Administrata aktuale është e tëra e politizuar...

5 Korrik 2013, 19:24Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

E dëgjova me shumë vëmendje kryeministrin e Shqipërisë, jo atë që “rrit rrogat” tani në ikje, por atë që e kemi besuar pjesa më e madhe e më e përgjegjshme e shqiptarëve, me gjithë shkopinjtë e fshehur nëpër rrota të rivalëve apo keqdashësve të tij. E besuam sepse na ka bindur me punën për rindërtimin e kryeqytetit, e besuam sepse është bindës në ato që premton, e besuam sepse estetikisht është më i miri (jo për sa i përket veshjes, sepse edhe Sali Berisha vesh kostume të bukura, e të tjerë më pak inteligjentë se ai me paratë që zotërojnë blejnë dhe veshin kostume të shtrenjta) e kam fjalën estetikisht në shpirt. Që do të thotë se i pëlqen gjerat e bukura e nuk mund të lejojë që në këtë vend të mbizotërojë e shëmtuara me të gjitha emrat që ka, e kjo nuk është pak.

Kam parë rastësisht në breg të detit “personalitete” politike shqiptare, të cilat edhe gëzojnë respekt tek populli i gjerë, por që estetikisht nuk janë të pranueshëm, dhe nuk të impresionon fakti tek sheh p.sh: Që një politikan me detyra të larta, të pijë një arkë me birra ulur në rërë e shishet, që mbaron së piri me një frymë, i hedh pas kurrizit të tij mbi grumbullin me plehrave të ngritur më parë nga qytetarët e thjeshtë.

Një tip i tillë politikani në publik mund të shfaqet i butë, i mirë kuptueshëm, jokonfliktual, por me shumë mangësi në estetikë.

Në përgjithësi i shohim politikanët në rrugë e në ambiente, që edhe ne i frekuentojmë, sidomos kur ata janë në opozitë, dhe sigurisht që ata janë një nga ne, me disa merita të veçanta, të cilat i ndihmojnë të ngjiten deri në forumet e larta të politikës dhe kaq.

Është komike pamja, por sheh ministra me kostum e kravata në breg të detit, ka të ngjarë, e bën për t’u dalluar nga të tjerët, sepse është fakt që në Shqipëri një njeri që punon në një nivel mesatar të administratës, e vendos kravatën për t‘iu përshtatur vendit të punës, por edhe që njerëzit e thjeshte ta shohin si ‘perëndi’, ndonëse xhaketa e tij mund të ketë ca pika salce të pavëna re, që nga të darkuarit me miqtë mbrëmjen e shkuar.

Më ka rastisur të shoh politikanë me pretendime të mëdha për të drejtuar punët e komplikuara të shtetit, të hajë pothuajse i vetëm një qengj të tërë në mes të vapës, dhe sigurisht si rrjedhojë të thotë logjika, nuk mund të çuditesh kur sheh në një takim pune një drejtor (thonë i aftë profesionalisht) me xhepin mbushur me kikirikë dhe sa gjynah vaji i tyre duket jashtë xhepit.

Mund të tregoj këtu plot gjëra jo të hijshme, që dëftojnë një mungesë estetike, deri tek dhëmbët e mbushur me ushqim e të papastruar, jo nga pakujdesia, por pse nuk e kanë estetikën në gjak.

Ndërsa nuk dua ta harroj erën e djersës nëpër zyra, e cila është jashtë çdo norme.

Duket se të gjithë i dimë, por nuk i themi, që të shfaqemi si ‘të mirë’, jo të ashpër, por kjo nuk ndalon këtu.

Të ulur në tryezë për drekë punë mënyra e qëndrimit në tavolinë dhe një bllok shënimesh, të cilin duhet ta mbash pranë, sepse aty supozohet se punohet duke ngrënë, në palën shqiptare nuk e sheh.

Të gjithë këta tipa që mbahen si të aftë, por gjithë ditën nuk iu intereson fare puna, çuditërisht në televizion, impostohen mirë përpara kamerave dhe dinë të flasin për integrimin, për rritjen e mirëqenies, etj… por duket që nuk u del nga shpirti, ngjajnë si aktorë të dobët, që nuk të ngjallin pikë shprese dhe emocioni, por teknikisht janë korrekt.

Kjo është një pamje e parë sipërfaqësisht e shtetarëve tanë, por dihet që shumë gjëra të tjera, madje më të rëndësishmet, janë jashtë këtij shkrimi, sepse dëshiroj shumë që komentuesit ta plotësojnë këtë shkrim me gjithë pakënaqësitë apo defektet, që ata vënë re në administratën shqiptare.

Në vitet kur unë kam punuar në administratën shqiptare p.sh: kur dorëzoja punën tek shefi, me pasion i shpjegoja dhe merrja vlerësimin: “Oh sa me shumë seriozitet e paske marrë”?, ndërsa mendoja se kur të ndërrohet kjo qeveri e papërgjegjshme do të vijnë ata që ulërijnë në parlament duke treguar se ndjejnë dhimbje për këtë vend. Gati sa po e besoja, kur … erdhën ata dhe u sulën tek njerëzit asnjanës.

Nuk i prekën militantët, ndoshta sepse ishin të njohur deputetësh, vetëm se në vend të asnjanësve erdhën militantët e PD.

Sot kryeministri tha dhe me të drejtë se nuk do ta trondiste administratën, por cilën administratë?

Sali Berisha nuk la shanse që aty të punonin njerëzit asnjanës, që e deshën punën dhe ishin seriozë në të. Administrata sot është plot me militantë dhe militantët janë njerëz të sëmurë, ata nuk e njohin dashurinë për punën, por atë për partinë.

Unë nuk jam hakmarrëse dhe as që më shkon ndërmend një gjë e tillë , por unë kam punuar me militant në të njëjtën zyrë dhe ata jua them me gjithë sinqeritetin tim, bëjnë sikur punojnë, por ne fakt “presin kur të çeli gjethi”. Ata presin dhe ndihmojnë ta sjellin partinë e zemrës sa më parë në pushtet. I mbaj mend si tani, kur dëgjonin thirrje në rrugë, ata linin çdo punë e ngjiteshin në tarracën e ministrisë për të parë protestat dhe gëzoheshin si fëmijë të lumtur, çuçurisnin si zogj të gëzuar me shpresën se dita e tyre do të vijë. Ata madje ishin edhe shefa sektorësh edhe drejtorë, sepse Fatos Nano ndiqte filozofinë: “të lëshojmë pak pushtet, për të bërë shtet”, ndërsa asnjanësit shiheshin si njerëz UFO, madje të papreferuar… Puna? Puna… eh puna do të fillojë kur të thonë të mëdhenjtë…

Fshesa e hekurt sigurisht është e rëndë ta dëgjosh, por kanë kaluar 8 vjet dhe njerëz asnjanës përveçse janë larguar me arsyetime: “suprimim vendi pune” dhe më pas u është ofruar teserë e PD, e pasi nuk e kanë pranuar për arsye karakteri, janë etiketuar “komunistë” dhe janë vendosur në “lista të zeza”, në mënyrë që të shfaroseshin si burime njerëzore.

Kryeministri i ri, që unë i uroj nga zemra gjithë sukseset për të mirën e të gjithëve, nuk mund të kapërcejë mbi dhimbjen e njerëzve të ndershëm e të pastër dhe me merita, të cilët janë hedhur në rrugë e janë përqeshur, stigmatizuar, për t’i detyruar të futen “në vathë” përndryshe rruga e vetme mbetej emigracioni. Në rastin kur personat kanë qëndruar krenarë, shërbimet sekrete nuk janë ndalur deri dy ditë përpara zgjedhjeve.

Ky 8 vjeçar ishte si një luftë, nuk mund të dalloje më as militantë opozitarë, sepse edhe ata për mbijetesë kryenin nga një ‘shërbim’, tani shpresojmë se u çliruam nga përgjimet, kërcënimet, skemat stigmatizuese e gjithçka. Shumë mëri ka midis nesh, sepse nuk mund të kapërdihet që një shok i vjetër shkolle, apo shoqe të ketë qenë pjesë e përndjekjes, qoftë përmes përgjimit i detyruar e jo me vullnetin e tij, por si punonjës në ato struktura, qoftë nga halli për të mbijetuar, por përsëri pa vullnet.

Këto duan shumë kohë të sheshohen ose të harrohen. Kjo ka qenë periudhë traumatike për secilin nga ne, por dhe për pjesëtarë të familjeve tona.

Prandaj zellin e kryeministrit për të qetësuar administratën e qeverisë humbëse, e prita për hir të së vërtetës me një trishtim, jo pse jam hakmarrëse aspak, madje për më tepër ata janë të pafajshëm, por për faktin se duke e njohur mentalitetin e tyre, trembem se ata mund të bëhen pengesë gjatë punës, madje nuk kam besim se janë të aftë të përballojnë punën që i pret përpara në fazat integruese me BE.

Uroj të jem e gabuar!

12 komente në “Administrata aktuale është e tëra e politizuar…”

  1. mark Uka says:

    Artikullshkruesja ose eshte e lehte ose ka ndonje pervoje personale negative. Kam punuar ne 2 ministri keto 8 vjet. Ne Ministrine e Shendetesise dhe ate te Brendshme. Ne te paren mbi 80 % ishin socialiste. Pas ardhjes se LSI ne ministri ka apo ska 5 demokrate. Ne ate te brendshme shin 50% socialiste.

    Le te dali dikush dhe te thote te kunderten.

    1. alma says:

      mark Uka te siguroj qe zonja nuk eshte e lehte, po sigurisht qe pervojat e miqve tane jane edhe tonat, lexoje edhe nje here ta kuptosh se ajo po thote te njejten gje, se militantet socialiste nukk u larguan nga puna ne 2005 per shkak te lidhjebve me deputetet socialiste. ndersa u goditen njerezit me integritet. Dhe mos harro se LSI stet e kishin doren me te rende se Pd-istet mbi keqtrajtimin e njerezve me integritet.

    2. raimondi says:

      Mos ja ver re , se kjo eshte nje femer budallacke qe kalon cdo mase

      Por kam frike se ndonje horr tallet rencem me te duke i thene :..SHkruaj se shkruan bukur

      1. zija says:

        Raimond, prapa te vjen historia e veshit, mos u ngut te fyesh njerez te nderuar, ka ardhur kohe te behen analiza te imta, pse jemi spiun? pse jemi provokator te rendomte? pse e shesim shoqen shokun qe nuk e do qeveria ? si do bejme nje dite kur ti shohim, ne rruge, vrapojme e ndryshojme rrugen nga turpi? sa do te vazhdoje keshtu? Sali Berisha e Ilir Meta gjeti njerez me karakter te dobet, prandaj futi terroin ne administrate. Keto qe ka shkruar zonja jana maja e aisbergut.

      2. kozma says:

        Raimond, ne nje ambasaden tone X ne zyren e ambasadorit mbi tavoline pashe nje shishe plastike, te prere me thike, te improvizuar si vazo per lulule, dhe ambasadori i biri i botes, qe ne ato tavolinat e programit te PS ishte ulur rastesisht prane Edi Rames. E qe thua ti Raimond ate palstiken e kish mbushur me uje dhe kish vendosur nje lule, vetem nje. Po te pyes ty Raimond si nje burre i lecitur, kane fonde keto ambasadat tona? Si thua ti ky palo ambasador pse e turperon shtetin e tij me ate plstiken me nje lule mbi tavoline???

        Ah Raimond, Raimond….

  2. Argita says:

    KENI SHUME TE DREJTE . Z. RAMOHITO,ADMINISTRATA PUNON NE NJE PRESION TE VERTETE ,NGA DREJTUES TOTALISHT TE PA AFTE,NGA AROGANTE,IMORAL,HAJDUTER, KEMI PRESIONE TE PAPARA ,PRESIONI ME I LARTE ESHTE AI SEKSUAL,I CILI ESHTE NGA TE GJITHE DREJTUESIT MALOKERIA,KETA PERVERSA ,JANE SHUME TE REZIKSHEM PER SHOQERINE,KETA UFO KANE PUSHUAR NGA PUNA TE GJITHA ATO QE NUK I JANE BINDUR KETYRE MONSTRAVE,KA NGA ATO QE JANE LARGUAR VETE NGA PUNA,SE NUK MUNDEN TE KAPERCENIN DOT, PRESIONET E KETYRE BANDITEVE MALOKE.TANI U CLIRUAM,DO MARIM FRYME LIRISHT ,NUK DO PUNOJME NE TERORIN MALOKERIA.DO SHKOJME NE PUNE ME DINJITET SE DO KEMI DREJTUES INTELEKTUAL.FLM .Z. RAMOHITO

  3. inspektori says:

    Ke nja dy-tre shkrime te fundit qe i ben per gjera qe dihen jo nga te gjithe po edhe bufat kane filluar ti kuptojne. Akoma do te vazhdosh me keto shkrime bajate, po keto gjera i dime te gjithe, nuk ngelem ti mesojme sot se te gjithe kemi pasur nje problem ne administrate dhe e kemi pare se si eshte, nuk ka nevoje te vazhdojme me shkrime qe nuk thone asgje te re.

  4. eri franc says:

    Magda te pershendes, dhe bravo per kurajon. Ato 8 vjet, por sidomos 4 vjetet e fundit konsideroi si nje enderr e keqe. U degradua ashqiptari ne ate fare feje, sa nuk mund te shtyhej me puna. Ai qe sot te shfaqej si njeri pozitiv, te nesermen bashkohej me grupin. Me kujtohet si ndihesha e izoluar dhe e friksuar nga fjalet qe perhapeshin, nuk rezistova dot dhe u largova ne franc. Ti Magda si labe e forte qendrove, Bravo. Mos u kthefshin kurre ato dite terrori. Gjithsesi, njerezit ne administraten aktuale duhen testuar nga mendja..

  5. ali says:

    Tash ta besuam o Mark Uka ! Pse nuk thua e gjithe admistrata e Berishes ishte mbushur me socialiste,
    prandaj i humbi votat !!! Jo o Mark,keto jane prrallat tuaja ” Na ishte nje here nje mbret ……..,,. Si nuk ke
    turp o derezi !Periudha e diktatorit Berisha do te njihet si ”Periudha e makarthizmit ne Shqiperi,, dhe Ti
    do t’na mbushesh mendjen . Socialistet jane ndjekur ne shqiperi si cifutet nga nazizmi gjerman, vecse
    tani Sala nuk ngriti getot , sepse njerezit e pane me c’monster kishin te benin dhe moren arratine nga syte
    kembet. Iken ne emigrim per t’i shpetuar represaljeve berishiane, ndersa ata qe mbeten e pane c’i solli
    diktatori Berisha ne vitin 1997, me 5000 mije te vrare e te zhdukur, ne nje vend me nje popullsi prej 3 milion
    banore. Ja keto ishin getot e Sali Protopapes. Mark keto dengla shitja ndonje te huaji qe eshte profan dhe
    eshte shurdh-memec,atij po te mori vesht tregoi keto perralla,por jo neve se na fyen rende intelegjencen
    dhe kush MARKU !!!!!!!

  6. ATDHEU says:

    ESHTE EHIDHUR POR E VERTETE NJE ADMINISTRATE E PERDHOSUR NGA PERVERSITETI I DIKTATORIT TE FUNDIT TE SHQIPETAREVE.
    ESHTE KOHA PER TI LARGUAR NJEHERE E PERGJITHMONE FRIKEN DHE PASIGURINE.
    ESHTE KOHA PER TI THENE NDAL PERNDJEKJES.
    ESHTE KOHA PER TE RINGJALUR SHPRESEN SE SHQIPERIA DO TE BEHET .

    ESHTE MOMENTI TE TE FALENDEROJ QE SJE FRIKESUAR POR ME FUQINE E OPINIONEVE DHE TEMATIKAT E LARMISHME NA BEN TE BESOJME SE SHQIPERISE I ERDHI ORA E MADHE QE ZOTI TE NA BEKOJE ME MBARESI NE DIMENSIONIN ME MADHORE TE RILINDJES SE SHQIPERISE ,RIBEJES SE SHTETIT,RINGRITJES SE STRUKTURAVE RIVENDOSJEN E RENDIT,RINDERTIM RITEM RIBESIM
    EDHE NJE HERE FALEMINDEIT
    GRUA E MENCUR .

  7. Adi New York says:

    problemi qe ju zonje ngrini eshte jashtezakonisht i drejte. Kjo epidemi molokesh truthare injorante te rendomte me nje paaftesi komunikimi te pjekur ne kurriz ka zaptuar Tiranen. Ku nuk i gjen ata. Ne spital apo ambulance gjilperen ta ben teta nga kukesi qe u ka hequr buken nga goja femijeve te infermieres te meparshme me te vetmen merite se eshte militante e PD-se, faturen e ujit vjen e ta fryn faturuesja apo faturuesi malok se i duhen ca leke xhepi,polici te ndalon ne rruge me makine e te duhet perkthyes te te shpjegoje se ske bere asnje shkelje por thjesht duhet te pagush nje gjobe te vogel per te mbaruar shtrimin e hajatit me pllaka ne bathore city te ketij polici malok. Ku ka sherbim e ska maloke? ku u arsimuan keta me kete “aftesi” per te lene pa pune mijera familje te shtresen se mesme e poshte. Sa shkolla ka ne vendet nga ata vijne? idiotesia militante eshte diploma e tyre.
    Le pastaj kur i shilon si u varen jarget mbas femrave. Te peshtire .

    Zoti te me fale nese ndonje te afti i kam rene ne qafe e lenduar me epitet e mesiperme por mazhoranca qe na mbyti qytetin na beri te largohemi prej tij. Nuk ka me asnje sherbim qytetar normal ne Tiranen tone dhe kjo nga paaftesia qe zbarkoi nga malet.
    Falemnderit Zonje qe ngrite kete teme. Shpresoj qe aftesia te zere vend ne zyrat e sherbimit te popullit,

  8. liqeni says:

    Askush nuk mund ta ndryshoje kete semundje dhe me duhet tju kujtoj fjalet e Majkos ku ju drejtohet simpatizanteve te PS:”Do ikin ata qe ju kane nxire buzet dhe do vini ju”.Pra shumica qeverisese do kete gjithmone shumicen ne administrate por jo se aty nuk do kete demokrate dhe me duhet ti jap te drejte komentuesit Mark Uka.Pra vendet do pushtohen nga te PS por shtrohet pyetja:a do zoteroje ajo klime qe zoteronte nen administraten e Berishes apo do kemi te bejme me njerez te kulturuar qe do ta lene menjeane hakmarrjen politike dhe nuk do bejne ate qe bene paraadhesit e tyre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje