Një thriller i vërtetë ngjan gjithçka ka ndodhur me 502 fëmijët romë nga Shqipëria, të cilët janë zhdukur nga institucioni shtetëror bamirës, “Agia Varvara” në Greqi, që nga viti 1998, për fatin e të cilëve askush nuk thotë gjë.
Deputetja e SYRIZA Maria Janakaki, e cila e ngriti çështjen në Parlamentin grek, tregon se interesimi i saj për këtë cështje bie në vesh të shurdhër.“Sa herë që jam përpjekur për të marrë përgjigje nga institucioni kam ndeshur në një mur. Më kanë thënë se fëmijët kapërcyen gardhin dhe ikën”, thotë ajo.
Teksa Ministri i Drejtësisë, Transparencës dhe për të Drejtat e Njeriut, Haralambos Athanasiu urdhëroi një hetim të ri nga e para për skandalin, është vendosur prokurori i ri për çështjen. Ai duhet të hetojë sesi për 15 vjet , jo një e dy, por plot 502 fëmijë janë zhdukur nga institucioni ” Agia Varvara
Gjithçka e ka fillesën në vitin 1998, kur ministri i atëhershëm i Rendit Publik urdhëroi të ndalohet biznesi i shfrytëzimit të fëmijëve të rrugës, pas një aksidenti me makinë në Selanik me dy fëmijë shqiptarë të rrugës.
Gjatë aksionit, policia mblodhi 615 fëmijë shqiptarë të rrugës, të cilët u dërguan në qendrën për mbrojtjen e të miturve “Agia Varvara”, në Nea Smirna, qendër që varet nga Ministria e Sigurisë Punës , Çështjeve Sociale dhe Mirëqenies.
Disa prej këtyre fëmijëve u riatdhesuan në Shqipëri, ku dhe kanë gjetur familjet e tyre. Rreth 60 prej tyre u morrën nga familje kujdestare apo shkuan në jetimore në Greqi.
Veçse për 502 fëmijë të tjerë, fati vazhdoi të jetë ndoshta edhe më i vështirë , pasi në rrethana misterioze u zhdukën nga institucioni dhe askush nuk i kërkoi.
Në vitin 2002 organizata “Terres des Hommes” filloi hetime për fëmijët e rrugës nga Shqipëria dhe tha se fëmijët iu ishin shitur trafikantëve nga disa punonjës të institucionit, me çmimin 500 € secili.
Sipas organizatës, shumë prej fëmijëve të zhdukur nga Fondacioni , u blenë nga kontrabandistët 500 € secili, për shfrytëzim ekonomik, për të lypur, për prostitucion apo për shitje të organeve. Mediat greke flasin për një bashkëpunim të mafias shqiptare dhe asaj greke, që përfitojnë nga shitja dhe shfrytëzimi i fëmijëve.
Një hetim i Avokatit të Popullit në Greqi në mars 2004, doli në përfundimin se nuk ka pasur tregti me fëmijët.
Në vitin 2007, papritmas kërkimi ndaloi, megjithatë prokurorët gjetën probleme serioze në funksionimin e institucionit, pritjen e fëmijëve në të, ku bashkangjitën edhe përgjegjësitë e Ministrive të Rendit Publik dhe asaj të Punës për trajtimin e çështjes .
Në qershor 2012 çështja u ripublikua nga Komiteti për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve të OKB-së.
Megjithatë ka shumë pak gjasa që në të dimë se çfarë ka ndodhur me këta njerëz, kush dhe pse dhunoi këta fëmijë, duke stigmatizuar përgjithmonë shpirtrat e tyre të pafajshëm…?! /News 24/
Mund edhe ti stervisin ne kampe sekrete Greke dhe kur te jete nevoja i shnerojne ne makine lufte kunder Shqiperise…kjo eshte nje hipoteze e momentit, por duke mare parasyshe ligesine e shtetit grek….!
Mjerë fëmijët e shkretë që i ranë në dorë mafies greke. Duket qartë se këtu ka patur dorë vetë shteti grek dhe fëmijët janë shitur ose i janë rikthyer padronëve të mëparshëm.
Kafshët që bëjnë këtë meritojnë plumbin ballit.
* mafies greke e shqiptare
gjynah nga zoti, kur kemi greqin afer ne si Shqiperi!
ANALIZE : Pastaj na akuzojne qe sulmojme pa fakte Janullen, policin e Asfalias Greke.
Nje shkrimtar i math ne prak te maries se cmimit nobel pa hezituar deklaroi(Fat i keq per shqiperine qe ne kufijt e saj ka fqinj nje popull si grekerit)Kush ka punuar e jetuar,sidomos ne athine,e di se cfare eshte qofte edhe ortodoks