grandin e Prishtinës.

Harroje që e quajti të ndjerin Dino, ish i ndjeri. I ndjeri është amshueshëm i ndjerë, po falja.

Hotelin e quajti tragjik, sikur fliste për Hotel Grandin 32 të Amerikës, për të cilin legjenda urbane thotë se natën e inaugurimit të këtij hoteli në Maj 1953, u zhdukën pa gjurmë 32 veta, përfshirë stafin dhe mysafirët. Trupat e tyre u zhdukën, por gjësendet e tyre, çantat, këpucët, etj, mbeten aty.

E paramendova Hotel Grandin e Kosovës si atracion për turizmin e fantazmave, siç e bën këtë turizëm Hotel Granidi i Amerikës.

Aty ku ka raste tragjike, ka edhe fantazma.

Në film, sa herë largohen amerikanët, vijnë rusët. Përjashta filmit (në fiction), në realitetin e vendit tim (në faction),kur në kulmin e protestës nga AKP u largua amerikanja Bernadette Roberts, Blerim Rexha e shfrytëzoi rastin që ta prezantojë madhërinë e tij.

Tha, se “Integriteti, dinjiteti dhe morali im është vlerë që unë do ta ruaj gjithnjë dhe gjithmonë”. Blerimi ka qenë aq i sigurt që nuk do të dorëzohet përpara “pasqyrës” në mur, sa ka përdorë dy variante të së njëjtës fjalë: gjithnjë dhe gjithmonë!

Pakënaqësia e Bernadettes po duket që ka lindur siç u lind fatlumëve “dashuria në shikim të parë”, aty për aty, papritur, pa qëllim, ajo dashuria që të zë të papërgatitur, sepse Bernadette nuk e ka bërë publike asnjëherë më parë rebelimin e saj, dhe as nga intervista e fundit e drejtorit të AKP-së, nuk vërehej asnjë pakënaqësi në bord, derisa ky fliste me entuziazëm dhe me megalomani për privatizimin e Trepçës së ndarë, gjigandit me dy drejtorë, një në Jug dhe një në Veri, dhe derisa fliste për hotel Grandin “tragjik”.

Blerimi, tha se nuk dëshiron të besoj se me pikëpamjet e tij po behet pengesë e realizmit të planeve të liga të grupeve të ndryshme të interes. Pra, Bernadette paska qenë një zonjë e ligë që ka pasur interesa të vetat dhe Blerimi nuk e toleron ligësinë e saj. Kurrë.

Ish- anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së deri para 3 muajve votonte nëpër kuvendet zgjedhore të PDK-së, e paharruar mbetet në mendjet tona silueta e tij duke vrapuar për të arritur me kohë në bufenë e PDK-së.

S’është i pashëm si Zoti grek Narcissis kur u çmend nga dashuria ndaj vetvetes, pasi që me adhurim e shikoi bukurinë e vetes në “pasqyrën” e ujit. Blerim Rexha u shikua në sytë e Hashim Thaçit kur u dashurua në vetveten, nuk u shikua në ujë.

Për t’u dukur siç u duk Blerim Rexha kur karizma e tij u ngrit “përmbi” Amerikën, duhet të jesh një narcizist patologjik.

Blerim Rexhë (përveç përgatitja shkollore), të bën kotësia dhe sqima. Të bën krenaria, që është edhe moto e e partisë së tij, “Krenohu”. Vet-idhujtari, vet-adhuruesi Blerim Rexha me dashurinë e madhe ndaj vetvetes e përzuri nga Agjencia për Privatizim, amerikanen Bernadette.

Ajo nuk e ka ditur, e tash le ta di, se çka të ndodh kur takohesh me një qytetar nga fshati Barilevë që ka studiuar në Austri.

Bernadette nuk ia ka lexuar në facebook auto-biografinë Blerimit.

Kur ia lexon biografinë që ia ka shkruar vetes lexuesit i vjen marre. Nuk sheh njeri në botë që shkruan në superlavit në veten e parë si Blerimin. Unë jam Ky; Unë jam Ai: Unë di: Mua s’ma lejon shkollimi im: Austria; Siemensi; Unë jam karatist; Unë sfidoj më të mirët, pra amerikanët.

E lavdëron vetveten me gojë dhe me shkrim. Me punë, nuk ia doli të rezistoj as 3 muaj. Sikur luja Narcis që “plaket” shpejt dhe shëmtuar. Përpara se të venitet Narcisi e lëshon një erë të rëndë.

S’është si trëndafili që “plaket” shpejt por bukur.

Konotacioni negativ i fjalës “krenari” është arroganca dhe kryelartësia, dhe bota perëndimore ia ka dhënë këtë epitet krenarisë, për shkak se, nga shtatë mëkatet, sipas Biblës, krenaria është mëkati më i madh.

Shikuar nga këndi krishter, PDK-ja tashmë i ka bërë 7-të mëkatet më rënda të kësaj bote që janë : 1. Epshi; 2. Grykësia; 3.Lakmia; 4. Përtacia; 5. Tërbimi; 6. Zilia, dhe 7. Krenaria.

Edhe mësimet islame, edhe mësimet ortodokse e konsiderojnë krenarinë si njërën nga pasionet më diabolike.

Në artin e kohës së Renesancës krenaria dhe kotësia janë paraqitur si një grua lakuriqe, që krihet para pasqyrës. Pasqyra nëpër këto piktura zakonisht mbahet nga duart e djallit, ose është e mbështetur mbi trupin e djallin.

I obsesionuar me vet-madhështinë e tij, i lindur në ditën kur pushojnë punëtorët, përveç bujq’ve, më 1 Maj, kush ia mban Blerimit pasqyrën kur krihet me kokën lart.

Kur e ngremë kokën te shikojmë lart, i shohim ata që janë më të mëdhenj se ne.

Kur e ulim kokën e shikojmë poshtë, i shohim ata që janë më të vegjël se ne. Prandaj, gjatë ”ecjes” së tij nëpër hava, Blerimi e pa se sa e madhërishme është Amerika.

Lëre ti që alegoria sekulare krenarinë e Blerimit e konsideron si ves të keq por të vogël Termi më i zakonshëm letrar për kryelartësinë e Blerimit është paturpësia. Letërsia është e pashpirt ndaj kryelartëve. Shembulli më i mirë është historia e Luciferit, (dëshira e tij për të konkurruar me Perëndinë), krenaria e shkaktoi rënien e tij nga qielli, dhe si pasojë Zoti e transformoi në Satanë. Blerimi nuk transformohet në Djall, s’ka nevojë, Blerimi ra nga qielli i kryeministrit, e jo nga qielli i Zotit.

Do të na shpëtonte Zoti sikur Zonja Benedette të ishte kujtuar që ta braktis AKP-në më herët, përpara se të shitet gjithçka, të ekspoatohet barbarisht dhe në mënyrën më primitive pasuria e Kosovës, dhe përpara se të privatizohet mbi 85 për qind e tokës bujqësore të Kosovës, me çmim prej 1 deri në 3 euro për një ari.

 

P.S: A është ky Blerimi i biri i një gjyqtari që ua ka nxirë jetën intelektualëve dhe patriotëve të shkretë, kur i ka gjykuar për “dashurinë e tyre ndaj lirisë së Kosovës” . Gjyqtari Aziz Rexha, shqiptarët që kanë demonstruar kundër okupatorit serb i ka dënuar me kamxhik si kafshët.

Dr.Sabile Keçmezi-Basha në librin e saj Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981- 1989. (Sipas aktgjykimeve të gjykatave ish’jugosllave) Prishtinë 2003, faqe: 74 – 75.), dëshmon se Aziz Rexha, në gjyqësinë e Kosovës gjatë viteve të 70-80’ , u bë i famshëm si gjykatësi më sadist kundër qindra studentëve dhe intelektualëve shqiptarë, përfshirë ata të demonstratave të 81-tës.

S’di pse. Kryeministrit tonë i pëlqejnë do agjentë dhe pasardhës të agjentëve të Serbisë, do policë dhe do pasardhës që janë rritur në atmosferë antikombëtare (kush e ka dashur Jugosllavinë e ka urryer Amerikën, kjo dihet)…Po, pastaj, i pëlqejnë do pasardhës të do gjyqtarëve shqiptarë që i kanë ndihmuar Serbisë për të dënuar, rrahur dhe vrarë intelektualët dhe studentët shqiptarë që kanë luftuar për liri.

I preferon afër vetes bijtë e gjyqtarëve shqiptarë që kanë punuar në favor të pushtuesit serb kundër Amerikës!

Pse vëlla!/gazetaditore

19 komente në “Mëkati i 7-të i PDK-së”

  1. Bardhi says:

    U befasova shume me kete shkrim ,nuk e kam ditur qe ka shiptare kaq te afte .Athua je reale apo foto e huazuar

    1. raimondi says:

      Kimetja qenka shume e bukur , dhe shume inteligjente , por ajo puna e Luciferit eshte nje shtremberim qe i ka bere Bibla perendise se bukurise Aferdites
      qe predikonte dashurine ne menyre qe dashuria te kthehej ne nje mekat

      Diku aty Kimetja thote se : Aty ku ka tragjedi, ka edhe fantazma —

      Gjetje e bukiur ,
      porse eshte nje thenie ne kete rast qe thote :.Me thuaj nje Hero, te te them nje tragjedi

      Pra , aty ku ka tragjedi pervec fantazmave , ka edhe heronj ….

      Kjo gazetarja qenka tamam nje Aferdite –Shume kinge dhe shume e kulturuar -Bravo !

      1. w says:

        Kimetja qenka e bukur ndersa ti nje gomar veshgjate

  2. Liri says:

    As Blerimi nuk e njeh veten ashtu si e paske analizuar ti , do befasohet edhe ai si une qe u befasova.Te lumte qenkeni shume e zonja.

  3. Mark B says:

    Komplimente per gazzetaren per kete analize perfekte ,i percjelle shkrimet e tua rregullisht.Poashtu falenderoj Gazeten tema qe po boton shkrimet e gazetares Kimetes .Le te dallohen njerezit qe nuk ua kane friken kercenueseve dhe sabotereve .

  4. Olsi says:

    A moj gazetare ,bukur paske shkruar shume ,ka kohe qe nuk paskam lexuar dic te tille,ama ne u dogjem te gjoret ,cdo dite mesojme per dy apo tre qeveritare qe na paskan mashtruar e djegur poullin.Te verteta te hidhura.

  5. Klea says:

    E moj goce te marresha te keqen,paske nuri paske dije,po si mos t botoje shkrimet e tua Tema,kush do te kuptoje me mire se Tema,paskeni hallin e njejte te keqen,Tema dogji veten qe te thote te verteten.Te lumte moj goce .Une Temen lexoj ne vend te kafese se mengjesit.

  6. Leka says:

    Komplimente per analizen brilante,nuk ,marre ere aq shume ne politike por shkrimi me la gojehapur.

  7. syla says:

    E para, nuk ka faj e as merite Blerimi per te atin e tij!
    E dyta, pershkrimi qe i ben Blerimit eshte irelevant.
    E treta dhe me e rendesishmja, pse nuk merresh me arsyet e doreheqjes e se asaj amerikanes? TE GJITHA shitjet deri sot jane bere me aminin e amerikanes dhe “amerkikaneve” tjere ne AKP. Prandaj, pse TASH u terhoq ajo zonja Bernardete bashke me argaten e vete (kosovare) nga USAID-i. Nuk e njoh z.Rexha, por ne baze te kesaj qe eshte thene publikisht nga palet e konfrontuara. perfundimi logjik eshte se Z.Rexha ka tentuar qe te nderroje dicka. Pra, te mos vazhdohet me shitjen e tokave, ashtu sic po thua ti nga 1 apo 2 euro per ari. Ashtu sic ka ndodhur deri tash me aminin edhe te Z.Benedete apo Bernardete apo si e ka emrin ajo qe, megjithate, nuk doli publikisht te jape arsyet e saj. Ashtu sic beri Z.Rexha.

    1. adri says:

      Nuk munet mu kane shume burre i mire Blerimi kur dihet kon e ka pas babe, se ne shtepin e atij babe u rrit e kuklturen e tij e ka marr.

  8. pelivan says:

    Nje MIS edhe ne te shkruar,le te plasin Kleat…

  9. Anarkisti f says:

    Nje Berishe ne Tema? Mero, e ke pare mbiemrin e goces para se ta publikoje opinionin e saj, ndonese ia pelqej stilin. Kujdes mos eshte spiune e saliut kjo gazetare e mencur.

  10. mirel says:

    Uau, shume shkrim i vecante. E bukur dhe e talentuar.
    Ne nje shkrim me pare e kam share, po sot i merr piket maximale.
    Vetem nje problem kam, qe me shqeteson sipas komentit te syla, cilat jane rrethanat konkrete te doreheqjes se Bernadette dhe pse i paska Rexha gjithe mekatet, megjithese Thacin e perdor vetem si metafore te shemtise se Rexhajt, por doja qe faktet qe perbejne thelbin e shkrimit te dalin ca me qarte dhe te jepet me shume informacion per ngjarjen.
    Mos valle duhet te atakohet direkt Thaci?
    Besoj qe pershrimi figurativ i Rexhes ishte i goditur, paksa i stergjatur per tu marre kaq shume me te, por shigjetat duket qe drejtohen ndaj Thacit.
    Prandaj me le pershtypjen sikur shkrimi ka nevoje per nje vazhdim te historise,,me Thacin.
    Trepce,,spiun serb, Azis Rexhaj, te gjitha keto perbejne nje linje vazhdimesie shume logjike, pavaresisht te hedhura vecas dhe me shkeputje kohore, por ti lidhesh bashke, bejne sens dhe te japin pershkrimin e Thacit, per ke punon.

  11. tayson says:

    Bukur Kimete ,
    kte fytyre duhet te ket Gazetaria e vertet .
    Shkrimi Kimetes eshte pasqyrimi me i qart dhe shembulli
    me i shokues …per pseudogazetarine mbar Shqiptare ,
    eshte nji LEXION KONKRET per Boten e Gazetarise .
    Super Kimete …nji kafe me ty do ta perfytyroja me shume kenaqsi.
    Suxsese ne punen tende fisnike te gazetarise.

  12. Lisi says:

    Ky pershkrim i historise dhe bemeve te nje personaliteti politik (PDK-se )eshte veç njera nga ato,siç shkruante dikur Migjeni,qe deshmon per destruktivitetin tragjik te lidereve tane ne Shqiperine Natyrale te Gadishullin Ilirik.Kesaj,kur i shtohet se,Thaçi,per drejtor te Policise se Kosoves zgjedh dhe vendos ne kete post,N.M.birin e bashkepunetorit te sigurimit te Serbise,kapercen çdo kufij te normales dhe rruga te dergon ne drejtim te Serbise dhe jo,drejt Memes Shqiperi.Gjergj Fishta:”Skenderbeu: Si jane pra shqiptaret dhe Shqipnija? Djalli : Si jane?…si i don anmiku…”

  13. Uka says:

    E forte je ti Kimete

  14. Bardhi says:

    Nuk ishte vetem Blerim Rexha ne majat e piramides se pushtetit ne Qeverin e Kosoves,nga familjet proserbe dhe antishqiptare.Duket e quditshme,por eshte tepr e vertet se shumica e zyrtareve ma te larte por edhe zvKryministra e ministra drejtperdrejt rrejedhin nga familje agjentesh serb.Nje pjese e tyre ca me ne mosh edhe vet kan qene ne sherbim te serbis dhe vazhdojne ta bejne at pune.Por tek e fundit cdo kolonizator ne bote,para se te detyrohet te terhiqet nga toka e kolonizuar ,pregatit kolonen e peste dhe me cdo kusht do te vijne ne pushtet njerzit e kolonizatorit edhe ne token e “posaqliruar”

  15. and says:

    Nje menyre origjinale e te shkruarit. Edhe e bukur edhe mendjendritur, dicka nuk shkon ketu! ose ndoshta ndodh edhe ky fenomen qe nje femer seksi te shkruaj kaq bukur. Te lumte Kimete. kur te vij ne prishtine do te te kerkoj.

  16. sadik malaj says:

    TE LUMTE AJO MENDJE DHE AJO DORE. QENKE VERTETE VAJZE TRIME DHE E ZGJUAR.JAM KOSOVAR POR JETOJ NE SHQIPERI. MU BE ZEMRA MAL SE KE SHKRUA NJI TE VERTETE QE SHUME KOSOVARE E KANE BERE,JANE BERE SHERBETORE TE SERBEVE. Ruaju moter se kriminelat jane per fushe.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje