Ray Manzarek,muzikant që i binte instrumentave tastier (organo) dhe një nga themeluesit e grupit rock të viteve 1960,The Doors,ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
Ai krijoji bandën rock me këngëtarin udhëheqës Jim Morrison në 1965,pas një takimi që patën në plazhin Venice të Los Angeles.
Manzerk,i cili vuante nga një tumor në rrugët e tretjes prej disa vitesh,ndërroi jetë në një klinikë në Rosenheim të Gjermanisë,teksa e shoqja dhe vëllezërit ndodheshin të pranishëm.
The Doors,fitoi famë në vitet ’60 falë hit-eve si “The End,”Break on Through to the Other Side” dhe “Hello I Love You”.
Ata shitën më shumë se 100 milionë albumen ë mbarë botën dhe Manzerk u bë një nga tastieristët më të njohur të epokës së tij me këngë të tilla,si “Riders on th Strom” dhe “Light my Fire”. P.K
O cfare humbje..respekt per kete muzikant te madh…The Doors jane te pavdekshem!!
Te pakten e jetoi jeten.
Say Hello to Jim buddy!