Laert Vasili shpërthen në televizionin grek: I keni bërë grekët t’ju vijë zor të thonë që janë grekë (VIDEO)

26 Shtator 2013, 22:02Rajoni TEMA

Artisti dhe regjisori shqiptar, Laert Vasili shpërthen ndaj politikanëve grekë, ndërsa ishte i ftuar në një kanal televiziv grek duke befasuar!

Debati rreth partisë neonaziste të Agimit të Artë, pas vrasjes së një këngëtari grek, ka marrë “flakë” në të gjitha mediat e vendit dhe në mbarë opinionin publik.

Vasili ishte i ftuar në një emision televiziv me tematikë situatën politiko-sociale në vend dhe mendimet rreth Agimit të Artë, për shpalljen e saj si një organizatë kriminale etj.

Pas fjalës së politikanëve, radha i erdhi Laert Vasilit, i cili  ishte ftuar të komentonte incidentet e rënda dhe dhunën që ushtroi Agimi i Artë një vit më parë kur Laerti kishte ngritur në skenë shfaqen teatrale “Corpus Cristi” në teatrin Xytirio në Athinë.

Vasili befasoi kur shpërtheu me një retorikë kundër politikanëve, duke i akuzuar ata si fajtorë të katandisjes së popullit grek dhe se u detyrohen atyre një falje të madhe publike.

Madje Laerti u shpreh i revoltuar edhe ndaj politikanëve në studio, gjë që ngjalli reagimin dhe zemërimin e tyre.

“U detyroheni një fale të madhe publike të gjithë popullit grek”, ka thënë Laerti, duke vazhduar: “I keni bërë grekët t’ju vijë zor të thonë se janë grekë”./alb-observer.com/

28 komente në “Laert Vasili shpërthen në televizionin grek: I keni bërë grekët t’ju vijë zor të thonë që janë grekë (VIDEO)”

  1. iliripermet says:

    He me lumte mor djale, hallall te qofte! Nje te vertete ju ke thene ne shtepine e tyre…po duhet te besh kujdes je jane shume hakmarres.

    1. kali kuq e ka nji huq says:

      ky vasili nuk e ka ngritur ndonjehere zerin per shqiptaret(sepse greku nuk te lejon kurre),le te mos behemi konfuze,por ky do te beje heroin kur shikon tani qe eshte ngritur ne kembe mbare Greqia per vrasjen e kengetarit grek…
      per Shqiperine edhe shqiptaret,i gjithe kombi grek eshte nje “Agim i Arte”!dhe te mos jetojme nen illusion
      kur eshte puna per te rrahur apo vrare ndonje refugjat te keputur…apo kur vine ne Shqiperi e kercenojne me lufte,asnje nuk e ngre zerin ne Greqi,perkundrazi e miratojne ne heshtje,perfshi ketu edhe kishen greke…

      1. ALTIN says:

        O kali
        Ky zoteria ketu ka qene dhe eshte mburoja e shqiptareve qe ne vitet 1997 e deri me sot qe flasim.
        Me qindra aktivitete kulturore gratis ne ambasaden shqiptare ne Atrhine .
        Me qindra intervista ne televisione ne mrojtje te kombit shqiptar.
        Kur te tjeret (mbase nje nder ta edhe ti) nderronin emrat dhe nga Muharrem ne pagezoheshin si
        Khristo apo Jani ky zoteria ketu se nderroi ndonje here as emrin dhe as pati as frike e as turp te thote qe eshte shqiptar.
        Nderimet e mia Laert

        1. kali kuq e ka nji huq says:

          e mire mire se nuk e dija..po te jete keshtu ndryshon puna,pastaj ca emri te ndrronte ai?ja, nga laert e ka bere laertis vasilíu…

    2. Doni ALBO says:

      Pfff po ky don ta mbaj pishtarin e flamurit grek si pirro dhimas apo cfare?! -_-

  2. nora abazi says:

    Bravo i qofte, trima qe dalin pa iu dridhur syri , jo si zgjebaraket tan intelektuale qe fshihen edhe kur iu marrin dinjitetin neper kembe

  3. Rita says:

    Kuese une e shoh si nje gabim te nxituar per te mos thene dhe gafe ne se eshte me te vertet shqiptar e me shtetesi shqiptare se po te ishte ndryshe ,kombesi e nenshtesi greke ka te drejte te thote cfare mendon !!Por ne momentin qe je jo grek pa cka se vite jeton e punon atje me duket e pamatur te akuzosh nje rregjim qe nuk akuzohet per diktatori por per korruosion !!!Keto mendime te vijsh e ti bejsh publike ne atdheun tend e jo ne atdheun e huaj !!E mendoj se mos ishte gjithsshka e montuar per te treguar se emigrantet e sidomos shqiptaret “gezojne “liri te tille !!!!

  4. ramy dibrani says:

    Edhe turkofagos ka turp te thote jam grek.
    Tani thote jam muzulman.

  5. "BALASHI" says:

    Bravo! Ji vigjilent. Pabesia greke njihet. Shih ç’ bene per nje bluze te Ergys Kaçes, nje femije akoma, u muarr nje shtet me te, medja, nje klub futbolli. U desh nderhyrja e UEFA-s. Turp i tyre, por vigjilenca duhet te jete jona.

  6. erjoni says:

    para se te komentoni, shifeni intervisten ne greqisht zoterinj….mos u mjaftoni me nje citim jashte kontekstit….
    krejt i paqyteteruar zoti vasili, arrogant dhe i pamoderuar, extremist ne sjellje kur cohet e braktis emisionin pa perfillur thirjet e spikeres per dialog….
    eshte me t’ardh turp per zotin vasili ne kete episod jo me u krenu me te!

  7. sukoli says:

    E po kur behet jevgu si rrace superiore. Na beht edhe me parti fashiste..ha..ha..ha….

  8. demokrat says:

    Duket se Greqine e duan me shume dhe duan ta shpetojne nga bataku ku ka rene ata qe e cliruan, jo falangat e zeza te lindura apo te rekrutuara qe te vegjel qofte ate apo kete ane te kufirit.Greqia duhet ti neshtrohet nje procesi purifikimi apo katharsisi, para se gjithave klases politike qe ka hartuar dhe vazhdon te zbatoje me perpikmeri vrasese elaborate pararendese te fashizmit qe para dy shekushjsh, dhe shtreses me te prapambetur te shoqeris greke asaj klerikale.

  9. beni says:

    po ky injoranti ben si grek??? tjeter leckaman. harroi qe gati sa nuk e perdhunuan ata te agimit te arte te teatri ku punonte.u ben dhe leksion se cfare jene greket.ky do te bej si supergrek dhe u jep mesime trapi katundar. i beri dhe ata te revoltohen..

  10. Emigranti says:

    M’u ne mes te greqise
    Degjon zene e djalerise
    Eshte djali Shqiperise
    I ben thirrje drejtesise
    Mun si zeri I bilbiolit
    Zeri I Leart Vasilit
    Me te lumte djali yne
    Ua perplase ne fytyre
    Kane tradite nenat shqiptare
    Te lindin trima si ky
    S’u dridhet qerpiku fare
    Ta perplasin mu ne sy

    1. Doni ALBO says:

      Cfare trimi qe nuk permendi askund Shqiptaret.

  11. Petro says:

    Nje qendrim dinjitoz i nivelit te larte intelektual qe nuk i drejtohet vetem politikaneve greke.Besoj se kuptohet qarte rezonanca e fjales se tij.Pa asnje dyshim i drejtohet edhe politikaneve tane.Klases politike te se kaluares dhe trashegimtares se saj te sotme.Baballareve dhe bijeve qe e bene kete vend te pabanueshem.I lumte!Le te marrin shembull intelektualet tane dhe mos te fshihen pas politikes me lepirje duarsh e mos me keq, per interesa meskine e driteshkurtra.

  12. Akademyk says:

    Ky i shkreti u heqkërka grek për vete, ndaj dhe reagon, se i ka ikur mundi i bythëlëpirjes e sa e sa viteve dëm. Dhe ju i thoni bravo. Ha ha ha. Tani u kujtua të flasë! Ka hedhur poshtë rrënjët e veta dhe bën pordhë. Mbaruan dhrahmitë (evrotë) për këta dhe bëjnë xhibla. Hajde me të tjerët dhe ti. Jasu file!

  13. sabriu says:

    Djale i zgjuar ky. Nuk kuptova nje gje.
    Greket jane ne shtepin e tyre dhe c’pune ka ky qe u kerkon llogari se si i bejne punet?
    Nese ky djale eshte qyetetar grek terhiqem.

  14. Beni says:

    Respekt Laert,kjo eshte e verteta qe Greket e dine dhe nuk duan ta pranojne.

  15. Pijaneci says:

    Kudo që të ndodhemi…e tregojmë nga jemi…

  16. Dibrani says:

    Pse nuk sheh punen dhe fukarallekun tend dhe te patrioteve te tu por hyn atje ku sesht pjesa jote.Shihe se cbejne politikanet tu per popullin tend dhe mos u perzi shume ne corben greke,apo te kane thene se je grek dhe do behesh dikur hero si ata te 21-shit.

    1. Doni ALBO says:

      Hero leshi, po ku te bejne greket hero shqiptarine edhe nese e bejne do ja fshijne gjithe te kaluaren e tij shqiptare.

    2. Pena says:

      O katundari Dibran,duket se je miop dhe shikon deri tek maja e hundes sate.Me vjen keq,por s`te ndihmoj dot.Laerti eshte djale i mendshem e trim,qe s`ta ka per pese te ta pelcase para syve te verteten,edhe atje kur vete ata nuk guxojne ta thone e ta pranojne.
      Pershendetje i nderuari Laert !

      1. Dibrani says:

        Un jam katundar dhe malsor Dibre,te drejten ta them un nder sy dhe nuk kercej si gjeli or spurdhjak.

  17. Pijaneci says:

    Laert djali…po të ishe grek dhe të flisje kështu për shqiptarët në Tiranë (siç fole për grekët në Athinë), do t’i kishin prerë k..et. Ulu në tokë djalë dhe mos fluturo me presh në bythë…

    1. PrapambetjetOsmane says:

      arrogant, popullist, siperfaqsor (z. laert).

  18. s says:

    Mos u beja aga ne shtepine e botes palikari mou.

  19. tironsirefugjat says:

    Ato cka thot Laerti ktu, populli grek i thot perdit dhe sa her i jepet rasti! Po te shohesh emisionet e nje artisti te madh Lazopulos kto qe thot ky, jan shum pak para diskretitimit dhe talljes qe u ben ky artist politikaneve qe nga kryeministrat e der me posht dhe salla e duartroket ! Ky popull desh dogji greqin per nje djal te ri qe u vra ne nje demostrat dhe po ashtu po bejn tani per vrasjen e ktij kengetarit qe nuk bashkohej me mendimet e Agimit te art dhe po behet shkak qe kjo parti te shkoj ne plehra !Ky Laert trimi kte gjuh te perdor ktu ne shqiperi ku u vran kater te pafajshem dhe akoma fajtoret tallen ! Kte moral arogant ne vend te huaj un nuk e quaj aspak trimeri dhe korektes se kjo cfryrje me ben te mendoj qe diku i ka dhembur kesula si dhe te tjereve ne greqi dhe kerkon nga politikanet grek tu kerkoj falje popullit ! Po ktu ne Shqiperi kush do kerkoj falje dhe a ka kerkuar kush falje per cka hoqem e akoma po heqim !Mos duhet te vi ndonje grek “laert” e te na dhjes ne shtepi ton per cka i beri dhe vazhdon ti bejn politika popullit ! Greket te pakten jetuan mir e u ben edhe me shtpia edhe me pare edhe brodhen gjith boten e tani gjynahet po i paguajn femijt qe si ne, po marin ruget e emigrimit ,por ne, ter jeta na shkoi dhun si para dhe mbas ardhjes se demokracis ! Na shtypen ne emer te diktatures proletariatit dhe kur e hoqem qafe ate na shtypi ky tjetri me keq akoma e ne akoma po e shohim dhe i ndegjojm klithmat e tij!Pra leri pordhet o Laert se kur je i dhier vet nuk ka cte duhet muti i te tjereve ! Nese ke folur si grek terhiqem nga cke them por nese jo ateher as trimeri e as sjellje prej artisti esht kjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje