Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi në një intervistë për Sportekspres ka thënë se agjenti i tij po negocion me FSHF-në për një rinovim të mundshëm të kontratës së tij në krye të pankinës kuq e zi.
Italiani ka thënë se nuk është në dijeni të një ultimatumi 1 mujor siç është trumbetuar në media nga ana e presidentit Duka, i cili citohet të ketë thënë se do ta pres përgjigjen e De Biazit deri në fund të muajit.
Ai ka folur gjithashtu edhe për prurjet e reja, duke thënë se tashmë ka një organikë me të cilën synon të punoj dhe se synimi i radhës është komponimi i kësaj organike të lojtarëve.
Ku ndodheni në këto momente që po flasim?
Në shtëpi, duke përgatitur ndeshjet me Zvicrën dhe Qipron.
Njerëzit në Shqipëri flasin vetëm për faktin nëse do të qëndroni, apo jo, edhe një edicion tjetër me Kombëtaren kuqezi. Cila është përgjigjia juaj përfundimtare?
E kam thënë me kohë se cili është qëllimi im, por kjo gjë nuk varet vetëm nga unë.
Është e vërtetë që FSHF ju ka bërë një ofertë 10% më shumë se kontrata, por për momentin ju nuk keni thënë ende “po”?
Mendoj se nuk është ende koha për të bërë të tilla diskutime. Jemi duke trajtuar pikërisht këto ditë.
Presidenti Duka ka thënë se do t’ju presë deri në fund të muajit. Keni kontaktuar me presidentin e FSHF-së?
Nuk po trajtoj në mënyrë të drejtpërdrejtë me presidentin Duka, por nëpërmjet agjentit tim.
Atëherë, kur do të vijë përgjigjia juaj e fundit?
Nuk kemi (mesa di unë të paktën) një ultimatum.
Fakti që jeni shumë popullor mes tifozëve është një argument më shumë për ju që të vazhdoni aventurën në stolin e Shqipërisë?
Ndjej një dashuri dhe respekt nga ana e tifozëve kuqezi, që ia rikëmbej me shumë kënaqësi. Lexoj mesazhe që më dërgojnë në “Facebook” dhe në faqen time personale. Më duhet të them se janë shumë pranë meje dhe më
kërkojnë që të qëndroj.
Dakord, kjo temë, por a keni oferta të tjera në këtë periudhë të vitit?
Po, njërën jua kam thënë (Olimpiakos), por këto ditë më ka ardhur një tjetër interesante.
Kemi 2 ndeshje të fundit përpara se edicioni të mbyllet. Do t’i luani si trajner i Shqipërisë edhe për edicionet në vazhdim, apo do të jenë të fundit për ju në stolin kuqezi?
Do të vazhdoj të jem trajneri i Shqipërisë deri në ditën kur do to më thonë të kundërtën. Nuk jam mësuar të heq dorë kurrë, sidomos në këto dy ndeshje, që do të doja të jepnim maksimumim. Më pas, të shohim çfarë do të kenë bërë të tjerët.
A do të ketë prurje të reja futbollistësh në këto dy ndeshje?
Nuk besoj. Kemi një organikë të rëndësishme.
Z.DeBiazi duhet te jesh i sinqerte me veten tende.Ti deshtove. Sot me ty si trainier kombetarja nuk ka bere asnje ngritje ne renditje e asnje ngritje ne nivelin e lojes. Eshte per te ardhur keq qe me gjithe keto para te shpenzuara per trainiere te huaj asnje nga ta nuk ka arritur te beje nje kombetare qe ti afrohet ne nivel asaj te kohes se Astrit Hafizit. DeBiazi duhet te largohet pasi deshtoi ne nje nga eleminatoret me grupin me te lehte qe kemi pasur ndonjehere. Eshte nje trainier qe ju deshen 12 pike te humbura per faj te Ujkanit qe te mos e aktivizonte.Akoma nuk ka kuptuar qe Dallku dhe Teli jane katastrofe ne fushe. Na duhen fitore dhe pike e ai shkon e luan me nje sulmues,madje nje sulmues qe ngroh stolin ne Serie B. DeBiazi eshte i te njejtit nivel me trainieret e kategorise superiore shqiptare.
Respekt!
Ndaj te njejtin mendim me ju.Biles do te thosha se DeBiazi gjate veres ka qene ne perpjekje te ethshme per te kapur ndo1 ekip ne Itali.Kur e pa qe nuk i’u ofrua ndo1 rast filloj te ngulmoje ke Kombetarja Shqiptare per te mos mbet pa gjo fare.
Persa i perket lojtareve qe permende me siper jam dakord po dhe ata nga halli jane aktivizuar. Ndersa per De Biazin Ka arritur me shume se cdo trajner tjeter ne drejtimin e prurjeve te reja. Ne nuk kemi kulture loje,duhet kohe akoma, per kte i duhet dhene kohe trajnerit e jo ti ndrrosh sa here humben 2-3 ndeshje. Duhet te rrije dhenje edicion patjeter.