Ç’ndodhi në 23 qershor me votat e LSI-së, katër flukset që i katërfishuan deputetët

18 Korrik 2013, 18:37Politika TEMA

Në zgjedhjet e vitit 2009, kur garonte në një koalicion më vete përballë me PS dhe PD, forca politike e drejtuar nga Ilir Meta mori 73678 vota. Ndërkaq, në 23 qershor, numri i votave është rritur në mënyrë të pabesueshme në 179951, çka i justifikon të 16 karriget e deputetëve, 4 herë më shumë se në 2009

Nga Dardan Malaj, www.illyriapress.com

 

Krejt ndryshe nga sa mund të mendohej, pas katër vitesh në pushtet, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka shtuar 106.273 vota ose thënë ndryshe është rritur me 1.4 herë në raport me vitin 2009. Ndryshe nga kjo përqindje krahasimore votash, me numër deputetësh forca që themeloi dhe drejton prej 6 shtatorit 2004 Ilir Meta, mori katër herë më shumë se në 2009, pra 16.

Sipas të dhënave statistikore, mund të shihet qartë se në zgjedhjet kuvendare të vitit 2009, kur garonte në një koalicion më vete përballë Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, forca politike e drejtuar nga Ilir Meta mundi të marrë 73,678 vota.

Ndërkaq, në zgjedhjet e fundit kuvendare të 23 Qershorit numri i votave është rritur në mënyrë të pabesueshme në 179951, çka i justifikon të 16 karriget e deputetëve që kjo forcë politike merr në Kuvendin e ri që mblidhet në shtator.

Përbën interes fakti se rritja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është e lokalizuar, por e shtrirë në të 12 qarqet e vendit. Pika më e lartë në këtë tregues është padyshim ajo e Qarkut të Beratit ku së fundi LSI mori 21651 vota ndërsa katër vite më parë kishte vetëm 8844.

Në Qarkun e Dibrës rritja e LSI është me 6258 vota plus ose për efekt krahasimor 2.6 herë më shumë. Një rritje më e ulët konstatohet në Qarkun e Durrësit ku janë shtuar vetëm dy mijë vota. Një tregues që ka shumë gjasa të ketë qenë i ndikuar nga fakti se në këtë Qark garonte Lefter Koka, i cili mund të ketë toleruar me qëllim që deputet të dilte edhe Agron Duka që garonte për siglën e Partisë Republikane.

Rritje me 2.6 herë vihet re edhe në Qarkun e Elbasanit çka u përkthye në produkt konkret me mandate deputetësh për LSI-në çka nuk kishte ndodhur katër vite më parë. Pavarësisht largimit të Dritan Priftit dhe faktit se ai mundi të marrë zyrtarisht mbi 6 mijë vota, LSI në Qarkun e Fierit është rritur me 9 mijë vota të tjera krahasuar me katër vite më parë.

Në Qarkun e Gjirokastrës rritja është shumë domethënëse pasi nëse në 2009 LSI kishte vetëm 1005 vota, aktualisht ka arritur në 11460 të tilla. Koefiçienti i rritjes në Qarkun e Korçës shkon në 3.1 herë pasi nga 4572 numri i votave ka arritur në 14553.

Duket se me sukses ka qenë afrimi i kryebashkiakut të Kukësit tek LSI dhe largimi i tij nga Partia Demokratike. Kjo forcë nga 1214 vota ka mundur të rritet në 5650 vota.

Garimi i Monika Kryemadhit (bashkëshortja e zotit Meta) në Lezhë është përkthyer me votë mbi tre herë më shumë për Lëvizjen Socialiste për Integrim në këtë qark. Rritje është konstatuar edhe në Qarkun e Shkodrës me 10 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Nëse në Qarkun e Tiranës LSI është dyfishuar në Qarkun e Vlorës numri i votave është rritur tre herë.

Pikëpyetja më e madhe që shtrohet sot për sot është se nga kanë ardhur këto vota të Lëvizjes Socialiste për Integrim pas katër vitesh qeverisje me Partinë Demokratike. Edhe në këtë rast ekziston një logjikë shpjeguese nisur nga realiteti politik dhe analiza e ftohtë e shifrave.

Me shumë gjasa fluksi i parë i votave vjen nga vetë “shtrati” i kësaj partie. Lëvizja Socialiste për Integrim e ka patur të lehtë të ruajë numrin prej 73 mijë votash që e kishte në vitin 2009 pa qenë në pushtet. Një tendencë logjike do të ishte ndoshta shtimi i këtyre votave nga 73 deri në rreth 100 mijë për shkak të kalimit në qeverisje. Ajo çka mbetet për tu justifikuar është rritja me rreth 80 mijë vota të tjera që kjo forcë nuk i ka patur më herët.

Bashkimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Socialiste krijoi bindjen se matematikisht e majta ishte në avantazh ndaj të djathtës dhe shanset për kalimin e saj në qeverisje u rritën. Në këtë formë, drejt LSI-së së Ilir Metës mund të jenë drejtuar ata që mund të cilësohen “të pakënaqur” nga lidershipi i Partisë Socialiste. Duke e ditur se e majta do të vinte në pushtet, e në kushtet kur nuk kishin pëlqim për lidershipin socialist, ata mund të kenë preferuar t’i bashkohen me votë Lëvizjes Socialiste për Integrim duke përbërë kështu fluksin e dytë të votave.

Bashkëqeverisja katërvjeçare me Partinë Demokratike, në mënyrë të pashmangshme i ka krijuar Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe drejtuesve të saj kontakte e lidhje me firmat dhe bizneset e djathta, të cilat kanë qenë të preferuarat e qeverisjes tetëvjeçare. Kjo lloj marrëdhënie dhe perspektiva e zhvillimit të bizneseve të djathta edhe në qeverisjen e majtë mund të kenë krijuar fluksin e tretë të votave në drejtim të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Fluksi i katërt mbetet padyshim administrata publike në nivel qendror dhe lokal. Të bindur, të paktën “matematikisht” për mundësinë e ardhjes në pushtet të së majtës si aleancë e Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim, shumë nëpunës të djathtë kanë zgjedhur të votojnë LSI-në për të ruajtur vendin e punës pavarësisht rotacionit të pushtetit.

Se sa do të arrijë Lëvizja Socialiste për Integrim të ruajë këto shifra votash, do të mund të kuptohet që në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin lokal në vitin 2015 e më tutje në zgjedhjet kuvendare të vitit 2017. Shumë variabla do të ndërhyjnë deri në atë kohë me ndikim të drejtpërdrejtë tek votat e LSI-së e mes tyre padyshim do të jetë mënyra e të qeverisurit, zhvillimet brenda Partisë Demokratike e mbi të gjitha edhe raportet mes Partisë Socialiste dhe partisë së drejtuar nga Ilir Meta.

 

Votat e LSI në rang vendi

2009 zgjedhjet kuvendare – 73678 vota

2013 zgjedhjet kuvendare – 179951 vota

 

QARKU BERAT

Zgjedhjet kuvendare 2013 – 21651 vota

Zgjedhjet kuvendare 2009 – 8844 vota

QARKU DIBER

Zgjedhjet kuvendare 2013 – 10032 vota

Zgjedhjet kuvendare 2009 – 3774 vota

QARKU DURRËS

Zgjedhjet kuvendare 2013 – 11605 vota

Zgjedhjet kuvendare 2009 – 9655 vota

QARKU ELBASAN

Zgjedhjet kuvendare 2013 – 18484 vota

Zgjedhjet kuvendare 2009 – 7016 vota

QARKU FIER

Zgjedhjet kuvendare 2013 – 19436 vota

Zgjedhjet kuvendare 2009 – 10857 vota

QARKU GJIROKASTËR

Zgjedhjet kuvendare 2013 – 11460 vota

Zgjedhjet kuvendare 2009 – 1005 vota

QARKU KORÇË

Zgjedhjet kuvendare 2013 – 14553 vota

Zgjedhjet kuvendare 2009 – 4572 vota

QARKU KUKËS

Zgjedhjet kuvendare 2013 – 5650 vota

Zgjedhjet kuvendare 2009 – 1214 vota

QARKU LEZHË

Zgjedhjet kuvendare 2013 – 8655 vota

Zgjedhjet kuvendare 2009 – 2566 vota

QARKU SHKODËR

Zgjedhjet kuvendare 2013 – 12772 vota

Zgjedhjet kuvendare 2009 – 2813 vota

QARKU TIRANE

Zgjedhjet kuvendare 2013 – 35082 vota

Zgjedhjet kuvendare 2009 – 17552 vota

QARKU VLORË

Zgjedhjet kuvendare 2013 – 10571 vota

Zgjedhjet kuvendare 2009 – 3810 vota

34 komente në “Ç’ndodhi në 23 qershor me votat e LSI-së, katër flukset që i katërfishuan deputetët”

  1. jani says:

    LSI i fitoi zgjedhjet me bllok dhe lek ne dore.

    1. Pilo Lala says:

      LSI ka strategji. Parate nuk genjejne asnjeri.
      LSI eshte lojtar i forte, dhe do qendroje gjate ne politike.
      Ky 4 vjecar do i sherbeje Ilir Metes te pastroje figuren e tij.

    2. DREJTESI says:

      Asnje nuk analizon shifrat ne teresi. Ne 2013 krahasuar me 2009,pjesemarresit ne votime jane rritur me 200 mije.
      Nga keta 200 mije po themi qe mbi 90 mije vajten te PS,sepse realisht kaq eshte rritja e PS krahasuar me 2009. Pra afro 110 mije mbesin per tu diskutuar se ku vajten. Pse nuk themi qe keta 110 mije(aq sa edhe eshte rritja e LSI)kane votuar per kete force politike?

      E dyta,rritje kane edhe PR dhe PDIU,qe po ti marresh dhe ti analizosh,kane nje numer jo te vogel rritje me 2009(afro 50 mije votues me shume se bashku).Vota te shkeputura nga PD ka patur edhe per parti te tjera te koalicionit te djathte.Pra ne fund te fundit,ne rast se po diskutojme qe LSI fitoi me keto 106 mije vota me shume se 2009 dhe gjejme shkakun e humbjes se PD ne keto 105 mije vota,pse nuk themi qe PD ka humbur sepse pati rrjedhje votuesish brenda koalicionit dhe jo nje vote gjoja “pragmatiste” te votuesit te djathte.

      Pragmatiste maloket! Puuuuuuuuupuuuuuu,krushqi me Jovan Bregun!

  2. nd-ih-ma says:

    Votat qe ka marre LSI jane te ardhura nga vendet e punes[sidomos administrate] qe kokemadhi ja imponoi Sali Serbit.Jane gjithashtu perkthimi ne vote i vendeve te punes te shitura nga kokemadhi me leke ne dore e pastaj matrapazlleku me votat.

  3. Rio says:

    Po ta perkthej ne nje gjuhe internacionale suksesin : $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$.

    1. Andon says:

      Dy jane mundesite
      1) vjedhja/manipulimi I votes
      2) PopullI voton hajdutet

      Une mendoj qe eshte e para.
      Ndoshta takimi Berisha – Meta, ishte marreveshje per falje votash, mos-kontestim zgjedhjesh…
      Dhe dalje te Berishes nga Politika pa u lagur

      1. Tironsi says:

        LOl
        Kendveshtrim shume interesant!

        1. op-ed says:

          @ Rio

          Mund ta shprehesh edhe me kenge “Money, money, money”!!!

          1. Rio says:

            E ke qar fare…kjo kenga i ben ta tundin te gjith….hahahaah…Aahhhhhh si i bie ksaj muzike meta…Number 1

      2. reformer says:

        ka edhe nje rruge tjeter: populli nuk voton PD-ne.

  4. Kacamilli says:

    Ka nje arsye te vetme qe LSI eshte rritur ne kete mase. Arsyeja quhet SALI BERISHA. Ne vend qe ky i fundit ne vitin 2005 te ftonte PS-ne ne nje koalicion te madh per integrim, ftoi Ilir Meten me te cilin as vendin nuk e integroi, e mbi te gjitha i shkaterroi partine e tij . PS ne keto zgjedhje ka marre diku tek 70000 vota me shume se zgjedhjet e kaluara dhe kjo tregon qe LSI nuk i ka prekur votat e PS por te PD

  5. sidy says:

    e majta e bashkuar do te #rilinde shqiperine

  6. safet kirka says:

    thjesh jemi popull me orgjine hajdutesh

  7. Doll-Euro says:

    Mos harroni bllokun e lilos! Historia e Lesh-e-lise e vertetoi se votat merren me bllok ne dore! Rezultati e kesaj zghedhje qendron ne shume arsye, nga te cilat mund te permendim: faktin se jemi ne nje ekonomi te ç’organizuar tregu e matrapazlleku; udhehiqemi nga banda hajdutesh dhe kriminelesh profesioniste; dhe pjesa me e madhe e popullesise se vendit ka nje nivel jetese si ne Bangladesh.

  8. Argita says:

    LSI E MRITON FITOREN ESHTE PARTIA QE MBAN FJALEN,ESHTE PARTI QE I RI AFER ELEKTIRATIT,ESHTE PARTI QE PUNESON ELEKTORATIN E SAJ,NE ZGJEDHJET E ARDHESHME LSI DEL FORCE E PARE

  9. kordinatori says:

    Thone komisioneret e saj:i kishim xhepat te mbushura me fletet e votimit.e vertete kjo.komisioner te lsi,por militant te pd-se ne realitet,te blere per dy lek.

  10. sebastian. says:

    Ja ke fut kot plako. Asnje nga argumentet qe na jep nuk eshte bindes.
    Une jam ai sebastiani qe I kam shkrujt baces. Me argumentet e tua dhe partia baces ne pushtet duheshe te katerfishohej.
    Manipulim plako

  11. me ka cu nona me la gojen says:

    Arsyet e verteta jane tre:
    1)Kualicioni me Ps dhe lejimi i te pakten 7 deputeteve te Lsi ne listen e Ps ne zone te sigurte, kam parasysh ketu Spartak Brahon, ate qe ndodhi ne Durres me Lefter Koken, ne Berat, Vlore, Tirane.Nqs Ps do ti kishte ne bllok votat e veta pa i ndare zonat e sigurta Lsi me gjithe rritjen do te kishte 6-7 deputete me pak dhe Ps do ta kishte e vetme pushtetin,
    2)Lsi u lejua nga Pd te kishte komisionere dmth ajo arriti ti numuronte vete votat e veta.Nqs deri me dje votat e saj vidheshin nga Pd por edhe nga Ps, tanine shumicene rasteve ajo arriti ti ruaje votat qe u hodhen per te
    3)E treta dhe me e keqja, eshte fakti qe ne shoqerine shqiptare eshte formuar nje filozofi e mjere e jetes ala LSI apo ala Kryhajdut, me ves, me cen, apo me precedent dmth eshte nje grup i tere ne shoqerine shqiptare qe te ardhmen e vet nuk e shikon duke e prodhuar, por e shikon “te devijuar” “te cale e te perdhosur” “Per inat te tjetrit” duke ja vjedhur kete nje tjetri, psh pronen apo pasurine, vendin e punes, vendimin gjyqsor, vendin ne shoqeri, afirmimin ne median e shkruar, ne mendimin filozofik shoqeror, deri edhe jeten . Ky grup shoqeror me tendence ne rritje mbrohet nga partia politike qe eshte LSI,
    Ky grup kishte tendence zhvillimi edhe brenda Pd dhe militanteve te saj te cilet pastaj votuan ne mase edhe keta LSI
    Individet me nje precedent, me ves, jane te preferuarit e kesaj partie per nje vend pune, te drejte studimi, vend ne shoqeri e me gjere pasi ata gjithmone nisur nga vesi dhe paliria e tyre i binden verberisht Kryehajdutit dhe jane gjithmone gati ti shkaterrojne jeten ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte cdo kundeshtari qe ne kete rast jane njerezit e ndershem te majte apo te djathte,
    Keta individe jane me ne fund vote ne favor gjithmone te kryefajdutit.
    Pervoja e shtetit fqinj e Italise dhe e partise se Silvio Berluskonit duhet te na beje te mendojme,per kete fenomen shoqeror pasi ne nje demokraci me e zhvilluar se e jona atje ky grup ka arritur 1/3 e elektoratit.

    1. homeri says:

      —juve qe te –ka cu nena me la gojen –e ben analizen me sakt nga artikullshkrusi –n keto votime kryehajduti i votave eshte –ILIRI i LSI –ne kete parti eshte grumbulluar llumi i elektoratit te majte , ashtu sic ka pd , llumin e elektoratit te djathte , ai pisi ka perdorur te gjitha format me pagese me presione per humbjen e vendit te punes , e cte them tjeter per kryehajdutin me bllok ne dore —dhe tani do na drejtoi parlamentin po me bllok ne dore

  12. inspektori says:

    I paske ra gjate o probe per te thene dy fjale, qe jemi popull bageti e injorant dhe kaq. S’ka nevoje te behen shkrime per diçka qe edhe bufat e kane kuptuar me ne fund. Normal qe vetem ne vende si Shqiperia ndodhin keto çmendurira ku votohet nje parti banditesh e hajdutesh si LSI qe ne vende te tjera eshte e paimagjinueshme. Welcome to Albanistan…….

  13. Zef Kallami says:

    me ka cu nona me la gojen — 18 Korrik, 2013 në.

    Jo,zotni.Me ka cu nona me la gojen. Po te paska cue taman per cfare argumenton ne koment.
    Bukur,te lumte.

  14. sebastian. says:

    Bole e trete
    Nje procke tjeter
    Maske e re
    Avaz I vjeter

  15. Habib says:

    LSI eshte nje farse e ruajtur nga nderkombtaret per qetesuar Saliun dhe per te frenuar Ramen Me vjedhjen e votave te LSI jane dakort te dyja palet edhe te PS edhe te PD Ilir Meta nuk ka paguar asnje lek per vota ato ja dhane vete si nga PS e si nga PD

  16. alpitour says:

    Eurot qe shperndau monika kane fillu me dal fallco

  17. Valiko says:

    LSI duke qene ne pushtet dhe duke patur mundesi te administronte 20% te pushtetit ariti te punesonte me mijra perkrahes ne te gjithe Shqiperine kulmi i punesimit te perkrahesve te saj ishte tre mujori i pare i 2013 ky ishte kontigjentii pare i votave gjithashtu te punesuarit ne shtet per te ruajtur vendin e punes duke pare qe trendi i votave do ishte ne drejtim te koalicionitPS LSI ju drejtuan kryetareve te LSI si i vetmi komardare shpetimi keta ishin kontigjenti i dyte i votave kurse kontigjenti i trete eshte e atyre qytetareve qe per 500 leke shesin votene tyre

  18. Mira says:

    Zgjedhjet parlamentare thuhet dhe jo zgjedhjet kuvendare o shoku Dardan

  19. Edit says:

    Berisha ia beri gropen vetes duke kete grupim fshataresh te vjedhin ne menyre te perbindshme.

  20. shqiptar says:

    Per sa kohe qe Edi Rama do rrethohet nga halabake, hajdute ordinere dhe elemente te inkriminuar, socialistet e vertete do vershojne gjithmone e me shume drejt LSI. Perrallat me shitblerje ti besoje kush te doje, ose ai qe e ka shume merak te shohe listen e deputeteve te PS per te pare se sa biznesmene ka ne perberje.

  21. geno says:

    Ke harruar me shkruajtur piken kryesore blerja e votes ku jane hedhur miliona euro dhe ku ka perfituar se ky popull eshte injorant dhe pa bese se nuk do ishim ketu ku jemi dhe me keto hajdute qe kane 23 vjet qe po na vjellin dhe po na pine gjakun dhe ne fund ne shesim bythen per 5000 lek.Prandaj mos u lodhni kot me analiza se kjo eshte e verteta duam apo sduam ta besojme.Ta gezojme Lirilindjen se kete meritojme.

  22. sillo says:

    per mua Gabimi i pafalshem eshte i atyre qe e keshilluan Berishen te bente koalicion me Meten ne 2009.ne te tilla raste behen koalicione te medha per te cuar elektoratin te jete sa me real pas nje ose dy vjetesh.Merkeli kur fitoj mandatin e pare ne Gjermani ishte ne te njejten situate por nuk pranoj koalicion me te vegjlit por berri koalicion me social demokratet per dy vjet mandat dhe pastaj shkoj ne zgjedhje prap dhe fitoj bindshem.Per mua ketu filloj reneja e PD paversisht se qeverisi edhe nje mandat te plote.me vjen keq dhe e vuaj shpirterisht por do ti duhet kohe te gjeje vete veten i uroj sa me shpejt te kaloje kete per te miren e demokracise,ndersa sa per partite qe luajn me dy fusha shume shpejt do ti dali boja .

  23. radikalisti says:

    ” Një tregues që ka shumë gjasa të ketë qenë i ndikuar nga fakti se në këtë Qark garonte Lefter Koka, i cili mund të ketë toleruar me qëllim që deputet të dilte edhe Agron Duka që garonte për siglën e Partisë Republikane.”
    Vetem kjo shprehje mjafton, per te percaktuar nivelin e artikullshkruesit. Lefter Koka mund te kete toleruar me qellim, qe deputet te dilte dhe Agron Duka. Po mire mor zotni, si mund te toleroje nje deputet qe eshte vete ne gare, ne ç’forme? Per mendimin tim, kjo eshte e paimagjinueshme. Me sa di une, deputetin e zgjedhin, nuk eshte Ai qe zgjedh dhe vendos se kush do jete deputet. Edhe pse artikullshkruesi ka “harruar” te thote qe Agron Duka eshte kunati i Lefter Kokes, perseri nuk e kuptoj se si mund te kete toleruar Lefteri, qe te fitoje edhe Agroni?! Nqs ka njeri qe ma shpjegon se si mund te ndodhi nje gje e tille, i lutem te ma shpjegoje , se une nuk arrij ta kuptoj. Eh mor popull, sa gjera behen ne emrin tend, dhe ne kurrizin tend.

    1. Mira says:

      E nise duke përdorur gërmën (ë), pastaj u lodhe dhe ja fute shqiptarçe…!

  24. ARON says:

    Votat e lsi ne Lezhe jane blere me gjak.Zoteria qe nderroi jete (i lehte dheu)kishte ne çante plot 100 mije euro per te shperndare.
    Eshte per te ardhur keq qe hajduti i 70 mije eurove me nje dore doli pa lagur nga videoja e Z.Dritan Prifti.Qe atehere pra me 21 Janar e filloi liri me gjak te shohim si do perfundoje.Ne dore veç voten kemi.
    SUKSESE RILINDJA,DREJTO ME NJE TIMON.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje