Krasniqi: Po punojmë për partinë e re me Limajn, por nuk po ngutemi

11 Tetor 2013, 11:53Rajoni TEMA

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se ai dhe Fatmir Limaj nuk po nguten për të formuar partinë e re, por ka theksuar se ata janë duke punuar në këtë drejtim. “Jemi duke biseduar me njerëz në të gjitha qytetet, por ajo çka ne duam është të mos ngutemi që të formojmë subjektin e ri e që ai të mos jetë subjekt i një lideri”, tha Krasniqi në emisionin Rubikon të KTV-së.

Krasniqi ka akuzuar partitë politike në skenën kosovare se nuk janë të gatshme të respektojnë sundimin e ligjit.

Krasniqi ka thënë se ai nuk ka probleme personale me askënd në PDK e as me kryetarin e saj, por nuk pajtohet me politikën që bën Thaçi.

“Shumë ministra dhe deputetë nuk do mund të merrnin kurrë ato pozita po të mos ishte Hashim Thaçi, prandaj edhe i keqpërdorin pozitat e tyre”.

Kryeparlamentari i ka quajtur të pamoralshëm kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave, ndaj të cilëve tashmë kanë filluar proceset gjyqësore./KD

3 komente në “Krasniqi: Po punojmë për partinë e re me Limajn, por nuk po ngutemi”

  1. Luani says:

    Zotëri Krasniqi,

    Ju jeni kryetar i parlamentit të Kosovës. Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e keqe. Të gjithë ne e dimë këtë qartë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk po e lë popullin të marrë frymë që dhjetë vite. Asnjë hap përpara nuk po shkojmë, por vetëm prapa.

    Partitë politike po e shpenzojnë buxhetin e shtetit për të ngrënë e pirë ne festa, për dhurata adhuruesve të tyre dhe për manipulimin e tenderëve me vlerë disa bilionë. Firmat e huaja po rrahin gjoks në Kosovë sikur të mos kishte asnjë zot shtëpie aty.

    Asgjë prodhuese dhe zhvilluese nuk është krijuar në Kosovë që nga pavarësia e saj e deri tani, por vetëm hotele, dyqane me prodhime të huaja, kafene dhe klube të natës. Sistemi shkollor kontrollohet nga partitë politike sot më keq se në sistemin komunist të ish Jugosllavisë.

    Kjo nuk është liri e popullit të shtypur me shekuj nga sllavët, por nënshtrim dhe plaçkitje kriminele.

    Zotëri Krasniqi, populli nuk kërkon revulucion. Nuk kërkojmë “ne” që të ju gjuajmë me gurë për veprimet tuaja të marra, por ju lutemi që të mbani më shpesh atë gisht në kokën tuaj. Ju lutemi që të gjeni dy a tre veta me inteligjencë të mjaftueshme për të udhëhequr shtetin tuaj.

    Mjaft është mjaft. Nuk formohet parlamenti me njerëz të cilëve ju jepet dhuratë pozita për meritën e tyre me një veprimtari tjetër, por vetëm nëse ka aftësi për atë profesion. Mirëqenia e dy milionë njerëzve varet nga ju në Prishtinë.

  2. Hilmosi says:

    Kure bene leke mjafte , eshte perqer LDK-ja, te njejten e bene edhe PDK-ja.
    Ka qene mire qe ne zgjedhje e tashme Partia e re e Krasniqit te ben kulicion me Dacin ( Krasniqi-Daci).

    Lume partit ken kane mbrenda, dy kreshnik me shtate zemra

    Partia e dezertorve pariak, si do te ndodhe €(euro) kane bere mjafte, plani eshte tejkalura 200%.

  3. ali says:

    O zoti Krasniq mos merrni shembullin e Shqiperise qe i ka kaluar te 60 partite se po habisni boten !
    Po e beni fertele kombin shqiptar. Ne s’kemi ne voje per ”thelezim,, porper bashkim. Kjo e fundit i ka
    munguar shqiptareve qe nga koha e Skenderbeut . Prandaj babezitja kaq e madhe per ”kryetare,, ”presi-
    dente,, ”gjenerale ,, ”parti ,, ”shoqata,,”organizata,,etj. etj. nuk i bejne mire kombit shqiptare vecse keq.
    Ky nuk eshte pluralizem ,por ”pularizem,, nje kotec me pula qe kakarisin ,por qe nuk bejne asnje ”veze,,!!
    Hiqni duart nga percarjet se nuk i bejne mire popullit tone ! Kete e deshirojne vetem armiqt tane kufitare !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje