Victoria pothuajse buzëqesh!

18 Maj 2013, 12:59Lifestyle TEMA

Victoria Beckham është e njohur për pamjen e saj tepër serioze dhe të akullt, por ajo duket se mund të sforcohet dhe të dhurojë gati një buzëqeshje, të paktën kur ka pranë bashkëshortin e saj. 

Stilistja ka postuar një foto në profilin e saj në Twitter ku ka dalë bashkë me të shoqin për pushime në Maldive, pak ditë pas kajmit të tërheqjes së David Beckham nga futbolli.

Fotoja është bardhë e zi dhe Vic ka dalë thuajse duke buzëqeshur, ndërsa i ka hedhur krahët David, një gjest i ngrohtë dashurie në këto ditë jo shumë të mira për futbollistin.

“Ju falenderoj për të gjitha mesazhet tuaja të ngrohta…të gjithë jemi shumë krenarë për David”, shkruan ajo.

Victoria gjithnjë ka qëndruar pranë bashkëshortit të saj gjatë aktivitetit sportiv të tij. Bashkë me katër fëmijët ajo ka ndjekur David në aktivizimet e tij me ekipe në shumë vende të botës.

Mesfushori njoftoi të enjten largimin e tij nga fusha e blertë duke, vlersuar këtë si momentin e duhur,transmeton “TCH”.

3 komente në “Victoria pothuajse buzëqesh!”

  1. Kopenhagen says:

    Gazeta Tema,
    perse nuk lejoni publikimin e mesazhit tim ne lidhje me vogelushen nga Fieri aty ku e kam vene?
    Nuk eshte as reklame mallrash dhe as thirrje politike,
    ESHTE THJESHT NJE THIRRJE QE TE SHPETOJME NJE JETE TE PAFAJSHME.

    Ju lutem, mos na zhgenjeni.

    Pershendetje nga Kopenhagen

  2. Jevgjiti says:

    Gazeta e nderuar TEMA! duhet ta shikoni me perparesi zKopenhagen pothuajse ne cdo koment eshte i pranishem dhe besojm se ka te drejte ne ate qe po kerkon. Si eshte problemi me vogelushen nga Fieri? a mundet ta jepni se nuk jemi ne dijeni.

  3. tironci says:

    ALAMET CIFTI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje