Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj babait të deputetit socialist, Sajmir Tahiri.
Bashkim Tahiri u arrestua me bujë nga Policia e Shtetit, që deklaroi se kishte goditur një rrjet të kontrabandës së ilaçeve.
Por siç raporton Shqip, prokuroria mbeti e befasuar nga një arrestim i tillë, sidomos kur ai u bë në kushtet e flagrancës.
Prokuroria thotë se nuk janë gjetur prova për këtë çështje, ndaj ka vendosur pushimin e hetimeve.
Bashkim Tahiri u arrestua në muajin mars, ndërkohë që mënyra se si e realizoi policia këtë arrestim, ngriti pikëpyetje për një sfond politik.
Farmacisti Tahiri u arrestua me një sasi të vogël ilaçesh në çantë.
Prokuroria kërkoi lirimin e tij nga burgu, ndërsa vuri re një seri shkeljesh procedurale në veprimet e policisë për arrestimin e Tahirit./ep
dmth, Kolegji ktheu rinumerimin, prokuroria u bind qe PS ka fituar, dhe anulluan ceshtjen ndaj babait te ministrit te ardhshem te brendshem???
Cfare ceshtje ore? A e kupton qe s’ka ekzistuar ndonjehere ceshtje
Lajm i pasakte! Konfirmojeni dhe do shihni qe nuk eshte e sakte!
Atehere duhet te hape ¢eshtje penale per Mulin dhe banditet
qe drejtojne Policine e shtetit.Nese duam te kemi shtet qe
mbron qytetaret e vet.
Kan frik nga i biri se deri neser i heq nga puna trupin gjykues
Kjo me kujton komedine ….Mbreti lakuriq….ato qe i zune te atit te Saimirit nuk ishin ilace kontrabande por Aspirina,qe i perdorte
per dhembje koke,kur i biri denohej per shpifje nga gjykata.
Gjyqtaret nuk jane fajtore,tani pushteti eshte i Saimirit dhe nuk duan te rrezikojne koken dhe familjet e tyre.
Nuk kishte llogjike qe ministri i ardhshem i brendeshem te kishte te atin ne burg.
Bravo Gjino dole i forte.