Flet për Deutsche Welle-n Ernst Wolfgang Reichel, drejtor Drejtorie për Vendet e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë.
Bisedoi: Arben Muka
Zoti Reichel, në çfarë niveli janë marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë?
Marrëdhëniet tona janë realisht të shkëlqyera. Edhe me qeverinë e mëparshme kemi pasur marrëdhënie të tilla. Unë jam në Tiranë për të vendosur kontakte paraprake me qeverinë e re dhe jam optimist se bashkëpunimi do të vijojë të jetë po në këtë nivel, madje edhe më i mirë nga e shkuara.
Cilat do të jenë në vijim fushat kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve?
Qeveria e re po shpreh interes për mbështetje dhe këshillim në disa fusha dhe ne jemi shumë të kënaqur për të kontribuar aty ku do ta kemi të mundur. Kjo ka qenë vazhdë në angazhimin tonë, sepse nuk duhet të harrojmë që Gjermania është një ndër donatorët e mëdhenj për zhvillimin dhe demokratizimin e Shqipërisë. Prej rreth dy dekada e gjysmë projektet dhe programet zhvilluese janë më shumë se 1 miliard euro. Ne jemi miq dhe aleatë në shumë fusha, të dy vendet i takojnë NATO-s, Shqipëria ndan vlerat tona, në aspiratën e vet për anëtarësim në BE, kështu kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe lidhje të ngushta.
Në tre vitet e fundit Shqipëria nuk ka arritur të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Nga pikëpamja juaj, aq sa ju e njihni situatën, a ka shanse qe deri në fund të vitit të arrihet këtë herë ky objektiv?
I përgjigjem pyetjes tuaj direkt: po, dhjetori është i mundshëm, por ama jo i garantuar. Duke ju referuar çështjeve shumë të rëndësishme qe janë ngritur në vendimet e mëparshme të Komisionit Europian për Shqipërinë, dihet që duhen rezultate dhe hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne shohim deri më tani angazhime dhe gjallëri në përballjen me këto sfida të rëndësishme.
Këto janë dhe ndër çështjet që ju po diskutoni në Tiranë në kontaktet me autoritetet?
Jam këtu duke parë nga afër ambiciet dhe qëllimet kryesore të kabinetit të ri për 100 apo mbase 200 ditët e para të punës, për t’i përkthyer ato në atë që ju pyetët më herët, në mundësitë që ka Shqipëria në marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Aktualisht në Shqipëri po zhvillohet një debat i madh mes mazhorancës dhe opozitës mbi qëndrimin ndaj administratës publike. Gjermania prej vitesh është një nga vendet e BE që ka një kontribut shumë të madh në kualifikimin e personelit të saj në nivele të ndryshme. Cili është opinion juaj në bazë të informacionit që keni?
Shikoni, administrata publike në Shqipëri ka qenë një problem shumë serioz në të shkuarën. Për shkakun se ka pasur lëvizje masive pas një ndryshimi qeverie, apo pas ndryshimit të një ministri a një drejtuesi në nivel të caktuar. Ajo që presim është që tashmë ndryshimet në administratën publike të jenë të argumentuara. Nuk po përpiqem të them se nuk duhet të ketë asnjë zëvendësim. Një gjë e tillë ndodh dhe në Gjermani për shembull, ku ka lëvizje, por këto të kryera në një mënyrë të balancuar. Pa i hyrë detajeve për interpretimin e ligjit të vjetër shqiptar ose ligjit të ri, në fund të fundit, mendoj se duhet të bëhet një diferencim mes lëvizjes së arsyeshme në nivele të larta në administratë, me ndryshimet masive që mund të bëhen si në të kaluarën, kur ndjekës të një partie politike të caktuar zëvendësohen me ndjekësit e një partie tjetër.
Do t’i kthehem edhe njëherë objektivit të Shqipërisë për anëtarësimit në BE. Cila është pritmëria e Gjermanisë në këtë proces?
Qeveria e re është duke hyrë në zyrë me ambicie të reja dhe ide të freskëta dhe ne shpresojmë se këto do të materializohen në kryerjen e pritshmërive që ka BE. Në mënyrë të veçantë në përballjen me shqetësimet si lufta kundër korrupsionit, reformimi i sistemit të drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar etj. Janë objektiva që marrin kohë për të pasur efekt, por matja e angazhimit nis tani, për të parë hapat e parë konkretë dhe impaktin në vijimësi për qytetarët.
Shikoni se cfare thote ky trapi gjerman: “Zoti Reichel, në çfarë niveli janë marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë?
Marrëdhëniet tona janë realisht të shkëlqyera. Edhe me qeverinë e mëparshme kemi pasur marrëdhënie të tilla. Unë jam në Tiranë për të vendosur kontakte paraprake me qeverinë e re dhe jam optimist se bashkëpunimi do të vijojë të jetë po në këtë nivel, madje edhe më i mirë nga e shkuara.”….
Tani e üershtjellojme thenien e tij: Marredheniet thote ai jane(koha e tashme!!) relativisht te shkelqyera. Ai vazhdon: Une jam ne Tirane per te vendosur(koha e tashme e lidhur edhe me te ardhmen) kontakte paraprake me qeverine e re dhe jam optimist… Po i themi ketij trapit, si eshte e undur qe marredheniet jane te shkelqyera(koha e tashme) dhe ti po perpiqesh qe te krijosh kontakte qe te krijoje mundesine qe keto marredhenie te jene po aq te shqelqyera, sic jane tani apo ne te ardhmen?! E kupton cfare lakrash te qelbura nxjerr nga goja vete ky trapi gjerman?
Po si e verteton ky qe marredheniet paskan qene te shkelqyera me qeverine qe iku? Por vetem konflikti qe hapi qeveria e shpellareve me moszbatimin e projektit te ndertimit te linjes se tensionit te larte per ne Kosove, eshte nje konflit aq i madh sa qe pati shume kokecarje dhe gjermanet u detyruan qe te benin edhe presion? Po te kishin qene aq te shkelqyera keto marredhenie do te kishim pare edhe nje vleresim pozitiv te qeverise gjermane, gje qe nuk ndodhi asnjehere.
Por problemi eshte tek ata gazetare injorante qe nuk lene trap per te marre ne interviste.
Duhet te ndryshoje kjo menyre e transmetimit te informacionit ne vendin tone.
Njerezit jane lodhur nga komentet e njerezve te ndryshem per ceshtje te ndryshme te vendit.
Njerezit nuk kane nevoje te dine cfare tha filani pasi tashme eshte bere e qarte se flasin sipas interesave.
Gjate 23 viteve shumica e njerezve merren cfare tha ky e cfare tha ai politikan etj ndersa nuk e vune re se si pa dashje shoqeria shqiptare gjete ketyre viteve u shtresezua ne tre kategori te medha : Shtresa e te pasurve 5% e shoqerise zoteron 95% te kapitalit, : shtresa e dyte e mesme qe ka nje fare menyre jetese te siguruar rreth 10 % e popullsise
dhe shtresa e trete e atyre qe jetojne per te jetuar.
Kjo shtresa e fundit ka nen vete edhe shtresen e atyre qe jane te varfer dhe jane zhytur ne batakun e skamjes.
Populli ka nevoje te degjoje njerezit e ditur te ketij kombi, eliten, intelligjencen patriote.
Me kete stil komunikimi mediat po degradojne genin e shqiptarit.
Mendoj qe ky eshte nje krim qe si ka hije nje kombi te lashte sic jemi ne.
ne kemi nevoje per njerez qe te mundesojne organizimin dhe clirimin e energjive pozitive dhe jo te merremi me cikerrima.
Perralla e futjes ne BE nuk duhet te tregohet cdo dite.
Futja ne BE kerkon daljen ne pah te elites se kombit, e njerezve profesioniste etj etj.
Hyrja ne BE eshte nje sfide e jashtezakonshme qe me kete degradim te kombit zor se do ja arrijme pasi kerkon nivelin me te larte te kompetences per te konkuruar ne tregun e perbashket ku kerkojme te futim turirin dhe nese nuk do dime te sillemi aty do te hame vetem shpulla turinjeve dhe shqelma bytheve derisa te na vine trute ne terezi.