Për të 6-in vit me radhë në Gjirokastër funksionon kampi i restauratorëve të rinj ballkanikë

20 Shtator 2013, 09:47Kulturë TEMA
Për të 6-in vit me radhë në Gjirokastër funksionon

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për të 6-in vit me radhë në Gjirokastër funksionon kampi i restauratorëve të rinj ballkanikë, pjesë e projektit të shoqatës “Trashëgimia kulturore pa kufij”.

Ndërhyrja e profesionistëve këtë herë është përqendruar tek disa shtëpi karakteristike të qytetit, duke kryer në to riparime sipas standardeve bashkëkohore dhe ruajtur autenticitetin e banesave në elementet e drurit, suvasë  dhe bojës.

Kampi i sivjetshëm është përqendruar në banesat  e Çenes dhe Ficos në lagjen Varrosh  të qytetit.

Ndërkohë që dy  ndërhyrje të  tjera do  të bëhen në murin e jashtëm të shtëpisë së Babametove dhe në tavanet e shtëpisë së Kokobobos, përkatësisht  në lagjet “Partizani” dhe “Palorto”.

Të rinjtë pjesëmarrës në këtë kamp restaurimi  përpara  praktikës i nënshtrohen orëve  të leksionit ku marrin  njohuritë mbi  natyrën e monumenteve të qytetit dhe elementet që janë  përdorur për ndërtimin e tyre./Vizion Plus/

5 komente në “Për të 6-in vit me radhë në Gjirokastër funksionon kampi i restauratorëve të rinj ballkanikë”

  1. emer says:

    Sa duam ne studentet shqiptar ti bejme vet keto gjera… Pse nuk na marrin ne, por marrin student te huaj?

  2. Nje njeri says:

    Ata thjesht marrin leket nga fondet e dhuruara.

  3. Klithma says:

    Mos humbni kohen dhe paret kot! Çfare mund te mesosh nga nje injorant i perkedhelur si Artan Lame qe organizon ate te ashtuquajtur kurs restaurimi; mjere trashegimia kulturare ku ka rene.

  4. sqarim. says:

    Nuk e organizon Lame, por CHWB, dhe ne te marrin pjese vazhdimisht studente shqiptare, Universiteti Polis psh ka qene partner i vazhdueshem. Aplikimi eshte I hapur dhe jo me ftesa mjafton te regjistrohesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje