Republika arabe e Egjiptit ka njohur pavarësinë e Kosovës. Vendimi i është bërë i ditur mëngjesin e sotëm ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj ia ka konfirmuar portalit Koha.net se vendimin ia kanë bërë të ditur nëpërmjet telefonit zëvendëspresidenti egjiptian, por dhe zëvendësministri i këtij shteti.
Egjipti është një nga vendet më të populluara në Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe vendi me më ndikim në këtë pjesë.
Paralajmërimin për njohjen e pati dhënë në ditën e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës edhe e dërguara e posaçme e presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, dhe njëherësh zëvendëspresidente e Egjiptit, Pakinam Al Sharkaui. Ajo pati marrë pjesë në ceremonitë shtetërore të shënimit të përvjetorit të pavarësisë.
well done!
!عظيم
Kur kombin Shqipetar e rremben atmosfera pozitive nuk di te ndalet…
Egjypti eshte shum domethenes dhe me ndikim ne kontinentin Afrikan, kjo njohje do te kete ndikim pozitiv ne vete kete kontinent e me gjere.
Urime KOSOVE!
bujrum bujrum byrazer
ashtu eshte Slayer ne ket shtet jetojn 10 milion te krishter.
faleminderit Egjiptit dhe popullit egjiptian me gjithe zemer, shpresojme edhe qe te ndikoje ne krejt rajonin me njohje te reja