Junaited, 93 milion euro për të rikthyer Ronaldon

2 Gusht 2013, 14:58Sport TEMA

Mançester Junaited është gati që të paguajë plot 93 milion euro për të rikthyer në “Old Traford” Kristiano Ronaldon. Lajmi bëhet me dije nga ana e mediave britanike.

“Daily Star” shkruan se negociatat mes Junaited dhe Realit për transferimin e Ronaldos në Angli vazhdojnë prej dy javësh. Sipas të dhënave, Junaited është gati që të ofrojë të njëjtën shumë që pagoi Reali për ta marrë portugezin nga Mançesteri.

Përveç parave, një fakt i rëndësishëm sipas mediave britanike, është edhe dëshira e Ronaldos për t’u rikthyer tek Junaited.

Për këtë arsye Reali është duke këmbëngulur që të transferojë sa më parë Garet Bejl nga Totenhemi, në mënyrë që të lirë të lirë portugezin. Megjithatë, për momentin këto janë veçse spekulime./b.l

1 komente në “Junaited, 93 milion euro për të rikthyer Ronaldon”

  1. Argita_B says:

    Ronaldo te MU kthehet ne shtepine e tij, ne nje klub ku me te vertete e duan dhe dine te çmojne talentin dhe ate qe ka bere per MU per 6 vite me rradhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje