INTERVISTA/ Lucas: Luftoni korrupsionin ose s’do ketë më Shqipëri! Ndërtoni fabrika, mjaft me kazino!

30 Shtator 2013, 21:52Politika TEMA

Gazetari i njohur, Peter Lucas flet në emisionin Shqip në Top Channel: “Tranzicioni në Shqipëri nuk mbaron me Ramën, tranzicioni nis me Ramën. Këto 23 vjet kanë qenë time out”

Bisedoi: Rudina Xhunga

 

Peter Lucas është një gazetar i njohur amerikan me origjinë shqiptare.

72- vjeçari është ende aktiv në gazetari për të treguar aktualitetin që na rrethon.

Vjen në emisionin Shqip në një intervistë të hapur me plot të pathëna për njerëzit që kanë drejtuar Shqipërinë e për njerëzit që po nisin të drejtojnë atdheun e origjinës së tij, Shqipërinë.

Peter Lucas është gazetar veteran i politikës, ai ka punuar për “Boston Globe”, për “Boston Herald” dhe së fundmi edhe për “Lowell Sun”.

Lucas është autor i pesë librave, tre prej të cilëve janë përkthyer në gjuhën shqipe.

Tre librat e Peter Lucas botuar në gjuhën shqipe janë “Rrumpalla-Rrënimi në të gjithë Shqipërinë”, “OSS-të në Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore” dhe “Cezari i Ballkanit”.

Në vitin 1986, Lucas ishte i pari gazetar amerikan që u lejua të vinte në Shqipërinë komuniste.

Pas vizitës së parë në Shqipëri, shkroi një seri me dhjetë pjesë për “Boston Herald”, shkrime që tërhoqën vëmendjen kombëtare e ndërkombëtare, për shkak së Shqipëria ishte e panjohur për të gjithë botën.

Puna e ka çuar në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Evropë po ashtu.

Lucas ishte gazetari që tregoi për Luftën në Vietnam, për trazirat në Irlandën e Veriut, për Kubën e për rënien e komunizmit në Ballkan.

Peter Lucas ka takuar presidentë në Shtëpinë e Bardhë, intervistoi Fidel Kastron në Kubë dhe ishte prezent gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi në vitin 1999.

Por Peter Lucas guxoi të përfshihej edhe në fushatat presidenciale amerikane ndër vite. E tillë ishte eksperienca e Peter Lucas në mbështetje të kandidatit për President të SHBA, Michael Dukakis.

Ky i fundit shkroi parathënien e librit “Rrumpalla” të Peter Lucas, duke treguar disa nga arsyet pse gazetari amerikan shkroi për Shqipërinë.

 

Çfarë shansesh ka Shqipëria për ndryshim?

Unë besoj se Shqipëria ka shanse. Edi Rama mund të jetë një shans. Nëse Edi Rama do të bënte për Shqipërinë atë që ka bërë për Tiranën kur ishte kryetar Bashkie, besoj se do të kishte një zhvillim të mrekullueshëm që do të ndihmonte shumë në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nëse nuk e bën Edi Rama, nuk di se kush tjetër mund ta bëjë. Njerëzit ende duan të largohen nga Shqipëria për të emigruar, por, në shumë mënyra, jeta në Shqipëri sot është më e mirë se jeta në vendet ku ata shkojnë, të paktën mua kështu më duket.

Në Shqipërinë që ka drejtuar prej 8 vjetësh kryeministri Berisha. Ai e ka bërë këtë vend më të mirë sesa vendet ku po emigrojnë shqiptarët si në Itali dhe Greqi, këtë doni të thoni?

Jo, nuk është kështu. Por unë besoj se ai mund ta kishte bërë Shqipërinë një vend më të mirë, sepse fryma është këtu, ekziston. Ndonëse më i forte është tundimi për t’i rënë shkurt. Shikoni gjithë këto ndërtime të paligjshme që kanë shkatërruar bregdetin. Nga ajo që unë shoh, vendi i vetëm i sigurt është Vlora. Durrësi është katrahurë, madje edhe Tirana. Në Tiranë hedh sytë rreth e rrotull dhe njerëzit ndërtojnë pa leje, kate të tëra dhe nëse kjo nuk ndalon, atëherë nuk do të ketë fare Shqipëri. Prandaj dhe mendoj se është e rëndësishme për njerëz si Edi Rama që te ndryshojnë gjendjen. Nëse nuk i bëjnë këto ndryshime tani, gjërat mund të bëhen shumë më keq. Unë nuk kuptoj shume gjëra këtu. Pse duhen gjithë këto kazino në çdo cep, në çdo rrugë? Kush luan bixhoz? Shqiptarët do të shkojnë, kush tjetër. Pse duhet të nxjerrësh para nga shqiptarët që nuk ia dalin dot as për të bërë një jetë bazë. Nuk është kjo rruga e duhur. Ju duhet të ndërtoni fabrika, ju duhet të prodhoni gjëra si Maqedonia. Maqedonasit përpiqen të marrin industri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të ngrenë fabrika në Maqedoni sepse ata po mundohen të arsimojnë krahun e punës që të prodhojnë gjëra më të lira dhe kjo është rruga që duhet të ndjekë Shqipëria. Ndërtoni fabrika, jo kazino!

Ju e keni intervistuar disa herë Sali Berishën dhe e pëlqenit atë. Çfarë ndodhi më pas? Pse ndryshuat kryekëput mendim për të?

Unë e kam takuar Berishën për herë të parë në 1989, së bashku me Gramoz Pashkon, kur ata formuan Partinë Demokratike. Ishin të rinj, entuziastë dhe përfaqësonin ndryshimin në sensin pozitiv të fjalës. Në atë kohë komunizmi ishte duke rënë dhe Ramiz Alia, që ishte ende në pushtet, nuk mund ta përballonte të gjithë këtë ndryshim. Kështu që miqtë e mi dhe unë menduam se Sali Berisha përfaqësonte shpresën. Më kujtohet që e kam shoqëruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur ai ka ardhur për vizitë dhe e çuam nëpër disa gazeta të rëndësishme amerikane, sepse besoja qe ai përfaqësonte më të mirën e Shqipërisë. Por ngadalë- ngadalë, shihja që gjërat nuk po ndryshonin, domosdoshmërish pozitivisht. Gjërat ose qëndronin aty ku ishin ose më keq akoma. Korrupsioni politik u bë një problem i madh. Madje duhet të them diçka. Nën komunizëm, zor se kishte korrupsion politik. Ndoshta, sepse nuk kishte se çfarë të vidhej. Por në kohën e demokratëve gjërat u orientuan shumë nga biznesi, domethënë çdo gjë shihej si biznes dhe tundimi ishte shumë i madh për t’i rënë shkurt. Gjithçka u bë kap këtu, kap aty dhe kjo gjë u bë shumë e dukshme. Më pas ishte një tendencë edhe për një lloj regjimi autoritar dhe me kalimin e kohës Sali Berisha u bë një figurë gjithnjë e më autoritare dhe kjo i zhgënjeu njerëzit, duke përfshirë edhe mua.

Keni menduar ndonjëherë se tranzicioni i vështirë i Shqipërisë ndodhi për shkak se udhëheqësit që kanë qeverisur më gjatë, si Fatos Nano apo Sali Berisha, nuk dinin apo nuk donin?

Besoj se është një kombinim gjërash. Ju folët për tranzicion, por unë besoj që tranzicioni nuk ka ndodhur në Shqipëri. Kjo që kaluat ishte time out, ishte një lloj pushimi. Nëse do te ketë një tranzicion në Shqipëri, ai do të duhej të fillonte pikërisht këtu, sot, tani, me Kryeministrin e ri. Sepse deri tani nuk ka pasur tranzicion. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë vend për 20 vjet, përveçse rritjes së korrupsionit dhe rrjedhimisht papunësisë.

Nuk dua t’i tremb njerëzit. Mua më pëlqen shumë të vij në Shqipëri, më pëlqen jeta e kafeneve, të eci në këmbë në rrugë. Unë e shijoj shumë qëndrimin tim këtu, kam shumë miq dhe mendoj se është një nga vendet më të mira në botë për t’u vizituar. Në fakt, nëse do më pyesje se ku do dëshiroja të jetoja, unë do thosha këtu. Dhe e them me të vërtetë këtë. Por ti e ke parasysh, ne gazetarët shohim tablonë e madhe.

Po për tablonë e madhe dua t’ju pyes në fakt. Kur ishin duke u zhvilluar zgjedhjet, ju ishit në pritje që Rama të fitonte? Pse nuk shkruat gjate kësaj kohe?

Po e vërtetë, nuk kam shkruar gjë për këtë sepse nëse nuk isha këtu dhe para se te shkruaj, dua t’i shoh gjërat me sytë e mi, t’i prek me duart e mia. Por ndihej nga mënyra sesi po sillej Sali Berisha gjatë fushatës, që ishte prapa dhe mund ta nuhasje këtë gjë, po të ishe duke ndjekur zhvillimet. Kështu që nuk ishte ndonjë çudi e madhe që i fitoi zgjedhjet Edi Rama. E vetmja çudi për mua ishte koalicioni që ai bëri me Ilir Metën. Kjo po që me çuditi. Por, ndoshta atij i duhej kjo aleancë për të arritur mazhorancën.

Pse, juve nuk ju pëlqen Meta?

Jo, por e di që ka pasur disa polemika, diskutime për një çështje korrupsioni me Ilir Metën nëse e mbaj mend mirë, para disa kohësh. Por kjo është politika. Herë të bën të ngjash i mire, e herë të keq.

A ju duket se ky koalicion, me gjithë përfoljet dhe problemet, do ta luftojë korrupsionin?

Nëse nuk e luftojnë korrupsionin, atëherë çdo gjë ka marrë fund. Madje, një ditë nuk do mbetet gjë për të vjedhur këtu, dhe dyqanet do të mbeten bosh. Besoj se tani është momenti për t’i ndryshuar gjërat. Kjo është koha perfekt për ndryshim. Një fakt që ndihmon do të jetë edhe marrëdhënia e mirë që Edi Rama ka me Presidentin Obama. Edi Rama e ka mbështetur Obama-n në veprimet që ai ka ndërmarrë sa i përket çështjes së Sirisë dhe gjatë fushatës së tij ai e ka përmendur Presidentin Obama. Jam i sigurt që edhe Obama ka qenë i kënaqur që ka pasur të paktën një lider evropian që ka thënë gjëra të mira për të. Duhet të keni parasysh se një pjesë e mirë e gjithë politikës është personale. Ndoshta një pjesë e mirë e ndihmës që Amerika i ka dhënë Egjiptit, mund të vije në Shqipëri. Ndodhin gjëra të çuditshme në politikë. Kjo është politika. Ti kurrë nuk e di se me kë do të zgjohesh nesër në mëngjes.

Prandaj juve ju ka pëlqyer më shumë gazetaria sesa politika.

Ka shumë dramë në politikë. Shumë teatër.

Po në gazetari çfarë ka? Vetëm pasion, vetëm aventurë, vetëm kënaqësi? Përveç lodhjes.

Gazetaria me jep mundësi të njihem me njerëz që ndoshta nuk do të kisha kurrë mundësi t’i njihja, duke filluar nga presidentët, yje të kinemasë, nga të gjitha fushat e jetës. Më ka dhënë mundësi të vij në Shqipëri, ndoshta nuk do të kisha ardhur fare po të mos kisha qenë gazetar. Kjo është e para. Dhe është gjë shumë e bukur të shohësh ngjarjet në botë. Është diçka që kontribuon edhe në karakterin tënd, në jetën tënde dhe nëse je më fat mund të zgjedhësh gjërat e mira dhe të mbështetesh dhe ndërtosh mbi to. Harroji gjërat e këqija, lëri pas dhe mundohu të kapesh tek gjërat e mira.

Ka diçka që doni t’i thoni gazetarëve shqiptarë. Në kohëra ndryshimesh si këto e lënë gazetarinë dhe menjëherë bëhen zëdhënës të pushtetit, të tjerë gazetarë e lënë gazetarinë dhe bëhen vetë pushteti, futen në politikë. Si ju duket juve kjo? Çfarë do të thotë në gazetari të jesh i paanshëm. Ekziston më kjo si term? A mundet një gazetar të jetë i paanshëm kur një gazetar ka preferencat e veta për një krah të caktuar politik?

Jo, nuk ekziston siç ekzistonte dikur. Sot pjesa më e madhe e gazetarisë është personale. Por, si gazetar, duhet të jesh në gjendje ta trajtosh një ngjarje pa pasur asnjë interes në të. Kur unë shkruaj një artikull, pikërisht këtë përpiqem të bëj. Jo, kur shkruaj opinione, ta bëjmë të qartë dallimin. Por kur shkruan një histori, gjithçka duhet ta mbulosh siç do të bëje për një zjarr në kishë. Nuk ka rëndësi nëse kisha është katolike, ortodokse, sinagogë herreje. Rëndësi ka që është një zjarr dhe pikërisht këtë shkruan ti, si gazetar. Ti si gazetar, nuk shkon të thuash u dogj kisha sepse ishte kishë katolike. Ti thua u dogj sepse ra zjarri. Dua të jap një shembull. Kur isha gazetar i ri, ndihmoja një gazetar më të vjetër, i cili po mbulonte një çështje vrasjeje. Në fakt, bëhej fjalë për një njeri i cili akuzohej se kishte vrarë gruan e tij. Dhe ky njeri më tha unë nuk e kam vrarë gruan time. Ky ishte fakt dhe këtë shkruan dhe ti si gazetar. Por, policia e dinte se ai e kishte vrarë gruan e tij, prokuroria e dinte se ai e kishte vrarë dhe po ashtu edhe gazetari e dinte se ai e kishte vrarë. Fakti ishte që ai tha se nuk e kishte vrarë, por e vërteta ishte se ai e kishte vrarë. Kështu që, një gazetar i mirë, shkon përtej fakteve për të kërkuar të vërtetën.

Do të doja ta mbyllja me gazetarinë këtë intervistë, sepse unë ju kam ftuar pikërisht se ju jeni një gazetar i rëndësishëm. Tani në Shqipëri jemi në një kohë ndryshimi. Çfarë i uroni shqiptarëve tu sjellë ndryshimi i pushtetit?

Jimmy Carter kur u zgjodh president në vitet ’70 tha se donte një qeveri po aq të mirë sa populli i vet dhe nëse Shqipëria do të kishte një qeveri po aq të mirë sa njerëzit që ka, do të ishte sukses. Këtë do t’i uroja shqiptarëve t’u sillte ndryshimi.

Marrë me shkurtime nga “Shqip në Top Channel”

39 komente në “INTERVISTA/ Lucas: Luftoni korrupsionin ose s’do ketë më Shqipëri! Ndërtoni fabrika, mjaft me kazino!”

  1. Mbas "prangimit" fillon .... says:

    Thuaja Skizofrenit Verior Shpellar Mr.Bisha, qe 23 vjet vetem vodhi, mashtroi, vrau dhe kercenoi popullin me Garden e mbushur me maloke krimiele te 97-tes.
    Ky kriminel shpellash po pret me ankth “prangat” … atehere do filloje zhvillimi normal i Shqiperise.

    1. DEAN says:

      NE FILLIM DUHET PASTRUAR HALEJA ZOTI LUKAS,
      PASTAJ FILLON NDERTIMI.
      KESHTU MAFIA NUK INVESTON/PASTRON DOT PARATE KAQ SHUME

      http://goo.gl/zlb72D

    2. Open your mind says:

      Bashkohem me parafolesin.Shqiperia do te filloj te behet vend normal,vetem kur ti hidhen prangat kucedres Sali dhe horrave te tij,qe e shkaterruan kete vend te bukur.

    3. Labi Vlore says:

      Arrestimi i tij do ishte sinjali se ne Shqiperi po mbaron koha e banditeve dhe po fillon koha e te ndershemve para ligjit.Sot kemi nje raport te permbysur,ku sundon koha e maskaranjve.Dihet Boterisht se maskarenjte sjellin,mbjellin dhe pjellin vetem maskaralleqe.Dhe kryeqen dhe maskarai numer nje,eshte dhe ka qene Sali Berisha.Por jam besimplot se arrestimi i tij do te ndodhe.eshte thjesht e vetem ceshtje kohe.Kushtet jane pjekur.E ka kaluar c’do limit.

  2. Yplala says:

    Ky popull ka me shume urrejtje se uri per liri .

    1. VLORE says:

      Peter Lukas ka shprehur realitetin e vendit tone.Shpresojme se Edi Rama do ti jape nje levizje per mire situatave shpresojme.Ke akoma kohe per tu bere njeri i mire Rama..Ke akoma kohe qe te punosh me shpirt per atdheun tend pa dallim klani..Ke akoma kohe qe te korruptuar si Meta dhe Arta Dade mos te perfshijne kthetrat mbi popullin..Ke akoma kohe sepse sot zoti i Shqiptareve je ti…Por ti duket se po e shfrytezon ne te kundert kete kohe Edi Rama…Harroji klanet mafioze sot je kryeminister nese do mund ta lexosh kete shkrim e kupton per cfare po shkruaj…Mbahu mend per mire dhe beje kete vend shtet.

  3. Enveri says:

    Bravo,PETER LUCAS!!
    Ja nje shqiptar i URTE,qe e do Shqiperine si NENEN e tij e jo si ca palo ANAL-iste ketu,si H.Cili,A.Hoxha,L.Dervishi,A.Doci,QIM PEKA etj,qe e trajtojne Shqiperine si DASHNOREN E PADRONIT!!!

    1. feniks says:

      Tranzicioni ne Shqiperi do filloje kur te FUTET NE BURG Sali Berisha!!!
      Me Sali Berishen jashte burgut,Shqiperia gjithmone do kete TRAZIRA!!!

  4. galaktika says:

    Ne fakt nje njeri i mencem e kupton qysh ne fillim se cfare lloj demagogu patetik asht Berisha qysh ne biseden e pare.Te cdo fjale qe ai thote ka nje doze te forte pathosi qe qendron larg se vertetes dhe racionales.Andaj mua me cudisin keto lloj intelektualesh qe e simpatizojne ne pjesen me te madhe te kohes dhe e kuptojne me shume vonese se c’lloj malli i urryer eshte Sali Berisha.Konvertimi i nje komunisti fanatik ne nje demokrat te flakte eshte ajo qe e ben te lexeshem qysh ne zanafille. E njejta gje ka ndodhur dhe me te gjithe perfaqesuesit e trupave diplomatike ne Shqiperi.Ne na dukej sikur atyre gjithmone i ka pelqyer perhere lidershipi i tipit berishian,derisa votat e nje milion shqiptareve i detyruan dhe ato te nderrojne mendje.

  5. Ramon says:

    ME terhoqi vemendjen sygjerimi i LUCAS ESHTE MESE E VERTETE,e shikojme ne mes te VLORES,perball postes qendrore merkaton e sahatit e bene kazino,por kryesorja eshte te beshe fabrik duhet te japesh ryshfet ose te behesh bashkpronar me ate qe te jep lejen e ndertimit etj,MAQEDONSIT JO SE SKAN OREKS SI NE SHQIPTARETPOR MUNDOHEN TE HANE ME PAK DHE TE ZHVILLOJNE VENDIN SE JANE NE LUFTE ME TE GJITHE SHTETET ROTULL PER EKZISTENCE.

  6. e verteta says:

    KUPTOHET QE ME KAZINO SHKON DREJT HUMNERES AJO DUHET TE JETE PLANI NR 1 I EDI RAMES HIQNI KAZINOT NE QOFTE DONI TE JETONI OSE MBANI KAZINOT DHE BENI VETRASJE

  7. Dardan says:

    po mire , ne ta ni do rrime duar dhe kembe mbledhur dhe te degjojme njoftimet e botes se s’do kete me shqiperi???????????. Cfare presin keta te miret qe kane ardhur ne krye? apo edhe keta jane njelloj?
    Duhet te ngrihet i gjithe populli ne kembe dhe te detyroje kete qeveri qe te arrestoje fashistet gjakatare me ne krye Sali Berishen e Xhozepina Topallin, sepse po ndenjem te heshtur , Shqiperia vertet do iki per leshin e kurvave te serbo-grekeve shoviniste!

  8. T R says:

    Bla bla bla. ky merr per shembull Jimmy Carter qe eshte nje nga presidentet me te deshtuar te USA , dhe vete democratet perfshi dhe Obama mundohen ta evitojne personin dhe emrin Jimmy Carter. Mister Lucas e filloi intervisten si gazetar , ku sipas tij gazetari duhet te jete realist dhe fill pas pyetjes se pare nga gazetarja u kthye ne opinionist pasi u zu ngusht nga pergjigjen qe dha. Lucas ka punuar per gazetat e majta te Boston dhe nuk e mban njeri per gazetar te shquar por njihet thjesht si gazetar me bindje liberale majtiste, per ata qe e njohin. Michael Dukakis : nie tjeter emer I deshtuar ne politiken Amerikane.

  9. tironci says:

    kia te drejte ky gazetar tranzicioni sapo ka filluar
    keto 23 vjet jete te humbura tja kerkojme shpellarit berishe
    duhet fut ne burg nje ore e me pare ky kriminel me emrin sali berisha
    qe shkaterroi kete popull te vuajtur

  10. ra sala pre fiku says:

    Njeri I mencur me percaktime te perkryera.
    Me mire se ce shohim ne nga brenda. Ka njerez te mencur bota.
    Ky kafsha e la shqiperine 23 vjet mbrapa nen egon e te qenit I pari dhe nen ndikimin serb.
    Konstatimi im eshte se nepermjet fazllicit serbia e kontrolloi shqiperine politikisht dhe ekonomikisht.
    Eshte fazllici pronari I vertete I tv klan, I naftes, kromit, qendrave tregetare te ndryshme.
    Ai miliarderi zamir a samir mane eshtw bedeli I fazllicit.
    Fazllici drejton shqiperine me ane te njerezve te tij qe paraqiten si biznezmene.
    Do duhet kohe te zbulohen keto marreveshje.

  11. Bazarhesap says:

    Nje gje me terheq vemendje ne kete artikull,se gazetari pas vizites ne 86 shkruajti nje seri me disa pjese ne Boston Herald per te terhequr vemendje e nderkombtare per Shqiperine se ishte e panjohur!!!
    Po nen terezen,Gjergj Kastriotin qe e njef gjithe bota si Shqipetare dhe shume te tjere Heroj imagjinar te ultranacionalizmit???

    1. dsafdfganticccceeen says:

      o kungull pazari
      çaaa keee dash me thon??
      or teveqel islamist,çar të satëme ke me shqipërinë??
      shko në arabi mor bir gomari e mos tall mythën tate me arët tanë!!

      1. Bazarhesap says:

        Kujdes se prishe tastjeren e kompjutrit!!!
        p.s trimeria nuk tregohet neper forume por ne jeten e perditshme shoku Kaur

        1. dsafdfganticccceeen says:

          ke të drejtë!!
          këtu tregohet budallallëku!!
          e ke në infinit!!
          je etalon i idiotësisë!!fatkeqsi që stë mbajnë të mbyllur!!

  12. Po e says:

    Turp dhe faqe zeze qe ngelem duke mare mendimet e te huajve ku dhe jashqitja e tyra na duket hynore . Cka ketu ndonje habi te madhe qe na paska zbuluar ky babuci nga jashte shteti . Po dihet nga te gjithe qe ne kemi 23 vjet qe ham leket e refugjatve dhe i themi arritje ekonomike klubeve dhe restoranteve .Shqipria edhte nje shoqeri amulli dhe pa koncept ekonomik dhe shteti normal .Shoqeri qe grabit pronat qe mbahet me leke nen dore refugjatesh ,parcele droge dhe trafiku ,gjykatash te korruptuara dhe nje rend te frikshem me keq se hondurasi ,vrasje grabitje ganstere qe bredhin rrugve me tuarek dhe qe spjerdhin as per kryeministrin as policine dhe as njeri . Nje vend me nje shtyp te degjeneruar vasal i katraures shqiptare kriminale qe nuk ka per qellim te paraqese te verteten dhe inspiroj rruge normale te zhvillimit por nje pacavure .Vazhdoni te merni intervista ambasadoresh

  13. ali says:

    Z.Peter Lukas te kam njohur shume vite me pare ! Te uroj per intervisten !!! Ne menyre te vecante me pelqeu
    mbyllja intervistes:po citoj Jimmi Carter -in ”do te donja nje qeveri poaq te mire sa populli” . Kjo fraze lapi-
    dare te mbush me enthuziazem e optimizem . Popujt e botes ,te gjithe jane te mire ! Te keqinj jane regjimet !

  14. nasruddinhoxha says:

    A MUND T’I BESOJME ENVERISTIT PETER LUCAS?

    Qe ne librin e tij plot me genjeshtra dhe sajime per Enver Hoxhen i thurr hymne bosit SADIST si nje udheheqes legjendar, kur ky sadist spiunoi dhe likuidoi pa shkrepur asnje pushke, direkt nga shtepia e kunatit te vet Bahri Omari te gjithe kundershtaret politike per te implementuar pushtetin e tij total mbi Shqypnine dhe shqyptaret? Ky gazetar i penduar e filloi karrieren pas asaj te spiunit dhe agjentit me levdata, elozhe dhe elegji per Enver Hoxhen, vazhdoi me Sali Berishen, tani po ben te njejten gje me Edi Ramen duke u penduar me pas per ato qe shkruan me pergenjeshtrime debille per te bindur fanatiket albaneze qe eshte nje patriot i madh i Vatanit. Megjithate ne gjithe kete shkrim te radhes me levdata aktuale per Edi Ramen Peter Lucas ka thene disa gjera krejt te VERTETA qe qe nastradini i perserit papushim si nje gramafon i prishur dhe qe tregojne se:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET SHQYPTARE QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT

    dhe se:

    VETEM PRODHIMI REAL SHQIPTAR MUND TE NXJERRE VENDIN NGA KRIZA.

    Prandaj edhe nastradini mendon qe:

    KETE HERE SHQYPTARET DUHET T’I BESOJNE ENVERISTIT PETER LUCAS

    Mire eshte qe t’i besoje edhe Edi Rama dhe ekipi i tij ekonomik per te hequr dore nga BAMIRESITE komuniste, nga ZERIMET enveriste te taksave, tatimeve dhe TVSH-se, nga taksa dallkauke PROGRESIVE per biznesin imagjinar dhe t’i futet punes per te RILINDUR prodhimin vendas.

    1. dsafdfganticccceeen says:

      o paranojak patollogjik,përsëritës refreni dhe fyell me një vrimë!!
      nastradin mashtruesi,jo ai i vjetri lolua i sulltanit!!
      pavarsisht se pranon që ato që thotë lukas janë të drejta,prap urrjetja jote prej debili paranojak nuk të lë pa ja bërë kakën mendimit tënd!!
      fare mirë ky gazetar po të thotë se si çohet përpara një shtet!!
      gjat gjithë intervistës të flet për themelet e shtetit dhe gazetarisë!
      -të thotë bazën e ndërtimit të shtetit:PRODHIMIN!
      -të thotë bazën e gazetarisë:faktin e pastër,të pasqyruar ashtu si e merr!!
      kurse ti më fillon me bahri omar e enver!!
      hec mor duduk shkofuti një kafe me bisht atje ku ti thua se është tajvani e mos senilizo kot këtu!!

  15. tonin says:

    Ate qe kerkoni ju nga Shqiperia,e kishim ne kohen e Enverit.Nuk e kuptoj,pse e luftuat z.Lukas????!!!!!Sepse ju shante Las Vegasin?

  16. agron says:

    vetem nje gje dua te them si ka mundesi qe per kete intervist “shkrim” nuk ka pervecse nje koment , kjo per mua eshte shume negative nga memyra se si trajtohen shkrime te tilla.

  17. gray says:

    Na ara,fabrika,kantiere,vlon puna e kenga ushton…..Ju ja zute ne gryke,kengen e ndertimit popullit shqiptar per ta kthyer ne gjendjen qe eshte sot.Ju dergonit diversante per te vrare dijen e kulturen,per te sabotuar ato fabrika qe na duhet te ngrejne shqiptaret sot.Ne nje fare menyre gjthe ju shqiptaret e diaspores,jeni sabotatore te Shqiperise.Asnje gje nuk justifikohet me luften kunder komunizmit te cilin e donte dhe e mbante populli shqiptar.Shume vone je kujtuar per fabrikat zoti Lukas!

  18. Gezimi says:

    Per mendimin tim, kazinot dhe qendrat e basteve jane vende te sigurta krimi. Ata duhen mbyllur nje ore e me pare. Nje keshille te tilla nga nje shqiptaro – amerikan qe duhet degjuar.

    1. qelbesirat e perendimit says:

      Nuk eshte nevoje te degjojme keshillat e perendimoreve te qelbur … po deshe keshilla degjo keshillat e Enver hoxhes ..qarte ??? nuk eshte nevoja te na thote peter legeni …se kurre nuk na e kan dashur te miren ne shqiptareve …. dhe I madhi Enver hoxha ja vuri kufirin tek thana ketyre qelbesirave te europes kurve …se e dinte fort mire se cfare maskarejsh ishin … keto e shkaterruan shqiperine sa vdiq Enver hoxha … dhe mire e thote njeri me siper qe keto qe kerkon ky lucasi i kishim ne kohen e enverit .. athere kishte fabrika dhe uzina dhe nuk kishte kazino …. ikni ore pirdhuni me gjithe lucasa apo prasa ..do na japin mend qelbesirat e europes … kur fliste Enver hoxha athere dhe thoshte qe ne vendet kapitaliste shoqeria eshte e degjeneruar ..qe rinia eshte e droguar .. rinia e shtyn kohen neper kazino ..ju dukte propagande ketij maskara populli …kurse tani na thojne hiqni kazinote … jo more ti heqim tani se tashti e kuptuat ….dmth enveri paska pasur te drejt ??!!!! he popull I piste qe jemi neve heeee …

  19. Liridon says:

    Fabrikat i shkateroi miku i Juaj,Pashko&Co,sipas porosise te lobit grek ne Amerike,mbase edhe nga keshillat e Tuaja.

  20. Dritani says:

    O Peter per mua personalisht je vecse nje legen qe perfiton nga rrumpallat qe krijohen, ose krijojne ca si ty ne Shqiperi.
    Kete e them duke iu referuar te famshmes “Terapi Shoku” te entuziasteve Pashko dhe Berisha, “terapi” qe shkaterroi fabrikat per te cilat flet ti sot edhe deri tek vreshtat e Ndermarrjeve bujqesore.

    Kush ia shtiu ne mendje “terapine e shokut” entuziasteve?
    Mos ndoshta tipa si puna jote? Apo ti vete?

    Po fajin s’e ke ti. E ka ajo qe ben pyetjet.

  21. LEXO LEXO says:

    PO KOMENTONI SHUME PA LIDHJE SHUMICA.,Kur nuk arrini te kuptoni realitetin qe po jetojme.Peter Lukas nuk eshte as nje analist as politikan,Eshte nje gazetar me origjine Shqiptare.Nje njeri i shkolluar me nje karriere gazetareske te madhe dhe te perkryer.,Por mbi te gjitha eshte nje Shqiptar si ne,Te pakten ai e shpreh kete gje.Shqiperia ka nevoje per rilindje-Edi rama mund te jete nje prej njerezve qe mund ta rilinde vendin,Por Peter Lukas dyshon pse Rama ka perkrah Meten dhe eshte nje dyshim normal,Nje dyshim qe na vjen dhe neve njekohesisht.Sali Berisha mund te kishte bere per vendin thote Peter.,Ne keto 23 vjete ne fakt nuk ka ndodhur asgje perkundrazi vetem korrupsion dhe cdo gje shihet si korrupsion–A nuk jeni dakord??? =Peter nuk shpreh gje,por thote se Rama po drejton me Meten eshte nje domethenie e madhe.

    1. Dritani says:

      Lexo ti lali!
      Ky Petro qe sheh Big Picture e vetmja gje qe s’ka pare eshte shkaterrimi i asaj c’ka ndertuan te tjeret para 1990.
      Ne kete vend nuk ndodhur asgje… Asgje s’ka ndodhur ne fakt.

      Je i sigurte qe ka bere vetem gazetarin?

  22. Hera e pare qe degjoj shprehjen: se tranzicioni ,tani fillon me Ed Ramen !Shprehje e mencur .

  23. Asdreni says:

    Shqiperia do behet shtet vetem kur:
    1. Te denohen krimet e komunizmit dhe kriminelet komuniste.
    2. Te kthehet te gjitha pronat e vjedhura tek pronaret.
    3. Gjykatat te zbatojne ligjin.
    Shpresa e vetme eshte hyrja ne Evrope. Deri atehere Shqiperia do jete nje shtet rrumpalle Anadollak!

  24. Shqip says:

    NDOSHTA FILLON ME RAMEN TRANZICIONI,NESE NUK E FRENON ILIRI PER LLOGARI TE TIJAT DHE TE BERISHES…

  25. Pijaneci says:

    Ky “Peter Lucas”, mos është gjë Petro Llukas…???

  26. Centauri says:

    Mesia Rama ia rr… Ilir kalifit te korupsionit. Pa denuar kalifin ILIR (gje qe s’mund ta beje E. R) eshte e kote t ju biesh ne qafe mikro te korruptuarve albaneze. Keshtu foli Zarathustra!

  27. landi says:

    Fabrikat e kombinatet i prishi e ashtu quajtur demokracia e djathte, per te eliminuar klasen puntore si forca kundershtare e vetmja te asaj kohe, se peshku ishte qelbur te koka ,pra pleqeria i çoj jashte ralitetit udheheqesit servil e pa vizion perparimtar te kohes qe po kerkonte ndryshim ,ne hapin e shoqerise Shqiptare.Ne fjalet e A. H. te pa regjstruara e te thena ne rethe te ngushta te pd, her ne analize kuptohet qarte reaksioni” qe e mbeshteti e shkateroj per skrap te gjith bazen prodhuse te ber me sakrifica te shumta ne kohen e diktatures te proletarjatit.Demokracia erdhi me kjoska prej teneqe,e me shkaterim te njerezve te ndershem.Ish shoferet e magazinjeret krijuan te ashtuquajtur korupsion qe tashme eshte ne nivele te larta te shoqeris Shqiptare…Lukas eshte jasht ralitetit ,por mendimi per bazes prodhuse eshte i drejt.Ne qofte se mendoni ta beni Shqiperin Lazarat” une nuk e pranoj idete e Kushuvit per plepat,e baçe me lule e me gjemba.

  28. Hilmosi says:

    Ate qe ndertoj populli e enveri per 40 vite sala e rrenoj pere 20 vite, vertet tani fillon rilindja (transicioni) mund ta qujme, por ende nuke ka filluar, ka shume pune pere tu mbaruar:

    -korruptioni qe edhe rrenjet ja shkul shtetit,

    -Proddimtaria
    -punsimi

    -ndrprerja e ligjeve te kanunut dhe vllavrasjet

    -korigkimin apo stornimin e kontratave te me hershme qe shkojne ne deme te ekonomis shqiptare

    -thithja e investimeve te shendosha nga vendet me ekonomi te shendosh siq eshte gjermania, pere sektoret e indultis dhe prodhimit.

    -large nga investitoret bellkanik, te gjithe jane te zhytur ne korupcion,vetem hulumtoni tregun se mallrat e cilv shtete mbulojne shqiprin

    -zbatimi i ligjit ne praktik PIKE per PIKE pa lene zbraztira analoge

    -te behet nje projekt i kooperimit ekonomik mbare kombtare duke udhene perparsi prodhimeve vendore

    – te kalohet nga turizmi ekstenziv ne turizm intenziv , dhe atraktiv pere pushusin euopian

    – largimi nga investimet e lira kineze e ballkanike, pore investime te qendrushme edhe nese jane nje qik me te shtrenjta sepse kualiteti ka cmimin e vete, pore edhe konkurencen e qendrushme dhe qendrushmerin substanciale

    shqiptaret kane kultur europiane pore ju mungon baza ekonomike me mirqenje te sigurimit te egzistences familjare

    -varfria e te njerzit i nxit problemet sociale,borgjet,ngatrrest,agresivitetein, kanunin

    Ka shume shume pune pere tu bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje