Mbrojtësi i Atletiko Madrid, Giedo godin, mendon se Real Madrid është nën hijen e kushërinjve të tyre. Kjo, pasi sipas Godin, Atletiko ka mundur të fitojë pesë trofe në katër vitet e fundit, duke ia kaluar kështu Realit.
“Tani Reali është në hijen tonë, pasi ne kemi fituar pesë tituj në vitet e fundit, që ata vështirë se mund t’i arrijnë.
Ne dy herë kemi qenë kampionë të Ligës së Europës, një trofe që nuk është në nivelin e Ligës së Kampionëve, por që i jep prestigj klubit dhe lojtarëve.
Tifozët janë falënderues për titujt dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë mbrojtësi uruguajan./b.l
sa tape paska qene ky kur paska dhene kete intervisten!